Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj

Adnan Abrashi

Prizren, Kosovė

adnan_abrashi@yahoo.com

Te fundit

Tė gjitha shkrimet e autorit >>

Njė popull ėshtė i madh, kur jep njerėz tė mėdhenj!

Autor: Adnan Abrashi E mėrkure 10 Shkurt 2010 21:54 PM

 

“Si në trupin e njeriut, ashtu edhe në shtet, sëmundja më e rëndë është ajo që fillon në kokë” Plini.

 

Nuk mjafton vetëm të jesh i madh me mendje, por duhet të jesh ashtu edhe në shpirt. Nuk mjafton vetëm të jesh i mençur si individ por edhe i urtë, dhe këto dyja dallojnë në mes veti. Edhe pse shpesh ne me skepticizëm pyetemi se a ka URTËSI fare te ne sot, dhe, në këto rrethana aktuale të shoqërisë sonë kosovare, a kemi vërtet njerëz të tillë?! Përgjigja do të ishte: KEMI, por, jo në vendet ku vendoset. Jo Në PUSHTET! Ata nuk gjenden aty, sepse nuk dinë të vardisen, nuk imponohen dhe as lajkatojnë, prandaj edhe nuk janë në institucione shtetërore ku ne jemi mësuar zakonisht t’i kërkojmë. Në të vërtetë, ata mund t’i gjesh atje poshtë! Të tretur me vegjëlinë nga e cila kanë dalë dhe nga e cila buron edhe urtësia e tyre e madhe që kanë.

“Me shkrimtarin merr fryme kombi. Ai për asgjë as nuk shitet as nuk blihet”. Me këtë fjali mbaron komunikata publike e bërë këto ditë e shkrimtarit tone të madh, Rexhep Hoxha, me të cilën, ai e njofton opinionin e gjerë se refuzon Çmimin Kombëtar “Azem Shkreli”. Preteksti: “... duke qenë se çmimin e jep një qeveri servile ndaj të huajve dhe mashtruese ndaj te vetëve, me zyrtarë të lartë të pangopur për t'u pasuruar në kurriz të Kosovës së varfër, me deputetë rrogash shumëfish me të mëdha se mjekët, mësuesit, policët, gjyqtarët, pa i përmendur kategoritë më të ulëta të nëpunësve me rroga të mjerueshme, pensionistë lëmoshash, të kërkojnë edhe nga një veturë për kokë, shofer për vete dhe beneficione të tjera në një kohe varfërie të hatashme e papunësie të përvajshme, me vetëvrasje si kurrë më parë nga humbja e besimit në jetë, për t'u lënduar çdo zemër njeriu, këtë çmim e refuzoj” Përveç si morale, ky çmim kishte edhe vlerën e vet materiale. Kushtonte 2.500 euro në favor të nominuesit.:Në mes të përfitimit nominal, në vlerë prej 2.500 euro, që në këto kushte dhe rrethanat tona të vështira materiale do të ishte jo pak joshëse për shumë kë nga elita e jonë e gjerë (pseudo) intelektuale, me një pretekst dhe motiv të fuqishëm njerëzor, duke e refuzuar publikisht atë, shkrimtari ynë i madh, Rexhep Hoxha, si dekoratë t jetësore për vete, zgjodhi çmimin më të madh, më të vlefshëm dhe më të pavdekshëm moral: atë të lavdisë kombëtare dhe humanizmit njerëzor, aktualisht, të cilit, për këtë gjest dhe guxim të pashoq intelektual, këto ditë si përkrahje ia dha populli i vet. Mund ta shohim edhe si një simbolikë e rastit ndoshta këtë. Në vend të 2.500 euro para si shpërblim, shkrimtari Rexhep Hoxha zgjodhi lavdinë dhe bekimin e 2,5 milion banorëve të Kosovës dhe shume e shumë të tjerëve nga hapësira gjithëshqiptare dhe diaspora. Në këto momente sublime të përjetimit emocional të këtij lajmi, edhe mua si njëri prej tyre, tërësisht mu janë ndal mendimet. Kam mbetur i shtanguar në vend dhe po ndjej se po më mungojnë idetë për tu shprehur... Ashtu i nemitur ri palëvizshëm para ekranit të kompjuterit dhe me pasion lexoj në internetit komentet e lexuesve të shumtë të cilët në mënyrën e vet e vlerësojnë këtë lajm. Komentet e vegjëlisë, kuptohet. Të atyre prej nga rrjedh dhe ju përket edhe vetë shkrimtari. Nga këto komente të shumta që lexoja, si përfundim të këtij artikulli të shkurt, do ta përzgjidhi një vlerësim të një lexuesi anonim. Koment ky shumë domethënëse, i cili do t’i përmblidhte në vete edhe kuptimin e vlerësimeve të ngjashme të qindra lexuesve tjerë: “Te lumtë o njeri i mire ! Te lumtë o shkëndije e shprese se gjerat ndoshta do te ndryshoj (kjo gjendje e tanishme); ndonjëherë sytë do ti hapen këtij populli te verbëruar qe sjell ne krye te vendit kriminel e hajdut te paskrupullt ! Te lumtë o njeri i madh ! Qofsh i nderuar për jete e jetofsh sa malet! Me rrjedhën lotët kur e dëgjova lajmin dhe ndjeva respekt të thellë për ju qe keni guxim t’u thoni “JO” atyre që po e pinë gjakun e këtij populli ! Me ty janë shumë zemra te përvuajtura e të përvëluara nga mos shpresa për te ardhmen për shkak te këtyre krimineleve. Me ty janë ata qe u janë thyer ëndrrat për një vend me perspektive e begati. Me ty është populli i mjerë i Kosovës qe po paguan haraçin e votës së vet. Te paçim përjetë të jetëve, o YLL!”

 

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 2 here
  • Mehdi Shkodra E enjte 11 Shkurt 2010 14:42

    O Burr Prizrenit qofsh i nderum e i respektum per knaqsine e informacionit qe na dheTa dish mire qe kushedi sa sevape Ti do te kesh prej Allahut xh sh Kurse per Shkrimtarin e Madh Rexhep Hoxha e kam te veshtire te gjej fjalet e duhuna per te shprehur MADHESHTINE e tij te Karakterit dhe Moralit Islam, kurse me fjalet

    Reply

  • Mehdi Shkodra E diel 14 Shkurt 2010 15:25

    I qendroj komentit tim te mesiperm por nuk jam dakort me fjalet pergjithsuse qe : me shkrimtaret merr fryme kombi.Ndjehem i pakenaqur qe Redaksia ka pergjysmuar komentin tim te meparshem, megjithese etika ime ka qene ne nivelin normal. Kerkooj spjegim nga Redaksia ose ne te kundert nuk do te jem prezent me komente tek Ju asnjihere.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve