Këtë e kanë dëshmuar duke bërë fjalë lidhur me një reagim timin në dhjetorin e vitit të kaluar në web-faqen ZSH, kundër shkrimit. “Çka është duke kujtuar kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës”, shkruar nga i konvertuari Gjergj Bajram Kabashi.
Kundër shkrimit tim, dhe në mbrojtje të Gj.B.Kabashit ishte paraqitur edhe islamofobisti Selim Hasanaj, të cilin nuk e njihja e as që ia kisha përmendur emrin ndonjëherë më parë.
Shkrimi im e kishte lënë¬ “pa tekst” dhe e kishte “shashtrisur” aq shumë sa që ky i mjerë nuk dinte se çka kishte lexuar. Shtiret si burrë shqiptar por është një burravec me mustaqe dhe kravat i cili nuk din të shkruajë së paku një fjali të tërë pa përdorur fjalë të pistë e ofenduese kundër meje, pa i pasë asnjë borgj. Si një “xhahil”(i pa ditur) i inatosur Selimi nuk bën fjalë lidhur me përmbajtjen e reagimin tim, por vetem shpif, ofendon, fyen ....
Nuk më lejon dinjiteti im njerëzor që të peruli veten e të merrëm me të tillë Selima, por duke marr parasysh faktin se ky islamofobist, ushtarë i kryqezatave të shek.XXI, angazhohet dhe lufton kundër Fese Islame dhe besimtarëve muslimanë, jamë i detyruar që t’i kundërvihem me këtë shkrim.
Me njeriun i cili me paturpësi dhe pa arsye shanë, fyen e ofendon intelektual, pedagogë, shkrimtarë, udheheqës, ministra, burrshtetas, politikanët, personalitete fetare të besimit Islam, me deshirë askush nuk do të merrej, por dikush duhet.
Selimi p.sh. për myftiun Naim Tërnava thot:”…nuk foli si njeri me moralin e etiken e duhur religjioze e as kombëtare, ... por provokoj e paralajmërojë edhe skandale te tjera luftënxitëse me një gjuhë qenësh lehin në hënën kur nuk kanë në kënd të lehin, me gjuhë të fëlliqur ala Rexhep Qosje…”, shkruan Selim “xhahili”, por me gjuhen e prifti antimuslimanit Kçira dhe të psikopatit islamofobist Kastriot Myftarajt. Sa keq!
Nuk besojë se ka njeri me gjuhë më të flliqur se të Selim xhahilit, i cli përmend studiuesin, shkrimtarin dhe akademikun e nderuar R.Qosjen të cilit ia ka mësuar emrin, por jo edhe veprat.
Na gëzojë lajmi që ditë më parë erdhi nga Durrësi ku Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve kishte propozuar që Rexhep Qosja të kandidohet për Çmimin Nobel për letërsi.
Selimi shpifaraku nuk din të komunikojë në mënyr të kulturuar. Ai më drejtohet me fjalët: “hajvan”, “lugat i mbështjellë me qefin”, “mjeran” , dhe fjalë pornografike e të pista, të cilat do ti kishin hije vetëm shkaut çoban të derrave.
I tillë është Selimi i cili për arsye se askush nga shqiptarët nuk iu kishte përgjigjur kërkesave të kryqtarit Gj.B. Kabashi (i cili kishte deklaruar se falë tokë për të themeluar Qendër kulturore Papa Klementi i XI për të krisherizuar Kosovën), dhe apelit të Selim islamofobistit, ky i fundit akuzon popollin shqiptar duke thënë: “Juve popull grindavec, tevegjel”. (zsh.11.04.2008)
Për mua thotë: “kurrë nuk do jesh burrë”, “të kanë pagëzuar me këtë emër të hanumave muslimane”? Kjo dëshmon se Selimi nga Lubozhda e Istogut, edhe pse jeton me decenie në Evropë, ka mbetur një katundar i prapambetur, i pakulturuar, i pa dinjitetë, i vetmuar dhe i humbur në qytetet e Norvegjisë. Sa keq, sa turp.
Kur, ku, dhe në ç’mënyrë e paska provuar burrnin time burraveci Selimi? Njeriu i mençur nuk merret me emrat e njerëzve por me veprat dhe punët e tyre. Emrin nuk ka mundësi që ta zgjedhë femijë i porsa lindur. Këtë ia zgjedhin më të afërmit, sikurse që ka ngjarë me zgjedhjen e emrit tim Nafi. Emri nuk ka mundësi që njeriun ta bëjë të mirë ose të keq. Dikur kishte qenë një Sulltan Selim, por Selimit tanë nga Lubozhda e Istogut emri i zotnive musliman nuk i kishte ndihmuar që të bëhej sulltan, musliman, katolikë, as njeri i mirë. Selimi as vet nuk e din se kush dhe çka është. Me një rast thotë:” Unë Selim Hasanaj nuk e urrej at fe (Islamin v.i) sepse unë nuk e predikojë as besoj asnjë fe... nuk i besoj profetet të cilët i konsideroj si lideret e partive politike sot.” (zsh.07.09.09). Harron Selimi që nuk ka fe pa Profet. Nuk iu beson profetëve të Zotit, por të rrejshmëve po duke thën:”Shqiptarët e Dardanisë e kanë profetin e vet dhe ai asht Ibrahim Rugova”! Sa është konfuz dhe kontradiktor në qendrime e veta Selimi kuptohet nga kjo që thotë:”Unë e kamë dhe i përkas një besimi. Nëse thoni cili është ai ju thamë se jamë shqiptar i besimit islam”.(zsh.06.10.2009). I njejti Selim thotë: “Cili popull do e shante Shejtin Dr.Ibrahim Rugova”? “Ama unë e thamë këtu publikisht se unë nuk jamë musliman dhe as që jam kjen ndonjëherë”.
Ky është Selim zeza i cili nuk din se çka shkruan, çka lexon, çka thotë, në çka beson?
Sa mëkat që edhe të tillë njerëz burracak si Selimi din shkrim-lexim, me anë të cilit ngacmojnë, ofendojnë, fyejnë, hasmërojn dhe përçajnë shqiptarët. E shkreta gjuha shqipe.
Se njeriu mundet me qenë xhahil, kjo është e kuptueshme, por kur ky është xhahil dhe zemërkeq, sikurse Selim, kjo është për të të ardhur keq.
Unë në reagimin tim kam thënë: ”Shqiptar i vërtetë është ai i cili angazhohet për mbrojtjen e të gjitha të drejtave të njeriut, pra edhe për ato fetare, pa kurrëfarë dallimi.Të gjithë shqiptarët janë vëllezër nga gjaku dhe gjuha. Duhet të mësohemi të jetojmë me dallime dhe të rrespektojmë të drejtat dhe ligjet në fuqi”.
Kurse Selim grindaveci duke qenë i inatosur dhe i “shashtrisur”, sikur i tërbuar thotë:”Po cili asht ai qe po te paguan për ta bërë këtë propaganda kaq të eger antishqiptare? Beogradi, padyshim. Pse shpif o Selim? Derisa isha në Kosovë Beogradi më ndiqte për irredentizëm dhe si organizator të demonstratave sipas nenit 114 të LP të RSFJ.
Athua Selimi islamofobisti e ka lexuar shkrimin tim apo të dikuj tjeter? Pse nuk e cek se çka është antishqiptare në shkrimin tim, dhe faktë se mua po më paguajka Beogradit?
Isa Mulaj me të drejtë Selimin e kishte cilësuar si,”shpifarak të verbër”.(zsh.11.04.2008)
Dhe, shpifaraku S. Hasanaj në vend që të bëjë fjalë për përmbajtjen e shkrimit tim, ai thot:”Po nese je aq i indroktrinuar me islamizem, çka po lyp që rrin ne Suedi dhe në Evropë? Pse nuk po shkon … diku ne shkretinat e afro-azisë”? Aferim Selim shqiptari që po jep “fetva” sikur të ishe ndonjë mulla nga Irani. Mua, vetem pse kisha botuar një shkrim të titulluar:”Feja pasuri shpirtërore edhe për shqiptarët”, (“Besa” nr.6 dhjetor 1995), antiislamistët më shpallen “fundamentalist islamik”.
Besojë se lexuesi e ka lehtë të kuptojë se kemi të bëjmë me xhahila, provokatorë, injoranta me zemra dhe qellime të kqia. Burrat e vërtetë, besimtar të devotshëm, nuk merren me shpifje e rrena, ata e duan dhe e flasin vetëm të vërtetën.
Unë kam qenë i detyruar nga regjimi i Millosheviqit që në shtator të vitit 1991 të largohem nga Kosova për të shpëtuar nga arrestimi i katërt me radhë. Pse unë rri në Suedi, këtë unë e di dhe kjo është e drejta ime. Nuk e di se a e din Selim zeza pse rri në Norvegji. Nëse e din, atëherë duhet të kuptojë se nuk ka të drejtë që të merret me veprimtari armiqësore kundër Islamit dhe interesave të besimtarëve muslimanë?
Polemika nuk bëhet me çdo “xhahil” horraxhi
Selimi si burracak i pa vizioni din vetëm të fyej njerëzit duke thën: “Unë mendojë se një Qemajl Morinë dhe të gjithë ata të sojit të tij kishin ba mirë ta fusin bishtin ner kambë ashtu sikur e pat fut maskarallak-anadollak perendoria në 1912 dhe iku nga Gadishulli ilirik, pra ta thejn qafen diku atje në shkretinat e veta nga ku u ka lind feja dhe nga ku predikohet që bota të bahet shkretinë”. (zsh.Shtator ’08).
Athua është normal Selim zeza? Ky “xhahili”, jo që mund të komentojë shkrimet e një profesori të nderuar sikurse që është Q.Morina, por as nuk mund ti kuptojë ato. Dallimi kulturor dhe intelektual i Selim Hasanajt me ate të Qemajl Morinës është sikurse që është dallimi i natës me ditën.
A e din Selimi se shqiptarët nuk janë njerëz me bisht, dhe sot populli shqiptar nuk ka të bëjë asgjë me anadollakët? Turqia e sotme është mike e dëshmuar e kombit shqiptar. Kurse Q.Morina është një intelektual me vepra i cili qendron dhe vepron me nder në Kosovë. Selimi është ai i cili e ka thye qafen larg në Norvegji, nga ku po nxitë armiqësi dhe përcarje midis shqiptarëve. Selim xhahili nuk e din se Krishterizmi dhe Islami prejardhjen e kanë nga Lindja. Harron Selim zeza se Islami nga njerëzit kërkon angazhim, përpjekje, ndërtim, zhvillim, përparim, emoncipim, qytetërim, barazi, drejtësi... për të gjithë. Selim xhahili nuk din të bëjë dallimin midis fesë Islame dhe terrorizmit, nuk e din se terrorizmi është antiislamizëm, nuk e din se terrori është ana e kundërt e fesë islame. Islam dmth. paqe.
A e din Selim islamofobisti se cilat shtete janë ato të cilat e kanë okupuar Palestinën, Irakun Afganistanin? Pse për këte po hesht si peshku?
Sa për ngushllim i thëm Selimit racistit se, as Qemajli, as unë dhe asnjë shqiptarë tjetër i besimit islam nuk do të emigrojnë në shkretirat e afro-azisë, ku mendon t’na debojë. Selim ka harruar se kështu kishte vepruar me shqiptarët Serbia pas 1912-tës.
Selimit që shtihet “më katolik se papa” i them se toka e Kosovës, e Suedisë, dhe e Evropës nuk janë prona të tija përsonale që ia ka lënë baba Mustafë me tapi, që të ketë të drejtë për të na dëbuar nga tokat e t’parëve tanë. Islami nuk është i dedikuar vetëm për afro-azin, por është fe univerzale e shpallur nga Zoti Krijues i Cili Islamin e ka dedikuar si shpetimtarë për të gjithë njerëzimin, pra edhe për disa miliona shqiptarë, “të indoktrinuar me islamizëm”. Ku do ti dëbojë të gjithë këta njerëz Selim islamofobisti? Mos pretendon që në vend të tyre ti kthejë sllavët për të kolonizuar përseri Kosovë?
E gjithë bota e din se shumica e popullit shqiptar i përket besimi islam dhe këtu nuk ka asgjë kontestuese dhe të keqe, dhe ne nuk do të injorojmë kurrë identitetin tonë fetar.
Selimi kotë llomotit për Beogradin i cili historikisht ka qenë qendër antiislame dhe ate duke filluar nga viti 1389, kur nga ushtria muslimane e kishte humbur luftën dhe Kosovën e cila kurrë nuk kishte qenë e tyre. Beogradi edhe sot i ka ndarë, perçarë dhe hasmëruar muslimanët e Serbisë (Sanxhakut), për çka unë kam shkruar vite më parë. Athua, sipas Selimit, edhe për këte veprimtari më paska paguar Beogradi?
Unë nuk jam i “indoktrinuar me islamin”, sikurse që thotë Selimi i pa fe. Megjithate Selimi duhet ta din se populli shqiptar jeton shekuj të tëre me Islamin në tokat shqiptare. Unë, sikurse të gjithë besimtarët e tjerë, jam i lindur, rritur dhe edukuar në një familje shqiptare të besimit Islam. Gjatë tërë jetës kam jetuar, sikurse edhe këtu në Suedi, si një shqiptar i besimit islam dhe asnjëherë nuk kam shprehur mosdurim fetar. Do të ishte mirë sikur nga kjo të merrnin mësim shqiptarët islamofobistët.
Kam qenë dhe jamë njeri i respektuar nga të gjithë ata që më kan njofur. Rinin e kam kaluar në një lagje të banuar me shqiptar të besimit katolik. Kam pasur fqinjë të mirë të cilët derisa isha në burg janë kujdesur për familjen time. Në gjykimin e fundit gjatë vitit 1989, një familje katolike kishte angazhuar një avokat për të më mbrojtur. Këta njerëz kaq të mirë, të cilëve nuk iu kishte penguar emri Nafi as përkatësia ime fetare, përjetë iu jam borgjli, mirënjohës dhe gjithnjë i kujtoj me rrespekt e dashmirësi. Kjo është një arsye më tepër që më obligon që t’iu kundërvihem islamofobistëve kryqtarë dyfytyrsha të kqinjë të cilët po nxisin urrejtje, mosdurim dhe armiqësi ndërfetare midis shqiptarëve.
Xhamia në të cilën kam qenë i angazhuar (jo si hoxhë) gjatë viteve 80-ta, ka qenë përballë kishës katolike në Prizren. Kjo aspak nuk na pengonte që të kishim raporte shumë të mira me të ndjerin priftin Dom Nikolla. Më kujtohen bisedimet që kishim pas në lidhje me një shkrim të gazetarit të ndjerë Jusuf Ferizaj (i njohur si antifetar) që kishte botuar një shkrim në gazetën “Rilindja” kundër fesë të ilustruar me një vizatim-karikatur të Profetit Isa dhe Muhamedit a.s. duke i prezentuar si vëllezër!
Atëherë ishte koha e diktatures komuniste kur preferohej dhe lejohej propaganda kundër fesë. Kurse sot, në kohën e demokracisë kur të drejtat fetare janë të garantuara me Kushtetut, paraqiten islamofobistet si, Selimi, Gjergji, Iliri, Ymeri, Vladimiri ... me qëndrime armiqësore kundër Islamit dhe shqiptarëve muslimanë! Këte duhet ndalur. Islamofobistet nëse mendojnë se janë katolik të mirë, gjë që unë nuk e besoj, duhet ti rrespektojnë fjalën e Dom Lush Gjergjit i cili këto ditë në një interevistë deklarojë se:”Jemi vëllezër dhe bijtë e bijat e të njejtit gjak, e të njejtit Zot”.
Islamofobistet flasin (llomotisin) për Kushtetutën e Zvicrës dhe të Amerikës, por nuk e njohin dhe nuk e rrespektojnë Kushtetutën e Kosovës e cila me nenin 38 dhe 39 garanton lirin e besimit, të ndergjegjës dhe fesë.
Selim lavdërohet duke thënë:”Unë ka dy e më tepër vite që pandërpre luftoj kundër një dukurie fatale…” Shtrohet pytja se, për interesa dhe në emër të kuajt Selimi bën luftë kundër Islamit dhe shqiptarëve muslimanë? Selim zeza gjithnjë do ta humb luftën (për të cilë nuk kemi as nevojë, as arsye) me shqiptarët e besimit islam.
Se shqiptarët në Norvegji janë njerëz të vetëdijshëm për përkatësinë e tyre kombëtaro-fetare, dëshmon angazhimi i tyre i cili vitin e kaluar u kurorizua me themelimin e Bashkësisë Islame Shqiptare. Selim islamofobisti le të vazhdojë ulërimen si i tërbuar.
Athua pak po i dukent shifra disa milionshe e shqiptarëve të cilët kanë qenë të detyruar nga shkaqe dhe arsye të ndryshme për të emigruar për në Turqi, Evropë, Amerikë dhe shtete të tjera? Kështu dikur kishte vepruar mbretëria e Jugosllavisë, kështu kishte vepruar kundër shqiptarëve edhe Jugosllavia komuniste. Për Serbinë e Millosheviqit s’kemi çka të flasim sepse vet i përjetuam largimet nga vendet e punës, torturat, ndjekjet, izolimet, burgosjet, vrasjet, masakrat dhe se fundi luftën dhe shpërnguljen me dhunë të 800 mijë shqiptarëve nga Kosova, duke bërë spastrim etnik, për çka ndërhyri ushtarakisht NATO-ja (me ushtarët edhe të Turqisë) e udhëhequr nga Amerika, mikja e popullit shqiptar. Prandaj populli shqiptarët, pa dallim, iu është mirënjohës të gjithëeve.
Paramendojeni kur pas të gjitha këtyre krimeve dhe masakrave, sot në Kosovën e lirë paraqiten shqiptar islamofobista si, Selimi, Gjergji, Iliri…me pretendime që të përserisin atë që kishte bërë Millosheviqi kundër popullit shqiptar.
Selimi si një xhahil (i padishëm), në mungesë të aftësive intelektuale për të shkruar dicka me vlerë, përdor fjalor rrugaqesh. Vjellë venerë kundër meje dhe Islamit. Nuk është në gjendje të polemizojë në mënyrë të kulturuar dhe me argumente në lidhje me shkrimin tim. Nuk cekë së paku një libër (vepër) të lexuar të ndonjë autori muslimanë.Cili qenka ai shkencëtarë i cili paska deklaruar se feja islame mohon kombin, kulturen dhe gjuhen e popujve? Kjo është rrenë e kulluar e Selim zezës shpifarak, të cilit shqiptarërt e besimit islam i duken si arab, turq, taliban, dhe nuk e din se të gjithë këta së bashku nuk përbëjne as 30 për qindëshin e muslimanëve të botës.
Selim Xhahili nuk mund të pajtohet me faktin se shumica e popullit shqiptar i takon besimit Islam, dhe se kjo përkatësi fetare aspak nuk dëmton qenjen tonë kombëtare. Ky fakt i njohur nga e gjithë bota e tmerron Selimin i cili përdor fjalor arrogant prej rrugaqi dhe me kërrcënon e ofendon duke thënë:”More po të takoja do të thoja ty muslimanët me e pa mjekra…Po kujt i shkruan se shqiptarët janë shumica musliman”. Me këtë rast i preferoj Selimit islamofobistit nëse është i dëshpruar me jetën le të shkojë te mjekohet ose t’ia merrë jetën vetes e mos të nxitë ngatrresa. Cfarë njeriu je ti i cili në cdo shkrimë provokon, ngacmon, fyen dhe ofendon njerëzit? Ti je një ngucakeq e psikopat i mjerë i cili thua: “Kamë komshi një mitrovicas... ky ka tre djem dhe dy vajza...Baba i këti djali, një tokmak me pamje njeriu por me tru gomari...” Cfarë shqiptari je ti mor i mjer që i shkelë nderin e njerëzve dhe traditat e popullit shqiptar? A je i vetëdijshëm për ate që shkruan publikisht? Eshtë mëkat qe ti din të flasish dhe të shkruajsh shqipë, është mëkat për bukën që hanë, është rënd për tokën në të cilën shkel, o Selim zeza kthjellu.
Kuj i drejtohesh kur thua: ”Tash pasi jeni vendosur (po ti mos je në ndonjë planet tjetër) dhe pasi keni lëshuar rrënjë (po ti në qiell i ke ato) kërkoni edhe liri fetare, thua se dikush ua ka marrë ato”? Çka ka lidhje kjo me shkrimin tim? Pse po i dallon dhe ndanë shqiptarët, pse iu drejtohesh në shumsë shqiptarëve të besimit islam? Kush je ti ? Shqiptarët e besimit islam janë vendosur në shetet evropiane sipas ligjeve në fuqi sikurse edhe të gjithë emigrantët e besimeve të tjera, dhe kjo është e drejtë e tyre e pa tjetërsueshme. Shqiptarët e besimit islam i kanë dhe i gëzojnë të drejtat fetare në shtetet e Skandinavisë. Se këto të drejta dhe objektet fetare po të pengojnë ty Selim islamofobiti, kjo dëshmon se ti je një racist i pa përmirësueshëm të cilin duhet paditur në gjyq.
Vijon ...
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull