Këtë po e dëshmojnë reagimet të shumta dhe të cilat po botohen në gazeta nga autor të ndryshme. Protesta e 5000 qytetarëve në Prishtinë ishte kundër udhzimin administratin të MA, me të cilën ndalohet bajtja e shamive (mbules islame) nëpër shkolla të mesme. Për këtë temë, si zakonisht, kishte komente edhe nga lexuesit, shumica e të cilëve keqpërdornin debatin për ti fyer protestuesit. Kjo është qasje jo toleratne dhe duhet gjykuar.
Për këte fajtore është Qeveria e Kosovës e cila, jo që ka heshtë me vite të tëra për ceshtjen e shamisë, por së fundi me një rregullore (të bazuar në Kushtetutë), ajo shkeli vetë Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në të cilën thuhet se, ”Askush nuk mund të detyrohet ose të denohet, në kundërshtim me ndërgjegjen e vet, që të marrë pjesë në praktikimin e fesë, si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj” (paragrafi 3-të Neni 38).
Kurse Ministria e Arsimit e Kosovës nxjer Udhëzimin Admisistrative 6/2010 (antikushtetuese) dhe shkel të drejtat dhe lirit e njeriut. Kodet, nenet e paragrafët të cilat nxënësve iu ndalohet ”bajtja e uniformës fetare”, nuk kanë kuptim sepse bajtja e shamisë nuk është ”uniformë fetare”, por është parim islame.
Nëse dikush i kishte futur veshët në lesh, pala e dëmtuar (besimtarët/ret myslimanë) duke mos u pajtuar me padrejtësin dhe diskriminimin që po iu bëhet vajzave dhe femrë myslimane, organizuan protestë muajin e kaluar në Prishtinë. Kjo ishte një ”përshendetje” e cila ndoshta ka arritur të trokas në ndërgjegjen e fjetur të qeveritarëve tanë.
Dhe, derisa në Francë, kur debatohej për ferexhen kishte reaguar vetë presidenti Sarkozy, i cili haptas deklaronte se ferexhja nuk është e mirëseardhur në teritorin e Francës, në Kosovë heshtin si kryeministri Thaci ashtu edhe presidenti Sejdiu! Athua për cfarë arsye? Pse udhëheqin një popull me shumicë myslimane, apo pas kësaj heshtje mshifet dicka tjeter? Pse nuk deklarohen haptas?
Paraqitet ministri Hoxhaj dhe thotë: ”Meqë Ministria e Arsimit është institucion që zbaton vetëm Kushtetutën, nëse ka qytetarë që mendojnë se zbatimi i Kushtetutës nuk është konform saj, për mendimin tonë do të duhej të ankoheshin në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese ta japë një opinion, sikur ndodh në cdo vend demokratik të botës”, sqaron dhe këshillon ministri Hoxhaj. (Radio Evropa e Lirë).
Edhe në Qeverit e mëparshme kemi pas misistra të këtillë. Ministri i dikurshem, Rexhep Osmani, thoshte, shamia në shkollë është në kundërshtim me ligjin e arsimit fillor dhe të mesëm.
Sa i përketë ankesës, Hoxhaj ka të drejtë sepse kjo ka qenë dashur të bëhej shumë më herët, por besimtarët myslimanë e kanë një BIK, kreu i së cilës nuk është i aftë as për t’i mbrojtur të drejta e besimtarëve myslimanë, e as për t’iu përgjigjur provokimeve të kohes për të mbrojtur Islamin në Kosovë. Perndryshe kjo ceshtje do të ishte zgjidhur me kohë dhe qytetarët nuk do të kishin dalur në protesta në Prishtinë, e as që do të bëhej i gjithë ky debat i lodhshem e ngandonjëher edhe i pakuptimtë, i cili po shkakton ndarjen dhe përcarjen e popullit shqiptar. Për këte mbajnë përgjegjësin udheheqësit e shtetit të Kosovës dhe krerër e BIK-ut.
Sa i përketë botës demokratike, për të cilat mendon ministri Hoxhaj, këtu udhëheqësit bëjnë ligje me të cilat iu sherbejnë qytetarëve, kursen ë Kosovë besimtarëve po iu shkelën edhe ato të drejta të cilat ua garanton Kushtetuta në fuqi. Ky është dallim shumë i madh.
Si shembull, këtu në Suedi ka femra myslimane, edhe suedeze, me profesione dhe mosha të ndryshme e që mbajn shami në kokë nëpër vendet e punës qoftë si mjeke, gazetare (spikere) që udheheqin programe televizive, ka studente dhe nxënese në shkolla të mesme, bile edhe shqiptare. Në lidhje me shamitë këtu shkruajn mediat, sidomos gjatë muajit të Ramazanit. Gazeta ”Upsala Nya Tidning”, 3 nëntor 2009, iu kishte kushtuar tri faqe femrave të cilat mbanin shami në kokë edhe në shkolla të mesme, dhe për këtë askush nuk iu kishte penguar. Kjo është demokraci me të cilën garantohen dhe rrespektohen praktikishtë të drejtat dhe liria e njeriut, prandaj qytetarët jetojnë të lirë, të barabarte dhe të kënaqur.
Krahasone Suedin e krishtere me Kosovën e cila historikisht dhe tradicionalisht është konsideruar dhe trajtohet si myslimane, sikurse me të drejtë kishte theksuar edhe Xhavit Halili në një shkrim të botuar në ”Lajmpress”.
Mua më ka ardhur keq për njerëzit të cilët e ndinë veten të diskriminuar në Kosovën e lire (të udhehequr nga vetë shqiptarët, e për cka kishim pritur me shekuj), ishin të detyruar të protestonin nëpër rruget e Prishtinës.
Ajo që më bëri përshtypje ishte se reagimet vinin kryesisht nga meshkujt, e që duhej të ishte e kundërta. Eshtë fjala për angazhimin për të mbrojtur të drejtën e femrës myslimane. Ajo po ndihet e diskriminuar, prandaj do të ishte shumë me bindëse për opinionin sikur reagime të bënin vetë femrat myslimane. Femrat që kishin shkruar në lidhje me protestën, kryesisht kishin shprehur mospajtim, për cka në vazhdim do të bëjmë fjal.
Vlen të cekim shkrimin me titullin, ”A janë politike të drejtat e njeriut”, të intelektualës së re Emine A.Vezaj, e cila mes tjerash thotë: ”Rasti i fundit i diskriminimit mbi baza fetare rreth mbuleses së vajzave myslimane dhe pjesëmarrjes së tyre edhe në shkollat publike, s’ka si të mos merret si diskriminim dhe shkelje të drejtave themelore të njeriut …”, duke cituar Volterin: ”Nuk miratoj veshjen tënde, por do të mbroj deri në vdekje të drejtën tënde për t’u veshur sipas bindjes”, duke konstatuar se, Të tilla pohime do të reprezentonin figuren me kompetencë të plot të një udhëheqësi që prezenton Kushtetuten, pavarësisht pse nuk pajtohet”.
Eshtë fakt se femra me mbules në përgjithësi, sidomos nga njerëz të pa fe, dhe me kultur të kufizuar, është shikuar me nënqmim e përbuzje. Tjetër kohë ka qenë ajo kur, për shkakkë të rrethanave, femrat myslimane nuk kishin patur mundësi as për t’u arsimuar, as për t’u punësuar. Kohërat kanë ndryshuar dhe shamia në kokën e një femrës myslimane, as sot, as kurrë nuk duhet me qenë penges për emoncipimin e saj. Femra shqiptare e besimit islam në Kosovë, si motër, si nënë, si shoqe, si kolege, sikurse edhe femrat e tjera, mundet me qenë një intelektuale shembullore. Ajo mundet me qenë mjake, juriste, gazetare, pedagoge, reportere, teologe, politikane, deputete, dhe udheheqëse sikurse qe kemi raste këtu në shtete perendimore. Pse mos të ndodhë kështu edhe atje ku duhet, në Kosovën tonë të dashur? Kosova i ka specifikat e veta, dhe për këtë duhet të mendojnë dhe veprojnë si vizionar politikëbërsit dhe udheheqësit e Kosovë.
Në mesin e shkrimeve në lidhje me protestne më bëri përshtypje shkrimi i analistet Alma Lama, të botuar në ”Kosova Sot” me mbishkrimin, ”Shamia, ana tjetër e medalje”, ku ajo thotë:”Mua përsonalish sa herë hapet ky debat më kujtohet një fqinja ime e dikurshme, Sabilja, nënë e pesë fëmijëve…” .
Në fillim shifet se kësaj analiste nuk i kishte bërë përshtypje zhagitja e problemeve, me cka po iu shkelen të drejtat vajzave myslimane nga ana e MA, për cka edhe kishin dalë në protestë, por historia e fqinjës së vetë! Cfarë rëndësie ka kjo për lexuesin, në krahasim me një aktualitet në të cilin merrnin pjesë disa mija qytetar, për cka njoftuan të gjitha televizionet evropiane?
Sipas Almes lenë të kuptohet se shamiat në Kosovë qenkan dicka plotësishtë e re që na e paskan pru pas luftes shoqatat humanitare nga vendet myslimane (duhet islamike v.a).
Islami, me të cilin populli shqiptare jeton me shekuj, i rregullat e veta të cilat përfshinë tërsishtë jeten e njeriut, si individ, si anëtarë i familjes dhe shoqërisë në të cillën gjendet, pra në Kosovë.
Për liri të zgjedhjes për vajzat dhe gratë e besimit islam nuk ka nevojë të kujdesen kundërshtarët e fesë islame, në rastin konkter Alma. Vajzat, gratë dhe fëmijët e familjeve myslimanë (por edhe të gjithë njerëzit), si shembull (model) për jetën e vet duhet të marrin Profetin Muhamed (a.s), për cka urdhëron Zoti mëshirëplot.
Sipas Almes protesta, ”politikisht nuk është një veprim aspak i mencur dhe shkon në dëm të Kosovës”.
Ka të drejtë të mendojë ndryshe nga të tjerët, por pse nuk guxon të fletë se kush janë ata të cilët me politika të këqia po nxisin protestat e qytetarëve? Nuk fletë se kush është më i obliguar që të mendojë dhe kujdeset për interesat e Kosovës, udhëheqësit (politikanët) që kanë mandat, apo populli si taksapagues?? Në vend të kësaj që është temë shqyrtimi dhe e prekshme, Alma merret me paragjykime dhe dyshime tepër subjektive, duke na rrëfyer prralla për ”rrokullisjen e panderprerë të loteve nën shaminë” e një femre nga Prizreni.
Pse kjo gazetare nuk ka biseduar me ndonjërën nga femrat të cilat kishin protestuar, por të na flet prralla për fqinjen, dhe femrën 50 vjcare nga Prizreni?
Unë këtu mund të sjellë disa shembuj të vajzave dhe femrave suedeze të cilat vullnetarisht, dmth. pa indoktrinimi, kanë pranuar islamin dhe mbajnë shami në kokë. Këto, së bashku me ato të komunitetit të emigrantëve, mediat suedeze i prezentojnë, sidomos gjatë muajit të Ramazanit, në mënyrë profesionale, me rrespekt, sikurse që ceka më lartë. Kjo nuk ngjan me mediat tona në Kosovë, e që këte e dëshmon më së miri shkrimi i analistes A.Lama.
Se qenka, sipas ”teorisë” së Almes, kundër natyrës së femrës që të kërkojë të mbulohet, të mshefë trupin dhe fytyrën, deri sot ne nuk e paskemi ditur. Madje në Prishtinë nuk është kërkuar që vajzat të mbulojnë fytyren. Se kjo analiste nuk kishte njohuri për parimet islame është plotësishtë e kjartë, por pse të kundërshtojë ate që nuk e njefë, e që për të tjerët është obligim fetar dhe e drejtë e garantuar me Kushtetuten në fuqi. Shkencat e psikologjisë (nuk cek asnjë shkencëtarë) mund të vlejnë për femra sikurse që është vetë analistja Alma, kurse për femrat e besimit islam vlejnë shkencat e psikologjisë dhe etikës islame. Njerëzit, sipas natyrë dhe bindjeve, nuk janë të gjithë të njëjtë, dhe kjo duhet të rrespektohet.
Eshtë e natyrshme që ka vajza të cilave sikur t’iu ishte dhenë mundësia, jo që do të kishin hequr shaminë, por do të dilinin krejtë akuriq , sikurse që po ndodhë me shumë vajza (femra) shqiptare, e që ndoshta nuk i pengonte Almës analiste, por kjo natyren e femrës është tepër denegjeruese, është e pa moralshme, e dëmshme për njerëzit dhe e pa perspektiv. Vetëm në Prishtinë këto ditë u mbyllen 31 lokale nate. Cfare femra dhe meshkoj punojnë dhe i vizitojnë lokale të tilla e që ka me qinda në Kosovë? Kjo dmth. se liria dhe demokracia duhet të kanë një kufi? Këte kufi e ka caktuar për të gjithë njerëzit Islami. Për këtë duhet të vetëdiesohen njerëzit, e posaqerisht rinia.
Dhe, gjithë derisa të mos realizohen të drejtat e femrave myslimane për të mbajtë shami në kokë, debati (pa fyrje, përbuzje e ofendime) duhet të vazhdojnë, edhe pa deshiren e analistes Alma.
Alma përmend vajzat e botës myslimane (duhet islamike v.a) të cilat po eckan rrugëve të veshura me xhinse, me bluza të hapura, por ende me shami në kokë. Kjo mund me qenë e vërtetë por, nuk ka lidhje me vajzat kosovare të cilat e bëjnë të kundërtën, kërkojnë të drejtën për të mbajtur shami në kokë. Këto janë dy të vërteta të cilat plotësishtë dallojnë njëra nga tjetra. Alma duke injoruar realitetin, mundohet të na bindë me paragjykime. Ne po flasim për të drejtat dhe liritë e njeriut të cilat duhet të vlejnë për të gjitha femrat, pa dallim se cilat janë, dhe vendin se ku jetojnë. Parimet islame janë të njëjta për të gjithë myslimanët e botës. Tjetër është ajo se sa rrespektohen ato. Kjo është një temë krejtësish tjetër.
Këtu në shtetet perendimore p.sh. ekziston një numër ndoshta milionsh i femrave të cilat, sipas natyrës së femrës, merren legalisht me prostitucion dhe shteti iu merrë tatimin. Athua cka thotë për këtë mortaj të zezë e cila po shkatërron racën njerëzore, shkenca e psikologjisë në të cilën është thirrë analistja Alma?
Kush e njefë Islami burimor e di se ai nuk lejon imponim as në besim e as në veshje. Arsyet e pytjeve që i shtron Alma, janë supozime për ti mashtruar naivet e pa informuar.
Organizatat humanitare nga vendet e pasura arabe janë marrë edhe me aktivitete tjera, sikurse që janë kurset për anglishten e që vijuesve iu paskan ofruar kushte për të mbajtur shami, por kjo nuk paraqet ndonjë rrezik për qytetarët e Kosovës. Nëse ka pas raste të keqpërdorimit të misionit humanirarë, atëherë do të duhej paraqitur në polici dhe gjyqe, e jo të bëhet propagand kundër bajtjes së shamive, dhe kundër islamit, sikurse që po veprojnë disa gazetar e analist në mediat shqiptare. Kjo nuk është aspak e moralshme.
Alma nëse është rritur dhe ka jetuar me popullin shqiptar në Kosovë, duhet ta di se femrat shqiptare të besimit islam shamitë i kanë mbajtur edhe para se të vinin organizatat humanitare nga vendet arabe. Dhe, edhe pse shamia nuk ka ardhur nga arabët, por nga turqit, shqiptarët, sikurse të gjithë popujt e tjerë myslimanë, më shekuj kanë qenë dhe sot janë myslimanë.
Eshtë fjala për protestën që u mbajtë në Prishtinë, kurse Alma me paragjykime helmon dhe frikëson opinionin duke e nderlidhë, pa kurrëfar argumenti, punën e organizatave humanitare me grupin e shqiptarëv që deshen të hedhin në erë Ford Dix. Kjo aspak nuk është serioze.
”Ana tjeter e medalje”, për të cilën flet Alma, nuk është gjë tjtetër vetëm preteks për të krijuar në popull opinion negativ ndaj fesë islame. Si është e mundur që të gjitha organizatat humanitare (nuk di se a ka ende të tilla) ti shpallë të dyshimta? Se ndonjëra prej tyre paska fonde të posacme për të financuar familjet të vobekta, kjo është krejt normale sepse ky është qellimi i ardhjes së tyre në Kosovën e pasluftës, por se ato iu japin njerëzve paga prej 200 deri 500 euro, për t’iu nënshtruar plotësisht ideologjisë së fesë, sikurse thotë Alma, pa ofruar asnjë argumet kjo është një propagand qellim keqe.
Islami nuk pranon që njerëzit ti nënshtrohen besimit me kushtëzime por, me plotë bindje, deshirë dhe me vetëdije.
Alma thotë: ”Gratë, herë pa vullnet e herë të indoktrinuara fillojë të mbulohen me shami, të edukojnë fëmijët e tyre me të njëjtin përkushtimë apo përvuajtje që dikush i ka edukuar ato”.
Prej nga këto konstatime, dhe me cilat nga ato femra paska biseduar kjo farë analiste? Prej nga atë të drejtë për të ndërhyrë në jetën private të familjeve myslimane, dhe pretendimi për ti mësuar nënat myslimane se si duhet ti edukojnë fëmijet e vetë? Natyrisht se Islami i jep rëndësi të madhe edukimite të fëmijëve dhe kjo është obligim prioritarë i prindërve, sidomos nënës si edukatore kryesore dhe e pa zavendësueshme për fëmijët. Për fat të keq të popullit tonë në të kaluarën, dihen shkaqet, femra ishte lënë anash dhe vazhdimisht ishte shtypur duke e lënë analfabete, e që është veprim antiislam. Prandaj është e pakuptueshme dhe e patolerueshme që sot në Kosoven e lirë të shek.XXI, të largohen nga shkollat vajzat shqiptare të besimit islam vetëm pse mbajne shami në kokë. Ky veprim është antihuman dhe antinjerëzor.
Nëse Alma, si një femër intelektuale, nuk ka ndjenja solidariteti për t’iu dhënë mbështetje vajzave të reja, së paku nuk ka qenë dashur që me anë të paragjykimeve t’iu kundërvihet. E që është edhe më keq ajo flet për indoktrinimin e vajzave myslimane! Eshtë idiotizëm që emoncipimin islam të rinisë myslimane ta quajsh, ”cenim i lirisë së tyre individuale”.
Megjithate ne e dimë se ka ardhur koha për tu zgjuar të gjithë myslimanët. Duhet ti kthehemi islamit burimor dhe ti jetësojmë parimet e tij në jetën tonë të përditshme. Ky është obligim i përbashkët i meshkujve dhe femrave myslimane, është detyrë e secilës familje myslimane që fëmijët ti edukojnë në frymën islame. Në këtë drejtim edhe rroli i BIK-u është shumë i rëndësishëm, por si duket ata më tepër merren me vetveten dhe interesat përsonale e grupore. Nuk ka organizim të mësim-besimit nëpër xhamiat e Kosovës, për cka ka mundësi, kurse në anën tjetër kërkohet të futet landa fetare në shkolla. Por, kjo është temë tjetër.
Nuk është me rëndësi si do ta quaj zgjimin islam Alma, por duhet të kuptojë se ka kaluar koha e ”islamit të fjetur” në tokat shqiptare. Kombi shqiptar, edhe pse me vështirësi, do të ecë drejt zhvillimeve së bashku me fenë islame por, edhe me ate krishtere. Ky është fati yne i perbashkët, zgjidhje tjetër nuk kemi.
Alma mbron qendrimet e Ministris së Arsimit duke thënë se, ”…ka ndaluar simbolet fetare vetem për shkollat fillore dhe të mesme…”. Edhe kjo, sikur shumë kundërshtarë të tjerë mbulesës, nuk mund të dalloje se cka janë simbolet fetare, e cka është obligimi fetar.
Shteti ka obligim që të gjithë fëmijëve t’iu garantoj të drejta dhe kushte të barabarta për shkollim, e jo të caktojë norma ateiste në frymën e monizmit të kohës së ”nënës parti”.
Se natyra e femrës është e ndryshme, Alma mund të kuptojë, nëse e krahasonë veten me femrën të re nga Kanada, Hadeel Al-Shalchi e cila mban shami dhe nuk i pengon që të punojë si korespondente e Associated Pressit nga Kairoja. Besojë se së shpeti të tilla femra shqiptare të besimit islam do të kemi edhe në Kosove.
Në lidhje me protestnën në Prishtinë, Baton Haxhiu kishte organizuar një debat në Klan TV, në të cilin kishte ftuar katër mysafir, dhe unë do të përmendi dr.Ferit Aganin dhe gazetarin Valon Syla. Ndoshta me qellim Batoni kishte ftuar një gazetar të tillë i cili si me sjellje, ashtu edhe me shprehje dëshmonte se është një gazetar me njohuri, sidomos për islamin, dhe kultur të kufizuar me cka i humbte karakterin debati. Dr.Aganin në të gjithe pikëpamjet ishte bindës dhe më superior. Dialog nuk ishte aspak i brabart dhe si i tille tek telespektatori shkaktonte neverozizëm dhe neveri.
Derisa dr.Ferit jepte argumente në bazë të Nenit 38 të Kushtetutes së Kosovës, duke argumentuar bindshëm se Vndimi i MA., është antikushtetues, gazetari Valon në munges të argumenteve dhe me një joseriozitete të pashoqë, protestës mundohet ti jep karakter të islamit politik, duke e akuzuar për këtë PD dhe kryetari e saj dr.Feriti, se ai për qellime politike po i përkrah kërkesa e protestuesve, se në ato protesta ështe përzier kleri (imamët e xhamive), se mbulesa po shfrytezohet për propagand fetare, se neser mund të shtrohen kërkesa tjera, që edhe spikeret të dalin me mbules në TV e Kosovës, se Kosova është shtet sekular, se shumica ka vendos që s’ka nevoj mbulesa, se mbulesen e kanë ndaluar të gjitha shtete e Evropës etj. qendrime demagogjike pas të cilave, përvec tjerash, mshifej disponimi antiislam i Valonit. Me një fjalor rrugaqësh kërkon që vajzave t’iu lejohet të shkojne në Medrese me fustana të shkurt (mini), se në Kosove paska standarde të dyfishta të konceptit islam, përmend si model shtetet perendimore si, Holandën, ose modelin e Lindjes përmend Marokon, Algjerin etj. budallalleqe të cilat nuk i kanë hije asnjë njeriu normale, e sidomos një gazetari.
Nuk ka nevojë ti përserisë këtu përgjigjet të cilat me argumente ia ofruan dr.Feriti dhe S.Bajgora, por Valoni duhet ta di se këtu në Evropë të drejtat dhe lirit e njeriut rrespektohen shume me teper se në Kosovë. Më lartë ceka disa shembuj por, këtu në Suedi p.sh. ka femra myslimane me mbulesë të cilat pa kurrëfarë pengese udheheqin programet televizive. Në Holand ka femra avokate të cilat mbajnë mbulesë (shami), në Angli edhe policet myslimane kanë të drejtë të mbajne shami në kokë, në Belgjikë femra deputete me mbules hyne në Parlament. Në Kanad ka femra që me shami pa pengesa punojnë si reportere të rrjetit TV. Në Maqedoni vajzat myslimane me shami shkojne në shkolle, femrat me mbules punojne pa penges në institucionet shtetërore. Këtë ua garanton Kushtetuta e Maqedonisë, dhe koheve të fundit kështu ka vepruar edhe Shqipëria. A nuk janë edhe këto shtete sikurse edhe Kosova?
Sa i përket shteteve të Lindje së Mesme, ato nuk janë as shtete islamike, as shtete demokratike. Kosova atyre mundet me iu sherbye si model. Valon, si njeri i pa fe këtë nuk mund ta kuptojë sepse përveq paragjykimeve, ai kishte edhe urrejtje kundër fesë islame.
Për protestën e mbajtura në Prishtinë, kishte shkruar në Zeri, 25.06.’10, një Lama tjetër. Kjo quhet Ulpiana, e cila para se të bëjë fjalë për protestën e Prishtinës, përmend , jo prralla sikurse ajo tjetra por, ”marshimin e prandveres në Bejrut”, të Libanit, ku pjesëmarrësit e marshit paskan kërkuar shtetë laik. Athua cka kanë lidhje ngjarjet në Bejrut, me protestat në Prishtinë? Qellimi i Ulpianës është që sa më shumë t’ia humbë vlerën dhe qellimin e protestë së Prishtinës. Sipas kësaj gazetareje kërkesa për të rrespektuar të drejtat dhe liritë e njeriut qenkan qendrim kundër shtetit laik dhe po e rrezikojka laicizmin e një vendi. Nuk ka nevojë të përserisim ate që cekëm më lartë në lidhje me disa nga shtet të Rajonit, të cilat edhe pse janë laike, kishin lejuar mbajtjen e shamisë. Por kuptohet për cfarë qellim Ulpiana ka shkuar deri në Lindje për të marrë shembull Bejrutin, i cili asgjë s’ka të përbashkët me Prishtinën. Kjo farë Lama për pak se nuk i quajti protestuesit si, kundërrevolucionar, sikurse që na bënin dikur komunist jugosllavë. Cfarë shqiptare mundet me qenë kjo kur me aqë përbuzje shkruan, ”Dhe një ’curril’ i mekët grash”, për femrat motra? A mos paska pritur kjo gazetare që motrat dhe nënat myslimane të sillen si vandaliste nëpër rruget e Prishtinës? A nuk janë edhe ato pjesë e kombit tonë? Femrat me shamia nuk janë trushpërlara, të islamit politikë sikurse gënjejne disa antiislamista, por femra të cilat kanë vendos të kërkojnë ate kanë zgjedhur vetë.
Ndoshta këto farë gazetare, karrshi femrave me shamia, e ndinë veten më superiore por, kjo dëshmon se ato vetë nuk janë të qytetëruara dhe shumë larg etikes së gazetarit. Duhet kërkuar zgjidhjen e problemit, duhet dhenë krahun të shtypurve dhe të drejtës, jo pushtetarëve të pa drejte e të pa ndjenja.
Si rrezultat i të gjitha këtyre kemi reagimin e Myftiut Ternava, i cili në një deklarat për shtyp kërkon anulimin e Udhëzimit Administrativ 6/2010, në të kundërten¨Bashkësia Islame do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e këtij udhëzimi”.
Për qëndrimet e Myftiut Tërnava, gazetari i Koha Ditore, E.Robelli thotë: ”Naim Tërnava, në stilin e një zëdhënësi të militanteve islamistë u kërcënua se ceshtjen e shamisë do ta cojë deri në Gjykaten e të drejtave të Njeriut në Strasburg-thuja se Kosova nuk paska punë më jetike”, shkruan Robello. Këta shqiptarë po mi kujtojne kohetar e monizmit kur njerëzit të cilët kritikon pushtetin (udheheqësit), iu jepnin etiketime që pastaj ti ndjekin penalisht dhe ti denojnë. Shyqyr Zotit që ka perenduar ajo kohë, dhe në demokraci lufta (debati) do të përfundojnë pa viktime. Ata që dëshirojnë mund të nxjerrin mësim.
Ditë më parë prap u paraqit ministri Hoxhaj, i cili kërkoi që të mos politizohet ceshtja e shamive, duke thënë:”Qendrimi jonë si ministri është i prerë dhe jemi të vendosur që deri në fund të respektohet udhëzimi administrativ, i cili buron nga Kushtetuta e republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi”.
Neve na mbetet që të presim vendimet të cilat do ti marrin organet e drejtësisë në lidhje më këte ceshtje.
Kjo dmth. se qytetarët, sidomos ata të besimit islam, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet të dinë ta shfrytëzojne demokracin, dhe të drejtën se kujt duhet me ia dhënë voten. Kjo është mundësia dhe arma e tyre me e fortë për siguruar udheheqje e cila do ti merrte parasysh interesat dhe kërkesat e tyre.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereI nderuar zoti naif ,po lexoja rastesisht ket artikull mbi moslejimin e mbajtjes se shamise nga ana e femres te besimit islam nga autoritetet o kosoves ,si cdo shtet mendoj se kosova ka rregullat e veta dhe nuk me duket ofendim ose percmim ne faktin se ky shtet mundohet qe kostumet dhe traditat fetare te nje personi ti ler jashte nga sallat e shkollave ,edhe franca mbas shume vitesh e hoqi nga shkollat e veta perdorimin e shamise nga ana e nxenesve te besimit islam ,shkolla per sa ju mund te mundoheni ti ndryshoni gjerat, ngel dhe do te jete laike ,nuk e mbaj veten si islamofob biles nuk e dija 1qe ekzistonte nje fjale e tille ,vetem jam i bindur qe shqiptaret te besimit islam nje dite do te vihen ne poziten qe duhet te zgjedhin mes islamit dhe kultures se tyre , te cilat i shikoj larg