Para gjashtë vitesh, në vitin 2004, pas përfundimit të renovimit të sallës së Kuvendit të Kosovës, në hollin e këtij të fundit u vendosen tri piktura shqiptare.
Vendosja e këtyre tri pikturave u mirëprite nga qytetarët e Kosovës dhe nga shumica e deputeteve të Parlamentit. Atë botë këto murale nga deputetet serb të koalicionit “kthimi” u cilësuan si monoetnike dhe sipas tyre duhet të largoheshin nga Kuvendi i Kosovës, ku këtë e kërkuan nga Kryeparlamentari i atëhershëm Daci.
Z.Daci kategorisht e kundërshtoj një kërkesë të tillë të deputeteve serb, duke shtuar se Institucionet tona nuk janë të gatshme qe të fshijnë historinë kombëtare për arsye të dikujt.
Serbet e Kosovës në shenjë pakënaqësie me vendosjen e muraleve i bojkotuan seancat e rregullta të Kuvendit të Kosovës.
Dhe kur askush nuk e priti largimin apo mbulimin e muraleve , ndodhi mbulimi i tyre. Muralet “problematike” ashtu si u cilësuan atë kohë u mbuluan edhe pse Kryekuvendari kishte dhënë deklarata të forta se ato do të mbesin te paprekura.
Një veprim të tillë e përshëndeti administrata ndërkombëtare, përkatësisht shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri, i cili gjithashtu patë kërkuar largimin e pikturave nga holli i Kuvendit të Kosovës.
Mirëpo tani u bënë 2 vjet qe nga shpallja e shtetit të pavarur të Kosovës dhe institucionet tona duhet qe të sillen si organe shtetërore.
Në njërën anë duhet qe në mënyrë graduale të shtrijnë sovranitetin e vendit edhe në veri të Kosovës, ku në bashkëpunim me misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit (EULEX) të ndalin dukuritë negative qe janë prezentë atje, që nga kontrabanda, krimi e deri të arrestimi i bosave të krimit. Këto dukuri karakterizohen me një veprimtari dhe shtrirje të gjërë. Pra grupet e organizuara kriminale duke qen të mbrojtura nga segmentet e pushtetit serb krijojnë kapital të madhe dhe duke krijuar këtë kapital, me pastaj jo vetëm qe i shkaktojnë humbje buxhetit të Kosovës, por edhe ushtrojnë ndikime shkatërrimtare ndaj ekonomisë së vendit tonë. Aktiviteti i tyre manifestohet në tregtinë me drogë, në kontrabandimin e mallrave, në tregtinë me femra, në larjen e parave, në falsifikimin e parave dhe format tjera të rrezikshme. Këto grupe kriminale e kanë venë ligjin e xhunglës në atë pjesë të vendit, duke bërë veriun e Kosovës kampion të krimit të organizuar dhe kështu sfidojnë autoritetin e institucioneve të Kosovës. Prandaj institucionet e Republikës së Kosovës duhet të luftojnë me të gjitha mjetet e mundshme nëntokën kriminale në Mitrovicë, e cila ndihmohet nga Serbia.
Hapja e zyrës për regjistrim civil në Mitrovicë ishte një hapë para nga ana e institucioneve, gjë qe ishte mirëpritur nga qytetarët dhe duhet qe të mos prapësohen nga vendimet e tilla, por të vazhdojnë me progresin e mëtutjeshëm.
Kthimi i qytetareve shqiptar në këtë pjesë dhe ndërtimi i shtëpive të tyre, po ashtu të ndihmuara me mjete financiare nga Qeveria e Kosovës është një e arritur shumë e madhe.
Funksionalizimi i Gjykatave është hapi tjetër qe duhet të bëjnë institucionet tona, në mënyrë që të vendosin rendin kushtetues.
Ndërsa në anën tjetër Kryeparlamentari Krasniqi duhet qe t’i zbulojë muralet në hollin e Kuvendit të Kosovës sepse rrethanat politike janë të volitshme për një vendim të tillë.
Ato murale duhet të shohin dritën sepse nuk kemi nevojë të fshehim të kaluarën tonë të lavdishme për hatër të qarqeve të caktuara.
Dhe jo vetëm kaq, por duhet qe edhe fotografia e Komandantit legjendar Adem Jashari të jetë e vendosur ne të gjitha dikasteret e institucioneve të Republikës së Kosovës. Nëse duhet qe të jetë prezentë ndonjë portret në institucionet e Kosovës, atëherë, ai duhet të jetë portreti i legjendarit Adem Jashari.
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull