Është e turpshme që muslimanët shqiptarë duke jetuar në Evropën me shumicë krishtere të mos kenë njohuri elementare për kulturën e krishterë dhe është e turpshme që të krishterët shqiptarë të mos kenë njohuri elementare për kulturën islame duke qenë se jetojnë në një vend me shumicë muslimane.
Cfarë të keqe ka që nxënësit në shkollat publike në Kosovë e Shqipëri të mësojnë për Islamin, Krishtërimin, Judaizmin, Taoizmin, Budizmin, Shintoizmin …?!
Rreziku i ekstremizmit islam?!
Para ca dite Parlamenti i Kosovës refuzoi ta vendosë me ligj mësimin e lëndës edukata fetare në shkollat publike. Arsyetimi ishte se kjo do të shkaktonte përçarje kombëtare dhe se kësisoji do të rrezikonim që ekstremizmi islam të infiltrohej në Kosovë.
Asnjëra nga këto arsye nuk qëndron. Shumica e kombeve perëndimore kanë diversitet fetar, por ky diversitet nuk u pengon që të mësojnë edukatën fetare në shkollat publike. Për të qenë ironia në kulm, deputetët kosovarë harrojnë se refuzimi afekton vetëm shkollat shqipe, boshnjake e turke në Kosovë dhe se po ata përmes pranimit të pakos së Ahtisaarit kanë lejuar që nxënësit e përkatësisë etnike sërbe në shkollat e tyre të mësojnë edukatën fetare (dhe atë vetëm kristiano ortodokse) dhe se për këtë priftërinjtë serbë marrin rrogë nga Ministria e Arsimit e Kosovës.
Argumenti i infiltrimit të ekstremizmit islamik është akoma më i paqëndrueshëm. Eshtë e kundërta. Ndalimi shkakton ekstremizëm. Njësoj sikurse patriotët e cekët shfaqën si nacionalistë ekstremë, poashtu edhe fetarët e cekët shfaqën si fetarë ekstremë.
Cektësia fetare e rrjedhimisht ekstremizmi fetar nuk vjen nga njohuritë por nga injoranca
Edhe nëse supozojmë se ekziston një rrezik i infiltrimit të ekstremizmit islamik, vallë a do ta privojmë shoqërinë tonë nga edukata fetare vetëm pse ekzistuaka ky rrezik? Kjo është sikur të ndalojmë ngrënien ngase ekziston rreziku i helmimit. Zgjidhja nuk është në ndalimin e ushqimit po në bërjen kujdes nga helmet.
Cektësia fetare, e rrjedhimisht ekstremizmi fetar, nuk vjen nga njohuritë por nga injoranca. Nëse në shkollat tona publike do të mësohej edukata fetare atëherë gjasat që feja të depertonte në thellësi të shpirtit tonë shoqëror do t’ishte më e madhe ashtu siç shkruan më 1937 intelektuali më i madh shqiptar i të gjitha kohërave Branko Merxhani (1894-1981):
“Rregulli i parë i përparimit është feja. Dhe fe nuk do të thotë tipe të caktuara ceremoniale, as orë të caktuara lutjesh as tregime filantropike të djallëzuara. Fe do të thotë thellësim shpirtëror, bashkim i zemrave, dashuri, devocion, besim”.
Është e turpshme që muslimanët shqiptarë duke jetuar në Evropën me shumicë krishtere të mos kenë njohuri elementare për kulturën e krishterë dhe është e turpshme që të krishterët shqiptarë të mos kenë njohuri elementare për kulturën islame duke qenë se jetojnë në një vend me shumicë muslimane.
Nëse nxënësit në shkollat publike në Kosovë e Shqipëri do të mësonin për Islamin, Krishtërimin, Judaizmin, Taoizmin, Budizmin, Shintoizmin…, ata do të pajiseshin me kulturë të gjërë që do t’iu mundësonte komunikim më të mirë në një mes gjithnjë e më të globalizuar. Duke pasur njohuritë elementare për fetë tjera, edhe feja e vet do të zinte më shumë rrënjë në shpirtin e tyre.
Si arriti Ibrahim Rugova të impresiononte Bill Clintonin, Tony Blairin etj?
Mbresat që ka lënë Ibrahim Rugova tek Bill Clintoni, Tony Blairi etj kanë qenë pikërisht nga fakti se ai ishte një musliman që kishte njohuri të thella për kulturën e krishterë. Zatën, me çka tjetër do të mund të impresiononte Ibrahim Rugova: me prodhimtarinë e automobilëve apo me prodhimin e avionëve supersonikë në vendin e tij?!
Imagjinoni se me çfarë mund të impresionojnë Presidentja e Kosovës, Kryeparlamentari, Kryeministri, ministrat, ambasadorët, deputet e Parlamentit të Kosovës në takimet formale dhe informale me homologët e tyre nëpër botë. Shumica absolute e tyre as nuk kanë njohuritë elementare as të kulturës islame as të asaj krishtere as budiste, as judaiste as kurrfare.
Të mësosh edukatën fetare në shkollë fillore e të mesme nuk do të thotë të bëhësh as hoxhë as prift as rabin, njësoj sikurse të mësosh tabelën e shumëzimit nuk do të thotë të bëhesh matematikan, e as të mësosh alfabetin nuk do të thotë të bëhesh shkrimtar, por këto janë gjëra elementare për një kulturë të përgjithshme.
Nëse politikanëve kosovarë e shqiptarë u mungon kjo kulturë (po them kulturë sepse kultura buron prej fesë) kjo nuk do të thotë që ata kanë të drejtë t’i privojnë nga kjo gjë edhe ata që do të zënë vendin e tyre pas 20 a 30 viteve.
Dr.Krist Maloki: Orientalizmi shqiptar erdhi nga administrata bizantine
Titulli i këtij shkrimi është huazuar nga artikulli i famshëm i vitit 1937 i Dr.Krist Malokit (lindur në Prizren më 1900, vdekur në Grac më 1973) i cili ia vlenë të lexohet nga çdo shqiptar. Pasi përshkruan veçoritë e orientalit shqiptar Prof.Maloki shkruan:
“Është gabim i trashë kur thuhet se orientalizma na ka ardhë nga Azia, apo përmes religjionit muhamedan, apo edhe nga populli turk. Jo kurresesi, orientalizma jonë është një dhanti fatale e kristianizmit euroaziatik, kur aty nga viti 740 pas Krishtit, dmth 600 vjet para se me shkelë turku n’Athdheun tonë, Leoni III, despot i Bizantit, detyron shqiptarët me u nda nga Kisha Romake (= oksidentale) dhe me u fundosë me Kishën Bizantine (= orientale). Po nuk ishte skizma kishtare sa administrata bizantine ajo që rrënjosi kulturën orientale tek shqiptarët.”.
Kosova e Shqipëria pretendojnë Oksidentalizmin ndërsa dëshmojnë Orientalizmin
Kosova e Shqipëria duke qenë, me gjasë, të vetmet vende evropiane që nuk e bëjnë edukatën fetare në shkollat publike, bëhen dele të zeza në Evropë. Me këtë nuk tregohet oksidentalizmi i shqiptarëve, por pikërishtr orientalizmi i tyre.
Ja se çfarë thotë Dr.Krist Maloki për orientilin shqiptar:
“Orientali shqiptar është i zoti për të gjitha … turpet. Shet babë e nanë, din e iman, besën e nderin e vet, trupin e shpirtin e vet, për mos me i prishë telat e karadyzenit. Idealet e orientalit shqiptar janë kolltuku e llokma, dhe për me i siguru vetës këto ai bahet kur e do nevoja edhe patriot e tradhtar, monarkist e bolshevik, përparimtar e reaksionar … porse në shpirtin e vet është kryekëput rrënimtar e destruktiv”.
Orientali shqiptar sot përdor faktin e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga shumica e vendeve islamike për të kultivuar urrejtje ndaj islamit. Harron ta fajësojë qeverine e Kosovës për mungesë diplomacie proaktive. Nuk i bën përshtypje fakti se Qeveria e Kosovës e njeh Keshillin Kombëtar Libian tek pasi këtë e bënë Qeveria e Sërbisë. Çfarë e pengonte Qeverinë e Kosovës që këtë ta bënte që në momentin kur NATO drejtoi avionët kah Libia?
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 9 herei kam lexu te dy shkrimet e autorit dhe shume bindshem i argumenton mendimet e veta,keshtuqe kerkoi nga autori qe keto shkrime ti publikon edhe ne gazeta e media tjera te kosves por edhe me larg ne menyre qe pbuliku ka nevoje qe te informohet drejt,e falenderoi autorin gjitashtu qe nuk ka qendru duarkryq ndaj ketyre mashtrimeve dhe mendimeve te kohes se kaluar ndaj feve e pasaqerishte ndaj islamit edhe ate hiq me pak se nga deputet e kuvendit te kosoves.
Sa i perket Ibrahim Rugoves, ai nuk ishte musliman. Ndoshta ai ka ditur per krishterizmin por jo edhe per Islamin. Rugova ka lene fitnetrazire te madhe ne shoqerine kosovare.Nexhmedin i nderuar i kam percjelle disa shkrime tuat dhe video ne int. Edhe ti shifesh qarte qe fare nuk ke njohuri per Islamin bile e ke zero. Ne disa raste ku japni keshilla muslimaneve dhe iinsistoni te zeni vendin e hoxhes beheni qorodites. Ne disa raste jeni edhe fitnexhi kur thirrni bashksine islame te kosoves per te ngritur zerin kunder disa grupeve muslimane, ashtu siq ka bere bashkesia islame e maqedonise. Ne muslimanet nuk kemi probleme ne mes vete, ne po luftohemi ne cdo menyre dhe gjerat po na imponohen se kend ta kemi mik e kend armik. Ku ishe ti deri tash qe nuk i ke dale krah muslimaneve.
Pėr rugovėn e dėshmoj edhe vet Baton Haxhiu nė emisionin e ti me Dr. Shefqetin se nuk ka qen musliman.
I padituri dhe injoranti nuk e kupton argumentin. Ky eshte rasti i atyre qe e refuzuan kalimin e amandamenteve per fene ne shkolla si dhe per mbulese gjate mesimit.Artikulli i Spahiut jo vetem se eshte i qelluar por edhe tregon realitetin me nje vizionarizem te lakmueshem. Problemi ne kete situate te krijuar ne lidhje me fene ne shkolla ka disa paralele. Se pari frika e pushtetareve te qendrojne mbas rrenjeve te tyre islame ne nje kohe kur e gjithe bota e dine se kush jemi. Se dyti ndikimi i Vatikanit permes kishes katolike ne Kosove qe ta mbaj ne Shah Islamin ne Kosove per arsye te disa sukseseve te vogla ne fushen e misionarizmit te tyre ne vendin tone dhe se treti, votuan femijet, prinderit e te cileve u shkolluan ne Kumrovec. P.S,I rende eshte islami per alkoolistet kronik.
Nuk pretendoj ta zeje vendin e hoxhes dhe nuk pretendoj se kam njohuri te thella per Islamin fatkeqesisht por kam thene qe Bashkesia Islame e Kosoves duhet te mbaj gjerat nen kontroll dhe jo kryetari i komunes te caktoj se kush mund te jete hoxhe e kush jo ne nje xhami te caktuar. Ibrahim Rugova ka pasur emer musliman deri ne fund te jetes dhe ai emer i qendron mbi varr. E di se e ka njohur kulturen e krishtere. Sa e ka njohur kulturen islame kete nuk e di.
Te lumt zotri Nexhmedin Spahiu, sepse per ata qe gjykojne duke qene objektiv, mendoj se kjo cfar ke shkruar eshte perplot me argumente.Vazhdo te shkruash per keto tema, sepse jane shume te nevojshem.
Selam alejkum.Nga zemra lus Zotin te te shperblej vella,ta bej kohen me bereqet,ty dhe gjith atyre qe nuk heshtin,por flasin kur din diqka.Me urtesi ,u pergjigje per Ibrahim R.e the se nuk di,sa ai ka dite per islamin.Shumica ,i thon vetes musliman ,e veprat kerkund,lus Zotin te na fal te gjithve,se ne jemi te gjith te manget e te dobet,i gjithdijshem e i plotfuqishem eshte vetem Zoti ,Krijuesi.Une i bashkangjitem lutjes se vellaut ALBAN,qe ti botoni keto shkrime, shume me rendesi,sepse ata qe nuk e lejuan fen ,ne shkolla ,jan mesuar vetem gazetat ti lexojn,ku me dite a e din qka eshte kompjuteri ?Te lutem vella botoj,se jan me vler,per popullin.Allahu xh.sh.te mbrojt ty dhe familjen amin.
I nderuari Nexhat te falenderoj per shkrimin qe e ke bere, eshte mjaft i qelluar te lus qe ta publikosh ne gazetat ditore te republikes se kosoves me qellim qe ndonjeri nga deputetet te pa gdhendur do te mbushej mend nga shkrimi yt. shkrimi eshte i argumentuar mjaft mir dhe logjikshem te falemnderit vazhdo te shkruash ashtu si eshte realisht e jo i shtyre nga emocionet si disa tjere selam alejkum Allahu te shperblefte
e uroj per ket shkrim autorin shum me vend dhe i drejt e me ven, njejtin mendim e kam si te Albanit le te dalin kto shkrime edhe ne mediat me te medha po faji nuk eshte te autori po te ato medja se atu ka njerz qe nuk kan kurfar kulture e as edukate i pengon me qit ksi shkrime se nuk pershtatet me karatkerin e tyre.