Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Mungesa

Autor: Qerim Isufi E hėne 11 Tetor 2010 13:45 PM

 

 

Pjesë e kaluar e ditës së ardhme, ditë e cila agon me freski, lumturi e harmoni në vete. Ti moj ditë e shoqëruar me mungesën e dritës sate, a thua do të ma huazosh një pjesëz nga mirësitë tua?! Me siguri se do të bësh një vepër të tillë, por pyes veten vallë a mundem të pranoj diç nga ato. Sidoqoftë, ndoshta edhe krijesat e vogla do më dhurojnë të ngjashme nga harmonia e sistemit të jetës së tyre. Sistem i cili nuk ka të bëjë me rastësinë, vallë ndoshta ajo harmoni arsyetohet me mbretin e botës siç do të shprehej autori i romanit “Pse”. A thua korbi i bardhë do të këndonte në vend, si dhe në kohë të gabuar?! Për të mos e lodhur lexuesin, legjenda do të ishte siç vijon: - Dallëndysheja kujdestare do të emërohet me “A”, i vogli i saj me “B” dhe e vogla e saj me “C”. Vallë, “B”-ja dhe “C”-ja do ta shpërblenin “A”-n me mos njohje e me harresë, pse jo edhe brengosjen e “A”-s muratore për të vegjlit e saj. Dallimi mes “B”-s dhe “C”-s nuk gjendet në relacionin e respektit apo dashurisë prindërore, por në aspektin socio-biologjik, në fushën e plotë të sensit apo më konkret në plotëkuptimin e fjalës. Por për habi “C”-ja shprehë respekt dhe dashuri prindërore më të madhe se “B”-ja.

Një ditë vjeshte e përcjellë me vapë, vapë kjo e cila nuk është frytë i temperaturës së lartë, por rezultat i depresionit i cili rrjedhë nga fushëbeteja ku luftojnë egoja ime, ndërgjegjja ime si dhe unë. “A”-ja doli nga foleja për të vizituar disa bylbyla që jetonin aty afër. Gjatë kthimit prej vizitës ishte e mbushur përlotë lot, lot të cilat ia peshonin gojën e vogël, e pse jo edhe gati ia bllokuan të shprehurit orale madje as që mundej t’i përshëndetë, por në vete sikur pëshpëriste duke pyetur veten: - vallë është e vërtetë se çdo fillim ka edhe fundin e vet, vallë o ju të vegjlit e mi, - mendoni për mua atë që mendoj unë për ju? A thua më shihni me ato sy që ju shoh unë? A thua do të zëvendësoni dashurinë prindërore me urrejtje shoqërore (duke i dëgjuar këngët e të tjerëve)? A thua amnistia do të zëvendësohet me amnezi? Po, po, në momentin e parë që kryen folenë gjërat e tilla janë të zakonshme. Megjithatë ajo që ia thuri folenë, e kishte kryer obligimin e vet, - i lumtë. Tani topi mbetet tek të vegjlit e saj.

Duke shfletuar fletët e bardha të mbushura me përshkrime të ngjarjeve, asnjëherë nuk hasa në krijim të perandorive nga perandoritë, por nga njëshi drejt dyshit, dyshi drejt treshit e kështu radhazi. Sidoqoftë, natyra e dallëndyshes e cila bartë fije të holla nga vende të ndryshme, vetëm e vetëm për të krijuar një kulm për të vegjlit e saj, flijimi i dallëndyshes “A” nuk vihet në dyshim, por sa herë që sheh të vegjlit e saj duke u rritur, zhvilluar, duke i mësuar notat, e pse jo edhe duke kënduar si dhe duke u ngrohur në vendstrehimin e vet, i shtohet dashuria prindërore ndaj “B”-s dhe “C”-s, ajo që është më sensitive është se natyra përplot me kanune ia ndaloi “A”-s t ia dëgjojë këngën, ta ledhatojë me dorën prindërore, të notojë diku thellë në lumturinë që “C”-ja do ta kishte shprehur përmes këngës magjepse. O ju shpendë të tjerë, e vogla ime apo siç e njihni “C” mos u habitni me sjelljen time ndaj saj, nga fakti se “C”-ja vërtetë është b… ime, b… e cila e kisha huazuar (huazim pa kthim) nga mirësia, sjellja, edukimi, perceptimi i saj ndaj botës së zogjve, e pse jo edhe ndaj vetvetes? Kjo është rrjedhojë e mungesës, apo siç do të ishte shprehur Ajnshtajni: “Evil is the absence of God in the same way that darkness is the absence of light and cold is the absence of heat” ( E keqja është mungesë e Zotit, njashtu errësira është mungesë e dritës si dhe të ftohtit është mungesë e të ngrohtit) Por ju o zogj, nuk e vëreni dot se në te ka një nur që shndritë, nur ky i cili nuk dhurohet madje as nuk falet, por krijohet nga thellësia e pastër e shpirtit të saj. Sa herë që “A”-ja largohet për të siguruar ushqim, aq më shumë i shtohet mungesa e ngrohtë e përkëdheljes, e dashurisë ndaj fëmijëve të vet. Gjatë mbarimit të pjesës më të ngrohtë të vitit “A”-ja fillon të përcjellë kalendarin, kalendar i cili është i panjohur ditërisht, por mundet ta deshifrojë vetëm në dy pjesë. Në pjesën e parë të atij kalendari kur ai vjen këtu, ndërsa në pjesën e dytë largohet. Gjatë largimit “A”-ja dhe “B”-ja do të fluturonin pa e marrë me vete “C”-n, megjithatë sa më larg syve aq më afër zemrës, “A”-ja do të brengosej për jetën e “C”-s, mbase ndonjë tufë grabitqarësh do ta sulmonin? Përderisa “B”-ja do të ishte brengosur, por jo për rrezikun e “C”-s, por do të kishte shprehur dëshirë për të kënduar e lozur në fole, fole e cila tani ishte diku larg.

Historinë mund ta ndryshosh, por veprat e historisë asnjëherë, përderisa veprat i kanë takuar të kaluarës , aty nuk ka fasadim.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 2 here
  • othello E premte 15 Tetor 2010 17:47

    I nderuar autor edhe pse nuk njihemi personalisht, materiali eshte konstruktiv si dhe mjaft domethenes.Te lumte vazhdo!!!!!

    Reply

  • C-ja E mėrkure 20 Tetor 2010 19:25

    syte nuk i perceptojne dot ndjenjat, po ti perceptonin, jame e sigurte se asnjeher s`do ndjeje mungesen e te vogles sate, sepse dhe ajo te ka pranuar ashtu sic e pranove ti ate, te ka vleresuar ne piedestal te larte saqe asnjeher nuk ngurroi te te therras b.... im!!.edhe pse venat tona jane te ngulfatura ne gjak, nuk eshte gjaku ai qe dirigjon harmonizimin e lidhjeve shpirterore, eshte nje fuqi qe mban peshe, roberon dhe trazon shpirterat tane te cilet fluturojne drejt foleve te cilat jane te mbushura me ngrohtesine e kujdesit e cila eshte perkedhelje me e embel, ngrohtesin e cila arrin atje ku rrezet e diellit nuk paten fuqine asnjehere te arrijn, asnjehere!!!

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve