Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Plaga e shamisė – kush ēfarė humbė ?!

Autor: Gentian Jetishi E enjte 8 Korrik 2010 09:43 AM

 

Sot nuk është vështirë të gjesh miq dhe përkrahës por është vështirë t’i i mbash dhe më shumë je në rrezik të i shndërrosh në armiq kur emocionohesh me vetën dhe harron se çfarë të tjerët mendojnë ose ndihen.

Paragrafi kontrovers më tepër se kaq lapsus i radhës i ligjbërësve kosovar më konkretisht MASHT hapi një plagë që do të lë gjurmë në zemrat e myslimanëve të Kosovës edhe për shumë kohë. Në pamundësi për t’u përballur me gabimin e tyre MASHT vendosi që të injoroj çështjen, më keq se kaq disa nga zyrtarët e saj provojnë ta justifikojnë këtë me forma të interpretimeve alternative dhe karremin e tyre ‘laicizëm paradite e sekularizëm pasdite’ e që shpjegimin që i japin në Kosovës ka marrë kuptimin e komunizmit dhe më keq dhe jo si ato të perëndimit për të cilën u pajtuam ne në heshtje. Duke ia shtuar edhe debatin publik në heshtje të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe sidomos nga Komuna e Prishtinës e cila për shumë kohë ka ngulfatur çdo iniciativë të myslimanëve të Kosovës sigurisht që mund të pritej në reagim revoltë madje një heshtje eventuale mund të prodhoj edhe trazira të arsyeshme logjikisht por ndoshta edhe jo për situatën politike por më mirë nëse heshtja dhe ngufatja e kërkesës dhe të drejtës qytetare është veprim politik atëherë Kosovës nuk i duhet asgjë as imazhi as procesi integrimeve politike kur me qytetarët e saj nuk arrin të gjejë kompromis dhe të respektoj kërkesat e tyre. Deri tani nuk dimë për arsyet reale që i kanë nxitë qeveritarët ‘të mandatarit’ për të marrë një veprim të tillë aspak logjikë por si qytetar që për një kohë kam observuar këtë fenomen në mediet vendore dhe ndërkombëtare, nga kontaktet me masën dhe profesionist dhe nga përgatitje individuale shohë se iniciativa është nga vet MASHT e inspiruar nga fushata e partive ekstremiste në perëndim për marketing politike për të revoltuar emigrantët që të kthehen në vendet e tyre. Arsye tjetër që përmendet shpesh edhe në disa shkrime të dobëta dhe në diskutime private është edhe lidhja e saj me ‘vehabizmin’ të shumë përfolurin e medieve dhe një instrument të mirë me ju ra në qaf myslimanëve. Në rastin e parë MASHT jo vetëm se ka nxituar të ndaloj, ku ka ndaluar ndalimin por edhe ka qenë shumë e pa qartë me tekstin ‘uniformë fetare ‘ një termë që u përballëm për herë të parë si myslimanë. Nxitimi i saj i inspiruar nga fushatat e disa ekstremistëve dhe fundamentalistëve të perëndimit çalon edhe një pik shumë thelbësore. Fundamentalistët perëndimor thirren për ndalim të ferexhesë që nënkupton mbulimin të kokës dhe fytyrës dhe jo të shamisë që mbulon vetëm kokën, një çështje e tillë nuk diskutohet në asnjë vend të botës. Në Kosovë nuk ka asnjë vajzë me ferexhe por edhe po të ketë as kjo formë nuk mund të ndalohet dhe sipas gjitha gjasave edhe në perëndim do të anulohet me që Asambleja Parlamentare e Këshillit Evropian, të mërkurën mbrëma në Strasburg miratoi një rezolutë sipas së cilës ndalimi total i ferexhesë në vendet publike do t’ua kufizonte të drejtën themelore grave që duan ta mbulojnë fytyrën.

‘’Ndalim i plotë i bartjes së ferexhesë i sfidon gratë, të cilat duan lirshëm të mbulojnë fytyrën, thuhet në rezolutën e miratuar me 108 vota "pro" dhe katër "të përmbajtur". ‘’ kështu thuhet në justifikim e Këshillit të Evropës. Në anën tjetër shembuj të mirë si të Anglisë dhe Belgjikës ku vajzat me shami punojnë edhe në parlament heshtën dhe nuk u duken edhe aq disa nga pushtetarët të cilët ende nuk e shikojnë shaminë me prizmin e demokracisë por të mentalitetit paraprak. Me ironike ose lirisht mund të themi tragjike është edhe fakti që kur u tregohet se në vendin mik Amerikë , një vajzë me shami punon në Shtëpinë e Bardh , përgjigje e tyre është se ata janë përpara me demokraci , e kush na ndalon neve me ec përpara pos subjektivitet të shumë nga ‘të mandatarëve ‘. Në anën tjetër përpjekjet të lidhen me ‘vehabizmin’ drejtim juridik dhe jo sekt – nuk qëndron aspak me që në Kosovë askush nuk deklarohet për i tillë. Shumë nga ne më shumë lexojmë në gazeta dhe dëgjojmë për këtë drejtim juridik në medie sepse në libra nuk gjen askund dhe personalisht autori i këtij shkrimi termin ‘vehabi’ për herë të parë e ka lexuar në gazetë edhe pse gjatë asaj kohe ka qenë duke mësuar për shkencat islame. Edhe një aspekt që nuk mund të lë pa e përmendur është edhe një ndërlidhje e saj me dukjen e disa nga myslimanëve të cilët paragjykohen pa kurrfarë baze vetëm për shkak të dukjes. ‘Jo qita me mjekra e kanë pru , ja kta kështu e ashtu .... ‘’ janë përhapur aq shumë komentet e tilla sa që ‘masakrimet me mjekër nga disa të rinj, mjekrat e satanistëve e të ngjashme janë bërë shumë të pranueshme , vetëm mjekra e zakonshme dhe normale që bartin shumë nga vëllezërit mysliman vihet në pikëpyetje . Madje edhe faktin që myslimanët e quajnë dhe e ndjejnë njëri tjetrin për vëllezër e ironizojnë aq shumë sa që thua kurrë nuk paska shijuar ndjenjën me qenë vëlla dhe të pasurit vëlla, madje a nuk jemi ne që tradicionalisht jemi quajtur vëllezër si shqiptar. Kjo çështje është shndërruar në një stereotip bajat. Në aspektin fetarë mjekra është e justifikueshme (disa e llogaritin praktikë të fortë të Pejgamberit a.s.(sunet ) e disa të domosdoshme (farz) dhe që të dy mendimet janë të justifikuar me tekste fetare ). Aq shumë janë banalizuar debatet për këtë sa një ditë të shkon mendja se do ta nxjerrin në diskutim edhe debatin nënsqetullat e myslimanëve. Myftiu i Kosovës , Mr.Naim Tërrnava në disa intervista ua ka bërë me dije se ‘me mjekra, pa to, me flok, e tullaca .... gjithë ata që vijnë në xhami i përkasin një sekti një lloji’’. Në fund të fundit sa do që mediet e Kosovës në raportet e tyre për protestat që janë mbajtura për shaminë janë kujdesur që të fokusojnë vetëm vëllezërit myslimanë me mjekër , cilido që ka qenë aty mund ta ketë parë sa në protestë ka pasur me dhe pa to. Nëse mendon dikush se është duke revoltuar vetëm dikë nga myslimanët e ka shumë gabim. Veprimet e MASHT dhe K.K- Prishtina kanë revoltuar të gjithë qytetarët e Kosovës madje jo vetëm shqiptarët por edhe të komuniteteve tjera , turq, boshnjak dhe rae. Kjo plagë vështirë që mund të shërohet nëse edhe më tej MASHT dhe K.K. Prishtina insistojnë për të ndjekur arrogancën dhe lapsusin e tyre . Të mos ëndërrojnë se KOFR apo policia e EULEX-it do të shtypin popullin kosovar thjeshtë për të quaj bajraktarizmin dhe mendjemadhësinë e këtyre institucioneve të cilat u treguan shumë jo shqiptare dhe jo profesionale me qytetarët e Kosovës. Kritikat e kësaj natyre shkojnë edhe për opozitën e cila sa kohë bënë zhurmë por u tregua shumë e heshtur për një të drejt kaq thelbësore madje as shkarazi nuk e përmendën askund, përjashto PD që është vigjilente edhe për shumë çështje për të cilat i neglizhojnë partitë që në mendje kanë vetëm milionat . Të mos mendoj askush se populli kosovar nuk vëren këto gjëra apo se do ti harrojë. Përkundrazi, padrejtësitë vetëm se po e zgjojnë popullin tonë që shpresojmë të mos bëjë më gabime të tilla kapitale duke sjellë në pushtet ‘të padijshëm por edhe arrogant. Të mos harrojmë se MASHT është përmendur si e dyta në listën e hetimeve të EULEX për korrupsion. Ministri Enver Hoxhaj na i ka mbushur veshët me idenë e modernizimit të arsimit në Kosovë por faktet në teren thonë të kundërtën. Nëse z.Hoxhaj ka menduar që duke kompjuterizuar shkollat (me të cilin projekt u zë në flagrancë në përpjekje për të korruptuar me tenderin për kompjuterizimin e shkollave) ka modernizuar shkollat atëherë na ka bërë të ditur sa nuk paska aspak njohuri për modernizimin e arsimit proces i cili duhet të jetë i vazhdueshëm dhe pak ka të bëjë me aspektin material. Gati në të gjithë seminaret e metodologjisë së mësimdhënies dhe ligjërimet bëhet thirrje për aspektin e raporteve humane në shkollë . Elementi human është që për sa kohë i ka munguar arsimit në botë e në vendin tonë sigurisht që do ti mungoj për shumë kohë , ka edhe përjashtime , e dikur më herët e kishin të gjithë. Modernizimi i paralajmëruar duhet të përfshijë edhe ndryshmet nga radhët e profesorëve të UP-së të cilët për vite të tëra prolongojnë nxënësit nga suksesi të tillë çfarë nxënësit i quajnë profesor komunist dhe gati çdo departament ka nga një të tillë. Çështja e suksesit të dobët të nxënësve të shkollave të mesme është çështje me të cilën duhet të merret MASHT, kur dihet që deri në fund të vitit shumë nga nxënësit kanë nga 11 njësha –sepse suksesin e fryre të Testit të Maturës nuk mund ta marrim për bazë që dihet se nuk është test real dhe nuk jep rezultate reale madje shpesh tregohet edhe si dështim i MASHT me që shumë nxënës të shkëlqyeshëm nuk e kalojnë. Nëse shumë nga shkollat ka shumë nxënës me nga 300 mungesa atëherë çfarë modernizimi madje me çfarë pune merret MASHT nëse nuk merret me këto. Huliganizmi i nxënësve është përgjegjësi e juaj që ta evitoni, nëse këta të rinj nuk i edukon shkolla atëherë rruga domosdo ndryshe do ti edukojë. Ndër të tjera nuk mund të mos e përmend edhe indiferencën e BIK në kohët e fundit. Shumë zëra flasin që janë të habitur nga kjo indiferencë , disa kritikojnë për mos iniciativë madje edhe në raportin e Radios Evropa e Lirë mbetet të kuptohet që shumica e njerëzve janë të çuditur nga ky indiferentizëm. Por duhet të kemi në konsideratë se BIK është e para që është marr me çështjen në fjalë madje edhe para disa vitesh. Vet hirësia e tij kryemami Sabri Bajgora është marr me disa raste të përjashtimeve me shamia por heshtja e kohëve të fundit e rrezikon shumë imazhin e saj prandaj duhet më shumë të aktivizohet. Nëse BIK ka presione nga jashtë për të mos vepruar atëherë duhet që një gjë të tillë duhet të na e bëjë të njohur që ta mirëkuptojmë. Nëse frikësohet nga reagimet e analistëve dhe gazetarëve , atëherë le ta dijë sa shumica nuk u besojnë raporteve dhe analizave të tyre, madje e dimë që shumë nga to financohen nga burime të dyshimta dhe nuk presim ndonjë gjë të mirë. Pas institucioneve shtetërore të Kosovës, BIK është institucioni me më shumë anëtar që i qëndrojnë pas dhe presin angazhim nga ajo. Nëse ndalohet shamia , atëherë BIK nuk ka nevojë më pse të ekzistoj vetëm duhet të ai vë drynin objekteve të tyre dhe të kërkojnë ndonjë punë tjetër sepse nuk mbetet më pse të punohet kur mohohet një obligim-farz i domosdoshëm për besimtarët që ky institucion menaxhon. Shpresoj që MASHT të reflektoj për të mirën e saj dhe qytetarëve të saj, njëjtë sa qytetarët të tregohen të matur në veprimet e tyre por gjithsesi insistues, edhe BIK-ja të veprojmë më aktivisht – për disa fundamentalist, injorant të disa gazetave të dyshimta unë ia ‘shapulliti’ (me fjalë) ju vetëm veproni.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com

Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve