Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Mevludi dhe nocioni i bid’atit (risisė)

Autor: Mr. Muhidin Ahmeti E hėne 30 Janar 2012 11:59 AM


Ç’është bidati/risia

Kuptimi gjuhësor (filologjik) i fjalës bid’at na tregon për çdo formë të risisë ose për çdo gjë që është e re dhe interesante. Kuptimi i saj në sheriat ka të bëj me instalimin e çfarëdo risie në fe, pavarësisht është pozitive apo negative. Kur është fjala për qëndrimin e ulema-së së sheriatit ndaj bid’atit, këtu ekzistojnë mendime të ndara, mbi bazën e të cilave janë profilizuar dy qëndrime plotësisht të ndryshme. Grupi i parë i ulemasë së sheriatit janë ata të cilët çdo lloj të bid’atit (qoftë pozitiv apo negativ) e konsiderojnë, në mënyrë të përgjithshme, negativ dhe të ndaluar. Në këtë grup bëjnë pjesë: Ibn Tejmie , Ibn Rexhep El-Hanbeli dhe imam Zerkashi. Mendimin e tyre dhe qëndrimin e këtillë, kryesisht ata e mbështesin në argumentet vijuese: Në ajetin e tretë të sures El-Maide, All-llahu (xh. sh.) thotë: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” Në këtë kuptim, ky grup ulemash shfrytëzon edhe disa hadithe të Pejgamberit (s), sikurse janë: “Kush sjell diçka të re në çështjen (fenë) tonë që nuk i përket asaj, ajo është redd (d.m.th. refuzohet)” (Buhariu dhe muslimi). “Kush vepron diçka që nuk ka bazë në fe edhe ajo është redd (e refuzuar).” Çdo bidat është lajthitje dhe çdo lajthitje përfundon në zjarr.” Të gjithë kësaj ata ia shtojnë edhe fjalimin e Ibni Mes’udit, në të cilin thuhet: “Vetëm ndiçni e mos sillni risi, meqë feja na është e mjaftueshme.” Gjithashtu transmetohet nga Ibni Abbasi që ka thënë: “Çdo vit që kalon njerëzit ringjallin gjithnjë e më shumë bid’ate, e shkatërrojnë gjithnjë e më shumë sunnete, gjithnjë derisa të gjallërojë plotësisht bid’ati, e të zhduket sunneti.” Ky grup shfrytëzojnë edhe disa hadithe tjera si argumente, por për shkak të vëllimit të tekstit nuk kemi nevojë për përmendjen e tyre. Në pjesën e mëparshme të tekstit, me siguri janë përmendur argumentet më të rëndësishme me të cilat paraqitet ky grup ulemash. Në çdo rast, ata konsiderojnë, duke komentuar ajetin e përmendur nga sureja El-Maide: “Sot përsosa për ju fenë tuaj…”, që futja e çfarëdo risie në fe do të ishte e panevojshme dhe e padëshiruar. Ata, në pajtim me këtë, besojnë që bid’atet në fe (besim) vetëm se mund ta shkatërrojnë sunnetin e Pejgamberit (a.s.) dhe ta shtrembërojnë besimin.

Grupi i dytë i ulemasë së sheriatit në të cilin bëjnë pjesë: Imam Shafiu , Ibni Hazmi, Ibn El-Xhevzi, Ibn El-Esir, Imam Gazaliu, Imam Neveviu, Imam Sujutiu, Ibn Haxher El-Askalani, El-Iz ibn Abde-s-Selam, Ibn Abidin El-Zerkani dhe El-Karafi, si dhe shumë dijetarë tjerë të njohur nga të katër medh’hebët, kanë pikëpamje krejtësisht të ndryshme lidhur me çështjen e bid’atit (risisë në fe). Ky grup jo vetëm që pohon se ka bid’at të mirë, por se ekziston edhe bid’ati, futja e të cilit në fe paraqet farz të rreptë. Ata konsiderojnë se të gjitha këto nuk janë në kundërshtim me ajetin e përmendur të sures El-Maide, meqë kanë vendosur një kusht të rreptë që bid’ati i cili futet, duhet patjetër të jetë i bazuar në sheriat dhe që të mos jetë në kundërshtim me dispozitat ekzistuese islame. Këta dijetarë konsiderojnë që të gjitha hadithet të cilët i sjell grupi i parë, në të vërtetë, kanë të bëjnë vetëm me ato bidate të cilat janë në kundërshtim me dispozitat ekzistuese islame. Ata, për më tepër, konsiderojnë që disa prej këtyre haditheve të cilat grupi i parë i ulemasë i ka sjellë si argumente, ato madje pikërisht e bëjnë të kundërtën, d.m.th. tregojnë për mundësinë e futjes së bid’atëve (të dobishme) në fe. Sikurse është për shembull hadithi: “Kush bën diçka që nuk ka bazë në fe, ajo është redd (d.th. ajo refuzohet).” Nëse vështrojmë me kujdes këtë hadith do të kuptojmë që Pejgamberi (s) ka thënë që do të refuzohet ai bid’at i cili nuk ka bazë në fe? Për këtë përgjigjen do të na japë Pejgamberi (s) në hadithin të cilin e transmeton Imam Muslimi: “Kush e sjell në islam ndonjë gjë të mirë, ai ka shpërblim për atë dhe shpërblimin e atij i cili e praktikon atë pas tij, e që atyre (d.m.th atyre të cilët e praktikojnë atë) asgjë nuk i pakësohet nga shpërblimi i tyre. E kush e sjell në islam ndonjë gjë të keqe ai ka dënim për të, por edhe dënimin e atyre të cilët do ta praktikojnë atë, e që atyre asgjë nuk u pakësohet nga dënimi i tyre.”

Ka edhe shumë hadithe që flasin për të njëjtën temë, sikurse është hadithi të cilin e transmeton Ebu Hurejre (r. a.) në koleksionin e Muslimit, i cili është i ngjashëm me hadithin e mëparshëm, megjithatë në këtë rast atë nuk do ta përmendja. Edhe një argument që bid’ati është i lejuar dhe i preferuar në fe, e shohim në praktikën e as’habëve të Pejgamberit (s). Qysh në kohën sa ishte gjallë Pejgamberi (s) ndodhi që ishte një as’hab ndaj të cilit u ankuan as’habët tjerë për shkak se në çdo rekat e këndonte surën El-Ihlas. Kur e pyeti Pejgamberi (a. s.) se për ç’arsye e praktikon këtë, ai u përgjigj duke thënë se e do atë sure, në çka Pejgamberi (s) buzëqeshi dhe i tha: “Edhe All-llahu të do ty për këtë veprim tëndin.” Pejgamberi (s) i dha përkrahje këtij as’habi dhe nuk e qortoi për shkak të futjes së bid’atit. Në një hadith tjetër, gjithashtu thuhet se si Pejgamberi (s) e pyeti hz. Bilalin: “O Bilal, i kam dëgjuar hapat tuaj në xhenet, çka ke bërë ti kështu? Hz. Bilali iu përgjigj: “Unë vetëm e kam bërë praktikë që pas çdo marrjeje abdesi i fali dy rekate namaz. Pejgamberi (s) buzëqeshi dhe nuk tha gjë se ajo është bid’at, për të cilin nuk ka argument në Kur’an apo në sunnet. Imam Buhariu na transmeton një hadith në të cilin thuhet se si në një rast, në kohën e namazit, derisa Pejgamberi (s) ngrihej nga rukuja këndoi: “SemiAll-llahu limen hamideh”, njëri nga as’habët prej xhematit ia shtoi: rabbena leke-l-hamden kethiren tajjiben mubareken fihi.” Pas përfundimit të namazit, Pejgamberi (s) tha: kush e tha atë dua (dhikr)? Kur as’habi përkatës u përgjigj se ishte ai, Pejgamberi (s) tha: “I kam parë tridhjetë melaqe të cilat nxitonin cila prej tyre e para do të shkruante atë.” Nga kjo shohim se Pejgamberi(s) nuk e kritikoi këtë as’hab për shkak të këndimit të këtij thikri të ri, veç se atë e lavdëroi dhe e paraqiti si një bid’at të mirë. Imam ibn Haxher El-Askalani ka thënë se ky hadtih konsiderohet argument që është e lejuar futja e ndonjë dhikri të ri, i cili nuk bie ndesh me dhikin tradicional. Në praktikën e as’habëve të Pejgamberit (s), pas vdekjes së tij, ka qenë e njohur futja e bid’ateve, të cilat nuk kanë qenë të njohura sa ka qenë në jetë Pejgamberi (s). Kështu e dimë se hz. Ebu Bekri (r. a.) e ka tubuar Kur’anin (a. sh.) në një libër, edhe pse Pejgamberi (s) këtë nuk e ka bërë. Po ashtu, hz. Omeri (r. a.) e bëri faljen kolektive (me xhemat) të namazit të teravisë dhe atë prej 20 rekatesh, ndërsa Pejgamberi (s) i falte tetë rekate dhe atë në shtëpinë e tij. Dhe me rastin kur e bëri këtë tha: “sa risi e mirë është kjo”? Gjithashtu, është i njohur rasti i hz. Osmanit (r. a.) i cili e bëri këndimin e dy ezanëve për namazin e xhumasë, e më pas i shtoi edhe një dhe i bëri tre ezane, për shkak të përhapjes së bashkësisë myslimane, derisa gjatë kohës sa ishte gjallë Pejgamberi ishte vetëm një ezan për namazin e xhumasë. Gjatë jetës së Pejgamberit (s) namazi i Bajramit falej në një vend, por hz. Alia (r. a.) e solli vendimin që të falet në më shumë vende. Sikurse e dimë, po ashtu edhe Abdullah in Omeri (r. a.) e bëri që në teshehud të këndohet ve berekatuhu, që është një shtesë në fjalin es-selamu alejeke ejjuhen-nebijju ve rahametullahi ve berekatuhu dhe po ashtu edhe vahdehu la sherike lehu – në fjalinë eshhedu en la ilahe il’lAll-llah.

Në bazë të asaj që u përmend më lartë, shohim që as’habët kanë sjell bid’ate të cilat kanë qenë shumë të lavdëruara. Disa janë futur gjatë jetës së Pejgamberit (s), e disa të tjera pas vdekjes së tij.



Në vend të përmbylljes

Muslimanët e gjithë botës nuk e festojnë, nuk e kremtojnë, veç se e shënojnë mevludin, e kjo do të thotë që nga ajo ngjarje marrin mësim dhe me të frymëzohen. E çfarë janë mësimet nga fjalët e Eminës: “Kur e linda atë, linda një dritë të madhe nga e cila u shndriten pallatet e Shamit (Damaskut)”. Ose fjalët e Eminës të shprehura nga goja e përpiluesit të mevludit:


“Tha Eminja pashë at’natë çudi një dritë

Sikur dielli për dritare kur rrezitë

 

Si vetimë shpejt duel prej shpie çudë u bë

Gjithë dynjaja me këtë nur që dritë u bë”

 

A e sheh njeriu i sotëm atë dritë? Drita të cilën duhet ta shohim quhet – Kur’an, ndërsa rruga e ndriçuar nga e cila duhet të shkojmë e ka emrin Islam. Dritë në jetë është besimi, dritë është dituria, dritë është familja kompakte, fëmija ynë në mekteb është dritë, dritë është oborri ynë i rregulluar dhe rruga e pastër, dritë është puna, rendi dhe përgjegjësia në shoqëri... A e sheh njeriu i sotëm këtë dritë, e cila aq fuqishëm shndriti në muajin rebiul-evvel. Ai muaj quhet muaji i lindjes. Kemi rastin të bëjmë të lind në veten tonë dëshira që t’ia kthejmë shpinën dritës së rrejshme të epshit dhe të nisemi rrugës për te drita e vërtetë e besimit (fesë). Drita në shpirtin tonë vjen prej islamit, prej namazit, prej këtij mevludi. Drita e All-llahut shkëlqen në shtëpi të caktuara, “drita shkëlqen në shtëpitë në të cilat përmendet emri i Tij dhe e falënderojnë Atë mëngjes e mbrëmje (Nur: 36). All-lahu (xh. sh.) thotë: “Kur’ani shpie nga ajo që është më e mira, më e madhja, më e fuqishmja” (Kur’an: 179). Islami i çon njerëzit nga ajo që është më e mirë në jetë, nga ajo që është më e bukur. Prandaj, Kur’ani dhe islami duhet të jenë në zemrën e njeriut dhe në shtëpinë e tij. Pejgamberi i All-llahut (s) thotë: “Shtëpinë ndriçojeni me këndimin e Kur’anit dhe faljen e namazit”. Ky është ai nuri, ajo drita – e cila erdhi me Pejgamberin tonë dhe të cilën e këndojmë në mevlud. Sepse, nëse në shtëpi nuk ka Kur’an dhe nuk ka namaz, mbetet shejtani, mbetet errësira.

Lindja e Muhammedit (a. s.) nuk është vetëm lindje e njeriut, por edhe e një ideje e cila e pushtoi kozmosin dhe u bë nur-dritë apo reflektim i qiejve karshi Tokës dhe i Tokës karshi qiejve. Dhe sikur se drita e ditës që vjen nga dielli ashtu drita në shpirtin tonë vjen nga Kur’ani në të cilin është e vërteta e Zotit, të cilën me besnikëri na e përcolli më i miri prej njerëzve të mirë dhe më i madhi nga pejgamberet e mëdhenj të All-llahut – Muhammedi (s).

Marrë në përgjithësi, thelbi dhe esenca e kësaj çështjeje qëndron në faktin që islamin duhet kuptuar dhe jetësuar. Duhet të depërtojmë në vetë thelbin dhe esencën e jetës së Pejgamberit (s) në mënyrë që të kuptojmë misionin e tij jetësor, që ta njohim shpirtin e tij. Kemi raste kur njerëzit mësojnë me mijëra hadihhe, apo siç thuhet “i nxjerrin sikur prej xhepit”, por, nuk e kuptojnë vlerën e tyre të vërtetë, as shkakun për ç’arsye Pejgamberi (a. s.) e ka thënë apo e ka aprovuar një gjë. Shpesh pyes veten sa e njeh në të vërtetë një mysliman Muhammedin (a.s.), sa e admirojmë atë në të vërtetë dhe sa e si duhet ta duam atë në të vërtetë. Sa i aplikojmë porositë e tij në jetën tonë të përditshme dhe sa e ndjekim shembullin e tij në jetën tonë në përgjithësi.


Si duhet të organizohet mevludi?

Autori i veprës Mizanul-adil, thotë: “Ceremonitë e mevludit me të cilat shënohet lindja e Pejgamberit (s) janë të bazuara në islam dhe ato janë të dëshiruara dhe të rekomanduara. Unë e kushtëzoj të praktikuarit dhe aplikimin e tyre me kushtet vijuese:

1. Që ceremonia të fillojë me këndimin e pjesëve kur’anore.

2. Leximi apo këndimi i teksteve të cilët përmbajnë detaje nga jeta e Pejgamberit (s), përmendja e disa mu’xhizeve dhe momenteve prej të cilave mund të merret mësim.

3. Që të pranishmit të këndojnë salavate sa herë që përmendet emri i Pejgamberit Muhammedit (a.s.).

4. Që manifestimi të përmbajë ilahi, kaside dhe recitime mbi Muhammedin (a.s.), të cilat janë të mbështetura në Kitabët mu’teber.

5. Shmangia e transmetimeve nga jeta e Muhammedit (a. s.) që nuk janë të bazuara në traditën autentike.

6. Të mos lejohet përzierja e grave dhe burrave në të njëjtën hapësirë (ihtilat)

7. Respektimi dhe aplikimi i edukatës së përgjithshme islame (kultura e sjelljes) duke mos lejuar në asnjë mënyrë dhe me asnjë veprim të dilet jashtë kuadrit të mënyrës islame të sjelljes (bontonit islam)

8. Të mbahet një ligjëratë e shkurtër përmbajtjesore (10-15 minutash) nga e cila do të përfitojnë të pranishmit në jetën e tyre duke marr mësim për veten, familjet dhe njerëzit tjerë në përgjithësi (shën. yni).

O All-llah i Gjithëfuqishëm, na forco në qëllimin tonë që ta ndjekim Sunnetin e Muhamedit (s)

O All-llah i Gjithëdijshëm, na mëso që Muhammedi (a.s.) të jetë shembull në jetën tonë!

O All-llah i Gjithëmëshirshëm, le të jetë shefaati i Muhammedit (s) mëshira Jote!

 

Literatura: shiko librin: Mevludi ne gjuhen shqipe (Mr. Muhidin Ahmeti, Wels –Austri)

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 11 here
  • Jakupi E mėrkure 8 Shkurt 2012 12:43

    Zotri autor, argumentimi juaj nuk pėrbėn bazė tė mirėfilltė shkencore, ėshtė shumė pak i logjikshėm, nė fakt e kundėrshton tėrėsisht pjesėn e parė qė keni cekur nė fillim, prandaj ju lutem tia sqaroni mė mirė gjėrat vetes, dhe nė ardhmėri tė mos pėrpiqeni tė publikoni shkrimet pa i kontrolluar ndonjė person qė ka shkallė shkencore. Pa ofendim, por mendoj se aspak nuk i plotėsoni kushtet pėr tė dhėnė kėtė lloj tė informatave pėr shkak se krijoni mė shumė huti nė publik. Ndėrsa nėse dėshironi ta arsyetoni marrjen e parave pėr mevlud nga ana e hoxhallarėve, gjė e cila mua mė duket si shitje e fesė pėr pak para, atėherė e keni gabuar adresėn, tashmė rinia shqiptare lexon libra dhe di ta dallojė tė bardhėn prej tė zezės. Ju falemnderit dhe ju lus pėr mirėkuptim. Es selamu alejkum.

    Reply

  • Besi E mėrkure 8 Shkurt 2012 17:46

    Per qudi kinse imam Shafiu pohon ekzistencen e bidatit te mire!!!! Kur nifet fare mir se ai ka qene shum rigoroz nlidhje me bidatet.Hajr insheAllah.

    Reply

  • Sameti E mėrkure 8 Shkurt 2012 18:04

    Artikulli per mendimin tim eshte shume i qarte dhe e ploteson pjesen e pare. E kam lexuar me vemendje, pa paragjykime, pa komplekse. Pekundrazi ai ka baze shkencore, historike edhe fetare, por problemi eshte ne kokat e disa njerezve, te cilet mendojne me shabllone dhe nuk i kane mesuar ato te mendojne ne menyre te lire dhe racionale. Disa shkruajne artikuj per te fituar hoxhallaret para, te tjeret vazhdimisht i kundershtojne ata, sepse edhe ata jane te pguar per te kundershtuar. Une mendoj se gjeja me veshtire ne kete dynja eshte ta hapesh nje mendje te mbyllur, kurse Ajnshtajni ka thene: Me kollaj eshte te thyesh nje atom se nje paragjykim. Ju faleminderit, Zoti ju uhdezofte....

    Reply

  • Albani E premte 10 Shkurt 2012 15:26

    Jo ore zoteri JO,sepse ju vertete qenkeni fillestare si duket ne ddinn,andaj flet keshtu sipas mosdijes apo tekave tua.Gjdo bidat eshte humbje,dhe gjdo humbje qon ne zjarr.

    Reply

  • Flamur E shtune 11 Shkurt 2012 6:28

    Pyetja ime eshte: nese te gjith dijetaret do te pajtoheshin se bidati i mire eshte i lavderuar, a do te pajtoheshin ata se mevludi eshte bidat i mire? Pra, ne kete rast nese teksti i perkufizimit te bidatit e kalon provimin, a do ta kalonte provimin edhe teksti per ate se a eshte mevludi i dobishem apo jo? Shembulli i sahabiut qe lexonte ihlasin ne qdo rekat eshte plotesisht i ligjesuar, pasi qe ai lexonte Kuran dhe nuk kishte futur tekst nga vetja e tij. Per mendimin tim, nese nje hoxhe tenton te argumentoj ne favor te mevludit, kjo eshte sepse niveli i tij i dijes nuk eshte i nivelit te duhur ne hadith por eshte ma teper i nivelit te lexuesit te librave te autorve te shumte te cilet bejne lehtesime ne fe pa patur argumentim te mjaftushem.

    Reply

  • Hanefiu/Shkup E marte 14 Shkurt 2012 5:08

    tė lumtė profesor i nderuar, z.Muhjudi. Vėrtet ke sjellė fakte tė konsiderueshme lidhur me manifestimin e mevludit nė Islam. Vetėm injorantėt mund tė anashkalojnė gjithė ato argumente bindėse, qė ke ofruar nė artikullin tėnd. Sa pėr digresion po sjell shembullin qė pėrmendet nė hadithin e shėndoshė sahih tė Buhariut e Muslimit, nė tė cilin konfirmohet fakti se vetė profeti Muhammed a.s. agjėronte rėndom ditėt e hėna. Nė pyetjen se pse vepronte kėsisoji, Muhammedi a.s. u pėrgjigj:Agjėroj kėtė ditė sepse nė kėtė ditė linda me vullnetin e Allahut xh.sh., ndaj dėshiroj ta falėnderoj Atė. Dhe, ju qė thirreni e ēirreni se manifestimi i mevludit ėshtė bid at risi i keq, pyes vallė ēfarė mėkati do bėja unė apo silido musliman nė botė nėse lavdėron e bekon me salavat profetin e vet.

    Reply

  • Hanefiu/Shkup E marte 14 Shkurt 2012 5:25

    Kur vetė profeti Muhammed a.s., shembėlltyrė pėr mbarė njerėzimin, thėnė kushtimisht manifestoi respekt tė thellė e falėnderim pėr ditėn e lindjes sė tij, atėherė ēfarė gabimi a mėkati do bėnim ne sikur nė njė manifestim mevludi do kėndonim Kuran, recitonim vargje nga biografia e profetit a.s., kėndonim salavate dhe mbanim ligjėrata islame !? Bidatet e rrezikshme anti-sheriatike qė do shpienin nė ferr si, p.sh.:ndezja e qirinjėve, rėnja e kėmbanave, shfaqja e elementeve tė nduarta idolatrike, konsumimi i pijeve dehėse, muzika shfrenuese etj., falė Zotit nuk praktikohen nėpėr mexhliset e mevludeve tek ne. Sė kėndejmi dhe pėrkrah autorin me gjithė argumentimet e tij se mevludi sėshtė veēse njė bidat i mirė. Me nderime/selam Alejkum: Hanefiu-Shkup

    Reply

  • Ajret Misini-opoje E marte 14 Shkurt 2012 12:56

    I nderuari Hoxhė kėto ditė pata njė vizitė nė Shkoder tė gjith ata qė ju kan njohur ju bejnė tė fala Selamualejkum!

    Reply

  • per hanefiun shkup E marte 14 Shkurt 2012 22:44

    ne qofte se pejgamberi s.a.s. e ka festu sipas teje ditlindjen me agjerim pse pra spo e fostoni edhe ju ashtu me i agjerue te hanet se ai ka agjerue rregullisht te hanet e jo veq diten kure ka linde pra kjo kupton qe hadithin qe e ke permend ti i nderuar e ke keqkuptuar . selam alejkum dhe shpresoj te jete pa keqkuptime

    Reply

  • Kenan Hoti E hėne 20 Shkurt 2012 16:05

    InshaAllah, do ta pergatise nje punim besoj te mirefillte ne lidhje me temen ne fjale risia ne Islam, ne aspektin e adhurimit, por specifikisht do ti kushtoje vemendje te posaēme ēeshjtjes se mevludit.Ju keshilloje te mos ofendoheni ne mes vete se kjo nuk eshte kontribuese.JU FALEMINDERIT.

    Reply

  • Kenan Hoti E enjte 1 Mars 2012 13:17

    Selamu alejkum! Vellezer, kini durimin edhe pak sepse jam ne skaj te fundit te punimit per temen e lartcekur Risia, mevludi. Do ti bej edhe disa shtesa, permisime shprehimore e gramatikore dhe pastaj do te jete ne konsideraten e redaksisise se Mesazhit, se a do ta publikoje punimin ne fjale dhe rreth kesaj teme.Deri atehere, selamu alejkum ue rrahmetullahi ue bereketuhu!

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve