Republikën tonë, përveç telasheve shumë të mëdha e reale të cilat i ka, herë pas herë po e godasin edhe disa telashe të panevojshme, e të cilat më irritojnë pa masë. Për shtetin tonë, anipse ende të pakonsoliduar e të mospranuar në OKB e instanca tjera, janë të padobishme rastet e largimit të vajzave të mbuluara nga institucinet edukativo-arsimore apo shtetrore të Republikës së Kosovës. Vendimi i disa drejtorëve të shkollave të mesme apo fillore, i bazuar gjoja në një vendim të MASHT-it për të larguar nxënëset të cilat bartin shamin, është skajshmërisht johuman. Bartja e shamisë në institucine edukativo-arsimore apo shtetrore, nuk e kërcënon karakterin laik të Republikës së Kosovës. Arsytimi i njërit prej drejtorëve që kishte larguar një nxënëse me shami nga bankat shkollore, se gjoja ai po respektojka Kushtetuten e vendit, është shumë qesharak. Qesharak nga se, respektimi i saj na paska ngelur tek ky filan drejtori, ndërsa që kjo Kushtetutë shkelet me dy këmbët nga pushtetarët tanë, as që bëhet llaf. Nejse, kjo nuk është ajo për të cilën dua të komentoj tani.
Pavarësisht faktit se Kushtetuta jonë nuk është aq për mashalla, ajo nuk ofendon bindjet e asnjërit nga besimet fetare në vendin tonë. Për të pas një pozicion të tillë neutral, në një formë apo tjetrën komunitetet fetare e kanë dhënë agremanin e tyre, dhe kjo është për tu lavdëruar. Mirëpo, të largosh një nxënëse nga procesi mësimor, për faktin që respekton obligimin e besimit të saj, është shkelje e rëndë, jo vetëm e Kushtetutës, por së pari e të drejtave të njëriut. E dimë se të drejtat e njëriut janë të garantuara nga shumë dokumente të rëndësisë globale, e qe besa edhe evropiane, destinacion të cilin ne po e synojmë. Domethënia veprimit të këtyre drejtorëve të frustruar, të thirrur në vendimin e MASHT-it, është që vajzat të cilat mbajnë shamin së pari duhet të zgjedhin mes besimit të tyre apo arsimimit. Kësi llojë pozicioni nuk kanë përjetuar as gjeneratat e Xhordano Brunos nga inkuizicioni katolik.
E shtyrë nga këto llojë marifetllëqesh, Christiane Amanpour kishte përgaditur, para disa kohësh, një tregim për CNN mbi “vendimet” e disa shteteve të BE-së për largimin e vajzave të mbuluara nga institucinet edukativo-arsimore apo shtetrore. Ajo në emisionin e saj kishte ftuar edhe profesorin e Universitetit Oxford, Tariq Ramadan. Profesori Ramadan i kishte thënë gazetarës Amanpour se “Duke ua ndaluar shamit, u mohoni të drejtën njerëzve që të vishen si të duan, në fakt jeni kundër vlerave tuaja. Realisht, me këtë gjë ushqehet frika dhe do të mungojë debati konstruktiv. Islami është religjionë i Evropës dhe pjesë e shoqërisë”. Pa mëdyshje dhe me të drejtë profesori Ramadan porosit, se me këto gjëra ushqehet frika dhe jorehatia.
Për dallim nga këto marifetllëqe të Evropës, shqiptarët kurrë nuk kanë pasur dhe kurrë nuk duhet të kenë probleme të pavend, siç mund të jenë çoftë edhe ngacmimet më të vogla të natyres religjioze. Shqiptarët janë i vetmi popullë autokton i Evropës i cili mund ta shikojë me ballë hapur edhe lindjen edhe perëndimin. Janë tre kolosë të mëdhenj shqiptarë që duhet jenë “yrrnek” për disa filan drejtora e profesora. Është ortodoksi Fan S. Noli, katoliku Gjergj Fishta e myslimani Naim Frashëri, për të cilët nuk ka qenë kurrë kufi besimi i tyre, por fuqia e diturisë dhe e mëndjes ka qenë fundamenti që i ka udhëhequr ata. Për veç këtij fakti eklatant, edhe thënia e babait të Universitetit të Virgjiniasë dhe autorit të Statutit të Virgjiniasë për lirinë fetare, ish-presidentit të SHBA-ve, Thomas Jefferson, ështa ajo e cila për mua paraqet parimin tek i cili duhet të mbështetet filozofia, sidomos, e shtetit tonë. “Nëse fqiu im ka njëzet zota ose asnjë Zot, kjo mua nuk me pengonë. Me këtë ai as nuk më ka thyer këmben, as nuk më ka marrë të hollat nga xhepi im”. – thotë autori i Dekleratës së pavarësisë të SHBA-ve, ish-presidenti Jefferson. Përfundimisht, me shami apo pa shami, vajzat shqiptare duhet të arsimohen.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull