Dua t’i thurri disa fjali që burojnë nga shpirti im, të ndaluara e të filtruara në trurin tim, të hijeshuara përmes gishtave, njëmendësishtë të lexuara nga sytë e tu, lexues i nderuar dhe të analizuara nga mendja yte, të pushuara në zemrën tënde si dhe të qëmtuar nga shpirti yt. Disa gjëra nuk mundem t’i zgjedhi dot, meqë të tillat më kanë qëlluar, më kanë rrethuar e pse jo edhe më kanë okupuar. Një ndër to është kush është ajo fuqi që vendosi të të jetoj në këtë nahi, ku jo më larg se para një dekade kishte ndodhur një luftë, apo thënë më butë me fjalorin politik – konflikt.
Më është caktuar të jetoj në një rreth gjeografik i cili mbanë emrin Komuna e Likovës, apo më mirë thënë Komuna e harruar. Në një pasdite të hershme duke kaluar përskaj një fshati, në të cilin shkrepi pushka e parë, vërejta një dallëndyshe që ishte futur në një vrimë të një muri. Ndalova t’i ndihmoj, meqë sikur donte të dilte nga ajo vrimë! Aty pranë kaloi një qukapik, që i ishte afrua dallëndyshes. Filluan me fjalorin e tyre cicërues, që përmes zgavrës së dallëndyshes të trajtësuar në cicërimë, dilnin fjalë ankuese, ndërsa qukapiku sikur donte të arsyetohej. Për habi dallëndysheja që gjendej në një nga vrimat, akuzonte qukapikun, ngaqë vrimat ishin të shpeshta dhe të vockëla, përderisa qukapiku përgjigjej se ato vrima nuk ishin bërë nga sqepi tij, porse ishin pasojë e investimeve të familjes së luanëve. Aty për rreth akoma kishte ngjyrë të kuqë, si dhe disa kurora lulesh ku sipër tyre e rrahte era një flamur me ngjyrë gjaku.
Pas pak dallëndysheja fluturoi dhe shkoi në hapësirën e luanëve, hapësirë ku vendosej për fatin e të vegjëlve të dallëndyshes. Dallëndysheja me krahë të rrudhur e me lotë në sy, takoi një kalë që mbante një njeri me një shpatë në njërën dorë, ndërsa në tjetrën dorë mbante një kryq. Dallëndysheja filloi me ankesat e thella, duke kërkuar nga kali disa degë për të thurrur folenë e tij, ngase dimri afrohej. Ajo habitej pse kali nuk i përgjigjej por vetëm e shikontë, shikim i cili ishte i vdekur dhe serioz, në fakt ai nuk e shikonte dot por dallëndysheja gjendej para syve të kalit. E dëshpëruar me mospërgjigje, aq më pak nga ndihma e kalit, prapë u largua nga ky beton i hijeshuar.
Takoi një kalë tjetër të vogël me një njeri të madh, që mbante një shpatë më të madhe se vet trupi i kalit. Dallëndysheja e hutuar me shpresë se do të hasë në vesh të gjallë, fatëkeqësisht hasi në këngën e njëjtë, paçka se prej “heroit” të admiruesve tjerë. Gjatë lutjes për lëmoshë aty pranë kaloi një korb i zi duke i thënë dallëndyshes, - largohu. Ashtu e mërzitur dhe duke lëkundur kokën e vogël, që artikulonte vuajtje dhe pakënaqësi, largohej duke pyetur mbamendjen e saj: mbamendje e dashur, më trego ku i kam parë këta kuaj me njerëzit e njëjtë? Sikur deshi të pyesja sa kishte kushtuar e tërë ajo, si dhe ku i kishin marrë ato thasë të çimentos me gjithë atë rërë? Ajo fillo të qajë duke krahasuar jetën e rrethit të kuajve dhe vrimat e saj jo të prodhuara nga qukapiku i dikurshëm.
Duke kaluar në një urë shikonte në anën e majtë një ndërtesë të filluar, por të pa mbaruar. Me një të dhënë krahëve arriti atje, por aty pa simbolet e njëjta, ndaj nuk kërkoi asnjë ndihmë, në fakt asnjë gramë baltë për folenë e saj. Duke u lëshuar më poshtë prapë takoi një kalë me një njeri sipër tij. Për habi ajo kishte ditur leximin e jo shkrimin. Disi u gëzua, ngase aty lexoi një emër të cilin e kishte dëgjuar duke u kënduar tek muri i vrimave, emër që iu ishte fiksuar në kokën e saj të vogël e të bukur. Më pas në sytë e saj dukej një gëzim ngase nuk do të refuzohej, së paku do të t’ia jepte një degë për çatinë e saj. Qëndroi një çik dhe filloi t’ia qajë hallet. Ai me vëmendje e dëgjoi, vëmendje aq e thellë sa nuk e ndërpreu fare rrëfimin e saj për 11 vjet. Dallëndyshja ishte e lumtur ngase nuk ndërprehej aspak, ndërhyrja nuk kishte ndodhur jo nga vëmendja që iu ishte kushtuar, por mosndërhyrja ishte pasojë e elementit të quajtur – i ngurtë, i vdekur. Duke pritur përgjigjen hasi një gjethë blini ku shkruhej: “Shko në Shtip”. Dallëndysheja e dëshpëruar cicëroi: A thief thinks everyone steals - Hajduti mendon se secili vjedh.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 2 herepershendetje autor i nderuar,hmm qka te tuash me teper per kete shkrim vetem te lexosh dhe te ulesh e te analizosh ate qe ka ndodhur qe po ndodh vazhdimisht,dheun e popullit te asaj komune qe doli nga toka e vuajtjeve,nga populli i vuajtur dikush ate dhe arriti qe ta shes me nji qmim te ulet vetem per nji karrige nga likura dhe mori anash nji grup dallendyshe tjera qe besuan se ati do te gjejn ndonji deg per te ndertuar folen por gjith ato perfunduan ne kabinete te nji personi qe dheun e tokes se vuajtur investuan ne kuaj e luana qe te friksojn te kalosh andej pari edhe pse dikur ishte tok dallendyshesh tash dok e betonuar kunder tyre,mjerisht i shoh disa te varfer qe kan ambicie ne ineresat e veta duke i ruajtur nga dielli dhe duke u krenuar me ate qe nuk eshte e tyre,por kur ske tenden!!!
e qarte gjithcka. dallendyshja eshte populli i kesaj komune te sakatuar dhe kali dhe kuajt pushteti i perber ndermjet shqiptareve dhe maqedonasve.