Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Ndertimi i xhamiave nė shtetet jo-islamike dėshmon vlerat e demokracisė, por edhe kundėrshtarėt e saj

Autor: Nafi Baxhaku E hėne 6 Shtator 2010 14:31 PM

 

Nuk është Amerika vendi i vetëm në botë ku po ndërtohen xhamia, sikurse që është aprovimi i projektit për ndërtimin e xhamisë, qendres kulturore islame, afër Kullave Binjake, por se është një vend shembull i mirë për të gjitha shtetet e tjera, kjo është e vërtete. Natyrish se Amerika e sotme nuk është ajo e viteve gjashtëdhjeta. Prandaj Komuniteti musliman i Njuj Jorkut e Menhatanit kanë mundësin për tu ndier të lumtur për projektin e xhamisë. Nuk ka dyshim se kështu janë ndier edhe muslimanët tjerë, jo vetëm të Amerikës. Si mos të shpreh njeriu (myslimani) kënaqësi, respekt dhe admirim ndaj kryetarit Barack Obama i cili duke u deklaruar pro- projektit për ndërtimin e xhamisë tha: ”Si qytetar dhe si president, unë besoj se muslimanët e kanë të drejtën të praktikojnë religjionin e tyre ashtu si cdo njeri në këtë vend… Kjo është Amerikë, dhe përkushtimi ynë për lirinë e religjionit duhet të jetë i palekundër”.

Mesiguri të gjithë mysafirët e ftuar nga preidenti Obama për iftar në Shtëpinë e Bardhë, e kanë ndier veten të nderuar dhe të kënaqur për ate që kishin ndëgjuar nga presidenti amerikan. President i cili, duke e kuptuar se etiketimi ” terrorizmi islam” nuk i përgjigjet të vërtetës dhe i cili u dëshmua kontraproduktiv, urdhëroi revizionin Sigurimit nacional për strategji, që të hiqen të gjitha fjalët ( e kohes së administratës së G.Bushit) të cilat islamin e ndërlidhin me terrorizmin.

Po pra, Amerika është ajo superfuqi, kryetair i së cilës nuk heshti kur ishte në pytje ndërtimi i xhamisë, qender kulturore islame një ndërtes 13 kateshe në kuadër të së cilës do të ketë galeri arti, pishinë e palestër, me dhomë faljeje e meditimi e modeluar sipas shembullit të qendrave të komuniteteve tjera, në një qytet në të cilin në emër të Islamit në vitin 2001 ishte kryer krim i rënd.

Krahasoni udhëheqsit e Kosovës, sidomos ish-presidentin Ibrahim Rugova i cili favorizonte katolikët të cilëve iu kishte siguruar ndërtimin e Katedrales, kurse shqiptarët e besimit islam i injoronte. Prishtina mbeti pa një Qender Islame, por u bë me një Katedrale e cila së shpejti do të inaugurohet. Edhe Kosova e ka Kushtetutën, por …

Nuk është për tu befasur që shumë njujorkez e amerikanë e kanë kundërshtuar ndërtimin e asaj ndërtese në atë vend ku kishin humbur jetën afër 3000 mijë njerëz të pafajshëm, në mesin e të cileve kishte pasë edhe besimtarë muslima.

Amerika është vend në të cilin demokracin mundohen për ta shfrytëzuar për qellime ekstrmiste individ dhe grupe antiislame të cilat promovojnë islamofobin. Mirpo Amerika (në të cilën jetojnë më shumë musliman se që ka Shqipëria së bashku me Kosovën), e ka Kushtetunt e cila respektohet.

Lajmet, reagimet dhe debatet e nxehta që u shkaktuan në lidhje me ndërtimin e xhamisë në Nju Jork, ma kujtuan rastin e Katedrales katolike-politike në Prishtinë për ndërtimin e së cilës ideatoret e sajë kishin caktuar truallin në oborrin e shkollës ”Xhevdet Doda”, të cilën duhej rrënuar. Lexuesve iu kujtohet kur më 26.08.2005, me angazhimin dhe nën patronazhin e ish-Presitentit të ndjerë Ibrahim Rugova iu vu gurthemeli Katedrales katolike-politike, me cka organi shtetëror favorizonte fenë katolike. Si pasoj e një politike diskriminuese ndaj besimtarëve të fesë islame, Bashkësia Islame e Kosovës dhe shqiptarët e besimit islam ende po presi që kuvendaret lokal dhe ata qendërorë të mëshirohe dhe t’iu caktojnë një truall për ndërtimin e një Qendre Islame të Kosovë në Prishtinë. Kurse Imzot Dodë Gjergji në pragë të inaugurimit të Katedrales, pa i ardhur keq për vëllezërit e gjakut e të gjuhes të cilët po injorohen, thotë: ”Jemi të lumtur që këtë përvjetor e kremtojmë së bashku”. Po, por si mund të festojnë ata të cilëve ua keni lënduar zemrat dhe ndjenjat fetare, ata të cilët i keni përbuzur, ata të cilët po pretendoni ti konvertoni në të krishterë??? A nuk është kjo dyfytyrësi? Cka u bë me obligimin që kishte marrë Kisha katolike që së pari të ndërtojë objektin e shkollës të gjimnazit ”Xhevdet Doda”, e pastaj të filloj ndërtimi i Katedrales?

Po, edhe Kosova e ka Kushtetutën, por ajo nuk e ka një Obamë si ai i Amerikës.

Po më kujtohet edhe debati i zhvilluar vitin e kaluar në lidhje me ndalimin e ndërtimit të minareve në Zvicër. Edhe ky vend evropian ka Kushtetutën, por për të drejtat dhe jetën e 400 mijë myslimanëve të cilët përbëjnë afër 4,3 përqint të popullatës, duhej të vendosej me anë të votimit. Dhe, me anë të referendumit, të organizuar nga forcat e djathta populliste-ekstremiste, nga 54% të dalurve në votim 57% prej tyre i thanë ”jo” ndërtimit të minareve në shtetin e tyre që i thonë neutral. Zvicëranët vetë i dhanë një goditje pamjes multikulturole të Zvicrës duke e bërë ate shtetin e parë në Evropë që votoi kundër minareve. Zvicëranët të cilët kishin votuar e shprehen frikën, mosbesimin, dhe shfryne urrejtjen ndaj islamit dhe diskriminuan besimtarët muslimanë. Kjo ishte shkelje e të drejtave elementare të njeriut të garantua me Konventën evropiane. Ata që votuan nuk morrën parasysh faktin se muslimanët ishin integruar me kohë në shoqërin zvicërane. Ata dëshmuan islamofobin deri në racizëm duke i nxitur edhe të tjerët kundër muslimanëve dhe islamit në Evropë. Mesiguri ky nuk ishte mesazh i mirë. Mbetet të presim vendimin e Gjykatës së Strasburgut.

Unë jamë rritur në një qytet ku kisha e xhamia rrinë me harmoni të plotë përballë njëra tjetrës. Nga minarja e xhamisë thirrët ezani për namaz. Nga ana tjeter ndëgjohet zëri i kumbanës së kishës, dhe asnjëherë sikurse edhe sot, nuk i kanë penguar njëra tjetrës, nuk iu kanë penguar as shqiptarëve të besimeve të ndryshme. Kjo tek populli shqiptar ka qenë një tradit shekullore. Kjo na bën të lumtur, na mbush me rrespekt, shpres dhe optimizëm për një të ardhme të përbashkët dhe shumë më të mirë.

Për fat të keq disa shqiptarë islamofobista me qendrimet e tyre ekstremise e raciste janë duke e minuar këte harmoni dhe tolerancën nderfetare. Ata vazhdimish po nxitur urrejtje dhe përcarje midis shqiptarëve. Në lidhje me këto në vazhdimë do të bëjme fjalë.

Shqiptarët islamofobista paraqiten për ”të shpëtuar Evropën dhe Amerikën e krishtere nga Islami”

Referendumi i mbajtur vitin e kaluar në Zvicrër kundër ndërtimit të minareve i kishte gëzuar dhe trimëruar disa antiislamista shqiptar. Kështu ngjau gjatë këtyre javeve të fundit në lidhje me projektin për ndërtimin e xhamisë, qender kulturore islame në Nju Jork.

Shqiptarët islamofobista ushtarë të kryqëzatave të shek.XXI-të, vazhdimisht paraqiten me shkrime me përmbajtje dhe porosi antiislame në disa gazeta dhe web-faqe të zeza të internetit.

Nuk mendova në ekstremistin e krishter dhe antiislamistin e tërbuar Kasrtiot Myftarajn, i cili si qen i cartur vazhdimisht është duke shkruar kundër fesë islame dhe shqiptarëve të besimit islam. Ky islamofobist i terbuar me anë të shkrimeve që i boton në Gazeta Sot, si hijen e egër i sulmon intelektualët shqiptarë të besimit islam, nxit përcarje e armiqësi midis shqiptarëve dhe vazhdimish bën terror të vërtetë në opinion. Në lidhje me këte ka pas disa reagime por me armik i cili thotë:”Islami është armik i kombit shqiptar dhe bota islame e urren kombin shqiptar” (për cka nuk ofron asnjë fakt, asnjë argument) nuk mjafton vetëm reagimi. Të tillë ekstremist racista të krishtere të cilët nxisin vëllavrasje vendin e kanë në burg ose nën tok. Në këte shkrim nuk kam për qellim të bëj fjalë më tepër në lidhje me islamofobistin dhe racistin KM.

KMSH, ka bërë mirë që ka bërë kallzim penal ndaj Miftarajt, por për qudi Prokuroria e Tiranës ende nuk ka reaguar dhe, Kastriot mafiozi i cartur ende është i lirë dhe bën terror në opinion! Të shohin deri kurë.

Edhe në Shqipëri, sikurse në Amerik ka Kushtetut, por nuk ka amerikan për ta zbatur.

Janë edhe disa të tjerë shqiptar islamofobista si p.sh., Selim Hasanaj, Iliri Dardani, Vladimir Brucaj, etj. ekstremista katolik të cilët po nxisin përcarje, urrejtje dhe konflikt në baza fetare, jo vetëm, tek populli shqiptar. Ky i fundit është një ekstremist i krishtër dhe islamofobist i cili publikisht kërkon deislamizimin e Shqipërisë!

Këtyre racista me këte rastë iu preferoj që të lajmerohen argat vullnetar tek ekstremisti i krishter, islamofobisti holandez, Geert Wilders i cili po ndjek një politik fashishte kundër muslimanëve emigrantë të cilët jetojnë në Holand. Ne shqiptarët e besimit islam në tokat shqiptare jemi më shumë, jemi më të fortë në të gjitha sapektet dhe jemi të pa thyshëm.

Dihet se racizmi ka qenë dhe është i huaj për popullin shqiptar. Në Kosovë nuk ka asnjë parti politike e cila ndjek politikë raciste sikurse që është e djathta populliste ekstrmiste evropiane.

Shqipfolsat ekstremista sa herë që në opinion paraqiten qendrime kundër të drejtave të njeriut (konkretisht të drejtat fetare të besimtarëve musliman), qoftë në trojet etnike shqiptare, qoftë jashtë tyre, sikurse që është rasti i ndërtimit të xhamive, ata haptas shprehin primitivizëmin, fanatizmin, mostolerancën fetare dhe racizëmin ekstrem të llojit më të egër të mentalitetit ballkanas. Kjo është fytyra e tyre, fytyrë për të cilat këto kritika duhet t’iu sherbejnë si pasqyrë ku duhet ta shohin vetveten.

Shyqyr Zotit të mëshirshëm që të tillë shqiptarë islamofobista janë një numër i vogël i të humburve të cilët ma nipullojnë me disa fanatik tjerë të cilës s’kan haberë për Islamin.

Më ka pëlqyer mendimi i Faton Abdullahut i cili në lidhje me debatin për ndalimin e ndërtimt të minareve në Zvicër, kishte thënë: ”Nëse ka dicka që Evropa nuk mundi t’i mësoj shqiptarët, atëherë kjo është toleranca fetare”. (Bota Sot, 8 dhjetor ’09).

Kjo është një e vërtetë të cilës i gëzohen, jo vetëm shqiptarërt (njerëzit) e mirë, por edhe popujt tjerë miqë të kombit shqiptar të cilët për këte arsye po na duan dhe po na përkrahin.

Nuk është vetëm rasti i projektit për ndërtimin e xhamisë në Nju Jork, i cili shkaktojë debatë e që iu dha shkas për ta kundërshtuar (bile më shumë se vetë amerikanët të cilët i kishin humbur të afërmit e tyre në tragjedin e shtatorit të vitit 2001), islamofobisteve shqiptar.

Në lidhje me ndalimni e ndërtimit të minareve në Zvicër, islamofobisti Selim Hasanaj, në një shkrim thotë: ”Populli zvicërran e tregojë dinjitetin e vetë, ku jeni ju tjerët popuj të Evropës ? Për mua kjo është një mrekulli dhe u gëzova me epilogun e saj dhe këtë aspak nuk e mshf… Pra me këtë po sqarjojë se ato xhamija, ato përkrahje, ato improvizime islamiste që popujt ardhacak (harron Selimi zeza veten që është emigrantë në Norvegji v.i) dhe minoritet e besimit islam nëpër shtetet evroperendimore i bejnë sot, i bäjnë falë lidereve mafioz dhe njerezve që nuk dijnë se cka është vlerë as antivlerë. Që nuk dijnë cka është FEJA as antifeja”.

Merreni me mend një kosovar i humbur në Norvegji i akuzon, ofendon, dhe pretendon që ti mësojë evropianet e krishterë se cka janë vlerat. Burracak se jo mahi.

Një shqiptar nga një vend si Kosova, e njohur për tolerancë dhe bashkëjetes, solidarizohet me eksrtemistet e krishtere racista duke iu drejtuar Evropës si një zë i humbur në shkrettëtir. I ofendon liderët evropianë shtetet e të cilëve i kanë strehuar (së bashku me Selim zezen), me mija familje shqiptare. Kosovar i cili në të kaluaren nuk kishte mundur të bëhej musliman i mirë, dhe sot nuk mund të bëhet i krishterë i mirë, por thjesht një racist i cili ska lidhje me asnjë fe. Sikur të ishte besimtar i vërtetë katolikë, ai do të ishte shprehur në mënyrë të kulturuar e jo me paturpësi të skajshme prej injoranti ti ofendojë politikanët europian se ata, ”nuk dijnë se cka është vlera as antivlera”. Dmth. vlera Krishtenizm, kurse antilvlera Islami.

Kështu e kuptojnë dhe respektojnë deomokracinë islamofobistat e mjerë shqiptar të Ballkanit.

Ky farë islamofobisti me prirje raciste vetë e din se si e ka siguruar strehimin në Norvegji, kurse tani paraqitet si ”shpetimtar i Evropës së Krishtere nga Islami”, dhe thotë: ”Aferim popullit Zvicërran. Urime fitorja Evropë e Krishtër”. Po qfarë fitore është ajo e cila e shkel nenin 9 të Konventes evropiane me të cilën janë të garantuara të drejtat e njeriut?

Me të marrë urimin e Selimit katolikë Evropa aqë ishtë gëzuar saq ishte shkrrirë e tëra. Haj mede për ne. Këti ushtari të mjerë, të luftës së kryqzatave të shekullit XXI, Zvicëra e vogël i duket sa e gjithë Evropa. Shqiptar se jo mahi. Nuk e din i shkreti se besimtarët musliman edhe pa minare të xhamive munden me poltë sukses me i zhvillue të gjitha aktivitete fetare.

Megjithate të krishterët e vërtetë evropianë mendonin ndryshe nga Selimat islamofobista.

”JO”-ja e Zvicrës ndaj minareve kishte shkaktuar reagime të shumta. Vetë Selia e Shenjtë e kishte cilësuar ate si, ”Goditje e rëndë ndaj lirisë fetare”. Kreu i Këshillit Papal të Emigrantëve, monsinjor Antonio Maria Vegilo, kishte thënë: ”Nuk e kuptoj sesi mund të ndalohet liria fetare e një pakice ose një grupi përsonash të kenë kishën e tyre”. Ngjajshëm kishin reaguar edhe peshkopët zvicëran, të cillët me atë rast kishin treguar shqetësim e tyre në lidhje me rezultatet e referendumit kundër minareve, duke e cilësur ate si një goditje të fortë kundër lirisë dhe integrimit fetar.

Ministri i Jashtem suedez, atë kohë, president i radhës së BE-së, Karl Bild, për ”Jo”-ne e zvicëranëve deklaronte, ”Eshtë shprehja e një paragjykimi të theksuar dhe mbase edhe frike, por është e qartë se përbën një sinjal negativ në cdo aspekt dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim”, sipas radios shtetërore suedeze.

Të gjithë këta, sipas Selim islamofobistit, i cili po shtiret e bëhet më ”katolik se ata të Selis së Shenjtë”, qenkan ”mafioza”. Me shqiptar të krishterë (të cilët s’kan lidhje me fenë) nuk është mahi.

Selimi ankohet: ”Meqense shtypi norvegjez cenzuron shkrimet e mia unë moti nuk botojë në të përditshmet norvegjeze”. Haj medet që të gjithë norvegjezet qenkan bërë xeher.

Sigurisht se budallalleqe e një islamofobisti nuk mund të botohen në gazeta serioze të Norvrgjisë. Ato si të pista mund të botohen vetëm aty ku e kanë vendin, në faqen e internetit te ”zemra shqiptare”, zemër të cilën ata që e udheheqëin e kanë bërë zemër të zezë antiislame e cila po i hasmëron e përcan shqiptarët. Si e tillë nuk i boton reagimimet e mia, sikurse që ishte rastiti me reagimin kundër një shkrimi të islamofobistit, të konvertuarit në të krishterë protestant, Dr. Femi Cakolli. Tërë kohen qirren për Evropën e demokracin kurse praktikishi iu kundërvihen vlerave të tyre.

Selimit nuk i pengojnë vetëm minaret në Zvicër, por edhe xhamiat në Norvegji, si p.sh. ajo në qytetit Sarpsborg. Ai shqipatarët të cilët kishin kontribuar për këtë punë të vyeshme dhe tepër të dobishme për mergatën shqiptare për të ruajtur identitetin kombëtaro-fetarë, për të ruajtur gjuhen, traditën, zakonet, kulturën shqiptare, i quan, ”matrapaz dhe delikventat e ndryshem kriminel shqipfolsish që fatkeqësisht nuk po jan të pakt në Norvegji as gjetiu në Evropë”. (Zemra Shqiptare, 31.08.2009). Nuk e di se a e kanë paditur udhëheqsit e BI-me, për këto ofendime dhe qendrime ekstremiste dhe ofenduese.

Të njëjtit person vitin e kaluar edhe në vendlindje i kishin penguar xhamiat e ndërtuara në fshatrat, Pallaqanin e Crrcës, në Pallaqanin e Lubozhdes, në Rakosh. Ai thotë: ”U binda se talibanët ma nuk janë vetëm në Afganistan në birat e shkambinjëve dhe shpellat e atjehit, por ata ishin edhe rrugëve, ata ishin edhe në klasat e shkollave, ata ishin edhe në zyret e komunave të Drenasit. Kështu si duket asht edhe në Shqipnin e Sali Berishes…Sa për shqiptarët në Maqedoni as mos të flasë, ata veq moti ma shumë janë turq e arabomusliman se shqiptar”. Haj medet cfarë nasihatesh po na tregon Selim zeza i cili s’ka ku të mshifet nga talebanet.

Kështu ankohet dhe”diagnozon” antiislamisti Selim xhahil i cili e ka humb rrugen n’ oborr t’ vetin, dhe si i tillë iu shpallë luftë të gjithë shqiptarëve të besimit islam! Haj medet për islamofobistët që askund në këtë botë nuk po munden me gjetë rahati.

Vetëm në faqet ”zemra shqiptare” e zezë boton budallalleqet e islamofobistëve të sojave si, Selimi e Ilir. Ka edhe të tjerë islamofobista sikurse Gjergji, Vlladimiri, Ymeri dhe disa të tjerë ekstremista të krishterë të cilët po paraqiten si bajraktar të (së keqes), luftës kundër besimtarëve musliman dhe Fesë Islame, gjegjsisht kundër popullit shqiptar.

 

Vijon…

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com

Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve