Faktet se populli shqiptar në të gjitha gjërat kruciale të përmasave të mëdha jetike dhe të rëndësishme për fatin e tij, vërtet është shpërfaqur historikisht i vonuar; e tregojnë dhe e vërtetojnë edhe vet ngjarjet e kohës sonë, gjë të cilën më së miri e pasqyron ngjarja e vitit të kaluar, kur maqedonasit nxorën nga botimi enciklopedinë e tyre kontraverse, me të cilën fyen e nënçmuan edhe një herë si më keq që është e mundur identitetin tonë kombëtar.
Tek atëherë kur nga ana e shqiptarëve nisen reagimet kundër enciklopedisë, e botuar në krye me Blazhe Ristevskin nga Akademia e Shkencave e Maqedonisë, i mbarë opinioni publik shqiptarë gjithandej e kuptoi se diçka nuk është në rregull. E kuptoi se populli jonë shqiptar ende nuk e ka enciklopedinë e tij.
Pra, nuk qenkemi të vonuar vetëm në shtetformimin tonë, në shkrimin e gjuhës sonë, në konsolidimin e kombit tonë, por edhe në memorizimin e vlerave tona me peshë të madhe historike, kulturore, etnografike, antropologjike, etj. në një enciklopedi kombëtare.
Atëherë shtrohet pyetja, faji i kujt është tani që populli shqiptar ende nuk e ka enciklopedinë e vet? Përgjigjja prapë s’ka si të jetë ndryshe: Si në të kaluarën tonë më të largët, ashtu edhe në ditët tona, për të gjitha këto zvarritje të gjata nëpër nënstacionet përgjatë gjithë historisë, të cilat tej mase ndikuan negativisht në proceset e zhvillimit tonë të gjithëmbarshëm si popull dhe si nacion, faji është i vet shqiptarëve.
Si pasojë e pakujdesisë dhe e vonesës në hartimin e një enciklopedie, respektivisht të mos përkthimit të enciklopedisë Kamus Al-a’lam të Sami Frashërit në gjuhën shqipe (që e kemi cituar në shkrimin e mëparshëm “Ta praojmë fajin për dështimet tona historike”), populli shqiptar edhe një herë e pagoi çmimin e shtrenjtë nga përhapja e shpifjeve të enciklopedisë së akademisë maqedonase, e cila arriti të bëjë përhapjen e shumë gënjeshtrave në dëm të identitetit tonë kombëtar, me theks të veçantë në dëm të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni.
Prandaj, vonesa e hartimit të enciklopedisë në kohën tonë, njëherësh flet dhe na tregon se, po në të njëjtën mënyrë paraardhësit tonë, për fat të keq, janë vonuar përgjatë gjithë historisë dhe se nuk i kanë kushtuar kujdes as gjuhës ilirishte-shqipe, të cilën megjithëse e kanë folur, nuk janë përkujdesur që ta memorizojnë, respektivisht që ta shkruajnë atë.
Së paku deri më sot nuk e kemi asnjë dokument që dëshmon për gjuhën ilirishte të shkruar. Prandaj, po kështu, nuk është aspak çudi që dokumentet tona të para në gjuhën shqipe, janë shumë të vonshme në krahasim me ato të popujve të tjerë, edhe pse paraardhësit tonë në fakt janë populli më i hershëm dhe më i lashtë në kontinentin Evropian.
Si rezultat i mosshkrimit të gjuhës ilirishte nga paraardhësit tonë, dhe i vonesës tejet të gjatë të fillimit të shkrimit të vet shqipes, edhe vet alfabeti jonë u themelua tek atëherë, kur po thuajse shumica e popujve të tjerë veç më e kishin përmbyllur procesin e themelimit të shtet-kombeve të tyre. Ndërsa ne ende merreshim me alfabetin.
Megjithëse me vjen shumë keq, prapë e them pa u trembur se, po të mos ishin disa virtyte të larta morale-etike të te parëve tonë, si: Bujaria, besnikëria, zhgjuarsia, trimëria, nderi, mikpritja dhe disa zakone të tjera të mira, sinqerisht nuk e di së me çka do të mund të krenohej sot njeriu shqiptar për të kaluarën e vet historike.
Prandaj është qyqare, që për shkak të dështimeve tona historike dhe aktuale t’i fajësojmë të tjerët pa të drejtë. Mungesa e enciklopedisë tonë kombëtare, është fakt i gjallë për fajin tonë kolektiv. Nëse duam të përparojmë, duhet ta pranojmë se fajtor për dështimet tona jemi vet ne.
Kështu do të arrijmë të lirohemi nga faji, për të hapur rrugën e mundësive të përpjekjeve për të korrigjuar veten dhe defektet tona, këtu dhe tani, duke nxjerrë mësim prej lëshimeve dhe gabimeve tona të kaluara dhe të tashme.
vazhdon ...
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull