Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Pse e mbėshtes Partinė e Drejtesisė?

Autor: Hamdi Nuhiju E hėne 6 Dhjetor 2010 11:42 AM

 

Koalicioni për Kosovë të re AKR-PD-PSD-PPI-PPK-PNDSH-PGJK është njëri prej koalicioneve më të gjëra në Kosovë. Ideja e këtij koalicioni ishte ide e vet AKR dhe kryetarit të saj Behgjet Pacolli. Ai në radhët e këtij koalicioni në rend të parë pa Partinë e Drejtësisë pastaj edhe partitë tjera.

Kosova në këndvështrimin e një njeriu jashtë Kosovës është në disa faza të sensibilizimit politik me vija ideologjike dhe jashtë aspektit të heroizmave që dikur përdoreshin për të manipuluar ose edhe për të sensibilizuar masat.

Tashmë opsionet politike në Kosovë duhet që të kanë një qasje më të drejtpërdrejt ndaj problemeve të qytetarit të thjeshtë të Kosovës, ngaqë nuk është më koha e themelimit të shtetit, ose edhe e transformimit të shoqërisë, prej shoqërie civile në një shoqëri ushtarake. Kësi transformime të çuditshme njeriu mund të gjej në Izrael ku shërbimi ushtarak për meshkujt është 3 vite i obligueshëm, ndërsa për femrat 2 vite.

Pragu i rrezikut të shtet ndërtimit ka kaluar për Kosovën. Ajo tashmë është në gjendje që ti dal në ndihmë edhe vet Republikës së Shqipërisë, të cilën javët e fundit e ka kapluar një katastrofë natyrore nga reshjet e shiut dhe rrëshqitjet e tokës.

Pas gjitha këtyre elementeve të rëndësishme të shtet formimit, të aftësisë së Kosovës për të qëndruar në këmbë vet dhe për tu përballuar me situata dhe katastrofa të ndryshme, e ndryshon kursin e politikës dhe diplomacisë kosovare. Tashmë ka kaluar koha e qeverisjes me porosi të huaj dhe nën dirigjimin e tyre. Koalicionet qeveritare nuk bëhen në këtë mënyrë të dëgjimit dhe bindjes ndaj të huajve, por bëhen me fuqinë dhe vullnetin e popullit të Kosovës.

Pas gjithë këtyre transformimeve që ndodhën dhe që pritet të ndodhin në Kosovë, ky vend shkoi në zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të mbahen me 12 dhjetor të këtij viti.

Nëse shohim me dylbi të gjitha ofertat e partive politike aktuale në Kosovë do të shihnim oferta reale që mund të realizohen përmes mekanizmave ekzistues në Kosovë, por edhe të tilla që janë ëndërr e gjithë shqiptarëve të Ballkanit, si bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, por që do të linde probleme tjera për shqiptarët jashtë Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo ëndërr është e gjithë shqiptarëve të Ballkanit dhe nuk besoj se dikush do refuzoj këtë platformë. Por, sa mund të realizohet dhe si mund të realizohet ajo gjë, personalisht nuk e besoj se ka forcë politike në Kosovë që ka atë fuqi ta realizoj këtë platformë politike deri në fund dhe me drejtësi.

Gjatë periudhës parazgjedhore në Kosovë, kam arritur që të hulumtoj mbi disa plan programe të disa partive politike në Kosovë, kam lexuar edhe disa statute të disa prej partive politike në Kosovë. Ato projekte dhe ide që ishin më të përshtatshme dhe më të nevojshme për shqiptarët e Kosovës ishin projektet e Partisë së Drejtësisë. Duke mos u futur shumë në banalizime të ndryshme po citoj disa nga prioritetet e Partisë së Drejtësisë, që unë i lexoj prej anash, që janë të dobishme për shoqërinë, mund të realizohen, por sa i qëndroj besnik këtyre prioriteteve bartësit e saj këtë gjë unë nuk e di.

 

Disa nga prioritetet e Partisë së Drejtësisë janë:

1. "Partia e Drejtësisë, është e bindur se varfëria dhe papunësia që e kanë pllakosur vendin mund të tejkalohen vetëm me zhvillimin e fuqishëm ekonomik të bazuar në ide kreative dhe modele origjinale, që do të mbështeten në investime nga jashtë dhe në mobilizimin e të gjitha resurseve në mërgatën Kosovare".

2. Partia e Drejtësisë thekson domosdoshmërinë e korrigjimit të gabimeve në procesin e privatizimit si dhe funksionalizimit të plotë të resurseve financiare nga ky proces në zhvillimin ekonomik të vendit.

3. Partia e Drejtësisë, konsideron se parakusht themelor për çfarëdo zhvillimi ekonomik është, sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit, nëpërmjet fuqizimit të funksionimit të shtetit ligjor me të gjithë mekanizmat e tij institucional.

4. Vlerësojmë se rrënimi i pandalshëm i vlerave etike dhe morale të shoqërisë kosovare në periudhën e pas luftës, paraqet kërcënimin më të madhe për shtet-ndërtimin e vendit, në të cilin qëndrojnë edhe fillet e dukurive shkatërrimtare për të ardhmen si: korrupsioni, krimi i organizuar, sëmundjet e vartësisë, prostitucioni..., trafikimi i femrave dhe fëmijëve, vetëvrasjet, dhuna në shkolla dhe në familje.

5. Rrugëdaljen nga situata e rëndë aktuale e shohim, nga njëra anë në sigurimin e mekanizmave institucional për ripërtëritjen e vlerave morale të shoqërisë nëpërmjet zbatimit të lëndës së edukatës fetare në shkollat fillore dhe të mesme në pajtim me standardet më të larta evropiane; dhe nga ana tjetër në çrrënjosjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet sistemit të fuqishëm prokurorial dhe gjyqësor.

6. Partia e Drejtësisë konsideron se zbardhja e fatit të mbi dy mijë të pagjeturve pas luftës në Kosovë duhet të paraqet prioritet parësor për politikën kosovare dhe temë të parë në bisedimet e paralajmëruara Kosovë – Serbi.

7. Shoqëria kosovare duhet të merret seriozisht me problemet rinore, sfidat dhe rreziqet që asaj i kanosen. Rinia është pjesa më vitale e shoqërisë. I riu është fidani i forcës dhe zgjuarsisë, po qe se edukohet e mësohet, mund të bëhet një hero, një fuqi që u premton zemrave ndriçim, e botës harmoni. Si e tillë ndaj saj duhet të kihet kujdes i veçantë si në shkollim, edukim, punësim, po edhe në integrim.” (Huazuar nga Abdullah Klinaku, kandidat për deputet i Partisë së Drejtësisë)

Nëse Partia e Drejtësisë arrin që ti realizoj të gjitha këto prioritete të saja, unë besoj se për popullin e Kosovës është ofruar një ofertë e mirë dhe e realët politike. Prandaj, duke u bazuar në këto prioritete, por edhe në praktikën e deritanishme të kësaj partie, ju them, mbështeteni Partinë e Drejtësisë dhe koalicionin PËR NJË KOSOVË TË RE.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve