Pjesë e vonuar e stinës së verës, mbuluar me gjelbërim të tharë, të përcjellë me erë të lehtë si zakonisht në pritje të zbardhimit të ngjyrës së gjelbër. Nuk di si ta ndalojë kohën, kohë e cila më sjellë një thesar të përzier me elemente të ndritura dhe të zymta, elementi i parë më habitë pse gjithnjë e ngadhënjen të dytin. A thua koha është ajo që vendos për të kaluarën time? Pse nuk jam aty ku dua të jam, pse të mos jam me atë që meritoj? Pse jam larg krijesës që kuptohemi në natyrë reciproke? A thua është në të drejtë - Ibn Sina kur deklaron se: Koha bënë të harrojmë dhimbjet, i shuan hakmarrjet, zbutë hidhërimin dhe ndrydh mërinë; e pra e kaluara është sikur s’ka ekzistuar fare.
Megjithatë pse nuk mundem të bëjë atë që dua të bëjë, vallë pse nuk guxoj të radhis shkronja, shkronja të cilët më imponohen nga egoja ime, ego e cila është e ushqyer vetëm me ushqim shpirtëror.
Sidoqoftë, do të huazoj ca guxim dhe do të hijeshoj këtë pjesë të bardhë me të zezë. Nuk dyshoj se fotoja që më është paraqitur, me siguri se edhe juve lexues të nderuar u është shfaqur. Fjalitë në vijim me siguri se do të jenë të pa peshë, por unë do ta deklaroj. Rasti si mbret i planetit blu, isha duke shëtitur nëpër qytetin e fasaduar të vitit 2014. Ecja, shikoja dhe mahnitesha se si jetonin disa kafshë të ngordhura, ku aty afër nuk kishte gjelbërim, lisa, gjethe madje as ujë. Vallë kush janë këto objekte, objekte të cilët i kisha hasur edhe në një pjesë tjetër gjeografike, pjesë kjo e cila mohon fizionominë e këtyre të parëve. Aty afër rrjedhke një lumë i Ajnshtajnit. Dielli mbaroi orarin e vet, nga mirësia e tij si dhe nga respekti ndaj orarit të punës, ai vajti në një vend të panjohur. Por, sateliti i planetit të kaltër mori përsipër obligimin e vet, por disi shkëlqimi ishte më i dobët. Harxhimi i elementit kohë erdhi kah fundi, i frikësuar nga një leckë me një rreth në mes i stilizuar me disa vija, nga valëvitja e tij në një farë mënyre më frikësoi, por nuk isha vetëm unë ai cili ndjeu frikë por kishte edhe objekte të tjerë me ndjenjë të njëjtë. Duke u larguar nga xhungla moderne, me shpresë se do të hasi në një strehim. Fatmirësisht u takova me mbretin e xhunglës i cili ishte statik mbi një pasarel, edhe pse luani ishte i palëvizshëm ai kishte efektin e vet.
Të gjitha figurat të cilat ishin vërsulur ndryshuan kahjen. Mbeta mes luanëve sikur ndjehesha disi i sigurt. Dua të falënderoj të gjithë ata të cilët derdhën lot krokodili, energji e pse jo edhe patriotizëm dhe të holla (të popullit të cilët i dhuruan pa vullnetin e tyre më mirë thënë paratë e abetares) për të krijuar një vend të këtillë. A thua Ajnshtajni ka qenë i pajisur me njohuri rreth këtij projekti kur kishte deklaruar se: “Mbrëmja ku të gjithë të pranishmit kanë mendim të njëjtë, është mbrëmje e humbur”. Ndaj, ju që kishit përdorur dy gishtërinjtë, u lumtë deri në momentin e grahmës.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull