Prishtinë, 23 Janar 2012 – Pasi Lëvizja “Vetëvendosje” organizoi protesten e datës 14 janar 2012, Kuvendi i Kosovës, me shumicë votash miratoi një mocion të ri për reciprocitetin të inicuar nga Partia Demokratike e Kosovës, duke shfuqizuar kështu mocionin e mëhershëm të shtatë dhjetorit të vitit të kaluar të inicuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”. Protesta e 14 janarit, sipas “VV” u organizuar për ta fuqizuar vendimin e Kuvendit të Kosovës për reciprocitet me Serbinë, mirëpo ajo u shpërnda dhunshëm nga Policia e Kosovës. Protest të ngjajshme Lëvizja “VV” organizoi me 22. janar 2012, mirëpo kësaj here me mocion të ndryshuar nga Kuvendi i Kosovës. Për të biseduar për këtë çështje dhe problematiken e lëvizjes së qytetarëve në mes të Kosovës dhe Serbisë për “Mesazhi.Com” fletë analisti politik, Albinot Maloku.
mesazhi.com: z.Maloku, Kuvendi i Republikës së Kosovës me 20 janar në seancën e saj shfuqizoi mocionin 7 dhjetorit të inicuar nga Lëvzija “Vetëvendosje”, me mocionin e inicuar kësaj radhe nga Partia Demokratike e Kosovës, i ngritur për reciprocitet ndaj Serbisë. Duke u nisur nga kjo, protesten paqësore të organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje” në Merdare dhe tek Dheu i Bardh a e konsideroni kundër ligjore?
Albinot Maloku: Konsiderojë se protestat e organizuar nga Lëvzija “Vetëvendosje” si qëllim kanë mbrojtjetn e qytetarit të Republikës së Kosovës nga padrejtësit që po u bëhen çdo ditë, e sidomos nga mos ofrimi i mundësisë që ata të ndjehen të barabart me të tjerët në rajon. “Vetëvendosje” dhe lideri i saj nuk janë të pa arsyeshëm dhe kokëfort me kërkesat e tyre. Tentimi dhe provokimi i ndërgjegjës qytetare të Kosovës për të mbrojtur të drejtat e tij, nga Lëvzija “Vetëvendosje” janë me vend. Protestat janë form e garantaur e demokratike e botës moderne për të shprehur paknaqësit e të gjithëve, pa dallim. Loja të cilen e ka bërë legjislativi me ngritjen e më pas me shfuqizimin e dokumentit të miratuar nga ata me vetëdije, nuk është se shihet me simpati. Mirëpo, shfuqizimi i mocionit nuk ia humbë të drejten për të protestuar askujt. Protestat paqësore të organizuara nga Lëvizja “Vetëvendosje” në Merdare dhe tek Dheu i Bardh nuk janë kundër ligjore.
mesazhi.com: Cili është dallimi i protestës së organizuar nga “VV” me 14 dhe 22 janar? A ka tendencë prë zbutjen e reagimit nga ana e policisë, apo plani i veprimit të “VV” është më i organizuar?
Albinot Maloku: Protestat e datës 14 janar, ku policia e shtetit të Kosovës përdori dhunën nuk i bëjnë nderë askujt në vend. Lëvizja “Vetëvendosje” nga formimi i saj, si mjetë të presionit politik ka pasur edhe protestat. Nuk është që nuk kemi ndonjë eksperience me këto protesta. Si të tilla dëshmojnë dhe janë në vij me rregullat demokratike të politikës, sidomos për deri sa nuk eskalojn në dhunë. Qeveria e Republikës së Kosovës kam përshtypjen që ende nuk e ka kuptuar se me perdorimin e forcës nuk do të arrijë gjëkundi. Reagimet e policisë me datën 14 janar nuk ishin me vend, nga se në krahasim me pamjet që i kemi në memorien tonë, të pas ndezjes me zjarrë të kalimeve kufitare në pikat 1 dhe 31, ata u terhoqen duke e lënë masen dhe barbarin që po kryenin grupet kriminale serbe në veriun e Republikës së Kosovës. Kurse me 14 janar ajo tentoj të tregojë dhëmbët dhe forcën e saj. Me 22 janar gjërat shkuan shumë më mire, “VV” ishte më e bindshme për Qeverinë se ajo po organizon protest paqësore me të vetmin qëllim, të mos lejoj mallrat serbe dhe kamionët e maunet që vini nga Serbia.
mesazhi.com: Cili do të duhej të ishte roli i opozitës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku dihet se edhe partit tejra opozitare ishin votuese të ngritjes së mocionit në lidhje me reciprocitetin?
Albinot Maloku: Pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë, opozita edhe në mes veti është e ndarë. Aktualisht kemi një opozit aktive të drejtuar nga Lëvzija “Vetëvendosje”, një opozitë tjetër të përafërt me “VV”, për nga definicioni i opozitarizmit është Aleanca për Ardhmërin e Kosovës, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës tani për tani është “as mish as peshk”. Kjo e fundit është mbështetëse e marrëveshjes Thaci – Pacolli – Mustafa dhe ambasadori Dell, për ruajtjetn e kësaj përbërje qeveritare. Ku pas kësaj marrëveshjeje Republika e Kosovës nxorri presidenten Atifete Jahjaga si kompromisë dhe e ruajti vendin nga zgjedhjet pas zgjedhjve të fundit. Duke e parë këtë gjendje nuk gjejë ndonjë mundësi që opozita të jetë e unifikuar rrethë rolit të saj, jo vetëm të kësaj gjendjeje por edhe të tjerave.
mesazhi.com: Çfar mendoni se cili do të duhej të ishte roli i presidentës së vëndit lidhur me ngjarjet e fundit në Republikën e Kosovës?
Albinot Maloku: Presidentja Jdogahjaga nuk është se nuk do të donte të kishte një rolë më aktivë rrethë ngjarjeve të fundit. Ajo takojë liderët politik, por prap them, duke u nisur nga ajo që presidentja Jahjaga nuk ka ardhur në krye të shtetit si vullnet i popullit por si kompromisë politik mes vendorëve dhe ambasadës Amerikane, ajo nuk mundet e vetme të ndërmarr diçka, ose së paku pa shtytje nga ambasada Amerikane. Andaj, deklarimet politike të presidentes Jahjaga përmes deklaratave të shkruara për shtyp, ose nga ajo vetë nuk kanë ndonjë efekt, mirëpo duhet përshëndetur guximin e saj.
mesazhi.com: A mendoni se ngritja e një hershme e mocionit dhe më pas rrëzimi i po këtij bi ndesh me Rregulloren e Kuvendit, dhe se a do të duhej të shkonte deri në gjykatën Kushtetuese ky vendim?
Albinot Maloku: Konsideroje që ndryshimi i mocionit është në harmoni me Rregulloren e Kuvendit, mirëpo sikur tregohet jo seriozitet që për të njëjten gjë është dashur që Kuvendi të mirret dy herë, pra njëher po e më pas jo. Lihet përshtypja se legjislativi i tanishëm me të vertet nuk është ai i duhuri për Kosovën. Kurse, deputetët kanë të drejtë ti drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese për ta shqyrtuar dhe vlersuar shfuqizimin e mocionit të miratuar nga po ata deputet në dhjetorin e vitit të kaluar.
mesazhi.com: Nga fakti se jeni ndërë vrojtuesit me të rregullt të situatës në Luginën e Preshevës, si e vlersoni poziten e shqiptarëve atje? A mendoni se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen e lirë ju kushtuar banorëve të Luginës së Preshevës nga shkaku i çmimit të lartë të tarifave te polisave te sigurimit?
Albinot Maloku: Shqiptarët në Kosovën Lindore nuk kanë poziten shumë të lakmuar. Të drejtat e tyre mohohen në forma dhe mënyra të ndryshme. Protestat e organizuara nga klasa politike atje nga viti i kaluar nuk u sollen shumë ndryshime. E meta e politikës shqiptare në Kosovën Lindore është te fraksionalizimi i tepruar i tyre atje. E kam thënë edhe më parë që Kosova dhe Shqipëria duhet të ulën e të bisedojnë për qasjet e tyre ndaj të drejtave politike e qytetare të shqiptarëve në Kosovën Lindore. Marrëveshja e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë për gjoja lëvizjen e lirë të qytetarëve të dy vendeve nuk i gjenë me pozita të shqiptarët kurse aspak të barabart qytetarët e të dyja vendeve. Për veç tarifës doganore shumë të lartë, qytetarët e Kosovës me të hyrë në teritorin e Serbisë duhet ti heqin targat e tyre dhe të kalojnë byrokraci të stërzgjatur për ti marrë targat provuese me mbishkrim cirilik, kurse shqiptarët e Kosovës Lindore, nga fakti se ata janë të lidhur familjarisht, ekonomikisht dhe etnikisht me Republikën e Kosovës, pagesa që duhet ta bëjnë i rëndon tej mase. Shpresoje që premtimet e fundit të kryenegociatorës Tahiri për gjoja lehtësime shtesë për Luginasit do të gjejn jetë në praktik.
mesazhi.com: Sipas jush, z.Maloku cili do të duhej të ishte roli i Qeverisë së Republikës së Kosovës pë ta menaxhuar apo kontrolluar këtë formë, për të mos i detyruar këta banor që ti zbrazin xhepat e tyre në kufirin e Kosovës?
Albinot Maloku: Lehtësimet mund të ishin nga më të ndryshmet, mirëpo lidhja speciale në mes të Republikës së Kosovës dhe Kosovës Lindore do të mundësonte stabilizim dhe qetësim të nevojave për komunikim në mes tyre.
Reklama 229 x 170.png)
Olsi Jazexhi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Muhidin Ahmeti
Faik Miftari
Sali Shasivari
Mr. Ardian Ramadani
Mr. Iljasa Salihu
Artan Musliu
Opinione te lexuesve
Abdullah Klinaku
Opinione te lexuesve
Blerim Gashani
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereReflektim i duhur ne kohen e duhur nga nje analist kosovar!