Më trim e më i fortë është ai që lufton kundër padrejtësisë, sesa ai që bën padrejtësinë. Barleti
Me sistemin e organeve të drejtësisë, përkatësisht sistemin e drejtësisë kuptojmë një sistem të veçantë organesh dhe institucionesh shtetërore, që organizohen dhe funksionojnë jashtë organeve përfaqësuese dhe organeve ekzekutive e të administratës, të cilat ushtrojnë pushtetin gjyqësor si veprimtari shtetërore dhe dallohen për nga format dhe metodat e ushtrimit të saj, për nga parimet e organizimit dhe për nga veprimtari e tyre.
Në të shumtën e rasteve, qëndrimi ndaj të drejtës është qëndrim ndaj diçkaje që duhet zbatuar dhe nga ai qëndrim buron kuptimi i së drejtës. Mirëpo shume shpesh ndodh në vendin tonë qe njerëzit ndaj të drejtës të kenë një qëndrim si ndaj diçkaje “të huaj dhe të imponuar”. Nga ky qëndrim buron kuptimi i së padrejtës në Kosovë. Padrejtësia ekziston, atëherë kur drejtësia shtrembërohet. Me pastaj kërkohet një kohe shume e gjatë për ta ven drejtësinë. Mendimtarë të shumte mbrojnë pikëpamjen për të drejtën e të fortit, gjë qe praktika në vendin tonë i verifikon mendimet e tyre, sepse drejtësia shpeshherë ndodh qe të kërcënon jo me ligjin e arsyes, por me ligjin e privilegjit.
Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e së drejtës EULEX, arriti në Kosovë me ftesën e institucioneve të Republikës së Kosovës, në mënyrë qe të zbatoj ligjin dhe drejtësinë në përgjithësi. Ne web faqen e këtij misioni thuhet se synimi kryesor i tij është t’i ndihmojë dhe mbështesë autoritetet kosovare në fushën e sundimit të ligjit, posaçërisht në fushën e policisë, gjyqësisë dhe doganave. Qëllimi i misionit po sipas kësaj web faqe nuk është të sundoj apo të administroj në Kosovë. Ky është një mision teknik i cili do të monitorojë, udhëzojë dhe këshillojë përderisa do të mbajë një numër të kufizuar të kompetencave ekzekutive. EULEX vepron në një kuadër të përgjithshëm të Rezolutës
1244 të Kombeve të Bashkuara dhe ka një zinxhir të njësuar komandues në Bruksel.
Ne njërën anë në faqen e EULEX-it në internet thuhet se qëllimi misionit nuk është të sundojë, ndërsa në anën tjetër theksohet se megjithatë ka kompetenca ekzekutive, gjë qe është kontradiktore. Edhe me keq se kaq, kur ky mision nuk na e njeh shtetin.
EULEX-i pas vendosjes në vendin tonë, çdo dite e me shume proklamonte vënien e drejtësisë dhe duke besuar qytetarët e Republikës së Kosovës se ndoshta vërtet do punojë për zbardhur krimet që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës, përkatësisht do të merret me reketizmin, pastrimin e parave, trafikimin e qenieve njerëzore, korrupsionin dhe format tjera të krimit të organizuar etj etj. Në ketë drejtim, kryeprokurori i EULEX-it Teo Jakobs me 3 nëntor të vitit të kaluar deklaroj se për pak muaj do të ketë edhe arrestime për korrupsion dhe krim të organizuar, mirëpo ndodhi saktësisht e kundërta e asaj që deklaroj.
Ky mision pasi u vendos në vendin tonë, filloj të nënshkruaj protokollet me Serbinë, filloj ti dënojë ushtaret e ushtrisë së lavdishme çlirimtare, gjegjësisht vëllezërit Arsim e Burim Ramadani, Arben kiqina, me pastaj dënojë edhe Rrustem Mustafen, Latif Gashin dhe Nazif Mehmetin, ku këta të fundit i dënuan me 13 vjet burg dhe të gjitha këto dënime u benë me qellim të etiketimit dhe njollosjës së vlerave të luftës së UCK-së.
Kurse tanimë së fundit është rifilluar edhe gjykimi i motivuar politikisht kundër liderit të Lëvizjes “VETEVENDOSJE” Albin Kurti dhe pikërisht riaktualizimi i këtij procesi është fyerje për të gjithë ata shqiptar qe kemi pa me sytë tan se çfarë ndodhi me 10 shkurt 2007, kur rrugët e Prishtinës u lanë me gjak nga policia e UNMIK-ut.
Tashmë dihet fare mire se ata qe ishin fajtor për ngjarjet e 10 shkurtit 2007 janë policet rumune të cilët jo vetëm qe ikën nga vendi i krimit, por edhe u dekoruan në vendin e tyre për vrasjet që kishin bërë.
Gjyqet politike kundër ushtareve te UCK-së dhe individëve që mendojnë ndryshe nga EULEX-i përfaqesojnë dhune kundër lirisë së fjalës, kundër vlerave të luftës së UCK-së, kundër sakrificës së kombit për liri, kundër synimeve për bashkim kombëtar.
Misioni i EULEX-it, kur ka të bëjë me dënimin e shqiptareve është shume efikas dhe i shpejtë, ndërsa kur është fjala për serbet të cilët kanë kryer krime të luftës, kanë djegur pikat doganore, kanë vrare police ndërkombëtar dhe bëjnë kotraband dhe kriminalitet të organizuar i fut veshët ne “lesh”.
Një mision i tillë nuk i duhet Kosovës sepse është mision i (pa) drejtësisë, i diskriminimit, pabarazisë, i privilegjeve, sallatantit etj, dhe si i tillë nuk i duhet askujt e aq me pak vendit tonë.
Kosova ka nevoje për barazi, mosdiskriminim, liri të medieve dhe mbi të gjitha drejtësi.
Autori është student i fakultetit Juridik në studimet postdiplomike-Master, drejtimi civil si dhe absolvent në departamentin e shkencave politike dhe administratës publike të UP-së.
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 5 herete lumte vella po kjo nuk eshte vetem me eulexin po me gjithe europen se kur eshte ne pyetje kosova duhet mju permbajt standardeve e cka po di une e ne fund serbis i takon liberalizimi i vizave kurse kosoves ...... ndersa po ti degjosh thuajse ska njerez me te mire se ta dhe askush se don kosoven si ata, po kta jan qe kane bere kongrese ne londer e ne paris , etj qe i kane coptuar trojet tona. se turkine nuk po e dojme ne madje edhe po shkruajme shkrime e komente neper revista e web faqe duke i shtremberuar fjalet e ministrave turk per kosoven e shqiperine duke i dhene kahje qe po i konvenon europes lavire... vrapo kosove pas saj se ke me gjet ate qe po e deshirone europa e turkine anashkalojeni mare per juve kemi me mar vesh hala na se kush eshte evropa se skemi mar msim nga historia
Kushtrim, urime per shkrimin. Eshte tejet i qelluar. Vazhdo te shkruash, i mirepresim shkrimet tuaja...
SHKRIM I QELLUAR POR SIKUR TE CITOHEJ: LIDERIN PATRIOT MBAREKOMBETAR TE LEVIZJES VETVENDOSJA TE KOSOVES ALBIN KURTIN, ATEHERE SIPAS SHIJES TIME SHKRIMI DO ISHTE AKOMA MA I QELLUAR. KERKOJ MIREKUPTIMIN E AUTIORIT SEPSE FUNDJA UNE NJE KOMENTUES I THJESHTE JAM.
urime shkrimi kushtrim me te vertet esht nje shkrim i bukur meriton respekt te madh per gjith ket pun qe po e ben gjdo ditė e me shum asht nje tem shum e qelluar me te vertet edhe prekses sepse po i shohim te gjith qpo ndodh ne ks po te lumt ty
Po eshte e Vertet se e ka Shkrimin e Bukur se e ka shkru me Times New Roman