“Sikur ai (Muhammedi), në mënyrë të rreme, të na kishte vesh ndonjë fjalë, Ne do ta kapnim atë për dorën e djathtë. Pastaj me siguri që do t’ia prisnim damarin e qafës. E askush prej jush nuk do të mund ta mbronte.” (El Hakka: 44-47)
“Kurse profeti që do të kishte guxim të fliste, i tradhtuar prej pacipësisë, në emrin tim, çka unë nuk i urdhërova të flas, ose flet në emër të hyjnive të huaja, le të vritet". (Ligji i Përtërirë: 18/20).
Njeriu e ka të lindur ndjenjën e adhurimit dhe nuk e ka fituar si rezultat i ndikimeve të jashtme. Megjithatë, faktorët e jashtëm mund të luajnë rol pozitiv por edhe mund ta afektojnë dhe fikin këtë dritë të brendshme. Nga dyshimi drejt besimit të vërtetë duhet të përshkohet një distancë. Nga e pavërteta drejt të vërtetës duhet të bëhen hapa të guximshëm që të arrihet imani i thellë dhe bindja e paluhatshme. Njeriu, si krijesa më e përsosur në gjithësi, është i thirrur ta përdorë mendjen dhe arsyen e shëndoshë, që e ka amanet prej Zotit, në mënyrë që t’i rezistojë stuhive të detit të injorancës dhe padijes duke shfrytëzuar anijen shpëtuese, që të dalë i sigurt në breg. Vetëm kështu ai mund ta shpëtojë veten e tij dhe të fitojë kënaqësinë e Krijuesit në ketë botë dhe shpëtimin në botën tjetër.
Perëndia e Dhiatës së Vjetër zotohet dhe kërcënohet se nuk do të lërë të ketë profet të rremë, në mënyrë që të mos thotë “në emrin e Tij një gjë për të cilën Ai nuk e ka urdhëruar ta thotë”, prandaj ai profet i rremë do të vritet dhe do të mbytet me shpatë: “Prandaj kështu thotë Zoti për profetët që profetizojnë në emrin tim pa qenë të dërguar nga unë, dhe shpallin: "Nuk do të ketë as shpatë, as uri në këtë vend", këta profetë do të zhduken nga shpata dhe nga uria.” (Jeremia: 14/15)
Në citatet e sipër theksuara biblike thuhet qartë se profeti i rremë do të zhduket, pra do të mbytet. Prandaj shtrohet pyetja: në qoftë se vërtet Muhammedi a.s. ishte një profet i rremë, sikurse pretendojnë të krishterët, atëherë pse Perëndia nuk e vrau atë duke e çuar në vend zotimin që e ka dhënë në Bibël?! A mos Perëndia u tregua i paaftë dhe dështoi për ta vrarë atë?! Apo Perëndia gënjen?!
Madje, sipas asaj që thuhet në Bibël, Perëndia i dënon profetët dhe njerëzit e shtëpisë së tyre me dënimin më të rëndë të mundshëm: “Pastaj fjala e Zotit iu drejtua Jehuhit, birit të Hananit, kundër Baashas, duke thënë: "Të kam ngritur nga pluhuri dhe të kam bërë princ të popullit tim Izraelit, por ti ke ndjekur rrugën e Jeroboamit dhe ke bërë të mëkatojë popullin im, Izraeli, duke provokuar zemërimin tim me mëkatet e tij; prandaj do të zhduk Baashan dhe shtëpinë e tij dhe do ta bëj me shtëpinë tënde atë që kam bërë me shtëpinë e Jeroboamit, birit të Nebatit. Ata të Baashas që do të vdesin në qytet do t'i hanë qentë, dhe ata që do të vdesin në ara do t'i hanë shpendët e qiellit".” (Ligji i parë i mbretërve: 16/ 1-4).
Pra, a mos Perëndia dështoi në largimin e të keqes me mosdënimin dhe zhdukjen e Muhammedit a.s., familjes dhe shokëve të tij në qoftë se ai paska qenë një profet i rremë?! Pse Perëndia nuk veproi me të sikurse veproi me Baashas-in? Madje Zoti do të mund të akuzohej si i padrejtë për shkak se Ai, i ka mundësuar - sipas bindjes të krishterëve - një profeti të rremë të shtrijë ndikimin e tij tek një e katërta e njerëzimit!
Përsëri, si ndodhi që Perëndia të dënojë profetin e vërtetë dhe të mos dënojë një profet “që shtiret”, por ta shtyjë dënimin e tij për në botën tjetër, duke lejuar që ai të përhapë mesazhin e tij “të rremë” për 23 vjet dhe fenë e tij ta besojnë një e katërta e njerëzimit?!
Jo vetëm kaq, por statistikat botërore tregojnë se Islami është feja me përhapje më të shpejtë mbi rruzullin tokësor, kurse në vitin 2025 do të jetë feja e parë në botë.
Si mundet që një mashtrues të mashtrojë gjithë ata miliarda njerëz për 14 shekuj me radhë?! Prandaj, me plotë të drejtë, Thomas Karlajl pyet: “A mund ta pranojë mendja e shëndoshë njerëzore se kjo pejgamberi (e Muhamedit a.s.), të cilën e kanë pranuar miliona njerëz, të mund të jetë e sajuar apo mashtrim?! Sikur gënjeshtra dhe mashtrimi të përhapeshin në mënyrë kaq masive në botë, atëherë jeta do të ishte marrëzi dhe pa qëllim dhe më mirë do të ishte të mos ishte fare! A e keni parë ndonjë njeri që të ketë mundur të sajojë ndonjë fe dhe të ketë arritur të popullarizohet dhe të përhapet në këtë mënyrë?!”
Për rrjedhojë, në bazë të asaj që lexojmë tek Ligji i Përtërirë dhe Jeremia, ne konkludojmë se Muhammedi a.s. është i dërguar i vërtetë i Zotit sepse ai nuk ka vdekur i vrarë.
Krejt ndryshe ka ndodhur me Shën Palin Kedhabin/Gënjeshtarin që është vrarë, ashtu sikurse thotë Bibla se do të vriten profetët e rremë që nuk i ka dërguar Zoti.
Përveç kësaj, ne gjejmë se Muhammedi a.s. është i vetmi në mesin e pejgamberëve dhe lajmëtarëve të Zotit, së bashku me Davudin a.s., që Zoti ia ka hapur kryeqytetin e sundimit të tij në jetën e tij, ku ai hyri në Mekë si fitimtar dhe me dinjitet. Kjo nuk i ka ndodhur ndonjërit prej pejgamberëve përveç Davudit a.s.
Muhammedi a.s. nuk e zgjodhi Mekën për kryeqytet të mbretërisë së tij, sepse ai nuk ishte një mbret, por një lajmëtar dhe i dërguar i Zotit. Ai e la Mekën ashtu siç është,Qyteti i Zotit, Një dhe të Vetëm, dhe vazhdoi të jetojë në Medinë të cilën e nderoi me jetën dhe vdekjen e tij, selami dhe paqja e Allahut qoftë mbi të.
Zoti e mbrojti Muhammedin a.s.
“O i Dërguar! Komuniko atë që të është zbritur nga Zoti yt! Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke përcjellë Mesazhin e Tij; Allahu të ruan ty prej njerëzve...”(El Maideh: 67).
Realiteti tregon se Zoti jo vetëm që nuk e ndëshkoi Muhammedin a.s. por e mbrojti dhe e ruajti nga injorantët dhe mosbesimtarët. Një herë erdhi një beduin, i cili nxori shpatën e tij dhe tha: O Muhammed, kush të mbron nga unë? Pejgamberi a.s. i tha: “Allahu”. Beduinit filloi t’i dridhet dora dhe i ra shpata nga dora. Pastaj Pejgamberi i Zotit e mori shpatën dhe i tha: po tani ty kush të mbron nga unë?
Armiqtë e të Vërtetës Hyjnore u munduan ta vrisnin të Dërguarin e Allahut në shtëpinë e tij, në shpellë, gjatë hixhretit, në luftëra e beteja dhe në shumë situata të tjera. Por, sikurse është e ditur, ata nuk arritën ta vrisnin. Kjo ngase ai ishte nën mbrojtjen e Allahut, sikurse na thotë Krijuesi në Kur’anin fisnik: “O i Dërguar! Komuniko atë që të është zbritur nga Zoti yt! Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke përcjellë Mesazhin e Tij; Allahu të ruan ty prej njerëzve...” (El Maideh: 67).
Prandaj ai që nuk e beson Mesazhin dhe Pejgamberllëkun e Muhammedit a.s. në realitet është mohues i Zotit!
Falënderimi i qoftë Allahut i cili na ka bërë muslimanë dhe na ka lartësuar me Islam dhe kjo mjafton si mirësi. Sado ta adhurojmë Krijuesin tonë, madje edhe po të kishim me qindra jeta si jeta jonë, nuk do t’i dilnim hakut dhe ta falënderonim vetëm për një mirësi prej mirësive të shumta që na ka dhuruar neve.
Elhamdulilah, jemi të kënaqur që Allahu është Zoti ynë, Muhammedi a.s. pejgamberi ynë dhe Islami feja jonë.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 6 hereAllahu ta bafte drite kudo qe te vendosesh kamben o Ajni Sinani, burr prej burrit
AMIN!
Elhamdulilah qe jemi pjestare te ketij dini dhe pasues te njeriut me te madh nder njerez dhe pejgamberit me te zgjedhur nder pejgamberė. Autorin Allahu e shperblefte me xhenetul Firdeus. Nje shkrim me te vertete i qarte per ata qe shohin dhe kuptojne me zemer e jo vetem me sy e me mendje.
Artikulli eshte interesant dhe ka gjera qe bazohet tek ngjarje te ndodhura. Por mendoj qe menyra sic Ajdini e ka komentuar denimin apo mosdenimin e profeteve, nuk eshte e drejte. Se pari midis profeteve te DHjates se Vjeter disa prej tyre kane vdekur me vdekje natyrore dhe te tjere jane denuar nga ata qe nuk e pelqyen mesazhin e tyre. Vete Jezusi i paralajmeroi dishepujt e tij qe disa prej tyre do te vriten per shkak te besimit ne emrin e Tij. Nese Zoti thote qe do te ndeshkoje profetet e rreme, Ai e ben ne menyra te ndryshme, por kryesisht kjo vihet ne dukje ne mes te asamblese se atyre qe besojne ne Zotin Krijues. Ka shume fe ne kete bote me profetet e tyre, jo te gjithe prej tyre jane vrare apo ndeshkuar dukshem nga ne-kjo sdo te thote qe keta profete jane ne rregull. Bekime mbi ju!
Per tre vellezerit e pare: Alalhu na shperblefte gjithe neve muslimaneve me xhennet insha Allah.Kurse sa i perket komentimit nga i ndricuari me pak fjale do te thoja se edhe ajeti nga Kurani fisnik por edhe citatet e permendura nga Bibla thone se profeti i rreme do te mbytet dhe do ti pritet koka, dhe kjo ka ndodhur me shen Palin dhe me Museleme Kedhabin\Genjeshtarin qe e shappli veten per pejgamber. Per kete do te bej nje shkrim tjeter. Prandaj pyetja eshte shume e qarte pse nuk iu pre koka Muhammedit a.s. qe e shpalli veten per pejgamber, nese ai nuk ishte vertet i derguar i Zotit???!!!! .... dhe pse iu pre koka me shpate shen Palit dhe Museleme kedhabit????!!! Pergjigjja eshte e qarte sepse edhe Shen Pali edhe Museleme, ishin kedhab, pra mashtrues e genjeshtar me nje fjale profete te rreme. Per fund nese ju i ndriēuar jeni musliman paqja e Allahut qofte mbi ju e nese jeni jo musliman Allahu jua ndicofte mendjen qe te kuptoni te verteten qe ka sjelle pejgamberi i fundit, Muhammedi a.s. nga Krijuesi i gjithesise.
Per tre vellezerit e pare: Allahu na shperblefte gjithe neve muslimaneve me xhennet insha Allah.Kurse sa i perket komentimit nga i ndricuari me pak fjale do te thoja se edhe ajeti nga Kurani fisnik por edhe citatet e permendura nga Bibla thone se profeti i rreme do te mbytet dhe do ti pritet koka, dhe kjo ka ndodhur me shen Palin dhe me Museleme Kedhabin\Genjeshtarin qe e shappli veten per pejgamber. Per kete do te bej nje shkrim tjeter. Prandaj pyetja eshte shume e qarte pse nuk iu pre koka Muhammedit a.s. qe e shpalli veten per pejgamber, nese ai nuk ishte vertet i derguar i Zotit?! .... dhe pse iu pre koka me shpate shen Palit dhe Museleme kedhabit? Pergjigjja eshte e qarte sepse edhe Shen Pali dhe Museleme, ishin kedhab, pra mashtrues e genjeshtar, profet te rreme.