Nuk është shumë asnjëherë të flasësh për njerëz të mëdhenj, për njerëz të cilët bënë lavdin, për njerëz të cilët ndryshuan historinë. Sa do që ne shkruajmë, flasim për ata, sa do që ne i përkujtojmë me krenari ata, sa do që ne flasim për lavdinë e tyre, kjo nuk është asgjë në krahasim me atë qe ata dhanë për ne e për atdhe.
I tille ishte Adem Jashari dhe shokët e tij qe nuk kishin filluar rrugën e lirisë për hirë të këtij apo atij lideri, ata kishin nisur këtë rrugë për çlirimin e Kosovës. Ata e donin Kosovën dhe trojet etnike shqiptare të lirë.
Në vitin 1991 kur në vendin tonë po bëheshin arrestime të të gjithë atyre që ishin përgatitur në Shqipëri, Adem Jashari do të njoftoj shokët e tij dhe do të ju kërkoj atyre që të jenë të kujdesshëm.
Dhe nuk vonoi shumë kur armiku do të rrethoj familjen Jashari. Në mëngjesin e hershem të 30 dhjetorit 1991 makineria serbo-sllave kishte rrethuar familjen Jashari dhe kërkuan dorëzimin e Adem Jasharit dhe Jasharve tjerë. Adem Jashari më familjen dhe shokët e tij kërkesës së armikut ju përgjigjën me armë.
Kështu edhe filluan aksionet luftarake kundër policisë dhe ushtrisë serbe. Ushtria çlirimtare e Kosovës u bë shpresë për popullin shqiptar e tmerr për pushtuesin serb. Adem Jashari ishte çdo kund ku sulmohej armiku, ishte në çdo pjesë të Kosovës.
Adem Jashari në vend të robërisë kishte zgjedhur luftën, në vend të poshtërimit e nënçmimit kishte zgjedhur jetën e lavdisë e të lirisë. Me 26 nëntor 1997 në Llaushë të Re, Adem Jashari me shokët e tij i shkaktuan shumë humbje armikut, kështu që armiku do të bëjë plane si të zhduk Adem Jasharin.
Këto plane armiku u mundua qe t’i realizoj me 22 Janar 1997, duke dërguar një bandë kriminale për të sulmuar familjen Jashari, por falë vendosmërisë, guximit dhe rezistencës së familjes Jashari si dhe ndihmës së shokëve të tij, armiku u largua me kokë ulur, i poshtëruar si kurrë një herë me parë.
Pas humbjes së 22 Janarit, armiqet serb tani përgatiteshin për një sulm të përmasave të mëdha ushtarake dhe një sulm i tillë do të fillojë në agimin e hershem të 5 marsit të vitit 1998.
Forcat ushtarake dhe policore këtë herë kishin rrethuar Prekazin, me qëllimin e vetëm që të eliminonin Adem Jasharin dhe familjen e tij. Pushtuesi serb kishte rrethuar Prekazin në të gjitha anët dhe sulmonte pandërprerë me armatim të rend.
Adem Jashari me familjen e tij pushtuesit ju përgjigjen me sulm, lufta që bënë Jasharet ishte e madhe. Dhe në fund pas një rezistence të madhe dhe heroike të familjes Jashari, armiku arriti të shkatërroj kullën e Jashareve, por jo kurrë idealin dhe vendosmërinë për të luftuar për liri.
Adem Jashari ra në altarin e lirisë duke kënduar, ai nuk ka vdekur, por është i gjallë sepse dëshmorët nuk vdesin kurrë.
Pra falë Adem Jasharit dhe familjes së tij si dhe dëshmorëve të tjerë të kombit, ne sot jetojmë të lirë. Por shtrohet pyetja pse që nga paslufta në Kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, kemi shtatore të të gjithë heronjve (besa edhe të gjallëve), por jo të Legjendës së shqiptareve Adem Jasharit?
Pse fotografia e Adem Jasharit mbahet ilegalisht në Institucionet e Republikës së Kosovës?
Pse ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët sot janë në pushtet nuk kanë bërë asgjë deri me tani?
Pra janë një mori pyetjesh të cilat nuk kanë përgjigje. Përderisa në qytetin e Prishtinës në njërën anë kemi shtatore dhe pllaka përkujtimore të shumta (besa edhe të bashkim vllaznimit), ndërsa në anën tjetër nuk kemi shtatore për Komandantin legjendar Adem Jashari.
Pra lufta e lavdishme e UCK-së dhe Adem Jashari bënë qe jo vetëm të fitojmë lirinë, por na mundësuan që të ngrisim përmendore, shtatore e pllaka përkujtimore në Prishtine, kurse për Adem Jasharin dhe dëshmorët tjerë nuk po mundemi të gjejmë vend!
Bashkëluftëtaret e Komandantit Legjendar Adem Jashari gjithmonë theksonin së shumë shpejtë do të skalitej në bronz në Kryeqytetin e Kosovës, figura e Adem Jasharit dhe dëshmorëve të tjerë.Ata bënin plane se ku do të vendosej Adem Jashari, por ajo nuk ndodhi.
Shpresat e qytetareve të Kosovës u shtuan, kur erdhën në pushtet ish udhëheqësit e UCK-së, qe me në fund Adem Jashari do të vendosej në Prishtinë, por fatkeqësisht një gjë e tillë nuk ndodhi.
Edhe me keq është për tu çuditur fakti se pse Kreu i Qeverisë së Republikës së Kosovës Hashim Thaçi nuk ka ndërmarr një vendim për hedhjen në bronz të Figurës së Adem Jasharit.
Valle a thua pse ndodh kjo, pse kur kanë nevojë për interesa personale të gjithë e përmendin Adem Jasharin, pse të gjithë krenohemi me Adem Jasharin?
Ndërsa kur është fjala për të punuar dhe për të ngritur shtatoren e tij të gjithë heshtim.
Në Institucionet e Republikës së Kosovës fotografin e Adem Jasharit e mbajnë në mënyrë ilegale dhe atë e gjithë kjo ndodh si pasojë e mospërfshirjes në ligjin për vlerat e luftës, i cili do të lejonte dhe obligonte të gjithë resorët që fotoja e Komandantit Legjendar Adem Jashari të mbahej në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës.
Dhe krejt në fund presim nga Institucionet e Republikës së Kosovës, në krye të së cilës janë njerëzit që luftuan për liri, që të mos e zhagisin më këtë punë, por të përfundojnë sa më shpejtë. Nëse nuk e bëjeni këtë gjë, atëherë do të shemben themelet e Institucioneve të Republikës së Kosovës të cilat janë të ndërtuara falë gjakut dhe sakrificës së dëshmorëve të kombit, e së bashku me këto themele edhe krerët e Institucioneve, sepse këta te fundit e kanë obligim moral dhe kombëtar të punojnë në këtë drejtim.
Autori është student i fakultetit Juridik në studimet postdiplomike-Master, drejtimi civil si dhe absolvent në departamentin e shkencave politike dhe administratës publike të UP-së.
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)