Në këtë skedë janë dhënë disa ide, jetësimi i të cilave do të ndikojë në efektivitetin e mësimdhënies për të gjitha grupmoshat. Andaj meritojnë t’i lexoni dhe meditoni mbi to.
Bëni përpjekje që t’i zbatoni këto mendime dhe ide në situata të caktuara mësimore. Shpresojmë se do të Ju ndihmojnë!
1. Përpiquni të përcaktoni qëllimin e orës? Ndryshimi madhor që duhet të ndodhë te nxënësit-studentët dhe përfitimi që do ta kenë ata nga njësia e realizuar. Mbyllini sytë dhe përpiquni të krijoni një imazh për qëllimin e orës. Bëni përpjekje që me lëvizje psike-motorike apo me organizues grafikë ta përcaktoni qëllimin e njësisë mësimore.
2. Përcaktoni së paku tri objektiva, ndryshime praktike dhe të matshme që duhet të ndodhin tek nxënësit-studentët, deri në fund të orës.
3. Përcaktoni kriteret për matjen e objektivave të parashtruara. Definoni kushtet dhe metodat e punës të cilat janë më të përshtatshme për realizimin e objektivave.
4. Përcaktoni së paku katër koncepte kyçe që përfaqësojnë përmbajtjen e njësisë mësimore dhe të cilat duhet të kuptohen nga të gjithë nxënësit-studentët /banka e ligjërimit gjuhësor/.
5. Ristrukturojeni përmbajtjen e njësisë mësimore në përputhje me objektivat e formuluara. Veçojeni atë që nxënësit-studentët patjetër duhet ta dinë dhe ta mësojnë, si dhe të jenë në gjendje ta zbatojnë. Përcaktoni mundësitë e zbatimit të tyre në jetë, kushtet dhe fushat e zbatimit.
6. Përcaktoni një vëllim më të madh ushtrimesh me udhëzime për kryerjen e obligimeve.
7. Organizoni një test të menjëhershëm ( teorik apo me shkrim ) për të parë shkallën e përvetësimit të rezultatit dhe të ndryshimit.
8. Përdorni inteligjencat e shumëfishta në realizimin e njësisë mësimore: sidomos inteligjencën artistike, pamore hapësinore, trupore lëvizëse, logjike matematike, shkencore natyrore dhe inteligjencën verbale gjuhësore.
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)