Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Mė thuaj!

Autor: Qerim Isufi E mėrkure 10 Gusht 2011 14:27 PM

 

Një fillim I natës në vijim, natë e përcjellur me erë të lehtë, erë e cila shoqërohej nga një qetësi e zhurmshme. Ay afër meje disa zogjë kuvenonin e përshpëritnin, përshpëritje e cila nuk mundja ta kuptoja dot. Por, mimika e tyre tregonte se temë bisede ishte një pyetje e cila ishte pa përgjigje. Në mesin e tyre gjendej edhe një pëllumb I zi, në fakt ai ishte I ngjyrosur në të zezë ngaqë natyra origjinale e tij ishte ngjyrë bore. Pëllumbi I nxirë saherë që lëshonte këtë vend ishte më I badhë, por kur kthehej merrte ngjyrën e natës. Sikur doja të dija se çka ishte ajo që atë pëllumb e nxinte. Nga mirësia e tij, iu shoqërua edhe një korb I bardhë, korb I cili dukej paksa më agresiv. Korbi përgjigjej me një zë të ulët duke thënë” të gjitha këto lisa ishin në këtë vend, saherë që shkonim, por mua or ti mik nuk më habisin këto lisa e as këto gjelbërime, mua më habisin shqipet të cilët janë të stërmbushura me qime, dhe veshja e tyre, veshje e cila nën gjunjë janë të zhveshur. Mesa duket mor pëllumb I dashur, prindërit e këtyre shqipeve I njoh kahmoti, ata asnjëherë nuk dallonin nga të tjerët, ata flisnin po atë gjuhë të cilët të gjithë të tjerët e flisnin, ata mësonin nga po ajo Abetare nga e cila kishte mësuar Noli, Frashërit etj, madje edhe kur u takonim me ta më përshëndetnin me gjuhën e hoxhë Hasan Tahsinit,mandej ata mendonin se ne Parajsë ka vend edhe për ne, por bijtë e tyre tani na drejtohen me fjalët se për ju ka vend ne Ferr, këta më përshëndesin me një gjuhë e cila më është e njohur nga vendi kur hikim prej këtu. Këta bijtë e tyre tani edhe kur ulemi për të ngrënë apo për të falënderuar Krijuesin, duart e tyre I lëvizin poshtë e lartë!!!!!! Tani më thuaj kush janë këto? Vallë nuk ia besuam Luanëve mbrojtjen e këtij vendi, mbrojtje e cila nuk duhej lejuar ardhjen e atyre të cilëve mezi ia shoh fytyrat nga qimet e shumta, qime të cilat janë aq të stërngarkuara saqë është vështirë të identifikosh se është Prift ortodoks apo jo? Më thuaj or ti pëllumb I dashur tani kush jemi ne a kush janë ata? Më ndihmo mor pëllumb I dashur se kush është në të drejtë prindëritë e tyre shekullor apo bijtë e tyre, të cilët me trup gjenden mes nesh e me shpirt mes atyre që nuk janë të bardhë? Ti mor pëllumb I dashur a ke menduar ndonjëherë se kjo përzierje mund të infektojë edhe të voglin tënd? A ke menduar ndonjëherë se ndoshta edhe luanët kanë pranuar ndonjë ngordhësirë për ti lejuar ata që të infektojnë shoqërinë tonë? A thua kjo është vetëm përfundimi I fillimit të aktivitetev të tyre? Sidoqoftë ti or pëllumb që je nxirë nga këto ndodhi mos ia thuaj askujt këtë që po ta them se ata janë aq të rrezikshëm dhe të vendosur, nëse vendosin për të shkuar në Parajsën e tyre nuk mund ta imagjinosh se në çfarë halli do ti hasësh foletë tona? Mesa më duket ti mor pëllumb nuk po më kupton, dua të them se ata nëse vendosin për të shkuar në Parajsë patjetër duhet foletë bashkë me të vegjëlit tanë ti ngjyrosin me ngjyrë shalqini. E merr me mend tani se sa janë paqësor, e merr me mend dot se ku është çelësi I hyrjes në parajsën e tyre. Pëllumbi I trishtuar dhe I mërzitur ia kthen korbit” Nuk e dua atë Parajsë, unë e dua atë të cilën, në atë mënyrë që ma kishin mësuar mua gjysh a stërgjysh, madje edhe mos shkeltë këmba ime asnjëherë në atë vend.” Madje e dua atë abetare si dhe atë elifbe të cilën ma kishte mësuar mësuesi im I cili ishte I varfur në xhep, por I pasur në ideale.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve