Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj

Mr. Iljasa Salihu

Kumanovė, Maqedoni

iljasa@hotmail.com http://www.mesazhi.com

Te fundit

Tė gjitha shkrimet e autorit >>

Pėrse oj nėna ime Shqipėri, ke kaq shumė frikė prej islamit nė Shqipėrinė Lindore!?

Autor: Mr. Iljasa Salihu E hėne 15 Shkurt 2010 19:10 PM

 

Shpeshherë, më rastis t’i përcjell disa debate që zhvillohen në televizionet e Shqipërisë. Pjesa më e rëndësishme e joshjes në këto debate, përbëhet prej gjuhës së çiltër shqipe, por u mbushur përplot me neologjizma. Nuk ishte, edhe aq dëm dhe injorancë e madhe përdorimi i neologjizmave të shumta dhe moskultura në debate, sa ishte artikulimi i tezave sllavo-ortodokse prej disa analistëve shqiptar, në lidhje me fatkeqësinë e shqiptarëve të Shqipërisë Lindore (Maqedoni) rreth përhapjes dhe jetësimit të fesë islame.

Fillimisht unë i pyes, përse nuk i përmendni fare dhe nuk ju shqetëson dot, vendosja e kryqeve, ndërtimi i shumë kishave, qëndrimi i popit në prapavijë të politikës shoviniste dhe antishqiptare dhe inaugurimi i secilit objekt në prezencë të popëve???

Pra, si rrjedhojë e kësaj mendësie jonjerëzore dhe ortodokse, në cilësinë e solidarizimit me shqiptarët e Shqipërisë Lindore, po ua dërgoj një letër nënës time të dashur Shqipëri.

Nëna ime, edhe pse që moti je bërë gjyshe e plakë, ende mbështetem dhe shpresoj në vullnetin dhe vigjilencën tuaj, ndaj pranimit dhe materializimit të kërkesave tona.

Në fëmijërinë tonë të hershme, kur na u kumtua lajmi se, në këtë shtet jetojmë pa përkujdesjen e nënës tonë biologjike, u mallëngjyem aq shumë, sa që me të madhe filluam ta urrejmë njerkën, e cila u bënte sikur po kujdesej për neve. Me kalimin e kohës, disi u pajtuam dhe në vazhdimësi tentuam të adaptohemi me të keqen dhe të vështirën që na vinte si rezultat i njerkës tonë tinëzare, e pastaj barbare e hapur ndaj fëmijëve të nënës Shqipëri. Ashtu të drobitur deri në skajshmëri nga torturat e pandërprera, gradualisht filluam të mos e hetojmë heshtjen e nënës tonë biologjike. Pas shume përpjekjesh dhe si fëmijë të rritur pa nënë, po ashtu në të shumtën e rasteve, edhe pa ndihmën e saj nga jashtë, me shumë peripeci dhe mundime nga më të ndryshmet, arritëm të njoftohemi me nënën tonë të dashur Shqipëri. Por, nga ky njoftim i përafërt, dolëm edhe të shastisur dhe tejet të hutuar prej vëllezërve tanë të gjakut. Një pjesë dërmuese e tyre kishin dal faresh, po e vrisnin pa të drejtë njëri tjetrin, po e fyenin, shanin dhe përgojonin njëri tjetrin deri në skajshmëri, kishte filluar me të madhe të praktikohet jeta individuale, ishte harruar koncepti i ngrohtësisë familjare, alkooli ishte bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së tyre, neve këndej gardhit po na shikonin si primitiv që ende po merreshim me fenë islame dhe shumë dallueshmëri tjera, që realisht të bën të dyshosh rreth autenticitetit vëllazëror. Ne përskaj shumë problemeve tjera me etnitetin tjetër, vëllezërit e gjakut nuk po hezitojnë dot, të na hapin edhe fronte tjera, me të cilat dëshirojnë që të na rraskapitin dhe gjobitin me një jetë mizore. Ata në vend që ta plasojnë ndonjë model për dalje nga kthetrat e këtyre krizave që po mbretërojnë në vazhdimësi në Shqipërinë Lindore, ata ndjellin kob dhe hedhin baltë për fenë tonë të pastër islame, kështu që e hapin një problem inekzistent, ku i shkojnë pas sajesave të armiqve sllavo- ortodoks për luftë të pa kompromis kundër shqiptarëve.

Nëna ime e dashur, dëshironi ose nuk dëshironi ju, apo dikush tjetër të na pranojë kështu siç jemi, neve na vjen keq, por ne shqiptarët e kësaj ane, me shumicë i përkasim besimit islam, besoj që edhe tek ju është kështu. Ju mund të më thoni se kjo fe, është e lindjes, e arabit, e afganit apo e turkut, por më fal nëna ime e dashur, një duhet ta kesh të qartë se, kjo fe është me prejardhje të pastër qiellore, dhe si rrjedhojë e kësaj, unë në fenë islame kam aq të drejtë, sa ka të drejtë edhe arabi, turku apo francezi. Ndërkaq, i vetmi element që na bën të dallohemi është devotshmëria. Kurse, disa bij dhe bija, fare pa turp dhe fare pa argumente po vjellin vrer ndaj neve, nga shkaku se, tradicionalen kombëtare si rezultat i fesë islame më mire dhe më shëndosh e paskemi ruajtur. Ata këtë pjesë të fjalisë së fundin nuk e thonë dot, por neve na mjafton si dëshmi realiteti praktik!

Pothuajse çdo debat që mbahet nëpër televizionet e juaja, paraqiten asi lloj analistësh që temë trajtimi me një kënaqësi të veçante, e kanë “dertin” tonë rreth gjallërimit të fesë islame në shpirtrat dhe zemrat tona. Sikur të jetë pikërisht kështu, pastaj nëse ia ka ëndja dhe keni llogari pëlsitni. Jo, jo prapë më dhimbseni, lus të Plotfuqishmin për mëshirë, sepse mund dhe ndodhë që mos të dini!!!

Besa, kemi asi lloj bijash, që nga “brengosja” e madhe për këtë fatkeqësi jetësore dhe morale që na ka kapluar neve, nuk ngurojnë dot, që edhe të brendshmet të na tregojnë, kuptohet si rrjedhojë e minifundit të Tarzanit. Po ashtu, disa djem dhe nipa tuaj, gjoja nën emrin e kombit shqiptarë, po na qortojnë haptas për neglizhencën tonë ndaj atdheut shqiptarë.

Nëna ime dashur, ato ose ata, harruan shumë shpejtë se, komb shqiptarë dhe luftërat për kombin tonë ndodhën dhe u zhvilluan, pikërisht në vendin ku bijtë dhe bijat e juaja, po akuzohet për indiferencë të kombit shqiptarë. Nëse këta djem e nipa, që tashmë janë bërë analistë kanë harruar, atëherë nëna ime e dashur, përkujtoja atyre që mendojnë greqisht, vishen janullatosisht e jetojnë duke folur italisht se, bijat e tua këndej gardhit, kur i përcollën djemtë e tyre për në luftë, i thanë “hallall ju qoftë qumështi i nënës, dhashë Zoti të takohemi në xhenet”. Mirë, unë i pyes këta patriotë, të cilët nuk i pengon dot vajtja dhe ardhja e Janullatosit dhe eksploatimi i Jugut të Shqipërisë prej grekëve, ma shpjegoni dhe na tregoni prejardhjen e fjalëve “hallall” dhe “xhenet”. Kujdes! Këto dy nocione në vendin tonë, me të madhe u përdorën në kohën kur atdheu thërriste për shpëtim. Edhe atë, pikërisht në kohën kur, ata i rezervonin hotelet luksoze për pushime skandaloze në Greqi apo Itali. Nëna ime e dashur, edhe pse na lave në dëshpërimin e fëmijërisë së hershëm, ju lutem mos na dëshpëroni në rinin tonë vitale, mos lejo që bit dhe bijat tuaja të brengosen për segmente që ata në mungesë kësaj, duhet aq shumë të brengosen, sa që, të mos gjejnë kohë as për gjëra të domosdoshme në këtë jetë. Kujtoja këtyre të gjorëve se, pikërisht ishte islami ai që i mbrojti shqiptarët prej asimilimit grek dhe serbo-sllav, ishte islami ai që i mbajti gjallë ndjenjat tona kombëtare. Kësisoj, e ruajtëm kulturën tonë kombëtare dhe fetare, nga shkaku se ndasia ndërmjet neve dhe sllavëve ishte e dyfishtë (kombi dhe feja).

Pra, ju të cilët nuk keni asgjë të përbashkët, së pari me njerëzoren e pastaj me kombëtaren, nuk keni fare të drejtë të brengoseni dhe shqetësoheni në jetësimin e islamit nëpër zemrat dhe familjet tona. Lus të Mëshirshmin për mëshirë!

 

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 10 here
  • Mehdi Shkodra E marte 16 Shkurt 2010 0:13

    O Djalosh i Ndershem Ti e ke qendis kete material dhe ishalla Zoti trujt, por ti e ke pare dhe e ke kuptuar qe ne Shqipni, shumica dermuese e Analistave jane njerezit me te ndute e me maskarej qe mund te kete nje Shtet, nje Popull. Personalisht, ne nje koment timin te meparshem diku te nje shkrimi, ja kam ba te ditun Berishes qe Analistet do te te shkaterrojne sepse i ke shumicen dermuese kunder prandaj punoni per te ndertuar nje Elite te re Analistesh per tju bere balle. Origjina e ketyre eshte sllavo-komuniste dhe kunder Islamit / do na e marrin te keqen/ Se fundmi bashkohem plotsisht me shqetesimin tand qe kanalet TV shqiptare me ato maskarej analista dhe drejtuese emisionesh jane per mua te neveritshem/ Me fal per shprehjet qe si perkasin edukates time/ Allahu do ti shkaterroje.

    Reply

  • Driton Berisha E marte 16 Shkurt 2010 8:46

    Hallall te qoft shkrim shume i mire Allahu te shperblevt teksti i fundit eshte bazament i historis son por ata nga mllefi qe kan per islamin nuk e deklarojne por ky eshte Fakt Citimi i juaj : Kujtoja kėtyre tė gjorėve se, pikėrisht ishte islami ai qė i mbrojti shqiptarėt prej asimilimit grek dhe serbo-sllav, ishte islami ai qė i mbajti gjallė ndjenjat tona kombėtare. Kėsisoj, e ruajtėm kulturėn tonė kombėtare dhe fetare, nga shkaku se ndasia ndėrmjet neve dhe sllavėve ishte e dyfishtė kombi dhe feja.Pra, ju tė cilėt nuk keni asgjė tė pėrbashkėt, sė pari me njerėzoren e pastaj me kombėtaren, nuk keni fare tė drejtė tė brengoseni dhe shqetėsoheni nė jetėsimin e islamit nėpėr zemrat dhe familjet tona. Lus tė Mėshirshmin pėr mė

    Reply

  • KaccY E marte 16 Shkurt 2010 12:14

    Eshte mese e vertete per kete qe e ke shkruar, HALLALL te qofte .Duhet ditur shqipetaret e Shqiperise Londineze, disa prej tyre qe as nuk duan te na njohin se jemi shqipetare, se ne ketu 99.99% jemi me perkatesi fetare dhe i permbahemi sadopak rregullave tona fetare. Ne nuk kemi pse ta fshehim kete, poqese marrim te gjithe shqipetaret ne Ballkan do te shohim se rreth 80% jane me perkatesi fetare muslimane.Separi duhet tu parashtrojme pyetjen vellezerve tane atje se a duan separi te na njohin neve ? Nese po atehere ejani dhe shikoni se si jetojme, si kujdeset shteti per neve, ne qfar fryme rritet nje femi i zakonte shqipetare etj etj e me pas te flasin e te japin analizat e duhura.Mendoj se mosnjohja mire e ndersjellte aq sa duhet, ndikon qe te shfaqen mendime qe kame te papranueshme.

    Reply

  • Semaha E marte 16 Shkurt 2010 23:39

    Analiza eshte shume e qelluar. Te lumte autor!Mua vetem nje dje me intereson: Pse Patriotet tane gjithnji e akuzojne Islamin per mosveprimin e tyre patriotik?Ndersa deri me tani nuk kam hasur askund ndonje akuze te ndonje muslimani shqiptarkunder kombit te vet! Eshte per t`u habitur/Ju o Lenjiniste na lini rehat te perballemi me armiqte e Islamit.

    Reply

  • muslimanja E mėrkure 17 Shkurt 2010 22:14

    selam alejkum hallall te qoft bre vlla musliman me te vertet e paske shkri me ket material zoti te shperbleft ishalla nuk na mungojn edhe ne te ardhmen ksi vllazni te fes islame zoti na ndihmoft ..

    Reply

  • Hamid Krasnici E premte 19 Shkurt 2010 19:02

    mue fare sum pelqen o zotri iljasa salihu ky tekst se ne shqiptaret nuk i frigomi fare islamit sidomos personalisht mue une kam nji mosh te vjeter une i besoj zotit te plot fuqishem po mos te harrojm se duhet frigue grupacionit te ri une mund ta quaj sektitaliban i cili ka fillue me i leshue rrejet edhe ne trojet tona te cilit neser dote ja shofim sherrin te cilin kurkush nuk e deshiron .

    Reply

    Replike nga: ... - E mėrkure 24 Shkurt 2010 14:43
    Sa per Hamid Krasnici, ky sqenka fare ne vetedijesim se ceshte Islami. Eh sa per ty autor tlumte me pelqej shume materiali, te uroj dhe pergezoj per kete shkrim te mrekullueshem.Shpresoj se do kemi permiresime ne te ardhmen, por kjo mbetet vetem shpres!
  • dina E shtune 20 Shkurt 2010 2:55

    ALLAHU EKBERR NJE TEM E QELLUAR SHUM PER KOHEN E SODIT ALLAHU TE SHPERBLEFT ME XHENETIN FIRDEUS TY DHE TE GJITH MUSLIMANET TE GJITH TE RINJT QE JAN KYQYR NE ISLAM ME TE MADHE EDHE TE NE EDHE NE PERENDIM ALLAHU TA SHTOFT DIJEN AMIIIINN NDOSHTA DIKUJ NUK I PELQEN TEMA E PREKET PO SKE QKA BAN SE ALLAHU NUK JA KA HAP ZEMREN ATYRE ATA JAN TE HUMBUR PER GJITHMON PRA UROJM QE TE KEMI SHUM KSI VLLAZNI E MOTRA QE E TREGOJN ISLAMIN DREJT SI ESHTE I PASTER SI LOTI VETEM PERPARA INSHALLA MUSLIMANET KAH DO QE JAN SELAM ALEJKUM

    Reply

  • fifi E diel 21 Shkurt 2010 20:19

    me keta autor po me duket se e keni formu MESAZHI AKADEMIK

    Reply

  • XHA MEMA E mėrkure 2 Nėntore 2011 19:04

    O DJAL I MIRE QENKSHE. ZOTI TE RUAJTE NGA TE KESHIJAT .TI QENKSHE ME KOHEN DHE PO E KUPTONI GJENDJEN MOMENTALE TE SHQIPETAREVE.NE JEMI SHUM ME LARGE ME DISA TE TJERET.PSE E THEM KET NE SHQIPERI NUK DUA TE THEM SE NUK KA FETARE TE MEDHEJ KA SI JO POR MUA PO ME DUKET SE JAN PAK LARGE NGA NE.NE SHQIPERI KAM QEN SE PAKU 4-5 HER PER QESHTJEN E FES SHUM LARGE JENI NGA NE,JU PERSHENDES

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve