Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
Psikologjia e suksesit nė jetė I

Psikologjia e suksesit nė jetė I

Autor: Mr. Rrahman Ferizi E shtune 2 Janar 2010 03:09 AM


- 1. Disa nga ligjet e suksesit në profesion:

Edhe për këtë subjekt të jetës së njeriut thuajse ndër më të rëndësishmit është shkruar, folur e ligjëruar shumë.

Sigurisht edhe ju mund të radhitni numrin e librave qe keni lexuar dhe numrin e dijetarëve, oratorëve e profesionistëve të cilët keni dëgjuar nga kjo fushë.

Neve në këtë trajtim të shkurtër nuk e kemi ndërmend të ndalemi në fusnota, apo  në tretman lidhur me literaturën së cilës duhet t’i qaseni apo personat të cilët do t’i dëgjoni në ligjërim.

Ashtu siç thuhet se; “Tri aspekte duhet pasur kujdes në jetë; profesioni, familja dhe ideali për të cilën përcaktohesh të jetosh”.

Profesioni nuk është diçka e lidhur vetëm me atë që specializohesh apo shkollohesh, ky aspekt mendoj se lidhet edhe me atë për të cilën mendon se je, i takon, se e përvetëson me lehtësi e shkathtësi.

 

Në botë sot ekzistojnë institute të cilat që nga fëmijëria mundohen në bazë të disa elementeve  psikologjike e intuitive, të përcaktojnë-orientojnë fëmijën në profesion të caktuar.

Me këtë aplikim thuajse është pajtuar edhe shkenca bashkëkohore, si dhe logjika njerëzore. Në bazë të thënies së art profetike se njeriut i është lehtësuar ajo për çka edhe është krijuar, nuk ka gjë të keqe që duke u bazuar në ekspertizë të mirëfilltë shkencore e pedagogjike, fëmijës ti përcaktohet që nga fëmijëria prirja e tij, për profesionin të cilin do të mësoj dhe shkollohet në të ardhmen, apo edhe për atë të cilin do ta bëjë profesion jetësor.

 

Kujdesi pedagogjik:

 

Asnjëherë nuk ka pasur efekt imponimi në asnjë fushë të jetës, e aq më shumë në profesion. Prandaj psikologët në këtë fushë të minuar porosisin për kujdes, ngase shumë prindër duke lakmuar në famë, pasuri apo benifite tjera, ua imponojnë fëmijëve të tyre profesionet, duke i ngufatur në jetë, duke i bërë të mos jenë kurrë vetja e tyre.

 

Disa këshilla për të rinjtë:

 

-          Mundohuni nivelin e lartë të shkollimit apo profesionit ta përcaktoni me prindër, të afërm të ditur apo edhe me profesionist.

-          Gjithmonë të keni parasysh vizionin për profesionin tuaj, dhe rrugës drejt tij të përcaktoni një kohë kur doni ta arrini.

-          Drejt profesionalizimit mos u kufizoni vetëm në lëmin e ngushtë, merrni sikur bleta nektarin edhe nga elementet tjerë që ju ndihmojnë në profesion ( Nga profesioni kam arritur të gjithanshmen, ndërsa nga gjithanshmëria kam përsosur profesionin- Leonardo da Vinçi) .

-          Mos u mësoni ti leni imtësitë dhe të merreni vetëm me gjëra që ju i trajtoni esenciale dhe të rëndësishme, ngase mund të ndërtoni “një kala prej letre” në profesionin tuaj.

-          Në profesion merruni me të gjitha detajet dhe konsultoni ekspertet si të mësohet dhe praktikohet profesioni.

-          Mos harroni se do të ju duhet më së shumti ajo që ju duhet në praktikë.

-          Mos harroni se profesioni tërësisht mësohet vetëm në praktikë.

-          Suksesi i juaj nuk varet se me sa sukses e keni përfunduar një profesion, po varet sa vazhdoni të punoni dhe angazhoheni për të ( me punë amatoret bëhen profesionist, ndërsa pa punë serioze profesionistët mbesin amator).

-          Mësoni shumë shkathtësi nga disa profesione por të jeni ekspert në një profesion, ( nga gjithçka të mësoni nga diçka ndërsa për diçka të mësoni gjithçka).

-          Profesionin duhet ta ndjeni në shpirt dhe ta zbatoni në praktike.

 

Disa këshilla për prindërit, mësuesit, edukatorët:

 

-          Çdo fëmijë lindë me tipare të caktuara të cilat nuk do të thotë të jenë kopje identike e prindërve, ndihmoni të riut të vet përcaktohet për profesionin të cilin e ndien dhe synon, asgjë nuk arrihet me imponim madje as imponimi.

-          Mjafton që vartësve t’iu japim informatat e nevojshme për profesionet dhe dukuritë, manifestimet, efektet dhe natyrshmërinë e tyre.

-          Përcaktimi për profesion të mos jetë shabllon i një këndvështrimi, të konsultohemi me ekspert, rrethana reale, perspektivë praktike dhe patjetër të jetë verdikti i kandidati për profesion, fëmijës apo të riut nëse i këshillojmë nga roli i mësuesit ose edukatorit.

-          Në profesion më shumë nevojitet prirja se sa puna, prandaj duhet nuhatur prirjen për profesionalizim në një fushë, pa e kufizuar kureshtjen për njohuri rreth fushave tjera.

-          Duhet nxitur qëndrimin me profesionist, qëndrimi me amator gjithmonë profesionalizon amatorizëm.

-          Duhet mbjellur dashurinë dhe përpikërinë për profesionin, ngase këto fenomene janë të shumë të vështira  për t’u arritur në praktikë, e dihet se nuk arrihet asgjë pa iu përmbajtur parimeve.

-          Është mirë me fëmijët apo të rinjtë të flitet shpesh rreth planit të tyre profesional, dhe kohës së përcaktuar për përfundim të detyrave të planifikuara.

-          Rreth profesionit pedagogjia e mirëfilltë nuk i ka parë të efektshme kushtëzimet qofshin relative apo absolute, se patjetër duhet bërët kjo nëse duhet të arrihet kjo, profesioni kërkon punë të natyrshme dhe konstante.

-          Shumë gjëra mësohen me moshë të caktuar, apo edhe nga kureshtja e provokuar, një seleksionim i mirë i informatave do ta kursenin shumë fëmijën apo të riun drejt arritjes së synimeve në profesion.

-          Bashkëpunimi në zgjidhjen e problemeve, por jo zgjidhjen e tyre ofron stabilitet dhe siguri.

-          Një mbikëqyrje konstante por e heshtur ndihmon shumë në përcjelljen e dinamikës së punës profesionale, përkundër kritikës dhe qortimin i cili reflekton irritim.

-          Së pari duhet kuptuar vet tri metodat e mësimdhënies-nxënies: evokimin, zhvillimin apo realizimin dhe reflektimin, ngase për çdonjërën ekziston sot një shkencë e tërë.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Psikologjia e suksesit nė jetė I


Arkivi i autoreve