Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj

Nexhmedin Spahiu

Mitrovicė, Kosovė

nspahiu@yahoo.com

Te fundit

Tė gjitha shkrimet e autorit >>

Pse shqiptarėt e kanė vėshtirė t’kuptojnė se ē’ėshtė kombi?

Autor: Nexhmedin Spahiu E hėne 9 Janar 2012 12:54 PM

 

Mendësia monoetnike e kosovarëve është importuar nga Beogradi e jo nga Tirana

 

“Na e ke përzier, na e ke bërë çorbë” – ky ishte komenti më i shpeshtë në dy shkrimet e mia të fundit: “Kombi shqiptar, a është multietnik?” dhe “Kombi kosovar nuk është multietnik”, ku unë konstatoja se kombi shqiptar i nisur si komb monoetnik tashmë është një komb multietnik, kurse kombi kosovar përkundër këshillave të miqve të Kosovës është larg të qenët multietnik.

 

Kombi shqiptar shumë-etnik & kombi kosovar një-etnik

Bindja e opinionit kosovar është krejt e kundërt. Kombin shqiptar pak kush mund ta ketë menduar më parë, pos si një komb monoetnik, kurse për kombin kosovar opinioni ka mjegull dhe zakonisht e lidhë me fjalën multietnicitet.

Njëri prej politikanëve të Tiranës më tha se nuk mund të jemi komb multietnik kur 98% të banorëve të Shqipërisë janë me etni shqiptarë.

 

Multietnicitetin e një kombi e tregon atituda e jo përqindjet e grupeve etnike

Multietnicitetin e një kombi nuk e tregon përbërja e ndryshme etnike e popullsisë e as fakti se sa është e madhe përqindja e etnisë shumicë dhe sa e vogël është përqindja e etnive pakicë, por e tregon atituda (qëndrimi, qasja) në këtë çështje: integruese apo përjashtuese. Qasja integruese shpien në komb shumë-etnik, ajo përjashtuese në komb një-etnik.

Në botë ka shembuj ekstrem në këtë drejtim. Jo të gjitha kombet i kanë të integruara pakicat etnike. Madje në Afrikë e Azi ka vende me popullsi të ndryshme etnike ku kombi nuk përbëhet nga etnia shumicë po nga etnia pakicë. A nuk ishte kështu deri vonë Afrikën Jugore ku kombin e përbënte pakica e bardhë ndërsa shumica që e banorëve zezakë të Afrikës Jugore nuk ishte pjesë e këtij kombi. Ironia ishte se kombi afrikano-jugor ishte komb multietnik po ama multietnik vetëm nga të bardhët. U desht presioni publik nga mbarë bota që ky komb të zhvillohet në një komb multiracor.

Po kështu ishte edhe puna e Irakut para se të zbarkonin amerikanët aty. Kombin nuk e përbënte shumica fetare shiite po pakica sunite. Amerikanët po përpiqen që në Irak të ndërtojnë një komb multifetar e multietnik mes arabëve shiitë e sunitë dhe kurdëve por sa do t’ia dalin mbetet të shohim.

Sot në botë ka kombe monofetare dhe multifetare, ka kombe monoetnike dhe multietnike, ka kombe monoracore dhe multiracore.

 

Kombi amerikan: multi fetar, multietnik dhe multiracor

Kombi më i zhvilluar i botës, kombi amerikan, është komb multifetar, multietnik dhe multiracor. Në fillimet e veta kombi amerikan nuk ishte i tille. Deri para gjysmëshekulli nuk mund të thuhet se zezakët e Amerikës ishin pjesëtarë të kombit amerikan, por sot ata janë. Edhe pse komuniteti i zezakëve amerikanë nuk përbën as 1/3 e qytetarëve amerikanë, Njeriu i Parë i Kombit (Presidenti Obama) dhe Dama e Parë (Michael Obama) janë nga ky komunitet. Sigurisht që këtë e ka bërë të mundur atituda e kombit amerikan e cila është e ndryshme nga ajo e para 50 viteve, e akoma më e ndryshme se ajo e para kohës së Abraham Linkolnit (para 150 viteve), ku zezaku mund t’ishte vetëm një skllav.

 

Kombi serb: një-fetar, një-etnik, një-racor

Kombi serb, zgjimi i të cilit ka më shumë se 200 vite që ka filluar dhe i cili po mbush gati një shekull e gjysmë jete si komb është akoma një komb një-fetar dhe një-etnik.

Ky komb i cili gati për një shekull zotëroi gjithë Ballkanin Perëndimor nga Trigllavi deri në Vardar, nga Adriatiku der në Gjerdap, nuk arriti të shëndërrohet në një komb multietnik. Cfarë ndodhi më pas?

Komunitetet etnike edhe pse kishin afri gjaku me serbet (të gjithë sllavë të Jugut, përjashto këtu shqiptarët e Kosovës, hungarezët, italianët, turqit e romët) u ndërgjegjësuan kombëtarisht dhe u shkëputën nga Serbia (Jugosllavia).

 

Nacionalizmi kosovar & nacionalizmi shqiptar - ndjenjë komuniteti e jo ndjenjë shteti

Nacionalizmi kosovar është një refleksion i nacionalizmit serb në këtë drejtim. Mendësia monoetnike e kosovarëve është e importuar nga Beogradi e jo nga Tirana.

Por nacionalizmi kosovar dhe nacionalizmi shqiptar dallojnë thellësisht nga nacionalizmi serb në shkallën e tyre të zhvillimit. Nacionalizmi serb është tamam një nacionalizëm kombi d.m.th është ndjenjë shteti, kurse ai kosovar dhe ai shqiptar është më tepër një ndjenjë komuniteti. Nacionalizmi kosovar, sot kur shteti i Kosovës po mbushë gati 4 vjet, nuk dallon nga nacionalizmi kur Kosova nuk ishte shtet.

Kur Kosovën e kontrollonte Serbia, nacionalizmi kosovar ka luftuar që shqiptarët të barrikadohen nga etnitë e tjera që të mos topitet tehu i agjendës për shtetin e Kosovës, gjë që ka qenë normale. Vazhdimi i kësaj atitude, kur Kosova është shtet, është vetëvrasje. Nacionalizmi Kosovar tani duhet të luftojë për integrimin e etnive që jetojnë në Kosovë dhe të mos lejojë barrikadimin e tyre.

Po pse po ndodhë e kundërta?

 

Shqiptarët nuk e kuptojnë shtetin si krijesë të tyre organike po si diçka të imponuar

Nuk po ndodhë sepse shqiptarëve në Kosovë si etni shumicë njësoj sikur edhe shqiptarëve në Shqipëri u mungon agjenda për shtet. Ndihma shumë e fuqishme e Austro –Hungarisë në rastin e Shqipërisë, dhe e Amerikës në rastin e Kosovës kanë bërë që shqiptarët si komunitet etnik ta kuptojnë shtetin jo si një krijesë të tyren organike po si diçka të imponuar nga jashtë.

Kjo është arsyeja që shqiptarët (sidomos ata në Kosovë) ta kenë të vështirë të kuptojnë se çfarë është kombi. Shumë më thjeshtë u vjen ta kuptojnë kombin si etni, pra si një komunitet dhe asgjë më shumë se kaq.

 

Kombi është komunitet i kualifikuar

Natyrisht, kombi është një komunitet njerëzish, por është edhe shumë më shumë se një komunitet i thjeshtë. Është një komunitet i kualifikuar që është i aftë të krijojë shtet. Por shqiptarët kanë problem me fjalën kualifikim. Shqiptarët duan ta kenë titullin inxhinier, por pa marrë mundimin për ta mësuar zanatin e inxhinierit. Shqiptarët duan të kenë titullin mjek, por pa marrë mundimin për ta mësuar zanatin e mjekut. Shqiptarët, si në Kosovë si në Shqipëri, mendojnë se mund të jenë komb vetëm pse flasin gjuhën shqipe. Harrojnë se për të qenë komb i duhet bërë hyzmet kësaj pune: duhet të ndërtohet shteti. Madje, madje edhe shqiptarët që bëjnë jetën e pakicave etnike (Luginë e Preshevës, Mal i Zi, Maqedoni) u pëlqen ta quajnë vetën komb. Shpesh më akuzojnë se po ua mohoj kombin të cilin, në fakt, nuk e kanë. Unë nuk po ua mohoj etninë (gjuhën, gjakun), por si mund te jesh komb kur nuk e ke shtetin tënd?

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 9 here
  • altrini E hėne 9 Janar 2012 15:02

    te lumte per kete qasje shkencore. shqiptareve i duhen me teper kesi temash per debat qe te lirohen nga teorite-mbetje te komunizmit.

    Reply

  • Tefiku E hėne 9 Janar 2012 19:24

    Prof.edhe mbas ketij shkrimi nese nuk e kuptojne teorine tende atehere dije qe nuk eshte problemi yt por i atyre qe nuk diijne te lexojne.

    Reply

  • Burimi_ch E marte 10 Janar 2012 10:51

    Dua tju kerkoj falje atyre qe i takojne kesaj moshe e nuk jane te tille, sepse se paku eshte mendimi dhe vleresimi im personal e kjo nuk dtth qe patjeter te jete e vertete. Un mendoj qe njerezit qe i kan kaluar te 45-tat dhe kane kryer sherbimin ushtarak ne kohen e monizmit apo te ish Jugoslavise e kane shume te veshtire ta kuptojne kete. Selam me shum resepkt.

    Reply

  • E marte 10 Janar 2012 11:12

    Nuk ekziston Komb Kosovar. Populli i Kosoves i perket Kombit Shqiptar Me spjego o Profesor, Gjermania lindore dhe Gjermania perendimore, cfare kombesh ishin? Po sot, a jane dy kombe apo nje komb? Kete nuk e arrij ta kuptoj Une ndonese Doktor Tefiku po e kuptojka bukur mire!

    Reply

  • UNE E mėrkure 11 Janar 2012 0:53

    EDHE UNE MENDOJ NJESOJ

    Reply

  • Ahmeti-Zürich E mėrkure 11 Janar 2012 9:13

    Kurdet thone:-FEJA ESHTE SIKUR BUKA,KUR NUK E KE -SOD JE MUSLIMAN,NESER I KRISHTERpasi qenka keshtu,po e nderrojme edhe fene,sepse kjo dotu kishte pelqy shume BE,e njekohesisht edhe armikut tone tone shekullor,qe poe pelqejne konvertimin- shendrrimin e shqiptareve ne kosovare,dhe teshpartallimit te shqiptareve ne 7-8,shtete e kombe te ndryshme.Sa i perketflamurit dhe hymnit qe e nderruan me pare,hiē s po jemi ngusht,se edhe siq po na shkojne punet me udheheqsi tone qe 13,vite,dhe gjendjen emjerushme ekonomike qe e kemi,neve moti,na u ka kendu talkini

    Reply

  • dervishi E enjte 26 Janar 2012 9:00

    per burimi ch une jam i moshes se vjeter isha ne ushtri jugosllave po gjithmon shqiptar edhe ne dokumenta shkruhet shqiptar e dyta ju te rit duheni ta dini kombin dhe te mesoni ma shum e kam percjell ne tv rtk po ato vete ishin te jo pregaditur per mendimin tim nuk kishin lidhje se shka folninper mos me shkrue ma shum ne jemi nji komb shqiptar por e ne kohen e sodit jemi te ndar me kufijt artificial si shqiptar dhe kosovar ket jan mundue edhe serbet te na quajn shiptari kurse shqiptaret ne shqipri allbanci edhe sot evropa na ndan mete njejten gje. por ne jemi komb shqiptar dhe ashtu dote mbetet .

    Reply

  • E enjte 26 Janar 2012 9:07

    Pse Autori e ka te veshtire ti ketheje pergjigje atij komentit qe eshte i prezantuar pa emer?

    Reply

  • E mėrkure 1 Shkurt 2012 12:22

    Autori do ngelet nje person jo i respektueshem nese nuk perfill komentuesin i cili kerkon nje sqarim apo nje spjegim rreth asaj qe Ai pyet.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve