Vazhdim i maratonës: Edukata Fetare – miliona fakte pro (3)
Krijesës me plot emocione të mos ia lejosh të edukoj, përmirësoj emocionet dhe të i ekuilibroj ato të bën të mendosh se ndalimi po ardhka nga robotët dhe jo krijesa të llojit të njëjtë.
Vlerat shpirtërore si besimi, dashuria, xhelozia dhe tjera nuk janë karakteristikë të krijesave të kohës sonë por janë të tilla që nga lashtësia. Teoria fetare thotë se këto janë që nga krijimi i saj nga ana e Krijuesit Suprem më konkretisht që nga njeriu i parë Ademi a.s. dhe gjithë të tjerët dhe jo se feja Islame ose ndonjë fe erdhi dhe i mbushi mekanikisht njerëzit me emocione. Për atë vlerat shpirtërore kanë qenë pjesë e shoqërisë njerëzore përjetësitë e shohim edhe nga të dhënat historike ( Plutarku thotë se nuk kishte vend që nuk kishte objekte fetare edhe nëse nuk kishe objekte tjera) , pastaj në letërsinë dhe kulturën e popujve të lashtë.
Nuk mund të shpjegohet gjithçka në aspektin material dhe as që mund të shfarosim emocionet dhe botën ndijore tonën. Kush u mundua për një gjë të tillë u lodh kotë, u dërmua dhe më shumë vuajti (u emocionua) , lufta me shpirtrat e njerëzve dhe vlerat shpirtërore është luftë e humbur . Kjo është ajo që popujt të cilët u munduan të i japin përparësi vetëm komponentit materiale të njeriut i bëri që të iu lakmojnë të modestëve dhe të jepnin gjithçka që një ditë të vetme të jetonin në lumturin që ata ndjejnë. Prandaj ata që shumë shekuj janë para nesh (shumica e vendeve Evropiane) vendosën që Edukata Fetare të jetë pjesë e kutikulave shkollore.
Ngjashëm dhe në përpjekje për të qenë edhe ne pjesë e këtyre popujve shpresojmë që sa më parë të vetëdijesohet politika vendimmarrëse për çështjen në fjalë të cilët asnjëherë nuk i është qasur sinqerisht. Në trajtimin e saj si një interes kombëtar nuk kemi pasur ndonjë përpjekje intelektuale për ta mirëkuptuar çështjen sepse ose kemi pasur gjykime de mode të logjikës së sistemit paraprak ose komplekse inferioriteti dhe instinkte skllavi se mos po lëndohen zemrat e ‘ndërkombëtarëve’ .
Thelbi është që masa është shumë e vendosur në këtë kërkesë qytetare sado që politikanët e tanishëm e kanë vështirë ta hapin mendjen dhe ti ngritin gishtat për aprovimin e kësaj kërkese për këtë nevojë dhe domosdoshmëri kombëtare. Përndryshe nëse ata e kanë të vështirë atëherë nuk qytetari kosovarë nuk e ka të vështirë që të ngriti gishtat dhe të vë në krye të politikës kosovare njerëz që i kanë në konsideratë kërkesat e tyre dhe që do ta aprovojnë këtë kërkesë.
Gjithsesi që secili nga ne është i vëmendshëm për ndjeshmërinë e çështjes dhe se ka disa zëra të pakët që kundërshtojnë . Esenca te këto e fundit qëndron në atë se këta zëra vijnë si mungesë e informacionit me fenë dhe sado që njerëzit nuk informohen për fenë në mënyrë institucionale asnjëherë nuk mund të vihet faji asnjë institucioni për probleme, për eksese e të ngjashme. Lënda e Edukatës Fetare nuk duhet të politizohet ajo është kërkesë qytetare është nevojë nuk është ‘sue generis’ vetëm për Kosovën por ndoshta vendi ynë do të jetë nga të fundit që do ta bëjnë një gjë të tillë. Nëse kjo kërkesë në Kosovë vazhdon të zvarritet prej vitit 1992 dhe njerëzit ende nuk janë lodhur së kërkuari atë, dhe përkundrazi zërat janë shtuar edhe më insistues. Nëse nuk vendoset pro kësaj kërkese brenda këtij viti maksimumi që mund të shtyhet është deri në zgjedhjet e ardhme parlamentare, të paktën kështu mendoj me që qytetaria ka marrë udhë në Kosovë, me që populli ynë vazhdimisht po edukohet dhe po ngritët.
Vijon pjesa e 4 - Implementimi i Edukatës Fetare me metodat bashkëkohore
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)