Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj

Adnan Abrashi

Prizren, Kosovė

adnan_abrashi@yahoo.com

Te fundit

Tė gjitha shkrimet e autorit >>

Ndikimi positiv dhe negativ i antibiotikėve

Autor: Adnan Abrashi E mėrkure 30 Nėntore 2011 13:15 PM

 

Kushtuar javës evropiane për vetëdijesimin e popullatës në përdorimin e antibiotikëve

 

Me bardhësinë karakteristike dhe mrekullitë tjera magjepse, për shumë kë, stina e dimrit përjetohet si joshëse dhe romantike, por, nga ana tjetër, ajo mund të na shkaktoj edhe probleme serioze shëndetësore. Në këto raste, është e pashmangshme vizita te mjeku, dhe, sigurisht, tuba e recetave me barëra të shumta, ku kryesisht do të dominojnë antibiotikët.

Çka janë në realitet antibiotikët? Thënë në mënyrë më të thjeshtë kuptimore, antibiotikët janë substanca farmakologjike bashkëkohore që përdorohen si ilaçe për shërimin e shumë sëmundjeve të ndryshme infektive, andaj, për shkak të efikasitet të tyre të madh terapeutik, asnjë substancë tjetër e ngjashme nuk mund të matet me fuqinë shëruese të tyre.

Nga shumë lloje të ndryshme të antibiotikëve që janë në opsion, për gjithë ne si më e njohura është penicilina. Penicilina, si antibiotik i parë, është zbulua në vitin 1928, në laboratorin e dr. Aleksandar Flemingut, i cili, atëbotë, punonte krejtësisht në një projekt tjetër eksperimental. Si një bakteriolog me eksperiencë, duke eksperimentuar me një substancë metabolike të titulluar penicillium notatum, vëmendjes së tij të mbrehtë, nuk ka mundur t’i iki efekti shfarosës i saj tek ndikimi në kulturat bakteriologjike te streptokokut. Por, nga mosdija e veprimit të barit, nga njëra anë, dhe vështirësive të izolimit të tij, nga na tjetër, vazhdimin e hulumtimeve të mëtejshme kërkimore rreth efekteve të penicillumit, e bëjnë shkencëtarët tjerë. Edhe përpos kësaj, dr, Flemingu qe ai i pari i cili më vitin 1941 e aplikon drejtpërdrejt si provë këtë substancë në organizmin e njeriut. Ky zbulim i madh i antibiotikut të penicilinës, ndikoi që, vetëm gjatë Luftës së II-të botërore, të shpëtohet jeta e mira - mira ushtarëve dhe civilëve të plagosur me infektime të ndryshme të plagëve të mara nga luftimet. Antibiotikët janë zbuluar si pjesë e natyrshme e raportit ekologjik në mes të dy mikroorganizmave antagoniste, ku njëra prodhon një materie të caktuar antibiotike, e cila, tek mikroorganizmi tjetër pamundëson (inhibicioni) zhvillimin e disa proceseve enzime, duke shkaktuar shkatërrimin e saj.

Edhe përpos rezultateve të pakontestueshme shëruese, atibiotikët mund të kenë edhe pasoja të dëmshme për shëndetin tonë. Në rend të parë, efekti i tyre negativ është i theksuar në drejtim të zvogëlimit të efikasitetit mbrojtës të sistemit tonë të natyrshëm imuno-biologjik Ky mekanizëm i përsosur funksional i organizmit tonë, kur vëren se hapësira e saj mbrojtës është i rrezikuar nga ndonjë trupi i huaj i padëshirueshëm, çdo herë reagon në mënyrë automatike. Në këto raste, “qendra komanduese luftarake” që gjendet në tru, menjëherë alarmon trupat mbrojtëse në gatishmëri (antitrupat), të cilët furishëm e sulmojnë dhe i shkatërrojnë në tërësi mysafirët e padëshirueshëm të organizmit tonë. Kështu që, disa antibiotik janë aq të fortë për nga veprimi, saqë ato i mbysin edhe antitrupat pozitive - “ushtarët tanë të natyrshëm mbrojtës”. Përdorimi i pakontrolluar i antibiotikëve. Mjerisht, efektet tejet pozitive të antibiotikëve, me të madhe kanë inkurajuar përdorimin e tyre të pakontrolluar Edhe pse ato nuk kanë kurrfarë efekti anallgetik, kemi raste kur me antibiotik tentohet të shërohen sëmundjet reumatike, pastaj, kollitjet, dhembjet e fytit, temperatura e lartë, etj. Patjetër duhet ta kemi në dijeni se, antibiotikët, ndikimin e tyre efikas e kane vetëm tek sëmundjet e shkaktuara nga mikrobet, e kurrsesi tek ato me bazë virusale. Në këto raste, kurrë me antibiotik nuk shkatërrohet virusi si shkaktar i sëmundjes, por krijohet efekti kontra-produktiv, i cili rezulton me shfarosjen masive të baktereve që janë në trupin tonë, dhe ne ndryshe i quajmë si “baktere të dobishme”.

Sipas evidencës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me efekte të padëmshme për shëndetin e njeriut, sot në përdorim të gjerë në botë janë në opsion mbi 70 lloje të antibiotikëve. Në krahasim me shtetet tjera më të zhvilluara të botës, përdorimi i antibiotikëve nga popullata e Kosovës është shumë e madhe. Në një hulumtim të bërë nga ana e Organizatës Botërore për Shëndetësisë, në “top-listën” e 10 barërave më të përdorura në SHBA, asnjëra nuk figuron si antibiotik. Ndërsa, te ne, popujt ballkanik, treguesit statistikor flasin ndryshe: nga “top-lista” e 10 barërave më të përdorura, tri të parat janë të llojit të antibiotikëve.

Sipas mendimit tim, shkaktarët e këtyre treguesve aq të lartë të përdorimit të madh të antibiotikëve te ne, duhet të jenë të shumtë. Në rend të parë, edhe pse nuk lejohet në asnjë mënyrë blerja e tyre në treg pa recetën e mjekut, forma e vetiniciativës së furnizimit me ilaçe, sikur qëllimisht tolerohet nga ana e organeve tona kompetente. Po ashtu, si shkaktari tjetër i përdorimit të shpeshtë të këtij ilaçi, mund të konsiderohet edhe jokoshienca e disa mjekëve, të cilët, për të arritur efektin sa më të shpejt shërues tek pacienti, nuk përtojnë të mbushin recetat me preferenca ilaçesh të natyrës antibiotike.

Nga të theksuarat si më lartë, mund të thuhet me saktësi se, gati nuk ka familje në Kosovë, që në farmacitë e tyre shtëpiake të mos kenë kutia të mbushura me antibiotik të llojeve të ndryshme!! Si të veprohet ndryshe në këto raste? Një urtësi e popullit tonë thotë: “Nëse gripin dëshiron ta shërosh për një javë, merr barëra, ndërsa, nëse atë dëshiron ta shërosh për shtatë ditë, atëherë mos përdor asnjë ilaçe”. Kjo thënie popullore na mëson mirë se jo vetëm antibiotikët, por të gjitha ilaçet tjera farmakologjike, duhet përdorur vetëm si nevojë ekstreme Pra, vetëm atëherë kur nuk kemi rrugëdalje tjetër dhe fillimisht i kemi shterur të gjitha format tjera alternative të kurimit. Kurë ma vërejmë se nuk kemi rrugëdalje tjetër, në asnjë mënyrë, menjëherë mos t’ju qasmi kutisë me ilaçe, por së pari patjetër t’i drejtohemi mjekut. Edhe mjeku, para se të vendosi që t’ju përshkruaj ndonjë nga llojet e antibiotikëve, paraprakisht nga ju duhet kërkoj ta bëni analizat e “strishos” në laboratorin mikrobiologjik, ku së pari do të përcaktohet lloji i bakterjes dhe tipi i antibiotikut në të cilën reagon ajo pozitivisht. Në terapinë e përcaktuar me antibiotik nga mjeku, duhet respektuar me pedanteri orarin marrjes së tyre, përndryshe, efekti i veprimit të ilaçit nuk do të jetë aq efikas, bile-bile mund të ketë edhe pasoja të dëmshëm për shëndetin tonë si nga ato që i cekëm më sipër.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve