Personaliteti më i madh i botës, me meritën e të cilit gjinia njerëzore ishte nisur shtigjeve të ndriçuara në realizimin e të ardhmes së saj, pa dyshim është Pejgamberi i fundit i Zotit (xh. sh.) – Muhammedi (s). Pejgamberia dhe misioni i tij, që e pranoi nga i Gjithëdijshmi, vështrohen nga çdo kënd dhe nga çdo pikëpamje. Dëshira e fundit e çdo njeriu të urtë ka qenë që të lerë diçka të shkruar rreth personalitetit të Muhammedit (s) Dëshirën tonë këtë herë do ta përqendrojmë në Muhammedin (s) si shembulli dhe modeli më i mirë për tërë njerëzimin.
Krijuesi i gjithëfuqishëm u ka treguar njerëzve se feja është thesar i tillë, që nuk fitohet dhe nuk përjetohet lehtë. Muhammedi (s) që në fëmijëri e shijoi fatin e jetimit – humbjen e prindërve, pastaj me radhë edhe humbjen e farefisit të afërm – bashkëshortes Hadixhe dhe të gjithë fëmijëve, përveç Fatimës, e cila gjysmë viti pas tij u shpërngul në ahiret duke mos mundur të ngadhënjejë dëshpërimin e pafund për të et. Ndërsa pas pranimit të Shpalljes – gjatë 23 viteve të ardhshme, Pejgamberi (s) u ballafaqua me të gjitha fatkeqësitë e kohës dhe botës së atëhershme shkretinore. Kulmi i sprovimit për të dhe gjithë grupin e besimtarëve ishte Hixhreti. Krahas vështirësive dhe vuajtjeve që i përjetoi, Pejgamberi (s) asnjëherë nuk dyshoi në misionin dhe detyrën e tij fisnike të përhapjes së Fjalës së All-llahut (xh. sh.). Dyshimi është shkatërrim për shpirtin e njeriut. Ai e dobëson imanin, ia humb fuqinë njeriut dhe mund ta shpjerë në vetshkatërrim. Muhammedi (s) këtë e tejkaloi me fuqinë e shpirtit të tij kur’anor. Sa më të mëdha bëheshin pengesat aq më tepër i shtohej fuqia e tij, pikëshit ashtu sikur malet e mëdha kur i lëshojnë hijet e tyre të thella. Pejgamberi (s) bëri unjisimin e çdo force të shpirtit dhe trupit, gjakimet e mendjes dhe flakën e zemrës në një fuqi: të jetohet, të fisnikërohet bota dhe të ngadhënjehet e keqja në mënyrë që të jetë më mirë për të gjithë popujt. Thënë shkurt, jeta e tij është rrëfim i shkelqyeshëm përmes të cilit lexohet etika kulmore: bota ekziston për shkak të vëllazërisë, fetë vijnë që të bashkojnë, e Zoti paralajmëron që të pajtojë.
Fama dhe sukseset e tij pikërisht qëndrojnë në atë që i frymëzuar dhe i përshkuar me mësimin e Kur’anit, ai diti që në këtë botë fenomenale, e cila jeton me jetën e saj vetjake, ta gjejë vendin e vet, t’i harmonizojë dëshirat dhe përpjekjet e tij me rendin dhe ligjet që zotërojnë në botë dhe diti më së miri të zbatojë Fjalën e All-llahut (xh. sh.). I sinqertë, me tërë shpirtin e tij dhe me tërë qenien e tij i kthyer kah e Vërteta absolute, ai, njëkohësisht, qe i sinqertë dhe i kthyer edhe kah bota, e cila s’është asgjë tjetër vetëm se një shenjë dhe reflektim i asaj të vërtete që ai e përjetoi në mënyrën më të fuqishme.
Është vështirë të haset në histori një shembull i tillë i ekuilibrit jetësor sikurse është rasti me Pjegamberin e Islamit. Pejgamberi (s) ka qenë thellë i vetëdijshëm për këtë të vërtetë. Me plot të drejtë mund të themi se në atë pikëpamje ka qenë Kur’an i gjallë që ka punuar, ka vepruar dhe ka thirrur në Islam, shehadet, në të vërtetën, drejtësinë, dashurinë, barazinë, diturinë etj.
Është e pamundur të mos pajtohesh dhe të mos mbetesh i magjepsur para madhështisë së Pejgamberit (s). Nuk mund të mbetemi indiferent ndaj kaptinave, të cilat flasin mbi atë si bartës i moralit dhe karakterit të përkryer, si njeri, baba, bashkëshort mësues, edukator, shtetar, diplomat, ushtar, mik, dhe çka jo nga veçoritë dhe virtytet njerëzore. “Jam dërguar që të përkryej moralin njerëzor”, nuk janë vetëm fjalë, por edhe praktikë e përditshme e Muhammedit (s). Gjithashtu hadithi tjetër: “Jam dërguar si mësues” nuk janë vetëm frazë, por edhe realizim e mësuesisë në çdo të mirë njerëzore dhe fisnike.
Me sa u tha më lartë kuptojmë që kur është fjala për të zgjedhurit e All-llahut (xh. sh.) kemi të bëjmë me njerëz të cilët kanë poseduar veti mbimesatare, të cilat i kanë bërë të përkryer në formën njerëzore dhe se vetëm ata kanë mundur të jenë të zgjedhurit për detyrën që u është besuar nga Krijuesi i gjithësisë. Asnjë pejgamber i Zotit nuk e ka fituar detyrën e vet deri sa nuk ka flijuar pjesën më të mirë të jetës për luftë dhe përpjekje që ta përgatis veten për këtë. Gjithsesi secili pejgamber për muslimanët paraqet shembullin e përkryershmërisë njerëzore, pra edhe vet Muhammedi (s) paraqet si shembullin e përkryeshmërisë njerëzore, po ashtu edhe të asaj profetike dhe se në të dyja drejtimet reprezanton mishërimin kur’anor të të dy dimensioneve.
Vallë nuk është e arsyeshme që Kur’ani e merr për shembull më të mirë në çdo pikëpamje: “Ju keni shembullin më të mirë në Pejgamberin e All-llahut.” (33: 21) Ky imperativ i është drejtuar mbarë njerëzimit, veçmas muslimanëve. Sikur Muhammedi (s) të vendoste të jetonte si melek (engjëll) duke mospërfillur çdo gjë të këndshme, ky imperativ do të mbetej shkronjë e vdekur. Ai, pra, nuk është melek (engjëll), por njeri dhe njerëzve për pejgamber u dërgohen qeniet njerëzore. (Hud: 31).
Përvoja e Pejgamberit (s) sado që duket jo e zakonshme duhet vështruar si përvojë të përkryer njerëzore.
Qëllimi praktikë i këtij shkrimi është të përkujtojmë shumë çështje, të cilat na mundojnë në jetën tonë islame, të kërkojmë përgjigje në Kur’an dhe në shembullin e Muhammedit (s).
Shumë bashkësi të reja islame të cilat formohen anë e mban botës ku asnjëherë nuk ka pasur më parë, sidomos në të dy Amerikat dhe në Evropën perëndimore, atë veriore dhe qendrore, shpesh theksojnë, pyesin, brengosen se ata do të mund të shkojnë rrugës së formimit të xhematit si ka qenë në fillim të islamit, a do ta ndjekin shembullin e Muhammedit (s) dhe a do të shfrytëzohet xhamia në atë qëllim që e ka shfrytëzuar Pejgamberi (s). Ç’do të thoshim ne të cilët kemi lindur si muslimanë dhe të cilët jemi të udhëzuar në burimet kur’anore dhe sunnetike? A na brengos edhe neve fakti që në shumë çështje nuk jemi duke e ndjekur Pejgamberin (s)? Si duket ne msuliamët ende nuk e kemi kuptuar si duhet imperativin e parë të All-llahut (xh. sh. ) të shpallur në Kurr’an, i cili urdhëron: IKRE’ – Lexo, mëso. Fatkeqësisht, këtë imperativ kur’anor nuk e kemi marr me seriozitetin e duhur. Nuk e kemi kuptuar domethënien e saj, ashtu si e ka bërë vetë Muhammedi (s). Nuk ka besim pa përpjekje, pa angazhim, pa investim të fuqisë, pa hulumtim. Nëse dëshirojmë të gjejmë mënyrën më të mirë të mësim-besimit si për të rritur, ashtu edhe për fëmijë, por edhe mbi përgatitjen e nënës për punë islame me fëmijët, të pyesim si e ka bërë këtë Pejgamberi (s). Ai ka lënë jo vetëm përmbajtje por edhe metodat e punës , prandaj dhe All-llahu (xh. sh.) për të thotë: “Ti, vërtet, je në shkallën më të lartë të moralit”. (El-Kalem: 4), ndërsa ai për veten e tij tha: “Unë jam Pejgamber i të gjithë atyre që i kam mbërri dhe i të gjithë atyre që do të vijnë.”
Prandaj, kur të flasim mbi elementin e dytë të kelimei-shehadeit, mbi besimin se Muhammedi (s) është Pejgamber i Zotit, kur të flasim mbi të si shembull, të cilin muslimanët doemos duhet ta ndjekin, atëherë, pa-mëdyshje duhet ditur se kjo mund të shprehet dhe të vërtetohet në praktikën, jetën dhe veprimin e caktuar. Vetëm fjala, vetëm të deklaruarit e Kelimei-shehadetit, vetëm këndimi i salavateve nuk shpreh asgjë, nuk vërteton asgjë, nuk do të thotë kurrfarë qëndrimi. Solemniteti i synetimit apo mevludit ku servohet dhe konsumohet alkooli paraqet ironinë dhe fyerjen më të madhe të personalitetit të Muhammedit (s) Ai personalisht për vete nuk ka kërkuar asgjë, nuk lejoi t’i tregohej ndonjë formë e posaçme respekti. Nuk lejoi respektimin formal të përcjell me gjeste të jashtme duke thënë se ai nuk është mbreti romak as perandori persian.
“Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhëri e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhëroni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.” (El-Ahzab: 56)
Literatura:
1. Muhammed Hamidullah, Muhammedi a.s. (2), Sarajevë, 1983.
2. Ebul A’la el-Mevdudi, Ka razumevanju islama, Sarajevë, 1989.
3. El-Fahri, Muhammedov a.s. lik covjeka i borca, Tuzla, pa vit botimi.
4. Islamska misao, nr. 50/1983 Sarajevë.
5. Glasnik VIS-a, nr. 7-8/ 1971 Sarajevë.
6. Takvimi 1989, Sarajevë, 1989.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereJu lumt o mulla Vaidini vrtet po na pėrkujtoni me kėto tema shumė interesante tė Dashurin ton dhe Tė All-llahut xh.sh Zoti Ju shpėrbleft!