Ekzistojnë dy kategori njerëzish me të cilët ligji ka punë më së shumti. Mashtruesit e thjeshtë, dhe politikanët me pozita të larta, tribunë popullor. Ndërmjet këtyre dy kategorive njerëzish, është shtresa e gjerë e ashtuquajtura masë popullore e cila si një kope e dëgjueshme qethet edhe nga kategoria e parë edhe nga e dyta.
Duke i hedh një shikim shoqërish duam apo s’duam na imponohet pyetja se ka po shkon shoqëria jonë me turrin e saj që ka marr. Shekulli i kaluar kaloi me shtrëngata luftërash dhe me justifikime se çdo gjë që ndodhte ishte si pasojë e luftës. Njashtu sikurse politikanët nuk mund ta mbrojnë shkatërrimin e resurseve natyrore dhe ekonomike te shtetit të shkaktuara nga shkretimet e luftë ashtu edhe ne nuk mund ta mbrojmë rënien morale të shoqërisë, si pasojë e një akulturimi dhe shkatërrimi që po i behët esencës së shoqërisë, raporteve shoqërore, sistemit edukues, vlerave kulturore dhe institucionale dhe moralit si përcaktues esencial i raporteve ndër njerëzore.
Padyshim se nuk ka shoqëri në të cilën nuk ka kriminel, hajdut, mashtrues, vrasës, përdhunues, bixhozçi, etj. që bien ndesh me normat e sjelljes të vendosura në shoqëri. Shoqëria këta njerëz i sanksionon si njerëz të devijuar moralisht ose të sëmurë psikik. Varësisht nga klasifikimi që i bëhet atyre ata ose i dënon ose i shëron.
Mirëpo gjithnjë derisa këta njerëz janë pakicë nuk paraqesin problem të madh, por atë moment kur këta njerëz shndërrohen nga një fenomen negativ në një gjendje, atëherë ata nuk duhet të trajtohen vetëm si problem por si një gjendje alarmuese e cila kërkon ndryshim shoqëror dhe intervenim për sanimin e një gjendje të tillë.
Gjatë kohës së luftës dhe pushtimit nëpër të cilën kaloi Kosova ka patur shumë njerëz që vuanim nga uria por duruan dhe nuk lejuan që të sprovohen duke u dhënë pas të huajës. Ka patur edhe njerëz të tjerë që kanë bërë gërdi jo si shkak i mospasjes. Nga këtu mund të konkludohet se varfëria nuk është faktor që domosdoshmërish njeriun e shpie drejt plaçkitjes dhe krimit. Kjo në fakt është çështje karakteri, e jo i të qenurit i pasur apo i varfër. Edhe pas luftës njerëzit e ndershëm vazhdojnë përpjekjet e tyre për të luftuar fukarallëkun dhe mospasjen, por edhe pala tjetër, shfrytëzuesit e pashpirt vazhdojnë zanatin e tyre. Armët dhe uniformat janë zëvendësuar me kostume dhe ligje. Gjatë luftës me forcën e armës janë imponuar rregullat e lojës, tani kjo imponohet nëpërmjet ligjeve, ligje te cilat vet i sjellin dhe vet i shfuqizojnë. Pra kemi të bëjmë me modifikimin e metodave.
Politikanët gëzojnë imunititet përpara ligjit. Ekzistojnë dy kategori njerëzish me te cilët ligji ka punë më së shumti. Mashtruesit e thjeshtë, dhe politikanët me pozita të larta, tribunë popullor. Ndërmjet këtyre dy kategorive njerëzish, është shtresa e gjerë e ashtuquajtura masë popullore e cila si një kope e dëgjueshme qethet edhe nga kategoria e parë edhe nga e dyta.
Do të jetë shumë e rëndë për njeriun që të paraqitet si i pandehur para gjyqit. Mirëpo sot kanë filluar të ndryshojnë gjërat. Ajo që më parë konsiderohej turp ka filluar të shndërrohet në çështje prestigji . Më parë njeriu turpërohej për një gjë të tillë ndërkaq sot ai ngritet dhe lartësohet qoftë në post apo qoftë nga populli duke e cilësuar si një njeri të shkathët dhe te zot që di të shfrytëzoj situatën dhe të gjendet, pavarësisht se një gjë të tillë ai e bën në kurriz të tjerëve. I ndershmi disi ka filluar të konsiderohet i ngathët, ndërkaq matrapazi dhe mashtruesi shihet me admirim si njeri i shkathët.
Peshku qelbet nga koka
Është e logjikshme që të parët e popullit të jenë shembull në çdo aspekt, madje edhe në aspektin moral. Ndërkaq kur ndërlidhet forca dhe pushteti në maja atëherë humb niveli i moralit, ose fundoset në llumin e amoralitetit. P.sh. po të kthehemi ca vite prapa në kohë do të shohim se jo rrallëherë Milosheviçi qe takuar me krerët e Kishës Serbe. Madje është e çuditshme se edhe Vatikani ishte kundër ndërhyrjes së NATO –s në Kosovë, që të ndalej një luftë me përmasa gjenocidiale. Shumë parti ekstreme serbe arrijnë të fitojnë vota duke përdorur gjuhën raciste dhe shoviniste kundër shqiptarëve. Disa prej atyre që kanë bërë krime jo vetëm që nuk janë të denoncuar nga Kisha Serbe por madje ata kanë vazhduar të fshihen në Manastire Serbe për ti ikur gjykimit. Kisha Serbe vazhdimisht plason gënjeshtra për shtypjen e pakicës serbe në Kosovë dhe nuk ka denoncuar gjenocidin ndaj shqiptarëve, të cilin gjenocid ajo vazhdimisht e ka përkrahur. Madje shumë prej grupeve paramilitare dhe çetnikëve që kanë vrarë fëmijë, gra, pleq dhe civil të pafajshëm janë bekuar nga Kisha Serbe.
Është e pamoralshme të gjykohen kriminelët nga radhët e kundërshtarit duke i ngritur dhe lavdëruar, madje duke i bekuar fetarisht krimet sikurse ka vepruar Kisha Serbe, nën parullën e rremë të popullit të zgjedhurit të Zotit. Pas gjithë kësaj imponohet pyetja a është krimi, krim pavarësisht se kush e bënë apo krimi i tjetrit duhet gjykuar kurse i njeriut tënd duhet heshtur madje edhe lavdëruar. Por duhet të theksojmë se edhe përkundër manipulimeve nga njerëz të pandershëm, Islami nuk njeh një klasifikim të tillë moral: “Le të mos ju nxis urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë dhe frikësojuni Allahut. Pa dyshim, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë që punoni ju.” (El Maide: 8).
Amorali i njeh të gjitha, kurse njeriut të pafytyrë i shkon çdo gjë. Para ca vitesh pamë një dorëzim vullnetar të një numri kriminelësh serb të akuzuar nga Haga. Mbase mund të mendohej se më në fund ata kriminel kishin ardhur në vete dhe kishin vendosur të tregohen të gatshëm që të përballen me drejtësinë. Por puna qëndronte ndryshe, sepse këta bastard dhe kjo pjell e keqe përsëri kishte gjetur hesapin e vet. Parat e shumta që u jepeshin për aktin e dorëzimit vullnetar, sigurimi material i familjes, shkollimi i fëmijëve derisa ata janë në Hagë, paratë me bollëk që pranohen për mbrojtje, ishin shkaku kryesor për dorëzim vullnetar. Madje nëse këta kriminel do të pranonin krimet e bëra do të gjykoheshin më pak ose me gjykim minimal. Prandaj veprimi i tyre “moral” i dorëzimit është plotësisht logjik dhe në harmoni me moralin e tyre.
Mbase ndonjë njeriut do ti vinte keq se s’ka çfarë të pranoj dhe që të shkonte fare rehat dhe si ma mirë në Hagë. Kjo ngase ai pas një kohe do të lirohet dhe ti kthehet jetës së zakonshme.
Pyetja është kush është faqezi që të pranojë parat e zeza për krimet e zeza dhe që më pas të marr guximin të dal para njerëzve publikisht. Njerëz të këtillë mjerisht ne kemi gjithnjë e me shumë.
Ndërkaq, nuk është për ngushëllim, por është për tu krenuar, për atë që ka moral dhe arrin te jetë i pastër. Muslimani duhet të jetë i këtillë. Historia nuk është e verbër sikurse drejtësia e kësaj bote. Ajo të gjitha i shënon e edhe melekët të gjitha i regjistrojnë. Padyshim se edhe atëherë kur ne s’do të jemi do të jetë morali dhe padyshim se ne botën tjetër secili do të jap llogari për veprat e tij para të Drejtit Absolut.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 4 hereHallall, Ajni SinaniNe fakt , njerezit i dijne keto realitete qe Ti shkruan, por, gjithashtu eshte fakt se Bukuria dhe Ambelsia qe i jep Ti shkrimit dhe realiteteve jane aq te mirepritura dhe te nevojshme te na i servire nje Njeri me kualitete brilante sic Une te gjykoj Ty. Shkurt, kena nevoje per kesisoj shkrimesh dhe interpretimesh te gjalla dhe te ndershme.
I DASHUR AJNI. mos te ka ardhur keq qe kam thene qe njerezit i dijne keto realitete..... NATURISHT DUHET KUPTUAR NE NENSIN LOGJIK
selam alejkum i nderuar Mehdi!Ju falenderoj per komplimentet ... po mundohem qe sado pak te jap ndihmesen time ne aspektin e fese dhe shoqerise sone.Me selame e respekt,Ajniu
I nderuari Ajni vazhdoni edhe mė tejė se pėr Zotin tė tilve sė paku duhet kujtuar e jo tė heshtim pėr ēfardo tė keqe e cila na rrethon.Ju pėrshendes me Selamualejkum!