Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj

Mr. Iljasa Salihu

Kumanovė, Maqedoni

iljasa@hotmail.com http://www.mesazhi.com

Te fundit

Tė gjitha shkrimet e autorit >>

Pėr hir tė sė kaluarės maqedonase, po ikė e tanishmja shqiptare!

Autor: Mr. Iljasa Salihu E marte 2 Mars 2010 11:43 AM

 

Në shtetin e ashtuquajtur Maqedoni, vazhdojnë të ndodhin aq shumë gjëra të habitshme, sa edhe vet Habia nuk po mund t’i bjer vetës në fije, se çka në të vërtet është duke synuar. Nuk kam dot guxim që t’ia bëjë ndonjë pyetje Habisë për gjithë këto lëmshe, sepse frikohem prej ndonjë përgjigje të habitshme, e pastaj për ndonjë shkrim në vijim nga ana ime tërësisht të habitshëm. Por, më besoni, ka ardhur një kohë që pa dëshirën tonë jemi të detyruar të mendojmë rreth të kaluarës së rreme, dhe rreth oligarkëve që po i pastrojnë fëlliqësirat e së kaluarës në ditët e sotme.

Tashmë filloi puna praktike rreth realizimit të “Projektit Shkupi 2014”! Edhe pse e dënuar moralisht, pastaj përmes analizave të ndryshme, debateve nga ana e shoqërisë civile, prapë projekti në fjalë e përjetoi lopatën e parë, pa ndonjë debat serioz në Kuvend nga ana e përfaqësuesve shqiptarë. Gjersa lopata në sheshin e Shkupit funksiononte për ndërtimin e të kaluarës së “lavdishme” maqedonase, e tanishmja shqiptare pa përshëndetjen e të zgjedhurve të popullit ia lagu për në Belgjikë e gjetiu, duke u përballur pastaj me tmerret serioze të kësaj bote. Tek pasi u zbrazën qytetet dhe fshatrat, politikanët tanë e “kuptuan” se kjo është lojë e agjencive turistike, pra si gjithmonë ata u ç’fajësuan nga përgjegjësia e tyre, që as Lumi i Danubit për jetë e mot nuk do mund t’i pastron, madje as shkapërderdhja e tyre në Detin e Zi nuk do i bën fajde.

Bile, për projektin “Shkupi 2014” qysh herët ishin ç’fajësuar prej përgjegjësisë, duke pohuar se, projekti në fjalë është bekuar më herët prej subjektit tjetër politik. Shumë mirë që fajin të ndërgjegjshmit nuk po e lënë jetim, edhe kjo është një pjesë e lëmoshës!

Në këtë shtet ka tendenca të ndërtohen edhe fshatra të tërë improvizues, kinse edhe për kësi lloj antikitetesh paskemi nevojë, duke i anashkaluar fshatrat real që balta dhe kushtet tjera mizore janë bërë miq të ngushtë të secilit njeri që jeton në fshatë.

Pastaj, gjitha humbjet e kota ekonomike të këtyre projekteve skandaloze, arsyetohen me shtimin e punës së ndërtimtarisë. Pyesim, kush do e merr tenderin për realizimin e këtyre projekteve antike. Nuk e di, por shumë mirë e di se, kompanitë shqiptare fare nuk do të kenë hise në këtë lojë të shtrembërisë historike.

Ndaj, shteti për t’i arsyetuar dhe legjitimuar këto krime ekonomike, kulturore dhe kombëtare, apo për të na detyruar që neve të mendojmë vetëm historikisht, kursin e përgjithshëm e ka orientuar dukshëm drejt të kaluarës tendencioze dhe ikjes nga e tanishme mjeruese. Si rrjedhojë e këtij kursi, tashmë do të kemi qytetarë që i përkasin, “vetëm të kaluarës”, do ta sjellin Aleksandërin e vdekur në Maqedoni, por do t’i dëbojnë shqiptarët e gjallë prej Maqedonisë. Gjendemi ndërmjet fushëbetejave të “vërteta” intelektuale rreth autenticitetit të popullit maqedonas dhe projektimit për dëbimin e shqiptarëve autokton! Qeveria për hir të realizmit të kësaj ëndrre antishqiptare dhe antiislame, i ka mobilizuar dhe angazhuar shumë piktorë të kërrusur disa besa edhe të krisur, skulptorë, historianë, linguistikë, etj., vetëm e vetëm që t’i bindë fqinjët e saj për rreth, po ashtu edhe popullin shqiptarë që jeton në këtë shtet pa pushtet, se ky shtet ka një histori mjaftë të begatshme, bile më të pasur se të Egjiptit e të Selanikut. Kryeministri i Maqedonisë, edhe pse është i diplomuar në ekonomi, po ashtu edhe magjistër i kësaj shkence që kurrë si duhet nuk e përdori, aktualisht është duke e luajtur rolin e një historiani tejet të “devotshëm” dhe, në mënyrë tmerruese është i indoktrinuar pas tezave kinse të vërteta historike, e gjithë kjo me qëllim të mbulimit të dobësive ekonomike.

Askund në botë nuk e kemi parë ndonjë kryeministër, aq të aftë në profesionin e tjetërkujt. Dikur historianët do ta cilësojnë kryeministrin aktual si një njeri shumë të aftë i asaj kohë, ngase një ekonomist me anë të historisë së vjedhur, në mënyrë të shkëlqyeshme paska arritur t’i dëbojë dhe detyrojë shqiptarët të enden metropoleve të botës.

Pra, me këto politika sipërfaqësore, tendencioze, historike dhe histerike, pushteti aktual është duke ia lyer kokën me akull popullit gjaknxehtë, është duke e tërhequr vëmendjen prej dështimeve të shumta të politikave të mirëfillta ekonomike, është duke e shikuar si një film të mirë imigrimin dhe lotët e prindërve shqiptarë, por mos harro i “nderuar” pushtet se, kriza sociale tashmë ka filluar të troket, bashkë me këtë edhe sinjali i parë drejt falimentimit të kompanisë së Pasko Kuzmanit, i cili çuditërisht dhe jo rastësisht qenka pronar i këtij shteti me firmë të vjedhur!

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 5 here
  • Bun Mustafa E marte 2 Mars 2010 14:07

    Mendoj se nuk ka qen kaq i papritshem ky veprim i qeveris se maqedonis , rrespektivisht i Gruevskit, sepse ai eshte ne pozicion qe te luaj te gjitha lojat ne favor se pari te vetvetes, pastaj popullit te tij dhe ne dem te Shqipetarve. Sepse projektet bllokohen me rrezistenc politike dhe me kundershtim te mirfillt, ndersa per fat te keq neve shqiptarve ne Maqedoni po na perfaqesojn do ti quaj AMIN-et qe firmosin dhe pranojn qdo leter e dokument qe ju shkon ne tavolinen e tyre, dhe pa e lexuar as nje her se qka permban. E njejta gje ishte me Enciklopedin, dhe me ligjin per Arsimin fillor dhe shum e shum ligje te tjera. Prandaj vetem pas 2 muaj liberalizimi te vizave kemi sot nje Kumanov te zbrazur qe nuk pan as nje her nje rrugdalje per te jetuar dhe permirsuar jeten e tyre mizore.

    Reply

  • KaccY E marte 2 Mars 2010 16:46

    Te lumte Caki, shume shkrim i mire, ashtu sic e ke thene edhe eshte.Shperngulja masive e shqipetareve ne komunen e Likoves e Kumanoves tregon qarte interesimin e qeveritareve tane te cilet me votat tona i derguam atje qe te kenaqen ne ate kolltuk te flliqur , nuk u shkon ne mendje se me pare ne gjakun e ushtareve te UCK-se te 2001-shit u betuan se premtimet e dhena do ti plotesojne deri ne fund. Mirepo ja puna e tyre po shihet qarte, behen enciklopedi te ndryshme, plane per sllavizimin e Shkupit e diskriminime tjera te dukshme ndersa ketyre taneve as qe u intereson, e kur vjen puna per fajin me te vertete nuk jete jetim por ia hedhin pales tjeter. Kjo eshte turp, mendoj se gjeneratat tona te reja do arrine qe keto zbrazetira ti plotesojne.Pershendetje dhe kaloni mire .

    Reply

  • Q.I. E marte 2 Mars 2010 18:08

    Zoteri autor nuk di cfare te them, perpos te lumte, dhe te uroj sukses ne te ardhmen!

    Reply

  • Imperatori-Kumanove E marte 2 Mars 2010 22:59

    pershendetje nga Roma zoteri Iljasa.me vemendje te madhe lexova ket shkrimin tend dhe analizonja cdo fjale te shkruar nga ty!!!Me plot vetedije dhe me plot besim jam DAKORD me gjith ate qe ke shkruar,sepse ne te vertet ne Komunen tone-LIkove si poashtu edhe ne qytetin e Kumanoves mbizoteron nje situat mjerimi per shum familje te cilat me ne fund edhe u detyruan te kapin rrugen me te rend per mbijetim........!Nje gje kisha thene se: Nuk duhet edhe aq shum te Habitemi me Sllavo-Nacionalistet te ashtuquajtur sikur maqedon edhe pse shum mir dihet dhe e dijm historin e se kaluares me argumente 100%,sepse politika e tyre me shekuj e pas luftes se dyte boterore dhe pas formimit te ashtuquajturit Shteti Sllavo-Nacionalist kan vazhduar me nje politik te eger e te vrazhd.Habitem me te tonet

    Reply

  • liridoni-Tetove E mėrkure 3 Mars 2010 18:06

    i gjithe faji bije mbi ali ametofskin i cili e beri luften dhe flijoi 120 deshmore per ta bere maqedonine shtet dhe me identitet.une si ushtare i UCK.nuk e fajsoj pasko kuzmanin e as nik.grujefskin,por matrapazin ali ametofski i cili na ka premtu shtetformin ketu,ardhjen e shqiptareve nga jashte per te investuar kapitalin e tyre ketu e shum gjera te tjera qe smuj me i permende,po si duket ai na ka trdhetu dhe po punon sipas planit te nil.gruefskit dhe gjithnje del para mediave dhe thot se koalicioni funksionon mire.ali ametofskit i shkojne punet mire po me cvare fytyre do del para popullit ne zgjedhjet e arshme,dhe pse nuk del sot tek populli po i dergon bashkepunetoret e tij udbash te jene me qytetare partiak e jo me popullin.ali ametofskin do e denoje gjaku i deshmoreve.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve