Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj

Adnan Abrashi

Prizren, Kosovė

adnan_abrashi@yahoo.com

Te fundit

Tė gjitha shkrimet e autorit >>

Mirė se erdhe nė Kosovė, miku ynė i sinqertė, Rexhep Taib Erdogan!

Autor: Adnan Abrashi E mėrkure 3 Nėntore 2010 12:45 PM

 

Ardhjen e kryeministrit turk Rexhep Taib Erdoan në Kosovë, nuk duhet trajtuar vetëm si vizitë të zakonshme të një burrështetasi të lartë të një shteti mik të vendit tonë, por, edhe si një rast i mirë për mikpritje dhe falënderim të drejtpërdrejtë ndaj një personaliteti të shquar politik i dëshmuar në praktikë edhe si mik i madh i të gjithë shqiptarëve. Që ta pasqyrojmë këtë realitet, mendoj se do të ishte e tepërt t’i numëroj të gjitha ato merita të bëra për Kosovën, sikur të shtetit turk, në përgjithësi, ashtu edhe të vetë kryeministrit Rexhap Taib Erdogan, në veçanti. Me këtë rast, pa dashur të hy në raportet aktualisht të mira zyrtare në mes të dy shteteve tona mike, e që, tanimë dihen mirë nga çdonjëri prej nesh, më lejoni që në këtë kontest, si fakte të pamohueshme praktike, t’i përmendi vetë disa realitete ekzistuese, të cilat edhe më tepër do të na pasqyrojnë bindjen tonë për sinqeritetin e ngjashëm të disponimit pozitiv për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi, edhe të opinionit të gjerë gjithëpopullor shumëmilionësh tuk.

1. Aktualisht, në arenën politike të pluralizmit shumëpartiak të Turqinë së sotme moderne të kryeministrit Rexhep Taib Erdogan, nuk mund të gjesh asnjë parti pozitare apo opozitare, të madhe apo të vogël, me orientime laike apo fetare, nacionaliste-tradicional apo pro evropiane, e cila, me qëndrimet e veta principiele politike, haptazi nuk kultivon një simpati për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi;

2. Aktualisht, në rrjetin shumpërfshirëse mediatik të Turqinë së sotme moderne të kryeministrit Rexhep Taib Erdogan, nuk mund të gjesh asnjë medie të shkruar apo elektronike, e cila, sado e madhe apo e vogël qoftë, ose, sado e pavarur apo me orientim qeveritar të jetë, që në suazat e politikave të veta redaktuese, haptas nuk kultivon dhe mbjell simpati pro shqiptare dhe pro kosovare në opinion;

3. Aktualisht, në Turqinë e sotme moderne të kryeministrit Rexhep Taib Erdogan , nuk mund të gjesh asnjë asociacion apo personalitet akademik, i cili, si në krijimtarinë dhe prononcimin e vetë insirues artistik, ashtu edhe në qëndrime publike, nuk ka një konsideratë të lartë ndaj historisë, moralit, artit dhe kulturës së pasur tradicionale të popullit tonë. Ta zëmë, atë çka nuk e ka as kryeqendra e Kosovës, Prishtina, sot në kryeqytetin turk, Ankara, ekziston një park botanik që mban emrin e Komandantit tonë Legjendar Adem Jashari

4. Aktualisht, në Turqinë e sotme moderne të kryeministrit Rexhep Taib Erdogan , krenarinë e të qenit shqiptar dhe kosovar në çdo hap mund ta hasi edhe një qytetar i yni i zakonshëm, dhe atë, së pari që në kontaktin doganor me policin zyrtar, pastaj tek personeli i hotelit ku vendoset, si dhe kudo dhe sa herë që dikush të dëgjon se flet shqip...

Andaj, nga të gjitha të theksuarat si më lartë, me plotë gojë mund të konstatojmë se, Turqia është një shtet vërtetë mik i cili këtë konformizëm të respektit pro shqiptar dhe pro kosovar, e ka të shprehur jo vetëm në raporte zyrtare ndërshtetërore, por edhe si bindje të instaluar tek populli i saj i madh mbi 80 milionësh. Andaj, edhe nënkuptohet! Pa dyshim se në krijimin e këtyre marrëdhënieve tejet të mira miqësore Turqi– Kosovë, një rol të veçantë dhe të drejtpërdrejtë në këtë mision, ka pasur dhe ende ka kryeministri me autoritet të madhe edhe në vendin e tij, Rexhep Taib Erdogan. Mysafiri i lartë dhe i dashur i shtetit të madh mik të Turqisë, i cili sot po na nderon edhe me këtë qëndrim të tij në mesin tonë.

Por, a thua, si e gjeti aktualisht ky miku i ynë i madh shtetin tonë të ri?! Atë shtet të Kosovës, për njohjen dhe formësimin e shtetësisë së cilës, edhe vetë ka dhënë dhe ende vazhdon të jep një kontribut të madh?!

Pa dyshim se na gjeti: institucionalisht kurrqysh, dhe politikisht hallakamë! Me Parlament të shpërndarë para një dite, pa ministra dhe ministri (gjysmake të mbeturit në dorëheqje); një Kosovë mike në të cilën do të pritet nga homologu nikoqir – kryeministëri po ashtu në dorëheqje; një shtet multietnik ku do të takohet me partinë e përçarë minoritare turke në konflikt të cilës nuk i dihet zyrtarisht as kryetari legjitim; në një Asamble Komunale të Prizrenit e cila mëton ta shpalli si “qytetar nderi”, e, në të cilën, për shkaqe të inateve të brendshme ndërpartiake, njëkohësisht duke mos e njohur si legjitime edhe propozimin zyrtar të emërimit të tij si qytetar nderi i këtij qyteti, opozita e paraprirë nga LDK-ja, kërcënon me mospjesëmarrje në atë seancë solemne...

Por, edhe përpos kësaj klime të realitetit momental të paaftësisë së treguar shetformuese nga ana e politikanëve tanë, si gjithnjë, ishte populli i Kosovës ai që na nxori faqebardhë para këtij miku të sinqertë. Ishte tradita mikpritëse tradicionale e bashkëqytetarëve të mijë prizrenas që e bëri madhështore këtë vizitë vërtet historike

Krejt në fund, po e përmbyllim këtë artikul qëllimirë me një uratë tejet të sinqertë dhe gjithëpërfshirëse : mirë se erdhe miku ynë i dashur, Rexhep Taib Erdoan! Populli i Kosovës ju do dhe nuk do ta harroj kurrë kontributin tuaj të madh që keni dhënë dhe ende jepni për shtetin tonë të ri të Kosovës në formim!

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 4 here
  • Fatjon kk2s E mėrkure 3 Nėntore 2010 21:07

    Vertet qe ky Kryeminister eshte famelart dhe e kemi per nder gjith shqipateret ta kemi mikun tone,e falenderoj personalisht nga zemra kete Politikan,por mbi te gjitha qytetar i huaj,qe ka kaq konsiderat per Kosoven dhe Shqiperine...Ai po ben ate qe se beri asnje,duke vendosur nje vend tjeter para vendit te tije,per te miren e ketij populli.KJo eshte bujaria e tij...GJe qe e ebn edhe me te Lart si njeri se cdukej me pare.Gjithmon e dija qe Turqia eshte Aleati yne,sepse Turqit sa here na shohin ne Shqiptaretdhe kosovaret thone:Keta jane Vellezerit tane Shqiptar...E falenderopj dhe njeher Z.Erdogan dhe Gjith Turqine per mbeshtetjen,mbeshtetje te cilen dhe vete Shqiptaret smunden ta jepnin.Ndoshta jo se sduan,por se jane bere lemsh me politiken degjeneruese qe kane....MIRSERDHE VELLA

    Reply

  • Mehdi Shkodra E enjte 4 Nėntore 2010 12:22

    Shkrimi eshte i shkelqyer dhe kesisoj nuk kam cfare te komentoj. E vetmja gje qe komentoj eshte komenti i Fatjonit qe dashamiresisht do ti thoja te kujdesej qe te kishte kujdes ne fjalen famelarte qe do te thote asgje ne Bote nuk eshte famelarte pervec KURANIT pike Dhe e dyta , perdorimi i fjales:qytetar i huaj perseri e konsideroj gabim te thuash qytetar i huaj per nje Vella e cfare Vellai biles. I lutem Fatjonit te mos keqkuptoje kritiken time te sinqerte, duke shpresuar qe ky Fatjoni i ka shkruar kesisoj nga nxitimi dhe dashuria.

    Reply

  • reshati E enjte 4 Nėntore 2010 16:18

    Te lumt Adnan,kronologji shum e sakt dhe realiste,me te verte ,shum shum tekst i bukur.

    Reply

  • selami E enjte 4 Nėntore 2010 18:19

    esselamu alejjkum.mbasi jom ma i ri ne mosh po te quaj baci adnan,Allahi ti forcoft duart,punet,sinqeritetin,e ter potencialet e tua pozitive dhe reale qe keni.kshtu qe keni bere nji elaborim fantastik per ket khalif me mir do e quaja erdoganin.pra Allahu te ndihmoft edhe ne te ardhmen.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve