Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Ndertimi i xhamive nė shetet jo-islamike dėshmon vlerat e demokracisė, por edhe kundėrshtaret e saj III

Autor: Nafi Baxhaku E hėne 22 Nėntore 2010 17:00 PM

 

Ka pas të drejtë Francesko Petrarka kur ka thënë:”Më shumë e dua njeriun e paarsimuar e të ndershem, se të arsimuar e të pandershem.”


Eshtë e ditur që plani për ndërtimin e xhamisë në Nju Jork ka nxitur reagime të shumta lidhur me liritë fetare. Disa njerëz ende nuk e kanë kuptuar se bëhet fjalë për Amerikën, vendin në të cilin nuk ka kompromis në lidhje me lirin fetare.

Islamofobisti Vladimir Brucaj, kundërshtar i deshmuar i fesë islame në lidhje me këtë kishte botuar një shkrim me titull: ”Amerika refuzon xhamine … dhe Islamin. Nuk e don shumica e njerëzve, nuk e don Amerika, nuk e don bota e lirë dhe demokratike.”

Kjo është një shpifje dhe cmenduri me të cilën Vladimiri, në emër të Amerikës, bënë propagandë anti-islame me qellim për të nxitur tek shqiptarët urrejtje ndaj Islamit dhe besimtarëve muslimanë në përgjithësi. Prandaj është një njeri i keq anti-shqiptarë.

Po e përseris, budallalleqe të tilla shkruajn anti-islamista të cilëve ua boton ”zemra shqiptare”, ”zemra e zezë” në të cilën paraqiten islamofobistat bajraktarët (flamurtarët) e së keqes. Ata me anë të shkrimeve kanë për qellim që në opinion të krijojnë një imazh të keqë për islamin. Prandaj është obligim i secilit shqiptar dhe musliman të vërtetë që t’iu përgjigjen me respekt armiqve të fesë e të kombit. Për këtë na obligon Zoti. Islami është forca e muslimanit të vërtetë, dhe vetëm si i tillë ai nuk mund të mposhtur nga askush dhe kurrë.

 

Nga e di ”vocrraku” Vladimir se bota e lirë dhe demokratike nuk po e don Islamin? Si, kur, dhe në q’mënyrë e paska hulumtuar opinionin e botës së ”lirë e demokratike” Vladimir islamofobisti? Ky anti-islamistë i dëshmuar në gusht të vitit të kaluar kishte botuar një shkrim tjetër të titulluar: ”Deislamizimi i Shqipërisë, një proces i pandalshëm historik”. Vladimiri, jo ai i dikurshmi i Rusisë, por ky i sotmi i Shqipërisë, është një ushtarë (kryqtarë) i deshtuar i luftës së pa shpallur të kryqzatave të shekullit XXI.

Nuk duhet të harron Vladimiri se askush nuk e detyron ”boten e lirë e demokratike” që ta don Islamin. Dhe, nëse me të vërtetë ndonjë botë është e lirë e demokratike, atëherë si spjegohet armiqësia e saj ndaj Islamit dhe popijve muslimanë? A kupton anti-islamisti Vladimir se nuk shkojnë së bashku demokracia, bota e lirë, dhe armiqësia-dhuna.

Sikur të ishte Vladimiri nga Amerika, do të ishte e arsyshme që të kishte paragjykime për Islamin dhe muslimanët, por Vladimiri ynë është nga një vend musliman dhe kjo e obligon që të tregohet më i ngritur, më i arsyshëm dhe më i kujdesshëm në paraqitje. Do të duhej të kuptonte se është koha e zgjimit islam /jo vetëm/ në Shqipëri, Kosovë, … Jemi popull shqiptar i cili jeton në shekuj me besimin islam dhe ky me Islamin ka ndikuar në formimin e identitetit fetarë. Prandaj e kemi nderin (dhe obligim) që ta ruajm identitetin fetar, ate kulturor dhe kombëtare, duhet ta zhvillojmë Islamin në tokën tonë-Evropë.

Kur presidenti i Gjermanisë, Wulff thotë: ”Islami i takonë Gjermanisë”, në të cilën jetojnë vetëm disa decenie pakicat e ndryshme të emigrantëve muslimanë, pse shqiptarët të injorojnë identitetin e vetë fetarë së bashku me Islamin shumëshekullor? Athua vetëm për hirë të disa islamofobistëve të sëmurë dhe disa katolikëve fanatikë të krishterë të cilët pa naqellojnë pas shpine? Kurrësesi jo.

 

Dhe sa i përket ndërtimit të Qendres Islame, në kuader të së cilës do të ketë edhe xhami, dihet se lejen e kishte dhën bashkiaku i Nju Jorkut, Bomberg Majer në bazë të ligjeve në fuqi. I gjithë opinioni është informuar se lidhur me këtë ka pas kundershtime, sidomos nga ata të cilët i kishin humbur të afërmit e vetë në atentatin e përgjakshëm të terroristëve anti-islamista nëntë vjet më parë.

Nëse Vladimiri qenka ndier i goditur për këtë ai ka mundur të shprehet ndryshe e jo të përdorë slloganin ”bitë e Allahut”. Kjo është një poshtërsi e tij. Të krishteret besojnë se Jezu Krishti (Isa a.s.) është biri i Zotit, kurse muslimanët besojnë se Isa është profet i Zotit, sikurse Muhamedit (a.s). Kush beson në Zot, në daq thuaj Allah, ai kurrë nuk vret njerëz civil të pafajshëm.

 

Duhet kuptuar se Islami nuk ka qenë i përfshirë në sulm terrorist por, disa keq-interpretues të Tij. Duhet kuptuar se sulmi nuk ishite kryer nga bota islamike me mbi 1.5 miliard muslimanë por, vetëm nga disa njerëz idenditeti i të cilëve nuk dihet. Dikush këtë e kishte kuptuar me kohë, dikush e kishte keqkuptuar pa qellim, dikush me qelli vetëm për të luftuar kundër Islamit, sikurse islamofobisti Vladimir.

Natyrisht se në Nju Jork, në vendin ku është paraparë të ndërtohet Qendra Islamike, kishte pas demonstrime të dy grupeve për ndarjen e të cilave kishin nderhyrë Forcat policore.

Nëse për këtë Vladimirin e paska kap merzia, ka të drejtë të shpreh mendimine vetë por, jo të paraqitet i njëanshëm dhe armiqësisht ndaj fesë islame dhe besimtarëve muslimanë.

 

Të keqpërdorish 3 mijë viktimat e 11 shtatorit për të nxitur urrejtje nda Islamit dhe muslimanëve, kjo është një lloj tjetër i terrorizmit. Nuk mund të luftohet terrorizmi me një terrorizëm tjetër? Duhet kërkuar shkaqet e tij dhe mënyra të tjera. Asnjë besimtari i cili beson Allahun, në daq thuaj Zotin, nuk e përkrah terrorizmin. Terrorizmi (të cilin të gjithë armiqtë e islamit po e (keq) përdorin për të bërë propagandë kundër Islamit) nuk ka fe, nuk ka kombësi, nuk ka as atdhe. Pavarësisht se kush e predikon, nxitë, sponzoron dhe kush e bën ate, terrorizmi për Islamin është i huaj. Anti-islamistat, qofshin këta individ, grupe ose shtete, vetë janë terrorista të cilët po i nxisin ”muslimanët” e Al Kaidës për kundërveprim. Dhe, nëse vazhdojn në këtë menyrë, nuk duhet të befasohemi nëse paraqiten veprat terroriste edhe në tokat shqiptare. Nuk thuhet kotë se, qeni i keq ta bjer ujkun n’torisht. Natyrisht se për këtë do ta mbajnë fajin dhe përgjegjësin kryesore të gjithë anti-islamistat shqiptarë, sidomos ekstremisti i budallafti Kastriot Myftaraj, i cili haptas po përdorë fjalorin e luftës kundër Islamit dhe shqiptarëve të këti besimi! Dhe, kur dikush të sulmon e të rrezikon duhet të vetëmbrohesh. Ju thoni kemi shtetin, Kushtetuten që duhet të na i mbojnë …? Po, por shteti laik në bazë të Ligjit ”Për Shtypin”e lirë, anti-islamistit Myftaraj po i lejon që sa herë të don mund ti shkelë të drejtat dhe lirit fetare të muslimanëve duke përlloqur të gjitha vlerat Islame! Ky njeri ekstremist i rrezikshëm e i pa fije morali vetë haptas provokon konflikte nderfetare dhe pastaj lexuesve të vetë iu fletë për do farë ”teza”! Natyrish se nuk është fjala pë kurrëfar tezash, por për kurthe dhelpërake të cilat Myftaraj në emër të ”shtypit të lirë” shqiptarëve po iu servon ”dinamit” për ta shndëruar Shqipërin në Libanin e viteve të 70-ta, ose në Irland Veriore. Se anti-islamistet e kanë humbur logjikën e shendosh dëshmon qendrimi ekstremist i Baki Ymerit, i cili e trimëron bashkëmendimtarin e vetë, K.Myftarin, duke e cilësuar si njërin nga ”bijt më të shtrenjtë të kombit”, në një vend me popullsi predominuese muslimane! Të nxisish terrorizëm me anë të shkrimeve, kësaj i thuhet të vrasish shqiptar (muslimanë) me anë të fjalëve të shkruara dhe njëherit të parapërgatisish terenin (dhe njerëzit) për terrorizëm i cili vret me armë vdekjepruese. Këto janë ”tezat” e parapërgatitura të islamofobistit Miftaraj për të derdhur gjak shqiptarësh. Kurrë mos u realizofshi ”tezat” (ëndrrat e zeza) të Myftarit dhe, qoft i malkuar ai shqiptar i cili nxitë konflikte nderfetarë. Kështu kishte vepruar shtypi i lirë edhe në kohen e Millosheviqit dhe pamë kasaphanën në B.Hercegovin ku të krishterët ishin kasap, kurse muslimanët ishin kurba. A kuptojnë islamofobistë se cka janë duke i përkaditur popullit shqiptar dhe njerëzve të tjerë të cilëve historia (Zoti) ua ka caktuar fatin që të jetojnë me ne?

Prandaj është detyrë e të gjithë njerëzve të mire që t’iu kundërvihen shqiptarëve islamofobista të cilët po nxisin mosdurim fetar, urrejtje, armiqësi dhe përcarje midis njerëzve.

 

Nëse, sipas Vladimirit, me 11 shtatorë të 2001 qenkemi goditur të gjithë ne (pjesërishtë pajtohem), dhe shtrohet pytja: Kush u godit (sipas Vladimir islamofobistit) kur në mars të vitit 2003 presidenti i Amerikes (mikes së kombit shqiptar), Xhorxh Bush dha urdher për të dërguar ushtrin amerikane për të pushtuar Irakun? Kush duhet të ndihet i goditur (sipas Vladimir islamofobistit), për122 mijë njerëzve të cilët gjatë këtyre viteve u vrarë në Irak?

Cfarë faji kishin 66 mijë (në mesin e të cilëve qinda fëmijë të pafajshëm), civil të vrarë në Irak? Kush duhet të ndihet i goditur për 3.771 ushtarë amerikan dhe të aleatëve të tyre në Irak? Po për 4 milion refugjat dhe dëmet materiale në Irak kush duhet të ndihet i goditur?? Kush duhet të ndihet i goditur për konfliktet ndermjet grupeve etnike dhe sekteve fetare në Irak, pa e përmendur Afganistanin ku Amerika për cdo vit paguan nga 100 miliard dolla për qellime ushtarake? A nuk janë këto, sipas Vladimirit, shkaqe të cilat nxisin urrejtjen e një pjese të popullatës muslimane (si viktimë) ndaj Amerikës dhe aleatëve të saj?

E din Vladimiri se, pas Rusisë dhe Arabisë Saudite, Iraku është vendi më i pasur me rezerva të naftës në botë. Nuk e kamë adhuruar Sadamin dhe regjimin e tij diktatorial. Amerika me aleatë e vet e me forcë Sadamit ia pushtuan vendin, e gjeten nënë tokë dhe e likuduan. Por, si është e mundur që ”bota e lirë e demokratike” ende nuk e gjeti të krishterin Mlladiq, kasapin e muslimanëve? Mos të flasim për regjimin terrorist të Izraelit i cili prej 1967 i ka okupar tokat e Palestinës… me përkrahjen e Amerikës. Dhe, udhëheqësit e shtetit terrorist, jo që i ndjek dikush për krimet e bëra ndaj civilëve, por lirshëm e vizitojnë Amerikën krishtere e cila po e përkrah dhe financon me miliarda dollar cionizmin, gjithashtu krishterë! Nuk ka rëndësi se kush e bënë, Amerika krishtere, apo forca e shtetit Amerikan.

Në emër të cilit Zot, në daq thuaj Allah, mund të shkaktohen (jo nga individ e grupe të devijuara, por nga udhëheqes të zgjedhur shtetërore) tragjedi me përmasa të këtilla? Kush duhet, sipas Vladimir islamofobistit, të ndihet i goditur për të gjitha këto pasoja (të ditura me kohë) katastrofike të pushtimit të Irakut për të cilat më hollësi flasin dokumentet të cilat i zbuloi gjatë këtyre ditëve WikiLeaksa? Të gjitha këto në botën islamike tek një përqindje të njerëzve, pa deshirën e tyre, me arsye nxisin urrejtjen ndaj Amerikës dhe Perëndimit.

 

Anti-islamisti Vladimir fryhet si quran dhe mburret me Amerikën duke thënë: ”Kjo është Amerika, një vend krishterë, jo musliman”. Po, pse të bëhet një krahasim i tillë, musliman e krishterë? Pse këto krahasime qellimkëqia të cilave iu vjen era mesjet? Kush ka dobi nga këto? Sikur Amerika të kishte qenë vend i vërtetë muslima kurrë nuk do të pushtonte popujt e lirë dhe nuk do të përkrahte shtetin terrorist sikurse që është Izraeli.

Po, Amerika është e krishtere ashtu cfare është. Gjithashtu shtetet islamike janë ashtu cfare janë, por jo vërtetë islamike të bazuara në burime islame. Prandaj po vuajn popuj të tërë.

 

Megjithate ka njerëz tëpër të mirë, të mdhej, të drejtë dhe shumë human të cilët nuk e keqpërdorin mendjen as Krishtenizmin për ti fyrë, provokuar, lenduar dhe dëmtuar të tjerët në baza fetare dhe racore.

Shembull, sociologu Norman Birnbaum, në një shkrim, ”Manhattan-i, xhamia, dhe kryqi”, thotë: ”Rrënimi i standardeve tona intelektuale e kombëtare nuk po njeh cak. Në botimin e saj të fundit, revista ”Forign Affairs” i lë hapësira të lira dy shkrimtarëv të sert ndaj Islamit, ku e perbashket e tyre është se nuk ia thekin fare për ceshtjen që shtjellojnë, edhe pse mund të thuhet se ”marrëzia e tyre është metodike”: po përfshihemi në një fushate këmbëngulse nga një pjesë e elitës son perandorake, në favor të luftës kundër Iranit”.

 

Cka të thuhet kur pas këti mendimi lexojmë: ”Për hir të së vërtetës, ndërhyrja (në Irak v.i.) ka pasur mekatet, dështimet, pasoja (ne i cekëm disa më lartë) të paparashikuara dhe po shoqërohet me jo pak dyshime për të ardhmen”, shkruan Robert Tait?

Kurse eksperti i studimeve paqësore nga Universiteti Bradford në Angli, Paul Roxher thot se rezultati i kësaj lufte (në Irak) është krejt ndryshe nga se është pritur në mars të 2003-es.

 

Marrë këto parasysh shtrohet pytja se, athua cka do të ndodhte nëse Amerika krishtere (e Vladimir islamofobistit), me Izraelin e krishtrë terrorist do të sulmojnë Iranin? Unë mund ti paramendojë pasoja e një agresioni të tillë prandaj (pa pëlqimin e Vladimirit) thëmë, poshtë krishtenizmi i tillë së bashku me Izraelin e Amerikën!

 

Amerikani Michael Moore, përndryshe regjisor i njohur dhe i dekoruar, në një shkrim thotë: ”Nëse xhamia nuk ndërtohet, atëherë kjo nuk është Amerika”.

Nuk janë të vetmit këta shembuj të mirë të cilët dëshmojnë se Amerika ka njerëz të cilët dëshirojnë të jetojnë me vlerat humane njerëzore, njerëz të cilët i respektojnë dhe i mbrojnë të drejta fetare. Kështu veprojnë njerëzit të cilët e kuptojnë fenë dhe rëndësin e saj për jetën e njerëzëzve dhe paqen në përgjithësi.

Në emision televiziv ”The View”, temë e së cilit ishte ndërtimi i xhamisë, udheheqësi Bill O’Reilly kishte ofenduar muslimanët duke thënë: ”Muslimanët na mbyten me 11 shtator”. Për këte arsye artistja, humoristja dhe aktivistja politike Whoop Goldberg , duke thënë ”Jo! O Zoti imë!”, ishte larguar nga ai emision televiziv.

 

Vladimiri islamofobist lavdërohet se: ”Ne Florida nje kish protestante, pervjetorin e nente te tragjedise se 11 shtatorit do t’ia kujtoje duke djegur librin e Kuranit neper sheshet e qytetit”.

Ndoshta kështu do të kishte vepruar (sikur të guxonte) edhe tradhtari i fesë islame, Fehmi Cakolli, pastori i kishes protestante në Prishtinë, për t’ia bërë qefin Vladimirit dhe disa shqiptarëve të tjerë islamofobista, sikur mos të ishte në pytje frika dhe realiteti në Kosovë. Konvertimi është e drejtë e secilit dhe ceshtje përsonale, por jo për të bërë propagand kundër Islamit, sikurse që kishte vepruar pastori Cakoll.

Kosova është vend me popullsi me shumicë (predominuese) muslimane, Kosova është vend në Evropë, por është e natyrshme që i takon edhe shteteve islamike dhe e ka vendin në OKI, sikurse Shqipëria ku te dya së bashku në të ardhmen fuqishëm do ta thonë fjalën e tyre në favor të harmonisë dhe bashkëjetesës në Rajon, Evropë dhe në botë. Këtë e presin nga Shqiptarët të gjithë miqtë tanë.

Këtë e theksva me qellim që të kuptojnë fanatikët dhe naivet anti-islamista se në tokat shqiptare, Islami është faktor paqe i pa zëvendësueshëm edhe jashta kufive kombëtarë.

Natyrisht, për këtë duhet punë, dhe për punë të mira e të ndershme duhen njerëz të ndershëm e të guximshëm, duhen njerëz të zot e të drejtë.

 

Ti kthehemi temës. Eshtë e pakuptueshme që anti-islamistin Kastriot Myftaraj, i cili në disa shkrime gjatë muajit maj, qershor të këti viti haptas kishte shkruar shpifje, gënjeshtra, kundër Islamit dhe provokime, ofendime, fyrje e nënqmime ndaj shqiptarëve muslimanë, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor e Tiranës, nuk e kishte shpallur fajtorë! Kjo dmth., krimi është i kryer, krimineli është i lirë! Rrnoftë Shteti laik me prokuro të cilët së bashku me anti-islamistat po e ”minojnë” realitetin dhe qetësinë multifetar në tokën shqiptare! Kjo për shumë arsye është e padrejtë dhe tepër brengosese.

 

Nuk duhet të lejojme që zërat anti-islamista të janë të lirë për të na fyrë në baza fetare, për te na ofenduar, terrorizuar, hasmëruar, përcarë, e ndarë. Liria e fjalës dhe e shtypit nuk munden të (keq përdoret) në vazhdimësi për të luftuar Islamin në tokat shqiptare ku ka Kushtetut.

 

Natyrisht, Amerika është krishtere por, jo ashtu sikurse e shehë dhe mundohet të na e paraqet rrejshëm islamofobisti Vladimir.

Presidenti i Amerikes, Obama theksoi: ”Ideja se ne do ta djegim librin e shenjtë të një besimi tjetër, është në kundërshtimi me vlerat, të cilat mbron ky vend ... Ata (terroristët v.i.) ndoshta duan të krijojnë konflikt mes besimeve (gjë që po me këmbëngulje po kërkojë anti-islamistët shqiptar v.i.) të ndryshme fetare, por si amerikan ne nuk jemi dhe kurr nuk do të jemi në luftë me islamin. Nuk ishte një fe ajo që na sulmoi ate ditë shtatori. Ishte Al Kaida, një grup njerëzish që fyejn religjionin.”

 

Vladimirn aq e ka verbuar urrejtja ndaj Islamit saqe dyshon edhe në sinqeritetin e fjalëve të presidentit Obama. Bile mundohet për ti treguar atij se cfarë kompetenca ka si president dhe thotë:”Sigurisht qe nuk eshte ne kompetencat e presidentit amerikan te vendos se ku dhe kur duhet ndertuar nje objekt fetar.”

I mjeri Vladimir që nuk ia din hallin vetes. Kur një president i Amerikës krishtere kërkon paqe me Islamin, kush jeni ju disa shqiptar ekstremista mendje krisur të hipnotizuar nga urrejtjet që merrni guxim dhe i shpallni luftë besimit islam, besimit të një populli të tërë??? A keni bërë llogarinë?

 

Do të ishte më mirë dhe më e drejtë sikur Vladimir islamofobisti t’ia kishte treguar kompetencat, derisa ishte gjallë presidenti Ibrahim Rugova, se a ishte në kompetencat e Tija që si president i Kosovës të angazhohej personalisht se ku, kur, bile pa lejendertimi të rrënohet një shkollë shqipe në qendër të Prishtinës, duhet të ndërtohej Katedralja Katolike (i thëm Katedralja politike) në Prishtinë. Ibrahim Rugova, si president ishte ai i cili, jo që i kishte perzier kompetencat, por kishte shkelur Kushtetuten e vendit duke u angazhuar për katolicizmin e duke injoruar e diskriminuar shumicën e shqiptarëve muslimanë të cilët kishin kërkuar (ishin refuzuar, edhe pse kishin donacionin disa dheta miliona dollar të siguruar për) një Qender Islame në Prishtinë! Këto qendrime ishin të padrejta, diskriminuese pasojat e të cilave populli shqiptarë i ka ndier, po i ndien sot dhe do ti ndi edhe në të ardhmen. Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë islamofobistët të cilët po e përkrahin dhe po bëjnë propagandë terroriste anti-islame, me cka po e dëmtojnë skajshmërishtë tolerancën (bashkëjetesën) fetare, jo vetëm, tek populli shqiptarë.

 

Vladimir islamofobisti po harron me qellim që Barack Obama është president i cili e ka mbrojtur Kushtetuten e Amerikës duke thënë:”Kjo është Amerikë, dhe përkushtimi ynë për lirinë e religjionit duhet të jetë i palëkundër”. Natyrisht, Obama i Amerikës nuk është sikurse ish-presidenti Mojsiu i Shqipërisë, i cili kishte përbuzur qytetarët duke i fyrë në baza fetare-islame. Ose ish-presidenti Rugova i cili asnjëherë nuk kishte vizituar ndonjë xhami muslimane, por vetëm kishat katolike. Cfarë porosi indirekte iu kishte dërguar shqiptarëve me sjellje të tilla i ndjeri Rugova? Kur kështu vepronin udheheqësit e vendit, cka të thuhet për popullin e shkret? Populli i cili i voton për të satën herë ata udheheqës të cilët e përbuzin dhe e shfrytëzojnë, dëshmon se është shumë larg rrugës së Zotit. Në Amerikë është ndryshe, dhe në këtë aspekt duhet të bëhemi si amerikanët.

Prandaj, edhe pse presidenti Obama është i krishterë, do të ishte mirë sikur udhëheqësit dhe lideret shqiptar (të besimit islam) të nxjerrni mësim nga veprimet e Tija dhe të bëhen besimtar dhe mbrojtës të të drejtave njerëzore e fetare, pa dallim, të të gjithë qytetarëve të Kosovës, të Shqipërisë… Në këtë mënyrë do t’ua mbyllnin gojën islamofobistave flamurtarë të së keqës.

 

Eshtë hipokrizi prej një kryqtarë luftetarë i kryqëzatave të pa shpallura të shek.XXI. që e lufton fenë e shumicës së populit të vetë, të na flet për vlerat e demokracisë amerikane dhe ”vullnetin e popullit sovran”. Po siku të ishte pyetur lidhur me Islamin, athua si do të përgjigjej populli sovra në Kosovë?

Për të deklaruar si Vladimiri se, ”Amerika, me pak fjale i thote jo Islamit (kur bëhet fjalë vetëm për një xhami v.i.) në territorin e saje, duke aboluar mundesine e bashkejeteses fetare me Islamin.”, kjo domethën duhet me qenë anti-islamist i ngarkuar me mentalitetin e budallavtë të provincializmit primitiv ballkanas, sikurse që është islamofobisti Vladimir Brucaj.

Vladimiri në fund të artikullit thotë: ”Amerika i thote jo Islamit, na takon ne te tjereve te vendosim nese, duam te jemi si Amerika apo jo. Cfarë budallalleqe prej islamofobiti.

Po, Vladimir. Ne, si popull, dikur ndoshta do të bëhemi si Amerika por, pa e tradhtuar Islamin. Ne si popull njihemi për besën e dhënë, por besimtarët muslimanë e kanë edhe një besë tjetër të dhënë, atë të besimit në të mëshirshmin Zot. Pradaj shqiptarët musliman do ta ruaj dhe zhvillojnë Islamin. Amerika e ka ditur se ne jemi vend me popullsi muslimane dhe na ka ndihëmuar që të clirohemi nga okupatori Serb.

” Kush jeni ju të tjerët”? Nëse guxoni paraqituni haptas para masave të popullit sovran me programet e juaja anti-islame, dhe do të merrni përgjigjen që meritoni. Mos u mshifni nëpër ”birucat” e faqeve të internetit dhe nëpër faqet e zeza të shtypit të pistë.

Jo more Vladimir islamofobisti. Nuk është Amerika e sotme ajo e kohes së Malcolm X-sit të viteve 60-ta, kur njerëzit me ngjyre nuk gëzonin të drejtat elementare. As Shqipëria, as Kosova e sotme nuk janë ato të kohes së Gjergj Kastriotit e të miqëve të Tij Cernojeviqet sllav të shek. XIV. Mundohu që të kuptojshë kohen dhe rrealitetin në të cilin je duke jetuar. Jetoni me botëkuptimet e juaja, leni njerëzit të jetojnë e të besojnë të lirë e në paqe.

 

Amerika, jo që e ka pranuar multikulturalizmin por ajo e mbron ate, i mbron të drejtat fetare edhe të 7 milon muslimanëve qytetar të saj dhe kjo dmth. se Amerika e pranon dhe e mbron Islamin. Në Amerikë ka 1900 vende (xhami) ku muslianët i luten Zotit, në daq thuaj Allahut. Kjo i bënë nderë kombit amerikanë.

Ne do të jemi si Amerika në të gjitha ato ceshtje të cilat e lartësojnë dinjitetin e kombit shqiptar por, pa u deislamizuar. Ne, si popull, do të jemi si Amerika vetëm duke e rrespektuar Zotin, Kushtetuten, punën. Vetëm duke i luftuar anti-islamistët fanatikët e të mjerë antikombëtarë si, Vladimirin, Myftarin, Bakiun dhe islamofobistët të tjerë të cilët në emër të nacionalizmit primitiv dhe të krishterimit (të cilin as që e prezentojnë, as që e rrespektojnë) po nxisin vëllavrasje tek shqiptarët. Të gjithë armiqtë e shqiptarëve dhe të Islamit do të dështojnë. Islami është faktor paqe, zhvillimi, uniteti, jo vetëm, për kombin shqiptar. Ti lutemi Zotit që të na ndihmoi të ecim në rrugën e Tij të drejtë.

Këtë shkrim po e përfundoj me një mendim (i bindur që nuk do ti pëlqej Vladimiri por së paku do ta nxisë të mendojë) të të madhit Imam Gazali i cili thotë: ”Kjo botë është vendmbjellje (kopsht) e botës së ardhshme (Ahiretit), prandaj nuk plotësohet feja, përvecse me këtë botë. Pushteti dhe feja janë të pandashëm. Feja është bazë (esencë), ndërsa pushteti është mbrojtës (rojtar). E cka nuk ka bazë, ai është i asgjësuar, e ai që nuk ka mbrojtës, është i humbur. Dhe nuk plotësohet pushteti dhe rregullimi, përvecse me qeverisje.” (Dr.J.Kardavi, Doktrina e shtetit në Islam).

 

Vijon…

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 5 here
  • Rexhep E marte 23 Nėntore 2010 15:41

    Es selamu alejkum...All-llahu tė shpėrbleftė me xhenetin Firdevs inshaAllah vėlla pėr kėt shkrim tė mrekullueshėm. Amin...E kam lexuar me plot zemėr dhe me durim prej titullit deri nė pikėn e fundit. Nuk ka se ēka tė hiqet apo shtohet, ja paske bo tamam 8:2 aferim tė qoftė. Tė dėshiroj suksese nė tė ardhmen edhe me tjera shrime tė mrekullueshme, dhe njiherit jetė tė gjatė dhe ēdo tė mirė nė jetė...selamat

    Reply

  • Iliri E diel 28 Nėntore 2010 1:53

    E lexova me kujdes artikullin dhe nuk pashe gje tjeter perveē se urrejtje. Me duket se keni marre nje detyre shume te rende mbi shpatulla, tu mbyllni gojen te gjithe gazetareve shqiptar. Ne vendet islamike, gazetaret vriten per tu mbyllur gojen, per kete arsye islami nuk shkon me demokracine. Une e kam lexuar artikullin e z. Brucaj dhe ne ate artikull, flitej per ate qe ishte duke ndodhur ne Amerike, dhe nuk kishte te sajuar asgje. Z.Baxhaku, duhet te flisni me shume ne emer te shqiptarise dhe me pak ne emer te islamit. I gjithe artikulli fliste vetem per islamin dhe armiqet gazetar. Z.Baxhaku, kjo eshte demokracia, te gjithe kritikojne, te gjithe kritikohen, edhe islami. Nuk besoj se duhet ta duam me cdo kusht islamin, dikush nuk e don dikush e don, ashtu sic ndodh edhe me krishterimin. .

    Reply

  • Prishtinė E diel 28 Nėntore 2010 19:38

    Po kush po tė thot me dasht me gjdo kusht Islamin o Ilir o, po autori po thot urrejtje mos fut nė popull e rrena mos shpif kinse Islami ėshtė vetėm pėr frik e dhun qka nuk ėshtė aspak e vėrtet pėr ata qė kan men nė kok, e ai i cili nuk din me vlersu ma mir inshAllah tranohet prej Islamit e nė ditėn e gjykimit u zgjoft si i qartun.

    Reply

  • shkupjani E enjte 2 Dhjetor 2010 0:36

    Elhamdulilah ka dashur Allahu qe te jemi musliman.Sa per ilustrim t,ia hedhim nji shikim hartes etnike ne ballkan do t. verejm se kemi nje shtrirje kompakte aty.dhe shohim se shqiptaret musliman perbejn shumicen e saj,duke mos i haruar edhe te krishteret/ortodoks e katolik te cilet gjenden brenda trungut islam e jo ne skajet hartes etnike shqiptare. A thua pse ska shqiptare krishter ne skajet e trungut etnik i cili perkufizohet me etnite tjere?Jo ka pasur por jane asimiluar nga fqinjet tane si psh shqiptaret e manastirit e tj. Islami esht faktori i vetem qe ka mbrojtur gjuhen shqipe dhe shqiptaret krishtere brenda saj.E jo jasht saj.

    Reply

  • Prel Martin E shtune 4 Dhjetor 2010 20:24

    Per mendimin tim keni kapur nje problem shume delikat ne jeten tone ne kete shekull,Vladimiri nuk don muslimanizmin ,1.6 Miljard biljon dhe Nafi Baxhaku nuk don Krishtinazmin me 3 Miljard biljon ,nuk don Doktor preesident Rugoven ,nuk don Presindent Bush,nuk don Izraelin nuk don Ameriken ,pra kjo do te thote qe ne do te luftojme gjithe jeten me njeri-tjetrin dhe kurr nuk do te fitojme kundra njeri-tjetrit ,prandaj mendimi im eshte lirija demokracija dhe bashkpunimi dhe mirekuptimi me njeri-tjetrin,pa dallime fejet krahinet apo idejet eshte e vetmja menyre per te jetuar njerzimi ne kete toke ku perendija e krijoje

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve