Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj

Fehmi Ramadani

Prishtinė, Kosovė

fehmi.ramadani@hotmail.com

Te fundit

Tė gjitha shkrimet e autorit >>

Pėrmbytjet nė Shkodėr fatkeqėsi natyrore, apo njerėzore?

Autor: Fehmi Ramadani E mėrkure 13 Janar 2010 20:13 PM

 

 

A janë vërtet përmbytjet në Shkodër një fatkeqësi natyrore, apo njerëzore? Kjo është e vetmja pyetje që kërkon përgjigje të drejtë në mënyrë që opinioni të kuptojë qartë ngjarjen dhe pasojat e saj. Përmbytjet ujore në Shkodër dhe rrethinën e saj në fillim kishin nisur me lëshimin e tepricës së ujit nga hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vahut, për të vazhduar me pas me shiun që binte pa ndërprerë për disa ditë. Për dhjetë ditë të derdhjes së ujit nga këto hidrocentrale, si pasojë kishte rreth 10 mijë hektarë tokë të përmbytur, rreth 9 mijë banorë të evakuuar nga shtëpitë e tyre, rreth 5000 shtëpi të përmbytura, dëme të mëdha në të mbjella, por edhe dëme tjera të konsiderueshme materiale e njerëzore.

Sipas banorëve të këtyre zonave të përmbytura kjo katastrofë kishte ardhur si pasojë e menaxhimit të keq të këtyre hidrocentraleve nga Qeveria shqiptare, e cila kishte lejuar që për disa muaj rresht të grumbullojë ujin në këta liqeje dhe kur tani ishte keqësuar moti kishte marrë vendim që të hapë portat e tyre për zbrazjen e ujit dhe kështu filloi ky dëm i madh kombëtar.

Qeveria shqiptare kishte deklaruar se kjo fatkeqësi kishte ardhur si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut dhe se kjo ishte një gjë e paevitueshme. Hipokrizia e saj shkon deri aty sa të deklaroj se në këtë vend është parashikuar nga perëndia (Zoti) që çdo 100 vjet të ndodhin katastrofa të tilla, të cilat nuk mund të ndalen.

Po ashtu, kjo Qeveri ishte zotuar se do t’i paguaj të gjitha dëmet e shkaktuar dhe sipas disa vlerësimeve jo formale dëmet e deritashme mund të llogariten deri në 200 milionë euro. Kurse, për këtë qëllim kjo Qeveri në arkën e shtetit kishte rezervuar vetëm 17 milionë euro. Tani shtrohet pyetja ku do të merren rreth 183 milionë euro, kur dihet se ky vend ka një buxhet të varfër financiar?

Mirëpo, problemi nuk qëndron vetëm në shpjegimin e deklaratave të Qeverisë shqiptare, përshkrimin dhe konstatimin e kësaj katastrofe kombëtare, por kërkimin dhe ndëshkimin e shkaktarëve të vërtet të saj. Kjo katastrofë duhet shtruar në aspektin më të gjerë të përgjegjësisë kombëtare dhe të konstatohet drejtë se a ishte vërtet kjo katastrofë natyrore, apo e shkaktuar edhe njëherë nga faktori subjektiv?

Si mund t’i shpjegohet opinionit të gjerë që kësaj Qeverie, përkatësisht këtij kryeministri një kohë të gjatë po i ndodhin kataklizmi me pasoja të mëdha për vendin? Vallë, si të shpjegohet kjo që vetëm gjatë mandatit të Sali Berishës po ndodhin kriza të mëdha kombëtare? A mos këtë njeri e ka kap “Syri i Satanit” (Shejtanit) dhe tani nuk po mund të lirohet prej tij?

Njeriu normal në këto raste s’ka si të mos futet në dilema dhe të mendoj, se a mos ky njeri përfundimisht jeton në botën satanike dhe nuk mund të dalë deri sa të shkatërrojë plotësisht këtë vend dhe këtë popull?

Padyshim, argumentet janë të shumta për shtruarjen e dilemave të tilla. Për shembull, si të shpjegohet fakti i formimit të piramidave dhe leckosja përfundimtare e institucioneve shtetërore shqiptare gjatë viti 1991? A ishte kjo një tragjedi e krijuar nga natyra, apo nga dora e njeriut?

Si të shpjegohen ngjarjet e vitit 1997, shpërthimi i depove të armëve dhe katandisja totale e shtetit, e lënë në mëshirën e bandave dhe dreqit të mallkuar? A kishte karakter natyror, apo njerëzor kjo ngjarje? Sa për ilustrim, në periudhën 50 vjeçare të diktaturës komuniste ishin vrarë rreth 5000 njerëz të pafajshëm, ndërsa vetëm për disa ditë gjatë të së ashtuquajturës demokraci ishin vrarë rreth 3000 shqiptarë të pafajshëm. Kjo nuk kishte ardhur si pasojë e natyrës, por nga dora e njeriut.

Më tej, si mund t’u shpjegohet shqiptarëve diferencimi ndër shqiptar, dallimi i tyre në të kuq dhe blu, në krahina dhe nahi, në fise dhe grupe të ndryshme të interesit, ose si të zbërthehet deklarata e tij e famshme se shqiptarët duhet të kthehen te Kanuni i Lekë Dukagjinit (mesjetës)?

Më pastaj, si të shpjegohet biznesi i tij i pistë i furnizimit me naftë për serbët gjatë periudhës së luftës në Bosnjë dhe Kroaci, atëherë kur e gjithë bota kishte vënë sanksione ndaj fashizmit serb ky furnizonte me karburante ushtrinë gjenocidiale serbe?

Si të shpjegohet biznesi i tij “patriotik” me mafinë serbe si: Damir Fazliç, Vuk Hamoviç, Vojin Lazareviq dhe viça tjerë, të cilët dihet botërisht janë armiq të kombit shqiptar. Damir Fazliç është nipi i Jovica Stanishiçit, shefit të UDB-së jugosllave, i cili sot e kësaj dite është duke dhënë llogari për krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës në Hagë. A është kjo fatkeqësi e Zotit, apo fatkeqësi njerëzore?

Pse në kohën e Sali Berishës dhe kompanisë së tij ndodhi kataklizmi i Gërdecit, me ç’rast humbën jetën mbi 26 shqiptarë dhe u shkaktua dëm i madh material? Kjo ngjarje kishte ndodhur mu në prag të futjes së Shqipërisë në NATO dhe kishte krijuar një imazh shumë të keq për vendin.

Çfarë po ndodh me tunelin e Kalimashit, askush nuk e dine? Projekti i këtij aksi rrugor kap shumën prej 1 miliardë euro. A janë destinuar të gjitha mjetet financiare në këtë projekt, apo janë vjedhur gjysma e tyre? Faktet tregojnë se këtu kishte manipulime të mëdha financiare dhe prapë tuneli është shembur dhe qëndron i mbyllur.

Më tej, si të shpjegohet marrëveshja detare me Greqinë, me ç’rast këtij shteti grabitqarë u është falur një hapësirë e konsiderueshme detare? Edhe kjo është fatkeqësi natyrore, apo fatkeqësi e Qeverisë së Sali Berishës?

Si të shpjegohet ftesa e Sali Berishës për presidentin serb Boris Tadiq që të vizitoj Tiranën pa kërkuar falje për krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe pa pranuar shtetin e Kosovës? Çfarë politike i thonë kësaj, kombëtare, apo tradhtare?

Në vazhdim, si gjykohet veprimi i tij për dhurimin e 400 mijë eurove për të ashtuquajturën komunën serbe të Graçanicës, ndërsa po këta serb asnjëherë deri më tani, asnjëri prej tyre nuk është penduar për të këqijat që i kanë shkaktuar 2 milionë shqiptarëve të Kosovës. Ose, si mund të shpjegohet shtrirja e dorëz ndaj serbëve, kur shteti i tyre kriminel në Luginë të Preshevës është duke gjykuar dhjetë të rinj shqiptar vetëm pse janë shqiptarë. Ose, si mund të ndihmohen serbët e Kosovës, kur shteti i tyre në Luginë të Preshevës diskriminon sistematikisht shqiptarët duke larguar nga puna rreth shtatë sish nga Gjykata komunale në Preshevë. A nuk mjaftojnë të gjitha këto argumente për të dhënë përgjigjen vetë shqiptarët se nga kush për 20 vjet të qeverisjes u janë shkaktuar fatkeqësitë e ndryshme, nga natyra (Zoti), apo nga Qeveria e Sali Berishës.

Përfundimisht, kjo skemë politike duhet të ndërrohet nga menaxhimi, sepse më shumë i kanë sjellë dëm se sa dobi këtij vendi. Por, jo vetëm kaq, për të gjitha të këqijat që u janë shkaktuar këtij vendi dhe popullit shqiptarë gjatë dy dekadave të fundit dikush duhet dhënë llogari, pa marrë parasysh a janë të kuq, apo blu. Ky vend duhet të udhëhiqet nga njerëz të aftë, të rinj, që kanë guxim, aftësi profesionale e kombëtare dhe me përgjegjësi të lartë. Ky do të ishte projekti përfundimit të gjitha të këqija ndaj këtij populli. Mjaftë më me eksperimente mbi kurriz të këtij populli, andaj shqiptarët duhet të ndryshojnë të ardhmen e tyre. Një mësim Biblik thotë: “Një popull që nuk ndryshon veten, Zoti nuk i ndihmon të ndryshojë atë”. Prandaj, Shqipërisë i duhen ndryshime rrënjësore demokratike në të gjitha sferat e jetës, sepse kjo është në të mirë të këtij vendi. Dashtë, Zoti që këtij populli kurrë të mos i përsëriten fatkeqësi të tilla. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe i ndihmoftë shqiptarëve!

 

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 12 here
  • fifi E mėrkure 13 Janar 2010 21:05

    kush e din rastin e musas a.s me hdrin ska koment

    Reply

  • Rexhep Beqiri-Bujanoc E enjte 14 Janar 2010 10:48

    Esselamu alejkum !Artikull shum i mrekullueshėm dhe i qartė.Por nji gjė mė intereson :Pse nuk mirret Kurani Famėlartė ku thuhet :NUK DO TA NDRYSHOJ GJENDJEN E NJI POPULLI PĖRDERISA AI NUK E NDRYSHON GJENDJEN VET ,por merrni siē e quani ju mėsim biblik,me tė vėrtetė kjo ėshtė tmerruese,po tė ishte noj prift do tė ishte nė rregull,sepse ai merret me mėsime biblike,ndėrsa nji besimtarė musliman tė merret me kėto mėsime,nuk po ma pranon ama bash hiē.

    Reply

  • Dervish Z E enjte 14 Janar 2010 12:50

    lexova teksiti dhe thuhet ne mnyra te ndryshm mirpo per mendimin tim kjo ska lidhje me fatkeqsi njerzore por plotsisht natyrore edhe pse njerzit kan leshue tepricen e ujit te liqeneve po te mos kishin be kte ndoshta dote ishte demi ma i madh se sot qe asht .

    Reply

  • shala E enjte 14 Janar 2010 16:37

    Zoteri Ramadani ,sipas jush qeveria Berisha qenka kryekput trsdhetare.Une quditem ,si nje intelektual vjelle vnere kundera nje vigani siqe eshte Sali Berisha .Per 1997e dime mire se kush kishte dore.Sipas teje Shqiperin po duhet me e udheheqeur pseudointelektualet me preardhje greke,te cilet deklarojne se Kosova eshte pjese serbe siqe ndodhi me takimin e Kretes ne Lisbone ,ne podgorice etj .Nese ke mendim se PS duhet ta zgjidh problemin dhe ta qeverise Shqiperine ,me vjen keq,po r po te them se nuk qenke ne relitetine kesaj bote ,edhe pse u pa ,se e kishe per dorur shembullin e bibles e jo te KURANIT.Une shprehi habi si mundish me e quajt fatkeqesi njerzore ,qfare fakte ke.

    Reply

  • rifati E enjte 14 Janar 2010 17:41

    Katastrofat natyrale nuk njofin ligjet e natyres.

    Reply

  • Armin E enjte 14 Janar 2010 21:41

    Ju te PS edhe Zotin nuk e njihni estagfirullah kur eshte ne pyetje marrja e pushtetit. Allahu u udhezofte.

    Reply

  • MEHDI SHKODRA E premte 15 Janar 2010 15:32

    KY SHKRIIM QE ME NE FUND PERMEND EDHE FJALET E BIBLES NENKUPTON AUTORIT FEHMI RAMADANI I KA ARDHUR PAKO POSTALE NGA EDI RAMA. BILE EDHE KOSTUMI QE PARAQITET I VESHUR NE FOTO FEHMIU ME NGJAN ME KOSTUMET E EDI RAMES. NUK KAM NDER MEND TI MBUSH MENDJEN KETIJ LLOJ AUTORI NE LIDHJE ME CKA KA SHKRUAR POR I SUGJEROJ QE SALI BERISHA PO TE MOS KISHTE TASH 20 VJET NJE OPOZITE TE MBRAPSHT , ME SIGURI KOMBI SHQIPTAR DO TE KISHTE NJOHUR PROGRESE TE PAIMAGJINUSHME NGA TI E SHOKET E TU. MEGJITHATE KE TE DREJTEN TANDE ME SHPREH ASHTU SIC MENDON TI POR DUA TE THEM TY E KUJTEDO TJETER QE NE POLITIKE TE MOS JESH TIFOZ POR OBJEKTIV. TIFOZ MUND TE JESH TAN JETEN TANDE ME EKIPET E PRISHTINES NE CDO POZITE QE MUND TE NDODHEN ATO POR NE POLITIKE DUHET TE RENDIM GJITHMONE MBAS MA TE MIRIT PIKE

    Reply

  • b,a E premte 15 Janar 2010 16:30

    shkrim i mir,everteta esht kjo qoft edhe ehidhur tegjitha argumentet qenaj ka sjell autori jan realitet,edhe pse edojm shum berishen ama nuk esht as ky pa kusure-gjynahe...

    Reply

    Replike nga: Rexhep Beqiri-Bujanoc - E shtune 16 Janar 2010 11:17
    Esselamu alejkum !Kisha pasė dėshirė i nderuar ose e nderuara me ditė prej teje se kush ėshtė pa kusure-gjynahe nga krijesat e All-llahut.Cekeni ju lutem sė paku nji person ! Ju faleminderit
  • TerraN E diel 17 Janar 2010 17:37

    Autori te gjitha pikat e shenuara i ka nxjerre me vend.Gabimi me i madh i tij ka qene Mesimi biblik... , i cili ne fakt eshte Ajet Kuranor:13:11.Ai njeri ka pėrcjellės njė pas njė, para tij dhe prapa tij, qė me urdhėrin e All-llahut e ruajnė atė. All-llahu nuk e prish gjendjen e njė populli nuk ua largon tė mirat pėrderisa ata ta ndryshojnė veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndėshkojė njė popull, atė nuk ka kush qė ta zbrapsė. Ata. njerėzit nuk kanė mbrojtės tjetėr pos Tij.

    Reply

  • Luani E enjte 21 Janar 2010 10:24

    Zoteri autor nuk eshte etike te fyhet tjetri njeri, dhe ti mveshen 100 fjale. Pastroje fjalorin All-llahu te drejtofte se nuk koke kerka hiq

    Reply

  • hakia E enjte 21 Janar 2010 14:04

    Eselamu Alejkum te gjith MUslimaneve Nje ditė i Derguari i Allahut Muhamedi A.S.V.S e pa Omerin me nje cop te librit te tevratit ne dor dhe i tha O Omer hidhe ate se edhe Musa a.s. me pas qene gjall ne kete koh kish me Pasue Kuranin dhe sunetin tim . e ky Fehmi Ramadani eshte kthyer ne librat te cilat te gjitha i ka vertetuar Kurani mendoj qe ka pas prej kuranit se qka te mirret se nuk eshte i ndryshuar se ka garantuar ALLAHU qe nuk mund te ndryshojn askush qoft edhe vetem nje shkronje . Allahu na falt te gjitheve por Fatkeqesive natyrore smundet askush me u ike caktimit te Allahut . Allahu vendos qka te doj librat ata i kane devijuar.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve