Pas fitores së PDK-së dhe humbjes së LDK-së në garën për kryetarin e Prizrenit në rundin e tretë (ribalotazh), të mbajtur me 31 janar 2010, nga disa qytetarë të Prizrenit u përcoll me refrenin”Merhaba PDK, Elveda LDK”, që do të thotë”Mirëse erdhe PDK, lamtumirë LDK”.
Shkaqet e humbjes së LDK-së në Prizren datojnë qysh më herët që nga viti 2007, pas shtatë vitesh udhëheqjeje të LDK-së, gjegjësisht dy mandate të njëpasnjëshme të fituara, në zgjedhjet komunale të mbajtura në vitin 2007, edhe pse në rundin e parë kandidati i LDK-së z.Eqrem Kryeziu ishte në një epërsi prej 1000 votash ndaj rivalit të tij të PDK-së z.Ramadan Muja, në rundin e dytë humbi në balotazh me një epërsi prej 2000 votash, falë neglizhencës apo mospërfilljes, apo ndoshta edhe “ lodhjes” së kryetarit të atëhershëm z. Eqrem Kryeziu pas udhëheqjeje shtatëvjeçare, edhe pse komuniteti turk ishte i gatshëm ta mbështet atë edhe për një mandat, lidershipi aktual i LDK-së në Prizren, e mospërfilli dhe nuk tregoi interesim për një marrëveshje të tillë, e cila i u kthye si bumerang pasi që komuniteti turk ishte ai që e përcaktoi fituesin në zgjedhjet komunale të vitit 2007, dhe atë pikërisht në Mamushë ku PDK-ja fitoi rreth 2000 vota që ishte e mjaftueshme për fitoren e PDK-së në Prizren.
Edhe pse gjatë mandatit dyvjeçar udhëheqës të PDK-së në Prizren, PDK-ja nuk tregoi shkathtësi në udhëheqjeje, edhe pse i mbështetur fortë nga qendra, nga kryeministri aktual i Kosovës z.Hashim Thaqi, u zhyt që në fillim në përplasjet e brendshme të taborëve brenda PDK-së, të asaj të ashtuquajtur të “meritokracisë” dhe asaj të profesionalizmit, e cila vazhdoi gjatë gjithë mandatit udhëheqës dyvjeçar të PDK-së në Prizren. Përkundër kësajLDK-ja në opozitë nuk e shfrytëzoi në maksimum rolin e saj opozitar, ndoshta edhe nga mos përvoja e të qenit në opozitë, pas shtatë vjet udhëheqjeje dhe qëndrimi në pozitë, sidomos nuk bashkëpunoi sa duhet me subjektet tjera opozitare, që herë herë ishin më të zëshëm se vet LDK-ja, edhe pse ishin në numër shumë më të paktë se LDK-ja si forcë kryesore opozitare në Prizren.
Në vend se të shfrytëzojë këtë dobësi të PDK-së në Prizren, LDK-ja që në start bëri gabim me zgjedhjen e kandidatit Hanefi Muharemin, edhe pse dorën në zemër,ai ka fituar maksimumin e votave në Prizren dhe ka pas një mbështetje të fortë të elektoratit prizrenas, pasi që diferencën prej 1500 votash në dobi të rivalit të tij z.Ramadan Muja në rundin e parë, në balotazh arriti ta barazoj në “fifti – fifti”.
Edhe pse pat zëra brenda degës së LDK-së kundër kandidimit të z.Hanefi Muharemit, këto zëra u amortizuan me mjaft sukses pa ndonjë përplasje të madhe brenda LDK-së. Sipas mendimit tim gabimi kardinal i LDK-së në Prizren ishte moskandidimi i lidrshipit aktual të degës së LDK-së në Prizren z.Eqrem Kryeziut, i cili ka pas dashtë që pikësëpari për interesat partiake të sakrifikojë interesat vetanake, pasi që njohësit e aktualitetit politik prizrenas ishin të gjithë të mendimit se z.Eqrem Kryeziu do të ishte fitues i sigurt në Prizren në garën për kryetar, por ka pas edhe asi zëra, por shumë më pak, që po të kandidohej Eqrem Kryeziu do të kishte fituar më pak vota se Hanefi Muharemi.
Gabimi i dytë kardinal i LDK-së në Prizren ka qenë, pas balotazhit kur rezultati ishte i barabartë”fifti-fifti”, me akuza të të dyja palëve rivale për fitore të njërës apo tjetrës palë, në vend se LDK-ja të kërkojë, të qëndrojë dhe të angazhohej maksimalisht me të gjitha mekanizmat e saj për rinumërimin e votave në qendër të numërimit në Prishtinë, sikurse që ndodhi në Gjilan, ku pas rinumërimit u konkludua se epërsia ishte rreth 1000 vota më tepër në favor të Qemajl Mustafës të PDK-së. Po të rinumëroheshin votat në qendrën e numërimit, epërsia do të ishte minimale në favor të LDK-së në Prizren. LDK-ja u vetëkënaq me shpalljen apo daljen në votime për herë të tretë, edhe pse pas kësaj ka qenë e ditur prej njohësve të mirë të rrethanave politike në Prizren, do të ketë humbjen e sigurt, për shkak të distancës së gjatë kohore prej 45 ditësh në raport me rundin e dytë, dhe se rivali i saj PDK-ja do të përdori të gjitha mekanizmat e saja për të arritur fitoren, gjë që ndodhi, dhe atë me një epërsi të konsiderueshme prej afro 4000 vota epërsi.
Gabimi i tretë i LDK-së ishte mosangazhimi i saj sa duhet lidhur me komunitetet në Prizren, e sidomos të atij turk. Edhe pse komunitetet në Prizren, kanë hyrë në koalicion me PDK-në, pasi kanë qenë vendimet e strukturave partiake të tyre në qendër në Prishtinë, dhe trusnisë së partnerit të tyre PDK-së, fare pa u konsultuar me bazën e tyre, ashtu që ka pas mjaft hapësirë për të vepruar shumë më tepër në bazën e komuniteteve për të përfituar votat e tyre, këtë si shembull mund të ilustrojë me lagjen e Kurillës, ku është bastioni i elektoratit turk, edhe pse kandidati i LDK-së z.Hanefi Muharemi pati një epërsi mbi 1000 vota ndaj rivalit të tij z.Ramadan Muja, në ribalotazh pas punës së pandërprerë 24 orësh dhe trusnisë së ushtruar të KDTP-së dhe PDK-së, bile në kuluare politike flitet se edhe kanë fjetur në lagjen e Kurrillës, në ribalotazh apo rundin e tretë arritën ta amortizojnë dhe të kthejnë rreth 900 vota në favor të kandidatit të PDK-së z.Ramadan Muja.
Gabimi i katërt i LDK-së ishte edhe mospërfillja e kandidatit për kryetar të komunës së Prizrenit z.Ruzhdi Rexha, i cili në rundin e parë doli i treti në votime me një sukses mjaft solid të elektoratit të fituar, dhe pas kësaj dalja e tij në krah të PDK-së, ka pas një konotacion të duhur politik në përcaktimin e votuesve të tij që e përkrahën në rundin e parë dhe e përfillën atë edhe në balotazh.
Gabimi i pestë i LDK-së ishte që gjatë rundi të tretë apo ribalotazhit në garën për kryetarin e Prizrenit, LDK-ja në teren ka punuar më tepër me elektoratin votues që kanë votuar në balotazh, për t’i sensibilizuar ata të dalin prapë në votime, dhe aty këtu edhe në ndonjë votues që nuk ka dalë në votime, PDK-ja përkundrazi në teren ka punuar më tepër për të evidencuar dhe për të angazhuar ata votues që nuk kanë dalë fare në votime në balotazh, duke i shfrytëzuar të gjitha mekanizmat për të joshur ata për të dalë në votime, dhe se për mendimin tim këtu qëndron edhe suksesi i fitores së PDK-së në Prizren, pasi që pjesëmarrja në votime në rundin e tretë ka qenë më tepër, rreth 5000 votues, prej të cilëve rreth 4000 votues kanë votuar pro PDK-së më tepër dhe vetëm rreth 1000 votues pro LDK-së më tepër, në krahasim me rundin e dytë apo në balotazh të votimeve. Është indikativ se numri i votuesve dhe rezultatet në zonat rurale(fshatrat) ka qenë përafërsisht i njëjtë sikurse në rundin e dytë, aty këtu diku ka pas një rritje apo zvogëlim minimal të votave për njërën apo tjetrën palë, numri i votuesve në qytet ka shënuar një rritje të konsiderueshme, i cili edhe e përcaktoi fituesin, e sidomos kyç ishte përcaktimi i votuesve të lagjes Kurrilla i cili e vulosi fitoren e PDK-së në Prizren. Këtu në thelb qëndron edhe esenca e strategjisë së fitores së PDK-së në Prizren ndaj LDK-së.
Gabimi i gjashtë i LDK-së në Prizren ishte edhe mos gjetja e formulës së amortizimit të projekteve kapitale qendrore që PDK-ja me mjeshtëri i proklamoi gjatë gjithë fushatës zgjedhore në Prizren e që ishin: Autostrada Vërmicë- Merdar, Universiteti i Prizrenit dhe Hidrocentrali i Zhurit, edhe pse të tria këto projekte ishin në kompetencat e realizimit të nivelit qendror dhe i takojnë kompetencave qendrore të qeverisë, që nuk kanë të bëjnë fare me administratën komunale, e as që ka mundësi teorike të financojnë, të realizojnë apo të mbikëqyrin këto tri projekte kapitale të parapara me rëndësi vitale për Kosovën, normal që edhe Prizreni do të përfitojë me këto projekte si në aspektin e zhvillimit ekonomik, energjetik dhe arsimor, tek një pjesë të elektoratit prizrenas është pjek fakti, se nëçoftëse PDK-ja në Prizren humb, atëherë edhe kryeministri Hashim Thaqi do të ngre duart nga këto tre investime kapitale, dhe se në rast se për kurrgjë tjetër atëherë medoemos duhet të votohet për PDK-në për këtë qëllim, elektoratit e ”gëlltiti” këtë “karem”që e lansoi me plot sukses PDK-ja e për të cilin LDK-ja nuk kishte përgjigje.
Gabimi i shtatë me rrallë i LDK-së në Prizren ishte gjuha që e përdori LDK-ja në Prizren gjatë fushatës zgjedhore, ishte e tillë që nuk korrespondon me kulturën e qytetarit prizrenas i cili çmohet për urtësi, butësi e maturi. Edhe pse kandidati për kryetar nga radhët e LDK-së z.Hanefi Muharremi në fjalimet e t’ia ka qenë mjaft i matur, i balancuar dhe i kujdesshëm, dhe se vetëm në debate direkte me rivalin, edhe atëherë kur është provokuar ka reaguar në momente me një tonë më të ashpër, por gjuha që e përdori z.Eqrem Kryeziu lidhur me Universitetin, e z sidomos z.Lutfi Haziri lidhur me komunitetet, kanë sjell kundër efekt te një pjesë e caktuar të elektoratit prizrenas. Edhe pse nuk ishte fare e përafërt me gjuhën që e përdori z.Astrit Salihu kandidati i PDK-së në gara për kryetarin e Prishtinës, por në disa nuanca të theksuar i u është afruar apo përngjarë fjalorit të tij në Prishtinë. Përkundrazi PDK-ja për habi të gjithëve, përdori një gjuhë relaksuese, të balancuar dhe mbi të gjitha joshëse, që e ka dalluar prej zgjedhjeve të mëparshme kur ka përdorë gjuhë të nivelit të ultë, fyese,denoncuese e kështu me rrallë. Nuk mund të anashkalojë e të mos përmend fjalimin e Fatmir Limës në lagjen e Kurrillës, për të cilën do të bëjë një vështrim të posaqshëm për të , i cili ka bërë jehonë të madhe në mesin e qytetarëve prizrenas, e sidomos të lagjes së Kurrillës, dhe se si i tillë ka pas ndikim të drejtpërdrejt në një pjesë të caktuar të elektoratit prizrenas.
Kulminacioni i gabimeve të LDK-së ishte java e fundit, apo 5 ditët e fushatës zgjedhore, të rundit të tretë apo të ribalotazhit, me ç’rast PDK-ja i ka aktivizuar të gjitha kapacitetet e veta strukturale partiake që nga anëtari në nëndegë e gjer në strukturat më të larta partiake e qeveritare, duke përfshirë në fushatë gati të gjithë ministrat aktual, zëvendësministrin dhe kryeministrin z.Hashim Thaqi. Përkundër kësaj kryesia qendrore e LDK-së dhe ministrat aktual të LDK-së e lanë në mëshirë pothuajse kryesinë e degës së LDK-së në Prizren, që e dha maksimumin e vet në garë për kryetarin e Prizrenit, dhe se plotësisht qëndron thënia e z.Haziz Hodës ” se ne jemi në garë për kryetarin e Prizrenit, jo me z. Ramadan Mujën, por me qeverinë dhe kryeministrin e Kosovës,z.Hashim Thaqi”, që me të vërtet ishte në vend. Në vend se, nëse Prizreni ishte shpallur “Jerusalem” për PDK-në për rëndësinë që e ka, atëherë për LDK-në ka pas dashtë të jetë Prizreni”Mekke” e të gjithë shqiptarëve për rëndësinë që e ka Lidhja e Prizrenit. Edhe pse nuk do të besoja, por në kuluaret politike përflitej se ky ishte një “Pazar” politik, i marrëveshjes së arritur në mes lidershipit aktual të PDK-së dhe lidershipit aktual të LDK-së që PDK-ja të merr Prizrenin e Lipjanin, ndërsa LDK-ja të merr Gjilanin, ditët apo javët në vijim do të tregojnë, a ka pasur “Pazar”apo jo.
Pas gjithë kësaj do të përfundojë se pas humbjes së LDK-së në Prizren, LDK-ja është dobësuar dhe në krizë, dhe se tani 4 vitet janë të gjata të qëndruarit në opozitë, dhe se më tej mund të dobësohet, në rast se prej tashti nuk i përfillen punës, duke u nisur nga një analizë e gjithanshme të punës së saj 10 vjeçare prej vitit 1999 e gjer më 2009, në të cilin do të përcaktojnë shkaqet e rrënjës dhe humbjes së saj në Prizren, që më pas të përcaktojnë programin e tyre afatmesëm, për ripërtëritjen e saj eventuale për periudhën e ardhshme që do të pasojë në Prizren.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 8 hereani i pasket thae :MERHABA te keqes me te madhe!!!!e bajshit me shnet!
selam i nderuar,keni permend pjesmarrjen e madhe te qytetareve ne zgjedhje, nuk keni treguar pse ?kurilla eshte nje vetem njera prej arsyjeve , ne shume QV ishte perpara PDK-ja, gjimnaz,17 nentor, mustafa baki, shmt,b.curr etj.pra, fitorja ne keto QV do te thote ka me shume arsye , se sa ju qe i keni treguar .me gjithe ate, ndoshta nuk keni perfunduar kete analize.we selam.
Merhaba pra Duhet Vllaut Musliman qe mbeshtet ne Allahun e madhrushem.
Pershendetje z. Faik Miftari me gjithe respektin qe kam per ju me duhet te them disa fjale per shkimin tuaj te publikuar ne kete webfaqe. Sa per fillim lufta nuk ka qene ne mese PDK-se dhe LDK-se nagse te dy partit kane pas rastin ti tregojne forcat e tyre me 15 nentor, mirepo asnjera e as tjetra nuk arriten ta kalojne 30%, kurse balotazhi ka qene krejt tjeter ne te kane marre pjese edhe partite tjera perveq PDK-se dhe LDK-se, dhe suksesi i njeres apo tjetres parti eshte zgjedhja e aletaeve te saj per kualicion.
Partneret e kualicionit qe mbeshten Ramadan Mujen per kryetar kane qene shkaktar te fitores duke mos e vequar asnjeren prej tyre ngase keta partner kane punuar si nje trup duke i bashkuar forcat intelektuale dhe elektorale per te dal fitues e mund te them lirisht se ky bashkepunim nuk ka ekzistu ne balotazhin e pare dhe per ate LDK-ja ne krye me Hanefi Muharemin arriti ta barazaoje rrezulltatin, mirepo balotazhi i dyte ka qene krejt tjeter gjate kesaj kohe gjithe partneret e kualicionit kane dhene kontributin e tyre dhe nuk mund te jep askush nje analize ne te cilin kishte mundur te sjell nje konkludim se kjo parti e kualicionit ka qene shkaktare per fitoren e Ramadan Mujes, mirepo secili nga anetaret e kane plotesuar njera tjetren per fitoren e Ramadan Mujes.
Fare ne fund do te doja te shtoja edhe diq duke mos i pranuar konkludimet e juaja per ndonje pazar te mundshem, ngase keto nuk jane konkludime te nje intelektuali mirepo jane propaganda e njerezve te caktuar per ta arsyetuar humbjen, nuk deshiroj qe ju te jeni pjese e kesaj propagande ngase nuk i sherben popullit, por njerezve te caktuar me interesa te caktuara, duke e njohur karakterin tuaj si nje mik po u sugjeroje qe titullin e ketije artikulli ta ndrroni ne kete forme: Merhaba Ramadan Muja dhe urime Prizren me kete fitore nuk ka humbur asnje parti politike, mirepo edhe nuk ka fituar asnje parti politike me kete fitore kane fituar qytetaret e Prizrenit dhe vet qyteti i Prizrenit.Me respekt Faruk TahiriSekretar i deges PD, Prizren
Te nderuar me ket fitore ka humb Prizreni dhe qytetaret e Prizrenit te cilet asnjeher ne histori nuk e kan udhheqe Prizrenin por gjithmon ndonje i ardhur qoft nga Malisheva apo Vrrini
Kerkoj falje nese dikush e ndjen veten te prekur ne ket konstatim por i kisha lutur komentuesit dhe autorin e ketij artikulli te me tregojn nese dikush e ka ber ket analiz perse ne Prizren dominojn figura te cilat nuk perkojn me realitetin e kultures Prizrenasi e posaqerisht e kam fjalen te Zafa i cili shquhet me arrogancen e tij