Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
Papunėsia dhe dukurit negative njė sfidė e madhe pėr institucionet e Kosovės
artikuj

Opinione te lexuesve

,

Te fundit

Tė gjitha shkrimet e autorit >>

Papunėsia dhe dukurit negative njė sfidė e madhe pėr institucionet e Kosovės

Autor: Opinione te lexuesve E marte 26 Shkurt 2013 20:39 PM

Humbja e një vendi pune mund te jetë ngjarje shumë e mërzitshme ekonomike në jetën e një personi. Shumicanjerëzve mbështeten në fitimet e tyre nga puna për të ruajtur standardin e jetesës. Shumë njerëz fitojnë nga puna e tyre jo vetëm të ardhurat, por gjithashtu një ndjesi të arritjeve personale. Humbja e një vendi të pune do të thotë një standard më i ulët i jetesës në të tashmen, ankth për të ardhmen dhe një vetëvlerësim i reduktuar. Republika e Kosovës me gji­thsej 325.261 persona të regjistruar si të papunë ne shërbimet publike të punësimit në Kosovë deri në fund të vitit 2011 – duke përfaqësuar një rënie për -3.0% krahasuar me vitin 2010. Ngjashëm me vitin paraprak, të regjistruarit e papunë paraqesin një shkalle të regj­i­s­t­r­i­mit të papunësisë mesatarisht rreth 35-39% nga popullata ekonomikisht aktive.

Mbi 93.8% e te papunëve të regjistruar janë të papunë afatgjatë (12 muaj +). Afërsisht 48.6% nga të regjistruarit si të papunë janë femra. Nëse krahasojmë me 2010, numri i femrave të re­gji­struara është në rënie me rreth -1.8%. Afro 60% e të regjistruarve si të papunë i referohen nivelit të kualifikimeve për nga arsimimi si të “pa kualifikuar”(Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ).

 

Efektet Ekonomike të Papunësisë.

 

Nga aspekti ekonomik papunësia do të thotë mosshfrytëzimit i forcës prodhuese popullsia aktive ne krijimin e të mirave materiale, d.m.th. se GDP aktuale do të jetë me i vogël se GDP potenciale. Humbjet nga faktori punë konsiderohet me e madhe se nga faktorët e tjerë të prodhimit. Analizat empirike kanë treguar se humbjet ekonomike të shkaktuara nga papunësia kane karaktere multiplikativ. Papunësia e lartë e jo vetëm që shprehet midis GDP aktuale dhe reale, por ajo bëhet edhe barrë e rendë për buxhetin shtetëror, sepse largimi i punëtorëve si tepricë teknologjike një pjese e pagave të tyre duhet financiar për mbajtjen e familjes, zvo­g­ë­l­i­min e tatimeve dhe të kontributeve dhe me të edhe i mjeteve buxhetore të shtetit e kështu me radhë. Një aspekt tjetër ekonomik është se numri i madhe i papunësisë shprehet në zv­o­g­ë­l­i­min e standardit jetësor, sepse ajo merr pjesë aktive në konsum dhe në shpërndarjen dyt­ë­s­o­re (rishpërndarjen) të të ardhurave kombëtare, dhe në këtë mënyrë zvogëlon të ardhurat ko­mbëtare për një banore

 

Efektet Shoqërore të Papunësisë.

Papunësia e madhe, pos efekteve negative ekonomike, ka edhe efekte të shumta negative shoqërore e sociale. Efekti kryesor negativ i papunësisë nga aspekti shoqëror është se shka­k­t­on zhvlerësimin e kapitalit human, d.m.th bën uljen e vlerës së kuadrove profesionale dhe kë­sh­tu devalvohen vlerat e vlerës së kuadrove profesionalë dhe kështu devalvohen vlerat e inv­e­s­t­imeve në kuadro, që paraqesin investimet me të efektshme. Në ketë rast potenciali kadrovik nuk shfrytëzohet dhe, duke u mos shfrytëzuar për një kohë të gjate, ai humb vlerën e vet. Si shembull më i mire për këtë është rasti në Kosovën. Në periudhën e paraluftës masat e dhu­n­shme jugosllave larguan me dhunë mbi 150 mijë shqiptarë nga vendet e tyre të punës, të cilët me veti të tëra iu lanë vetvetes, me ç’rast potenciali i tyre prodhues e kreativ u devalvua.

 

Papunësia është një barrë e madhe për të gjithë qytetaret në ketë vend të dal nga një luftë e përgjakshme duke shkaktuar një dem të madh ekonomik, siç dihet ky fenomen shkakton shu­më dame të mëdha si në aspektin ekonomik, shoqëror, social e politik. Mbetet sfidë e madhe për institucionet e Republikës së Kosovës dhe mekanizmat që kanë qasje në përmasimin e kësaj dukurie që e ka kapluar sheqerin kosovare posaçërisht rinin e saj e cila përben me shumë se 50% të fuqisë punëtore..

Rritja e madhe e papunësisë mund të shërbejë shtrat i ngrohet për zhvillimin e dukurive neg­a­tive të dëmshme për shoqërinë në përgjithësi e posaçërisht për rinin e cila në Kosovë është jashtëzakonisht në moshë të re, këto dukuri mund të jenë: kriminaliteti, vjedhjet, plaçkitjet, zhvillimi i ekonomisë ilegale, droga, huliganizmi etj. Për të siguruar ekzistencën e vetë dhe të anëtarëve të familjes, të pa punët janë të prirë të bëjnë punë të liga dhe të dëmshme që shko­jnë në dëm të shoqërisë në përgjithësi.

Mund të konstatojmë se papunësia e madhe paraqet një problem mjaft kompleks dhe të ndë­r­l­ikuar ekonomiko-shoqëror dhe social, për çka duhet edhe të kihet qasje komplekse për zgje­dhjen e këtij problemi. Për këtë arsye qëllimi i çdo shteti është që, për të siguruar stabilizim mak­roekonomik, duhet te insistojë dhe të mobilizohet në sigurimin e punësimit te plotë./Kosova sot/

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Papunėsia dhe dukurit negative njė sfidė e madhe pėr institucionet e Kosovės


Arkivi i autoreve