Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Mos u frikėso, nuk tė dhėmbė!

Autor: Gentian Jetishi E premte 18 Qershor 2010 12:32 PM

 

Me padurim e presë e lotët me rrjedhin vetëm kur e kujtoj atë. Është i veçantë e sa mall kam për të. E kujtoj qysh nga fëmijëria, secilën herë më ofron emocion dhe ndjesi të veçantë. E di mirë zemra ime këtë por këtë e dinë edhe zemrat e shumë të tjerëve .

E si mund të i frikësohesh ti?!

‘Nuk e dijë a do të mundemi me agjëruar sivjet, do të jetë vapë e madhe, e unë shëndetligë .... ‘

A nuk dëgjojmë shumë shpesh arsyetime të tilla , të cilave arsyetime nuk u beson askush, por si rezultat e modestisë askush nuk u thotë të tillëve se po gënjeni.

Por nëse vetëm një herë, një moment zemra dhe mendja jote ndalen dhe meditojnë në natyrshmëri të pastër njerëzore dhe si rezultat i kësaj në zemrën tënde vendoset një dëshirë për të provuar emocionin e agjërimit – të abstenimit kohor nga disa gjëra për hir të Zotit , atëherë kujdes ... mbaje të gjallë këtë shkëndijë të shpirtit dhe shpëtimit tënd.

Bë shumë kujdes , ruaje nga pëshpëritjet e ‘të larguarit nga Mëshira Hyjnore’ , mos e lë të torturoj , mos u beso qindra barrierave që të i vë në kokën tënde, se kinse ti nuk mundesh – ama ti mundesh , kujto munden fëmijët shumë të vegjël të agjërojnë e lëre më ti që ke bërë gjithë këto vite e që je burrë.

Mos i beso kur në mendje të sjellë mendimin se ti je shëndet ligë – kujto se Agjërimi i Ramazanit është operacion pa thikë.

Mos i beso që mundohet të frikësoj me vapën e madhe , se nuk qëndron aspak sepse ti nuk ke për ti bartur njëqind kilogram në shpinën tënde nëpër shkretëtirë , por do të agjërosh si çdo ditë të zakonshme , nëse ke mundim nga rrethanat që nuk varen nga ti sigurisht që ke shpërblim shumë më të madh tek Allahu yt.

Pejgamberi Muhammed a,s, ka thënë: 'Agjëroni një ditë të nxehtë në këtë botë, për një ditë kur nxehtësia do të jetë e shumë e madhe'.

Megjithatë ti vendos! Agjërove apo nuk agjërove ditët e tij ikin shpejt, shumë kush e fiton Xhenetin – Parajsën e premtuara të Allahut, kujto shumë kujt i pranohen lutjet në këtë muaj , mos e privo vetën nga shpëtimi sa kohë që je lodh nga kjo botë dhe e dinë se domosdo do të vij një Ditë e Drejtë.

Omeri r.a. ka thënë: "Mos u privoni nga bota për shkak të ahiretit, as nga ahireti për shkak të botës. Përpiquni t’i përvetësoni të dyja botët!"

Kështu si porosit Omeri r.a. kjo është qasja e njerëzve të mençur, kështu veprojnë ata që e kanë shijuar ëmbëlsinë e besimit dhe kanë qasje të tille shkencore, sepse nuk mund të i thuash ndryshe kësaj thirrje për ekuilibër që është edhe porosi e Islamit.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com

Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve