Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Mesazhi Hyjnor

Autor: Mr. Rrahman Ferizi E marte 16 Gusht 2011 18:08 PM

 

 

Letër nga Qielli për Tokën dhe lutje nga Toka për Qiellin

 

I dashur vëlla dhe motër,

Po të shkruajë ty që t’i shkruajmë kujtimit tonë, t’i kthehemi fillimit të krijimit të Universit, kur së pari u krijua lapsi dhe u urdhërua të shkruajë, çka të shkruajë tha lapsi, shkruajë tërë ajo që do të ndodhë deri në Ditën e Gjykimit.

Nëse lapsi është krijuar të shkruajë, atëherë ne vallë përse u krijuam!? Përveç se të lexojmë!.

Andaj vëlla dhe motër, po të shkruajë ty që je pronar i leximit dhe pranues i së vërtetës Hyjnore “ Lexo” Lexo në Emër të Zotit tënd Krijues!

Vëlla i dashur, një mesazh nga shtatë Qiejt trumbetoi Tokën dhe gjembat e shkretëtirës i ktheu në trëndafila, zemrat e ngurta në oaza dhe shpirtrat e pikëlluar dhe të ngrysur në pranverë besimi “ O ju që keni besuar agjërimi u është bërë obligim”.

Ky mesazh hyjnor ngriti natën të Përdëllyerin dhe Mëshirën e botrave për 23 vite radhazi, për të lakmuar edhe yjet në Qiell kandilin ndriçues të ibadetit të tij, e Hëna u nda në mes nga fuqia e duasë së tij (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) ndërsa Dielli i misionit të tij vetëtiu në lindje dhe perëndim.

 

I dashur vëlla,

Ky Pishtar në fillim i vetmuar ktheu shkretëtirën në lumenj duke u lutur pa pushuar për të prekur zemrat e mallëngjyera për amshim, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.

Prandaj ata që duan etjen e ujit një ditë në këtë botë, freskohen me kroin e kevtherit kur numërohen 50 000 vite një ditë, atë ditë kur etja do ta përfshijë edhe ujin e dielli nuk do të duroj dot nxehtësinë e vet.

Ah! Sa gëzim atë ditë për ata që hidhëruan djallin sot me agjërim dhe sa pikëllim ajo ditë për ata që shpërfillën urdhrin e Zotit.

Sa llogaritës të mirë ata që fituan 70 vite mburojë larg zjarrit me një ditë agjërim, e sa shumë humbën ata që nuk përjetuan gëzimin e iftarit sot kur damarët shëmbëllejnë nga freskia, ndërsa nesër në Ditën e Gjykimit do të ju shndris fytyra nga drita.

Vallë, Mesazhi nga shtat qiejt a thua mbërriti në zemrën tënde apo zemra është ngurtësuar dhe nuk pranon valët hyjnore, a thua krojet e tokës sot të shuajnë etjen e gjakut por sa ujë duhet të shuajnë etjen e shpirtit nesër kur edhe detrat do të ndizen nga etja?!.

O ti trup i etur për tokën, shuaje etjen me qiellin, thuaj se pranova mesazhin hyjnor dhe e ngrita me flatrat e rrezeve të shpalljes drejt lartësive të besimit.

Dikur moti në Kaçanik jetonte një plakë e vetmuar........ e dremitur në trup por vitale në shpirt, ajo hyri në histori duke kaluar agjërimin më të mirë të te urtit Davud paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, duke agjëruar 45 vite radhazi gjatë jetës së sajë.

O vëlla i dashur mblidh dhe zbrit vitet, muajt, ditët e jetës sate.............pastaj pjesëtoj mëkatet, një njeri urtar kur pjesëtoi një ditë me një mëkat u alivanos nga frika, kur mendoi se dita e jetës së tij pjesëtonte nga dy mëkate, atëherë ra në tokë i vdekur.

O vëlla dhe motër e besimit, hynë në hijen e Arshit, atë ditë kur dielli përcëllon, hynë në karvanin e këtij panairi hyjnor nga së paku njëra derë e tij.

A thua nuk kemi nevojë për këtë muaj, për 10 ditët e faljes, 10 ditët e mëshirës dhe 10 ditët e mburojës prej zjarrit të ferrit.

E kush meritoi mëshirën-falet, ai i cili falet-mbrohet nga zjarri i ferrit, e kush mbrohet nga zjarri i ferrit- hynë në parajsën e amshueshme, e kush amshohet në parajsë përveç se ai i cili këtë Muaj e pranon si mesazh hyjnor, duke u ngritur në piedestalin e lartësisë së besimit mbi pellgun e tokës dhe balten e trupit, çliroi flatrat fluide dhe si zogu nga kafazi i dha liri sublime shpirtit të tij.

 

O vëlla dhe motër e këtij mesazhi hyjnor,

O udhëtar i pa ndalur në rrugën e pikëllimit dhe kërkues i qetësisë dhe gëzimit, shuaje flakën e trupit me puhizën e flladit të iftarit pas ditës së agjërimit, hape zemrën për këtë mesazh hyjnor i cili të ofron gjallëri dhe dritë në errësirën e baticave dhe zbaticave të jetës.

Mos u bë si deveja e etur në shkretëtirë e cili bartë ujë në shpinë, ndërsa vet është e etur. Pra dije se Ai, i cili i dha ujit cilësinë e shuarjes së zjarrit të etjes, vet ujin e bëri të ngopur nga etja, prandaj zemrat e ngopura me besim dhe shpirtrat me dritën e tij nuk ndiejnë uri as etje pran dashurisë së Krijuesit, Atij i cili e mbolli këtë dashuri.

Një i sëmur troket në derën e ilaçit, ndërsa brenda trupit të tij bartë mbipeshën, a nuk duhet së pari të zbarkoj me agjërim barrën e tij, dhe të liroj trupin nga ngarkesa e sajë, ngase barra nuk ka përgjegjësi ndaj trupit, edhe pse trupi është sforcuar nga laku i peshës së sajë.

Sa njerëz kërkojnë shërim e nuk e përdorin ilaçin në shpirtin e tyre, duke i lenë hapësirë të shëroj trupin përmes dietës hyjnore-agjërimit.

O njeri të shoh të shëndosh në trup ndërsa krimbi i sëmundjes ka përfshirë damarët e gjakut tënd, prandaj ndale këtë udhëtim të krimbit të azdisur mos të përfshijë helmi e dhjami zemrën dhe të errësohet shpirti.

E kush nuk e ka ndriçuar shpirtin më dritë s’ka për të parë, ngase shikimi i tij e ka humbur shqisën e “gjashtë” e si do të ishte kjo jetë me dritë e kuptim po mos të ishte ky besim.

Prandaj nëse donë të bashkosh në jetën tënde balsamin e lumturisë së tokës me dritën e Qiellit, hape zemrën me mallëngjim për mesazhin hyjnor.

 

 

Dhe thuaj, me tërë qenien tënde që posedon: Unë e pranojë mesazhin e agjërimit dhe vendosa; nga tani, nga sot.

O Zot, të agjërojë!.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve