Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Omerta

Autor: Qerim Isufi E mėrkure 20 Tetor 2010 17:18 PM

 

Dua ta them, nuk dua ta them, nuk guxoj ta deklaroj dot! Madje, edhe guximi kohëve të fundit, dukej se ka filluar t’ia zen vendin frikës. Megjithatë do ta them, i rrethuar me dhuntitë e kohës, zbulime të cilat shikuar nga ana psikologjike sa janë qetësuese, aq janë edhe fiktive. Por prapë nuk mblodha dot fuqi, por ç’të bëjë nuk mundem të dalë jashtë vetvetes.

Një ditë vjeshte, ditë e cila po na e vjedh kohën e jetës sonë, ti moj ditë më trego si të kapën gjatë vjedhjes!!! A thua në çfarë mënyre do të më kuptosh, sikur t’u kisha lutur për të mos marr kohën e afatit të jetës sime. Nuk dua ta jap atë kohë, ndal të lutem! Por, sidoqoftë e ke hallall atë pjesë të vjedhur, nga fakti se dua të jetoj për arsye se nuk e dua jetën time. Jetë e cila sigurisht që nuk është fajtore për atë që një ditë kisha shëtitur nëpër një mal të dendur. Përderisa shëtitja, aty pash një botë plotësisht të ndryshme. Sikur çdo krijesë më thoshte: “Të lutem ti o njeri shko”! Vërejta se nuk isha i dëshiruar për atë shoqëri. Një zë i brendshëm më pyeste, - pse këta kanë frikë prej teje? Sinqerisht nuk dija të përgjigjem, mbase edhe pse doja ti përgjigjem. Ai zë prapë vazhdonte me të njëjtën pyetje, por me një shkallë më të shpeshtë, si dhe me shpejtësi më të madhe. Duke lëshuar atë vend hasa në një hapësirë pa lisa e pa gjelbërim. Aty shihja vetëm një ngjyrë, e ajo ngjyrë kishte emrin blu. Nga sikleti i dëbimit desha të marr një çik ujë dhe të freskohem. Papritmas u paraqit një krijesë e cila mbiu nga nën ngjyra dhe më tha:” Të lutem mos e ndot ujin”! Largimi nga vendi në vend vazhdonte, kështu që e pashë veten në një vend ku ishte mbuluar me të zezë. Sikur doja të tradhtoj veten time, kinse tani isha i sigurt për qëndrim.

Gjatë vendosjes, mbi kokën time fluturoi një shpend i bardhë, i cili mbante diçka në gojë. Nga kureshtja nuk munda ta deshifroja se çfarë mbante. Aty afër meje gjendeshin disa pëllumba të kuq, ku grindeshin mes vete. Por nuk i kuptoja dot, se ku ishte shkaku i grindjes, ndërsa arsye posedonin të dy palët grindëse. Pala e cila ishte më e shpejtë gjatë bisedimeve, sikur nuk kishte frikë nga ajo që akuzonte, përderisa pala tjetër bisedonte më ngadalë, si dhe i kontrollonte fjalët shkronjë për shkronje. Aty pranë, jo afër tyre gjendeshin një grup tjetër buburrecash (buburreca të cilët në mitologjinë gojëdhënës në nahinë tonë njihen si “buburreca të verdhë”), të cilët vetëm observonin situatën. Por në mimikën e tyre zbuloja një kënaqësi të pa fund, sikur pëshpëritnin në vete, - i shihni ato pëllumba? Të gjithë vjedhurazi duke mos u hetuar lëkundnin kokën në shenjë pohimi. Ata ishin dikur pëllumba ngjyrë bore, por jo të lindur të kuq, atë ngjyrë e kishin fituar nga bashkë-pëllumbat e tyre, të cilët para një kohe shumë të shkurtër ishin stërpikur nga ata të cilët nuk janë më prezent me ta.

Përshkrimi vazhdonte duke folur mes veti në identifikim të llojit: “Ata mes veti janë miq të lindur”, ndërsa ne nuk kemi atë status me ta. Papritmas u paraqit një stuhi, të gjithë ata u futën nëpër vendet e tyre. Ndërsa unë mbeta vetëm. Por vetëtimat nga lartë të përcjellura me dallgë të forta deti, nuk kishin të ndalur. Pas një kohe të shkurtër u kthye shpendi i cili kishte fluturuar më parë mbi kokën time. Desha ta shoh se në gojën e tij kishte atë që e pash herën e parë, por fatkeqësisht nuk e kishte dot (atë e kishte lëshuar në një fole të panjohur), Për habi pëllumbat u paraqitën duke vazhduar grindjen e lënë në gjysmë.

Tani gjarpri i zbuloi këmbët. Filluan të kërkojnë gjuetarin në mesin e tyre. Unë habitesha dhe thosha, - pse këta nuk e kërkojnë trajnerin e gjuetarit, por kërkojnë gjuetarin? Nuk u kërkohej vetëm gjuetari, por edhe kuzhina, kuzhinë e cila kishte ngrënë shumë pëllumba të bardhë ( e dashtë Zoti të ishte i ngopur tani, gjë që thjesht dyshoja). Sikur më pëlqente konkretizimi i grindjes, por ajo që ishte e kobshme, ishte aty se gjuetari si dhe kuzhina nuk gjendeshin në mesin e tyre. Por, ato gjendeshin në grupin e buburrecave. Pyesja veten, - vallë këta nuk duan të dinë adresën, simulohen, apo të dyja palët ishin kuzhinierë??? Një gjë të tillë nuk munda ta zbuloja dot. Në një gjë isha i sigurt se të dyja palët grindëse e njihnin gjuetarin, por nuk ia thoshin dot emrin, nga fakti se gjuetari që të dyve u kishte dhuruar erë mishi, e jo copë mishi të lepurit. Ndaj nuk merrnin dot guximin për t’i vënë kapak asaj teme, për arsye se ende nuhatnin atë erë me shpresë se ndoshta një ditë do të marrin ndonjë copë mishi. Doja të ikja nga vetja ime duke e mashtruar atë:” Don’t worry, God has a plan”. (Mos u merakos, Zoti ka një plan).

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • milot E hėne 25 Tetor 2010 23:43

    pershendetje autor i nderuar,nji shkrim i shum i mir per ta kuptuar gjendejn ne te cilen jan tash politikanet tan qe dolen ca dosje qe nuk dihet prejardhje e tyre du te them nuk dihet as ne cilen kuzhin jan pergadit por as nga cili kuzhinjer por ne sken del vetem nji kellner qe e servon ate pergaditjee e cila vetem se e hutoii popullin me shum e nuk dim se qkaka te veret ne te e qka jo,sdi qka te them kur pa mar parasysh se qka them nuk mund ta shprehi ate qe dua ta them per ket gjendje te p.......te shkret,Allahu na udhzoft te gjithve inshAllah politikanet e popullin,,,,,,amiin.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve