Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Po, stimulimit pėr dituri

Autor: Gentian Jetishi E enjte 2 Shtator 2010 17:52 PM

 

‘’Vjen pra prej qiellit të shtat, prej Lehvi Mahvudhit , libri më i madh që se ka parë as qielli as toka , fjala e Krijuesit të njerëzisë. E prirë nga ajeti i parë nr.1 për nga zbritja me fjalën nr.1 për nga ajeti, Allahu njerëzisë iu drejtohet nëpërmjet gjuhës së Muhammed Mustafasë s.a.w.s. me fjalën ‘ IKRA’ ju pra që jeni në sallë edhe ata tjerët Umeti i Muhammedit deri kur të perëndon dielli nga lindja LEXONI.’’

Kështu jehonte zëri i Jakup Asipit nga do që shkonte në Shqiptari si misionar i dijes dhe ngritjes intelektuale. Fjalët dhe ligjërimet e hoxhës Jakup nxitën shumë nxënës, student dhe intelektual për të zënë dije edhe më, gjerasa popullin tonë po e mbulonte pluhuri i injorancës që çdo ditë e më shumë rritet si trend negativ. Ndërkohë që logjika e mbrapsht e sistemit arsimor dhe politikës shqiptare në raport me arsimin dhe ngritjen intelektuale i ngjan logjikës së pushtuesit, sikur edhe atë nuk duan të ngrihemi si popull. Se po të donim me siguri do të merrnin parasysh gjitha alternativat për ta bërë atë.

Para se gjithash të përmendim një fakt tashmë të njohur që shkollat tona dhe sistemi arsimor në përgjithësi është në krizë. Suksesi gjithnjë e më i dobët i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme është një nga dëshmitë reale për këtë. Preokupimi i shkollarëve me gjithçka tjetër përpos me nxënien e dijes dhe lexim të librave është më alarmante se çdo ngjarje politike botërore për kombin tonë.

Nëse sot nuk kemi armiq material që do të na pamundësonin shkollimin këtë nuk mund ta themi për armiqtë jo material të brendshëm si egoja, uni e injoranca. Është thënë që armiku më i madh i njerëzimit është injoranca, madje më i rrezikshëm se injoranca është llogaritar mendimi i njeriut se di kur në fakt nuk di.

Përball këtyre armiqve jemi dorëzuar shumë lehtë. Vërtet edhe universitet tona janë në gjendje të shkretë aq sa për ironi siç edhe më herët është thënë, ato po nxjerrin ‘analfabet me diploma’ dhe jo atë për të cilën janë themeluar. Pastaj në fakultet e shkencave ekzakte kemi deficit të studentëve si pasoj e mungesës së interesimit të nxënësve për të studiuar në to.

Fajin për mungesë të dëshirës dhe prirjes për dije e shkencë nuk mundemi tua vëmë nxënësve dhe studentëve sa ky faj u takon shtetit dhe familjeve tona.

Vërtetë zyrtarët e arsimit në deklaratat e tyre publike janë shumë elokuent dhe me oratorinë e tyre të zhvilluar i pushtojnë mendjet e njerëzve me fjalë si’ do të ndërtojmë shkolla dhe universitete moderne, digjitale e blla blla blla’.

Por ‘shkencërisht, shoqëri e avancuar nuk mund është ajo shoqëri e cila ndërton shkolla e universitete, që boton libra dhe mban festivale kulturore, por është shoqëri e cila mundohet vazhdimisht që të jetën e përditshme, sistemet, tezat dhe zakonet t’i formësojë në përputhshmëri me njohuritë dhe programet dhe programet të cilat na diktojnë nxënësve nëpër shkolla’’ [Dr. Abdul-Kerim Bekar, Formimi i Brezave ] .

Më tutje Dr. Abdul-Kerim Bekar thotë: ‘ nëse dëshiron të dish se sa është ngulitur shpirti shkencor dhe interesimi për dije, atëherë shiko cilat debate dhe interesime dominojnë te shumica e njerëzve gjatë kohës së vikendit dhe në kohët e lira.’

Pavarësisht gjithë kësaj gjendje kaotike dhe me tepër se kaç në rrugë për tu bërë tragjike si tragjedia më e madhe kombëtare , Ministria e Arsimit por as Qeveria e Kosovës dhe as e Shtetit Shqiptar nuk e llogarisin arsimin sektor me prioritet, edhe nëse po vetëm verbalist jo konkretisht.

Në këtë fushë nuk ka ndonjë plan konkret dhe të gjitha alternativat ngulfatën, me që zyrtarët që drejtojnë institucionet tona jetojnë me paragjykime dhe inferioritet, pavarësisht titujve të tyre shkencor.

Mësimdhënësit dhe ligjëruesit duhet të luajnë rolin e tyre që e kanë pasur dikur, rol i tyre i shenjt që i ka rezistuar asimilimit kombëtar. Njëjtë edhe Qeveria duhet të i respektoj mësimdhënësit dinjitetin e tyre duke i stimuluar me paga të mëdha. Vërtetë sot Japonia është një ndër vendet më të zhvilluara në botë dhe fal ngritjes dhe insistimit për ngritje intelektuale. Por sondazhe tregojnë gjithashtu për respektin madh që e ka te populli japonez mësimdhënësi. Pagat e mësimdhënësve janë më të mëdha se të farmacistëve dhe inxhinierëve.

Në anën tjetër gati dy dekada bëhet nga kërkesa e qytetarëve shqiptar drejtuar institucioneve për të futur edhe lëndën e Edukimit Fetar në shkollat tona. Ironia është më e madhe kur këto shkolla jo vetëm që po prishin rininë tonë, jo vetëm se po e shkatërrojnë dimensionin e tyre shpirtëror por edhe përball diplomimit të injorantëve ata nuk janë të gatshme të marrin në konsideratë alternativat shpëtuese.

Fragmenti me të cilën e nisëm këtë shkrim është një nga dëshmitë se sa stimulues mund të jetë Edukimi Fetar tek nxënësit dhe më vonë tek studentët.

Islami si feja e shumicës së kombit shqiptar është një stimulues i pashtershëm dhe në rastin konkret një superman i arsimit gjithnjë në rënie.

Vetë fjala e parë e zbritur në Kur’an është Lexo pastaj edhe të tjera citate të Kuranit flasin për vlerën e dijës dhe dijetarëve’

‘’Thuaj: ‘A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?’’ PO, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim’’ [Kur’an, Zumer:9]

‘’... Allahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë dhe ata të cilëve u është dhënë dituri’’. [Kur’an, El-Muxhadele, 11]

E edhe të tjera citate të Kuranit dhe thënie të Pejgamberit a.s. janë ato që i kanë nxitë të kaluarën myslimanët të ngritën aq sa dikur ishin bërë promotor të shkencave si fjala vjen Ibs Sina (Avicina ) në Mjekësi apo Ibn Halduni themelues i Sociologjisë e shumë të tjerë. Në këtë frymë pse të mos i lëmë të inspirohen nga Kurani dhe të bëhen të mëdhenj Besnikët,Fisnikët e Luanët tanë e një ditë në hapësirë në galaktikë të quhet ‘Albania’.

Nëse edhe më shumë do ta materializonim ndikimin dhe stimulimin e fesë për ngritje intelektuale dhe nxënie të dijes atëherë këtë mund ta shohim nga shembulli konkret i Medresesë Alaud-din në Prishtinë. Ajo dihet nga të gjithë si njëra ndër shkollat që tregon suksesin më të mirë gjatë vitit në Prishtinë por edhe në Kosovë sigurisht. Gati në të gjitha garat e diturisë Medreseja është e para, dhe ky fakt është i pranuar dhe i njohur për njerëzit që njohin arsimin në Prishtinë.

Pavarësisht gjithë kësaj gjendja vazhdon edhe më të vështirësohet dhe nuk priten përmirësime gjersa vendet tona i drejtojnë injorantët, paragjykuesit e egoistët.

 

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com

Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve