Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
Perandoria Osmane dhe Shqiptarėt

Perandoria Osmane dhe Shqiptarėt

Autor: Arbėr Berisha E hėne 5 Prill 2010 11:30 AM

 

Simboli i një kulture qindra vjeçare unisohet dhe lansohet në një multietni shtetesh me ngjyra, kostume, e gjuhë të ndryshme duke jetuar mes tyre si kutia e pandorës që ka gjitha dhuratat e mundshme. E tillë ishte Perandoria Islamo-Osmane që u dha mundësi gjithë popujve të jetonin të lirë të kulturuar e civilizuar brenda territorit që ajo sundonte.

Perandoria Osmane e cila u shtri nga Hungaria veriore deri në Arabinë Jugore, nga Krimeja deri në Afrikën e Veriut, do të përmblidhte në vete edhe tokat shqiptare.

Shqiptarët u bashkuan me këtë perandori gjatë kulminacionit të saj, dhe për pesëqind vite me rradhë ndanë me të lavdinë dhe dështimet e saj.

Ajo duke ndërtuar një botë tolerante dhe multikulturore, mblodhi në gjirin e sajë edhe popuj të tjerë.

Grekët, hungarezët, serbët, kroatët, vllehët, pomakët, ciganët, lazët, boshnjakët, çerkezët, bullgarët, rumunët, arabët, kurdët, tartarët, armenët, hebrenjtë, dhe shumë popuj të tjerë ndanë kulturën dhe traditat e tyre me komunuelthin Osman. Kultura që turqit sollën nga Azia qendrore e gërshetuar me traditat e popujve mbi të cilët ata sunduan, i dha kulturës Osmane madhështinë më të madhe të kulturave të botës së Islamit të epokës moderne. Bejlerët, Pashallarët dhe agallarët turq, së bashku me klasën e “devshirmeve”apo muslimanëve ballkanas, mundën të ndërtojnë një perandori tolerante islame e cila, ruajti me modesti dhe dinjitet kulturat dhe fetë e popujve të tjerë, duke prezantuar në Evropën Juglindore botën Islame.

Osmanët e kanë fillesën e tyre në shekullin e XIII gjatë sundimit të Osmanit (1280-1324) i cili themeloi principatën e tij që më vonë do të bëhej ndër më të famshmet në Histori. Perandoria e mëvonshme do të merrte emrin pikërisht të Osmanit dhe do të quhej Perandoria Osmane sepse ai njihet si sulltani i parë i kësaj perandorie. Si datë e themelimit njihet viti 1299 nga ana e Osmanit dhe si data e rënies njihet viti 1923.

Perandoria osmane përfshinte 22.9 milion km² në majë të lulëzimit në shekullin XVI duke mbajtur të pushtuara viset nga Afrika Veriore, Lindja e Afërt, Kaukazi deri në Evropë. Ishte rivali kryesor i shteteve evropiane kundër të cilave ndërmori shumë fushata ushtarake.

Brenda perandorisë mbizotëronte rendi ushtarak dhe aristokracia e zgjedhur e padishahut ose sulltanit, sovranit të shtetit. Shekujt XVI dhe XVII ishin kulmi i lulëzimit të kësaj perandorie, ndërsa në shekujt XVIII dhe XIX luftërat e shpeshta me Rusinë dhe Austro-Hungarinë shënojnë rënien. Përfshirja në Luftën e Parë Botërore, në krah me fuqitë qendrore, Austro-Hungarinë dhe Perandorinë Gjermane, osmanëve iu solli shkatërrimin e plotë të perandorisë së tyre. Lëvizjet nacionaliste turke shpallën Republikën e Turqisë në territorin e mbetur, i cili kryesisht banohej nga populli turk. Ndër sulltanët më të njohur të kësaj perandorie është edhe Fatih Sulltan Mehmet ose Mehmedi II bashkëkohës i Skënderbeut. Ai arriti të merrte në mënyrë spektakolare Konstandinopojën, kryeqendrën e Perandorisë Bizantine që më vonë do të quhej Stamboll. Marrja e këtij qyteti ndodhi më 29 Maj 1453. Mund të themi që në krye të Perandorisë Osmane erdhën 36 sulltanë (Padishahë) ku i pari ishte themeluesi Osman Gazi dhe i fundit ishte Mehmeti i VI ose siç njihet ndryshe Vahdedin. Perandoria Osmane merr fund me 29 Tetor 1923 me themelimin e Republikës së Turqisë nga ana e Mustafa Kemal Ataturkut.

Shqiptarët dhe Osmanët

Perandoria Osmane kishte nevojë për forca të reja, shqiptarët u bën besnikët e parë që jetonin në kuadër të kësaj perandorie. Sipas historianit turk Abdul Kadir Ozcan thekson se “Perandoria Osmane pati plot 34 kryevezirë (kryeministra) gjatë periudhës së ekzistencës së kësaj fuqie botërore, thënë ndryshe ata qëndruan në krye të qeverisë afërsisht 100 vjet ose 1/6 e kohës së ekzistencës së kësaj perandorie”.

I pari kryevezir që erdhi në pushtet ishte shqiptari me origjinë Koço Daut Pasha në vitin 1493. Kontributi i tij njihet në fushat social-kulturore. Ai ka qenë mbështetës i shkencës. Të gjithë pasurinë e tij e harxhoi për bamirësi. Xhamitë, medresetë, shkollat fillore, çezmat si dhe një sërë godinash social-kulturore, përdoren edhe sot e kësaj dite në lagjet e Stambollit. Ajo çfarë e bën Daut Pashën të pavdekshëm është ndërtimi i mureve mbrojtëse të Kostandinopojës. Daut Pasha, me shpenzimet e tij ndërtoi gjithashtu edhe një vilë për Sulltan Bajazitin. Fortifikimet qe iu bënë për ushtrinë e re në shekullin e 19 morën emrin e Daut Pashes. Dy lagje ne Stamboll mbajnë emrin e tij. E skalitur në kulminacionin e saj ishte edhe koha e Qyprilive (1656-1683) me përfaqësuesin e tyre të parë Mehmet Qypriliuni cili lindi në një familje shqiptare, që ishte vendosur pranë Merzifonit në qytetin Qëpry (Kopru) nga i cili mori dhe mbiemrin, sot ky qytet, për nder të këtij veziri të madh shqiptarë quhet Vezirqëpry (Vezirkopru). Rrugën e Qypirlive do e vazhdojnë i biri Fazil Ahmet Pashë Qypriliu (1661-1676), kunati i tij Kara Mustafa Pasha (QYPRILIU) (1676 -1683), Abdullah Qypriliu (1723-1735) e shum tjerë nga dera e Qyprilive. 1

Në funksionin e Vezirit të Madh, pra të Sadrazemit - veç Qyprilinjëve shërbyen edhe shqiptarë të tjerë, rreth të cilëve ka fare pak apo më mirë të themi aspak njohje, kërkime dhe hulumtime shkencore.

Megjithatë, le të bëjmë një gjest, qoftë edhe vetëm prezantimin e emrave të tyre duke shpresuar se pas kësaj me siguri do të ketë prurje të tjera që do të ndriçojnë veprimtarinë dhe kontributin e këtyre shqiptarëve në historinë e perandorisë osmane. Disa nga ata janë:

1. Arnaut Haxhi Halil Pasha - Lindur në Elbasan më 1655 dhe vdekur më 1733 - Sadrazem-Kryeministër. 2

2. Patrona Halil - lindur në Horpeshte - Shqipëri! Vdekur në Stamboll 1730 - Sadrazem-Kryeministër.

3. Ajaz Ahmet Pasha lindur në Vlorë dhe vdekur në Stamboll 1539, Sadrazem-Kryeministër.

4. Turhunçu Ahmet Pasha, Lindur në Mat-Shqipëri, vdiq në Stamboll më 21 mars 1653, Sadrazem-Kryeministër.

5. Pargali Ibrahim Pasha, Lindur në Pragë, vdekur në Stamboll 15 mars 1536, Sadrazem-Kryeministër.

6. Kemankesh Kara Mustafa Pasha, lindur në Shqipëri 1592 dhe vdekur në Turqi, 1644, Sadrazem-Kryeministër, etj.

 

Të njohur dhe në fushën jo politike vlen të përmenden: Arkitekti Atik (i vjetër) Sinani, ndërtoi xhaminë e Fatihut (Sulltan Mehmedit II), Arkitekti Sedefqar Mehmet Agai, i lindur rreth vitit 1549 në Elbasan, ndërtoi xhaminë e famshme në stamboll-Sultananahmet Cami ose Ahmediye, e Quajtur xhamia e Kaltërt. Arkitekt Kasem Agai i lindur në Gramsh (Shqipëri) urbansit, konstruktor, Mehmet Isai nga Opari ishte autor i Taxh Mahallës në Indi një ndër shtatë mrekullit e botës.

Enciklopedisti më i madh botëror, ishte Sami Frashëri kryevepra e tij “Kamus-al- a lam”, në 10 vëllime të mëdha.

Sipas raportit vjetor të Foreing Office-it për vitin 1909 shqiptari Raif Pasha ishte drejtor (Mudur) i përgjithshëm i Doganave të Perandorisë Osmane

Roli i shqiptarëve ishte i rëndësishëm, jo vetëm në politikë, në qeverisje, në administratë (ministra-Vezirë), bejlerbenjë (guvernatorë), sanxhakbejlerë (prefektë), kadilerë (Gjykatës), katibë (sekretarë), në arsim (myderrizë), në ushtri (jeniçerë, spahinj), por edhe në kulturë, në art, në shkencë, në letërsi etj.

Këto dhe shumë të tjera që nga datimi apo fillimi e deri tek përfundimi si perandori me një super kulturë të ngritur, mbetën për të mos u harruar në shekujt e artë të civilizimit dhe ngritjes së ndërgjegjes dhe vetëdijes së muslimanëve në rruzullin tokësor si dhe lidhjen e shqiptarëve dhe ngritjen e tyre me vëllezërit dhe aleatët e natyrshëm Osmanë.

 

----------------------------------------------------

1. Martran, Robert; "Historia e Perandorisë Osmane", Dituria, Tiranë 2004, f. 235

2. J. Shaw, Stanford: “Historia e Perandorisë Osmane dhe e Turqisë Moderne”, Jehona Study Center, Tiranë 2006-07, f. 04

 

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Perandoria Osmane dhe Shqiptarėt



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i autoreve

Mendime / Komente