Gjendem mes uratës dhe kobit, ndaj s’di si të shprehem ndaj Evropës, t’i them të lumtë Evropë apo mallkuar qofsh! Po, po, lëvizjet të cilët po ndodhin më kujtojnë kohërat e para 50 viteve, kur të moshuarit rrëfenin shkuarjen e shqiptarëve në një vend kinse mysliman, (me arritjen e parë atje ata më nuk ishin shqiptarë) më kujtohen mallëngjimet, si dhe ndotjet e dhomave nga pirjet e duhanit, rrëfimet se si ishin përshëndetur me të shkuarit në atë shtet. Disa prej tyre thonin se një gjë e tillë fare nuk ishte kombëtare! Vallë ç’ndodhi në atë kohë, e kemi mjaftë të qartë, pra shumë familje shqiptare e zbatuan projektin e Çubrilloviqit, projekt ky i përpiluar në vitin 1936. Po, po, ajo ishte një kohë asimilimi i dhunshëm. Por, vallë tani si ta quajmë këtë asimilim, këtë zbrazje të shkollave, të qyteteve, fshatrave ...? Vallë si ta pagëzojmë këtë shitje të kafshëve, shitje të arit, ar ky i cili blihet për “qejf” e shitet për zor, e që shitja tregon hallin e madh të shitësit. Mund t`a pagëzojmë asimilim vullnetar? Kujt do t’i mësohet libri i nxjerrur nga zgjua, libër ky i cili mban emrin ABETARE. Kush do t’i mbrojë vendet publike nga vendosja e “granatave”? Vallë kush do t`i thotë “jo” ndërtimit të kishës në vend të xhamisë? Apo pastaj në vend të këtyre aktiviteteve gjallëruese, do të gjejmë kohë të përshtatshme për biseda të thata me goja të lëngëta për një ardhmëri më të mirë utopike, do të bëjmë fjalë për historinë tonë të “lavdishme” do të krenohemi me pishtarë e pashallarë që të gjithë agallarë e pallavrallarë që na sollën në këtë pozitë mjerane, do të merremi me dispozita rreth shkurtimit të pantallonave, të mjekrrës e të ngjashme, por para se gjithash të kota, ku prodhimi i vetëm do të jetë kotësia. Nëse vazhdohet kështu me zbrazjen e foleve të shqipes, pyesim kush do të kërkojë përgjigje se kush i merr 102 denar në muaj, para këto të cilët janë enkas për ndriçimin rrugor të komunës së Likovës (pagesa bëhet, por ndriçimin tërësisht e mbuloi errësira)? Kush do të ruaj e valëvitë shqipen e ëmbël, shqipe kjo e cila na është përcjellë me gjak e me lot!? Ju zotërinj të cilët jeni përgjegjës për të ndaluar këtë mjerim, nëse nuk ndërmerrni asgjë, keni pyetur ndonjëherë veten tuaj nga kush do të jeni të votuar, kujdes “i ngopuri nuk ia din të uriturit”, apo nesër kush do t’ju varros, duke e ditur se ju tashmë të gjallë na varrosët!? Ndoshta, ju nuk keni kurrfarë faji, nga fakti se ju kur kërkoni diçka apo më saktë ndonjë të drejtë, ai i cili duhet t’ju dëgjojë, fatkeqësisht në momentin e duhur ministrat marrin thirrje telefonike dhe gjatë përgjigjes së thirrjes (treni kalon). Por ju, nga kjo dëshirë e zjarrtë dështake, i ndërprisni kërkesat e juaja, e kam fjalën për popullin, sepse për ju, gjithçka është në rregull. Vallë a nuk është mëkat kjo zbrazje pa mbushje? Frikohem prej realitetit aktual dhe studiues se, kjo shpërngulje është vetëm fundi i fillimit. A thua sikur të mos ekzistonte termi shpërngulje do të ndodhte e njëra gjë? Po, po, shtrati i lumit nuk e formon lumin, por, lumi e formon shtratin. Mos të harrojmë se trojet ku nënës i thuhet nënë, e bukës bukë, dalëngadalë po mjegullohen. Kujdes kur mjegulla bie në një vend, aty bishat veprojnë sipas dëshirës së tyre. Kush nga këto zbrazje, ikje, asimilime ka dobi? Për momentin mendoj se dobia e vetme shkon në adresë të agjencive turistike, pse jo në këtë rast edhe aventuristike. Dobia tjetër e cila nuk është në pah, por do të dalë në shesh, është ditëlindja dhe ditëgëzimi i maqedonasve. Deri kur shqiptaret e vegjël do të jetojnë të shoqëruar me saspens, deri kur do të pyesin, “babi cili shtet do të na japë statusin azili”, deri kur do të ëndërrojnë lojëra në gjuhën shqipe, deri kur dhe deri kur?…, ku është fundi i kësaj, edhe pse në jetë fundin si fenomen nuk e dëshirojmë aq, por në këtë rast jemi të detyruar ta kërkojmë këtë fund pa mbarim, kush i thotë pra, kësaj MJAFT. Fundi i kësaj nuk është në kutinë e Pandorës, por gjendet në një fjalë, fjalë kjo e përbërë prej katër shkronjave. Deri kur nënat shqiptare me lot në sy e të përvëluar në shpirt do t’i përcjellin fëmijët, mbesat, nipërit e tyre në një udhë pa kthim. Vallë ku është çelësi i kësaj deri e cila shumë vështirë shihet!? Lus Zotin të jem gabim, megjithatë asnjë shtet nuk e krijon popullin. Çelësi i humbur nga qeveritarët, do të jetë i gjetur nga populli. Popull ky tepër i urtë e i qetë, popull ky i cili i pret katër shkronjat e arta që nga viti 0 e gjerë te viti 1991, pastaj për të vazhduar deri te frymëmarrja e këtij momenti. Këto katër shkronja të cilat qenkan shumë të rënda për t’u shqiptuar nuk marrin më shumë kohë se pesë minuta. Fundja, nëse njëri etnikum ka probleme me: mospranimin e kishë, me gjuhën si dhe me identitetin e vetë, atëherë pse ne prapë të bëhemi kurban të kohës? Ne të cilët deri në një periudhë të afërt ishim faktorë destabilizues!!!!! Sidoqoftë, ne ose jemi faktorë destabilizues ose jemi sakrificë ekonomike. Ndërsa etnikumi tjetër është më “katolikë se vet Papa”. Për të mos lodhur më tepër lexuesin më poshtë do të sjellë dy çelësa: Një shkrimtar (Quintus Horatius Flaccus) thotë: ”Carpe Diem” nëse kjo nuk ndodhë atëherë do të realizohet thënia e një Europarlamentari: bye-bye EU! Alternativë dhe zgjidhje tjetër nuk ka!
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 3 herepershendetje autor i nderuar,nji shkrim shum i qelluar pershendetje i autor i nderuar,shkrim shum i qelluar,sdi si ta shpreh mllefin qe e kam ndaj ketyre qe me qdo kusht po tentojn ta zhdukin at fjal te shkurter por te embel dhe e madhe,kisha pas deshir qe ata qe kan harruar emrat e vet ti lexojn edhe nga nji her me syrin e zemres dhe ta shohin se qka jan dhe kujt i takojn,referi eshte per te referuar lojen e jo per te shiquar nga publiku,te fillojm ndryshimin nga vetja,qe Allahu ta ndryshoj gjendjen e popullit ton,qevertitar te nderuar.
Deri kur, edhe DERI KUR-ja po e ben te njejten pyetje. Celesi i kesaj pyetje eshte ne dore te politikanve, te cilet vetem e mbajn ne dore, se cka mos me pyetni, dihet de celsatKomenti ishte reflektim i ketij shkrimi filozofik dhe tejet i kendshem, por ne brendesin e te kuptuarit mjat i dhembshem.
do ti varrosin ata te pa fet,ata qe ende nuk e kan te sigurt kombsin e tyre,ose me keqardhje e them se mundet te jen aq te verbuar ne syte e zemres sa qe mendojn se jan te pa vdekshem.popullin ma e bene te jen te vdekur per se gjalli por jo te vdekur ne vdekje,shqelmat e fundit jan me te rrezikshem athu qfar denimi do te jet?mos te mendojm vetem denimin e popullit por te mendojm ate me te madhen momentin e varrimit para kujt do te dali,mos te shiqojm madhsin e gabimit por urdherin e kujt poe thejm,edhe nese jeni ardh ne qeveri te mendoni nga kush jeni aty,kjo dashuri ndaj karriges qeveritare me ngjan me ate dashurin e akullit ne yllin qqe pranoi te shkrihet vetem per nji perqafim te yllit,dhasht zoti te jem gabim por me duket ashtu eshte pranuan asimilimin e popullit ame per karrige qeverit