Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj

Fehmi Ramadani

Prishtinė, Kosovė

fehmi.ramadani@hotmail.com

Te fundit

Tė gjitha shkrimet e autorit >>

Prishtina nė mes mitit tė sė kaluarės dhe shpresės pėr ndryshime

Autor: Fehmi Ramadani E hėne 14 Dhjetor 2009 12:49 PM


Zgjedhjet e 15 nëntorit 2009 jo që ishin të rëndësishme vetëm për demokracinë e re të këtij shteti dhe përcjelljes së imazhit të mirë në botë për Kosovën, por kishin edhe dy anët e saj vështruese, pozitive dhe negative.

Ana pozitive ishte se përfundimisht në Kosovë është thyer miti i së kaluarës politike, miti mbi pavdekshmërinë e figurave politike (Rugovizmit), si dhe rritja e forcimi i vlerave të reja demokratike të bazuara në realitetet e reja politike. Përherë të parë në Kosovë miti Rugovist nuk u përkrah nga shumica e elektoratit vendor me përjashtim të kryeqendrës së këtij vendi (Prishtinës), i cili ende mbete peng i së kaluarës së saj mitologjike.

Këtë fenomen nuk mund ta gjeni në asnjë qendër të botës, përveç në kryeqendrën e Kosovës, e cila edhe përkundër luftës së madhe që kishte pasur ky vend nuk kishte arritur të lirohet nga njëmendësia e saj politike. Dhe, pas kësaj mund të shtrohet pyetja, çka vërtet simbolizon fitorja e LDK-së në Prishtinë?

Padyshim, fitorja e LDK-së në Prishtinë simbolizon njëmendësinë e saj, e cila assesi të ndryshojë në thelb dhe të përshtatet në kushte të reja të demokracisë. Dihet, botërisht se ky subjekt politik është i vjetër dhe është trashëgimtare e vetme e Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, përkatësisht të Jugosllavisë dhe në brumin e saj shumë pak ka ndryshuar.

Përgjithësisht, lidershipi i saj politik ka një strukturë të moçme me bindje konservative dhe vështirë pranon vlerat dhe realitet e reja demokratike. Kjo pari politike, si në të kaluarën dhe tani ka gëzuar privilegje të ndryshme shoqërore dhe fort nuk janë brengosur për lirinë e këtij vendi. Dëshmia më e mirë për "brengosjen" e tyre ndaj popullit të Kosovës është parë, sidomos gjatë ofensivës serbe në Drenicë dhe krahinat tjera, kur nga këta të fundit kërkohej të paguajnë qira për strehimin e tyre. Në kohërat e vështira, ky kryeqytet nuk ishte në detyrën e duhur. Në këto kohëra, po nga ky kryeqytet ishin larguar me mijëra banorë të saj duke ia mërsyer kampeve të Maqedonisë dhe botës tjetër. Fill pas çlirimit të tij shumica e këtyre banorëve ishin kthyer dhe kështu, për dhjetë vjet kishin filluar të menaxhojnë me këtë qytet.

Nga fillimi, fitorja e LDK-së në Prishtinë edhe njëherë simbolizon mbështetjen e kaosit të përgjithshëm në këtë qytet, sepse ky qytet, sot është bërë fshati më i madh i Kosovës dhe aspak nuk i përngjan ndonjë vendbanimi urban. Këtu, gjithkush dhe çdokush mund të jetojë, me letra e pa letra, legal dhe ilegal. Pra, ky qytet është i hapur për krejt botën dhe është i vetmi qytet në botë që nuk di sa banorë i ka, sepse deri më tani askush nuk i ka regjistruar ata.

Ky qytet, përveç kaosit demografik simbolizon edhe kaosin urbanistik. Për dhjetë vjet, ky qytet është degraduar aq shumë sa që, sot duket si gërmadhë prej tullave dhe betoni, të cilat nuk ka si të ndalen. Të zihet fryma nga objektet të ndryshme, pa vend e pa leje. Kjo lejohet, sepse paria udhëheqëse e saj e ka lejuar dhe ende e lejon këtë. Optimistët po thonë se ky qytet po zhvillohet me të madhe, ndërsa pesimistët e shohin si katastrofë urbane.

Sot, ky qytet nuk ka pothuajse asnjë hapësirë të gjelbëruar, nuk ka ku të thithet ajri i pastër, banorët e saj më shumë thithin dyoksid karboni se sa oksigjen. Në këtë qytet edhe qielli është i kontaminuar nga tymtarët e TC-ve që gjendet shumë afër tij.

Sot, Prishtina është qyteti më i papastër në rajon, kudo dhe gjithkund ka mbeturina, askush nuk qan kokën për te, sepse institucionet lokale nuk merren me to. Ky qytet nuk ka ujë për pije të mjaftueshëm, sepse paria e saj politike nuk ka realizuar ndonjë projekt në këtë drejtim. Sot e kësaj dite shumica e banorëve të këtij qyteti durojnë me orë të tërë duke pritur ujin për pije.

Rrugët e këtij qyteti janë të ngushta, aspak me plan të ndërtuara, sepse udhëheqësit e saj i kanë ndërtuar kështu. Shumica e tyre janë të punuara keq dhe pa plan të mirëfilltë. Ato të duken, sikur rrugët e Kabulit në Afganistan.

Sot, ky qytet ka një trafik urban kaotik, nuk ka asnjë nënkalim, mbikalim e mos të flasim për metro nëntokësore. Banorët e këtij qyteti janë të kërcënuar që në pikë të rrugës të aksidentohen nga automjete të ndryshme, disa prej të cilave shkojnë shpejt dhe në formë të pakontrolluar. Shumë banorë të saj janë lënduar, por ka edhe prej tyre që kanë përfunduar në fatalitet.

Sot, ky qytet nuk ka aktivitete të duhura kulturore, sepse edhe kulturën kjo pari politike e ka shndërruar në biznes. Botohen libra të familjarëve të tyre, të anëtarëve të partive të tyre dhe jo ndonjë vlerë e mirëfilltë artistike dhe kombëtare. Kultura e këtij qyteti është zero, nuk ka shfaqje, nuk ka kino, teatri nuk punon, nuk ka filarmoni. Nganjëherë, mbahen do takime për hesap të hanxhisë dhe mjaft të improvizuara.

Sot, sporti në këtë qytet është i dështuar, sepse këtu bëhet sport sa për sy e faqe, e jo që të garohet për vlera të mira sportive. Më shumë krijohen probleme se sa bëhet sport. Të rinjtë e saj janë të privuar nga sporti ndërkombëtar, sepse kjo pari politike nuk ka punuar që ata të inkuadrohen në botë.

Pa dyshim, për kaosin e këtij qyteti fajin më të madh e kanë këstet e saj politike, sepse shumica prej tyre kanë hise në ndonjë të keqpërdorim, duke filluar nga uzurpimet, ndërtimet pa leje, korrupsioni dhe ndonjë dukuri tjetër negative. Një pjesë bukur e mirë e tyre janë njerëz të korruptuar, për këtë ka fakte të shumta. Një fjalë e urtë popullit thotë; "Siç është vendi bëhet edhe kuvendi", prandaj nga ky qytet i kaosit s'ka çfarë të dal tjetër vetëm liderë të kaosit.

Këto zgjedhje ishin rasti më i mirë që ky qytet përfundimisht të ndryshojë fizionominë e saj në radhë të parë duke ndryshuar parinë e saj të udhëheqjes dhe duke i dhënë shanse gjeneratave të reja. Pra, mu ashtu siç kanë vendosur ata, mu ashtu do t'i kenë hesapet e jetës e jetës së tyre. Pra, ky qytet do të mbetet edhe më tej qytet në mes mitit të së kaluarës dhe shpresës për ndryshime në të ardhmen.


Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve