Nëse një shoqëri meriton të investoj në të ardhmen e sajë, ajo duhet të investoj në te rinjtë e sajë.
Ambientalistët thonë , “ Nëse dëshiron ta shkatërrosh një popull, atëherë shkatërroja pyje e tij”, sigurisht nisur nga ky rrezik shohim se sot Holanda nuk i prenë drunjtë në pyjet e sajë mirëpo ata i eksporton nga shteti i Brazilit.
Si duket neve si shoqëri kemi “suficit të rinisë”, e pikërisht të rinisë intelektuale, dhe nuk jemi popull i cili mërzitemi shumë nga fenomeni i “ importimit të trurit të rinisë sonë”.
Si zakonisht faji gjithmonë ju hidhet vetëm rinisë, dëgjojmë shpesh zëra që thonë se “ janë prishur sot të rinjtë ”..? Kjo sintagmë thuajse nuk është e re ose e pasluftës” në vendin tonë ose post-moderne, kjo daton që nga koha antike, si duket një “konfrontim gjeneratash” i kishte shtyrë edhe ata të deklaronin qysh atëherë se “ është prishur rinia”...!
Sot askush nuk i gjen përgjigje pyetjes se çka jemi duke bërë për të rinjtë ?! Të rinjtë janë vendosur në “ bankën e të akuzuarit”andaj kërkohet llogari ndërsa pak investohet si të organizojnë ata jetën, arsimimin, fatin dhe perspektiven e tyre.
Rinia thuajse janë lënë në mëshirë të rrugës, kaosit, shkollës pa kodeks moral, internetit dhe mjeteve tjera informative pa kriter, të cilat thuajse janë inskenuar me apo pa planifikim më shumë për të degjeneruar rininë në vend të gjenerimit të elanit dhe vitalitetit të tyre.
Së paku ky është realiteti sot në mejdanin shoqëror, andaj preventiva është imediate, ngase siç thuhet përgatitja në paqe lufta len pasoja më pak.
Andaj si individ, institucione qeveritare dhe jo qeveritare po edhe si shoqëri duhet vënë theks të veçantë rinisë, e posaçërisht inteligjencës rinore, para se të varfërohemi edhe më shumë..!?
Cili duhet të jetë roli ynë:
Në këtë aspekt Institucionet relevante arsimore patjetër në planet e veta mbi strategjinë e zhvillimit edukativo-kulturor, duhet përfshirë dhe implementuar programe konkrete për nxënës dhe studentë të te gjitha niveleve, plan-programe me të cilat përmbajnë qasje bashkëkohore dhe dinamike, lidhur me të gjitha çështjet esenciale.
Në këtë kontest është e preferuar që edhe nxënësit apo studentët të konsultohen se cilat programe do të përfshinin këto plan-projekte në një të ardhshme eventuale qoftë rreth; “Proceseve të integrimit të te rinjve në shoqëri, perspektivës së tyre, të rinjtë përballë tranzicionit në Kosovë, reflektimi i krizës sociale në jetën rinore, identiteti dhe statusi i të rinjve karshi dezintegrimit socio-kulturor, vendi i plan-programeve tona shkollore dhe efikasiteti i tyre përball trendit bashkëkohor etj”.
Ekspertët të cilët do të ofrojnë projekte konkrete rreth këtyre çështjeve të cilat sipas gjasave do të jenë pika kyçe për t’u integruar në trendët evropiane të arsimit, sigurisht edhe me kushtëzimin e implementimit të lëndës fetare në shkolla, duhet të kenë një pasqyrë të qartë e shumëdimensionale mbi rrjedhat bashkëkohore të arsimit, ngase vetëm kështu do të vlerësohet dhe investohet në rolin e të rinjve sot dhe në të ardhmen drejtë perspektivave të ndritshme shoqërore.
Disa nga qëllimet të cilat duhet të synojmë të arrijmë:
Qëllimet dhe objektivat e iniciativave institucionale përmes të cilave duhet të synohen, duke dhen kontribut direkt në të mirë të te rinjve qoftë studentë apo nxënës duhet ndër të tjera të konsistojnë:
- Në vetëdijesimin e tyre mbi rolin që e bartin si pjesa më dinamike e shoqërisë, ngase dihet se të rinjtë janë nismëtar të ndryshimeve shoqërore kudo në botë.
- Duke investuar njohuri dhe qasje të reja përmes implementimit të programeve konkrete në praktikë, të rinjtë do të vënë ide dhe iniciativa koherente lidhur më elementet për integrim të mirëfilltë e jo vetëm si spektator imitues, dhe këtë kuptueshmëri do ta plasojnë në komunikim bindës dhe efektiv në pozitat e tyre nesër në shoqëri si faktor vendimarrës.
Mekanizmat e mundshëm për arritjen e këtyre objektivave:
- Për të arritur këto objektiva programi përgatitor duhet të ofroj mundësi të vlefshme, që shtojnë efikasitetin e të përgatiturve,
- Të rinjve të ju ofrohet dituri e cila i ndihmon të ndërtojnë shkathtësitë e tyre në komunikim, administrim dhe planifikim për të ardhmen e tyre,
- Duke aspiruar në shtimin e aftësive fizike dhe teknike do të zhvillohen sjellje të shëndosha grupore dhe ngritje konstante shpirtërore, duke ndërtuar një mentalitet për zgjidhjen pozitive të problemeve,
- Duke ndërtuar eksperienca të reja mbi ato të vjetrat qoftë vendore apo ndërkombëtare, natyrisht duke u përpjekur të largohen dobësitë e kaluara, dhe nxitje për strategji të reja e jo vetëm të imitohen të vjetrat.
Në esencë neve si ekspert në koordinim dhe bashkëpunim me faktorët relevant duhet të orvatemi të kontribuojmë për të rinjtë në të gjitha dimensionet dhe profilet ku veprojmë , duke ndihmuar maksimalisht në avancimin pozitiv të gjeneratave të reja, gjenerata të cilat do t’i njohin përparësitë e veta, si dhe rolin e tyre drejtë ndryshimeve vitale në shoqëri, duke u bërë pjesë e zgjidhjes e jo vetëm e problemit.
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)