Vetëm pak muaj pas vendimit të Gjykatës së Qarkut të Gjilanit për të kthyer vajzën me shami në shkollë, nxënëse kjo e shkollës “Kuvendi i Lezhës” në Viti, vjen rasti tjetër i suspendimit për disa ditë i vajzës tjetër Arlinda Zeka e Lipjanit nxënëse e shkollës së mesme teknike ‘Pjetër Bogdani’ në Ferizaj. Pas suspendimit të saj këtë të martë Arlinda personalisht nga drejtori i shkollës u informuar se nuk mund të vazhdoj edhe më tej mësimin në shkollën teknike. Edhe pas insistimit të Arlindës që të vazhdoj mësimin drejtori ironizon me të duke i thënë se nëse dëshiron mund të shkoj ta mësoj matematikë te shtëpia e saj mirëpo mësimin në shkollë nuk mund ta vazhdoj sepse ligji i ia ndalon.
Gjykata e Qarkut në Gjilan me vendimin gjyqësor me nr.24/09, i lejonte Arjeta Halimi që të vazhdojë ndjekjen e procesit mësimor i por autoritet e shkollës qëndrojnë krenare ndaj vendimit të tyre anit kushtetues dhe nuk e lejojnë Arjetën.
Në rastin e Arlinda Zeka pas euforisë dhe kundërshtisë qytetare të vendimit të drejtorit i cili ishte i urdhëruar që të bëjë përjashtimin e saj edhe pse me vetë dëshirë nuk kishte dashur, vendimin e tij për përjashtimin e Arlindës e justifikon me rregulloren e re administrative të freskuar së fundi me një paragraf anti-kushtetues (neni 4, paragrafi 13).
Kjo nuk është e tëra, në qytetin e Kaçanikut të njohur tradicionalisht si fetarë të përpiktë dhe me numër të madh të vajzave me mbulesë gjithashtu kemi një lëvizje të tillë të provokimeve dhe presione psikike ndaj vajzave me mbulesë që ka vendosur që të kryejnë një obligim të fortë fetar (farz). Në Kaçanik numri i shkeljeve të tilla është i madh dhe me raste të përjashtimeve arbitrare të kësaj natyre ka kohë që po konfrontohen shkolla, prindërit, qytetarët, drejtoria e arsimit.
Pavarësisht që ministri i arsimit Enver Hoxhaj ka deklaruar se në Kosovë nuk ka ligj që ndalon mbajtjen e shamisë por nuk kemi marrje të masave për këta drejtor që veprojnë në kundërshtim me kushtetutën dhe gjitha konventat ndërkombëtare për të cilat Kosova është i ka garantuar po ashtu me kushtetutë.
Në fakt në rastin e përjashtimit të vajzave me mbulesë kemi politika të dyfishta dhe vala e përjashtimeve të vajzave me mbulesë nuk mund të justifikohet vetëm me atë se këto institucione drejtohen nga ekstremistët anti islamit apo komunistët por se gjithë këto veprime janë duke u kryer në formë të organizuar dhe se drejtorët e shkollave janë gjendur para akteve të kryera dhe presioneve psikike.
Në rrjetin shoqëror facebook është formuar një grup për çështjen e diskriminimit të vajzave me shami dhe në theks të veçantë po i kushtohet edhe rastit të Arlinda Zeka. Kushdo që shfrytëzon këtë rrjetë dhe ka parë këtë grup mund të marrë pasqyrën reale të disponimit qytetar për këtë temë. Të gjithë komentet e bëra flasin për atë se qytetarët kosovarë janë shumë kundër përjashtimit të vajzave me shami ndërkohë që ia shohin për të madhe MASHT që nuk merret me problemet reale të rinisë.
Populli shqiptarë ane e këndë kombit është lodhur ndaj këtyre diskriminimeve dhe padrejtësive të tilla shoqërore dhe çështjen në fjalë e ka marrë më seriozisht sa që ka marrë institucionet bazë në këtë rast MASHT dhe BIK e cila për fat të keq reagon e fundit ose nuk reagon fare, që përbën një minus të madh për vigjilencën e tyre dhe përkushtimin e tyre, pavarësisht asaj që këta rreshta po i lexojnë edhe ata.
Kush po nxit padrejtësi të tilla për çfarë arsye janë çështje që mbeten të diskutohen realisht dhe jo të paragjykohen. Gjithsesi që ndrydhje të tilla nuk mund të ndalojnë që vajzat tjera të vendosin shaminë, madje përkundrazi kanë kundër efekt siç është rasti me Arlindën, vetëm 1 ditë pas bërjes publike të përjashtimit të Arlindës kemi vënien e mbulesës së një bashkëqytetare të saj nga Lipjani gjegjësisht të Gentian Bllacës.
Gjithsesi kjo nuk është Kosova që ne kemi dashur dhe jemi munduar për të. Këto nuk janë kujtime të bukura të shkollës dhe rinisë dhe jo vetëm për vajzat me shami por për gjithë nxënësit e atyre shkollave ku po përjashtohen këto vajza. Kujtoni se më të mllefosur se vajzat me shami janë te mllefosur edhe pjesa e tjetër e nxënëseve dhe qytetarëve nga ky paradoks i çuditshëm tani për tani.
Shpresoj që Institucionet gjegjëse të jenë të vëmendshme dhe më të sinqerta më shumë se kaq të jenë specifike në veprimet e tyre të veprojnë për qytetarin Kosovar duke e marrë për bazë dëshirat dhe kërkesat e saj si për kundër nëse ne si shoqëri civile, si qytetar të këtij vendi nuk gjejmë ndihmë nga institucionet tona nëse jemi aq të pafuqishëm për të ndikuar që MASHT të veproj në favor tonin më së paku që mund të bëjmë është të urrejmë këtë veprim, të urrejmë këtë logjik anti qytetare. Ta urrejmë pra për faktin se e duam shumë por ai nuk qenka i yni.
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)