3. GRADUALITETI DREJT SUKSESIT
Njeriu sikur në aspektin biologjik ashtu edhe në atë intelektual e social kalon në faza të ndryshme gjatë jetës së tij, të cilat shprehen dhe manifestohen, varësisht nga faktorët psikologjikë e familjarë, rrethanat e fatit dhe hapësira e koha ku jeton.
Prej pikave strategjike të suksesit të mundshëm, në të gjitha sferat, është edhe shkallëzimi në veprimtaritë dhe projektet jetësore, qofshin ato të lidhura me botën fizike e materiale, apo edhe spirituale e transcendente.
Disa hapa gradualë drejt suksesit:
1. Shënoni planet jetësore dhe ndani në etapa:
Preferohet të shënohen në detaje faktorët të cilët mundësojnë të arrihet një sukses në jetë.
Planifikimin e bën projektuesi i çdo ndërmarrjeje të vogël apo të madhe, qoftë në sferën ekonomike, administrative apo intelektuale.
Duke shënuar detyrat që duhen kryer, së paku ofrohet mundësia të përcillen ato punë të cilat nuk janë kryer, ndërsa planifikuesi i mirë nuk nxjerr në letër pra nuk projekton atë që edhe nuk ka mundësi ta realizojë, por edhe realizimi maksimal sipas projektit të paraparë, tregon se janë nënvlerësuar resurset gjatë planifikimit, andaj duhet avancuar planin në raport me mundësitë.
2. Nga shtigjet e thepisura drejt lartësive:
Asnjë punë nuk duhet të neglizhohet, së paku duhet t’i kushtohet kujdes për shkak të përkatësisë së saj.
Kur arrihen të kryhen punët e vogla me përgjegjësi, atëherë njeriu përgatitet drejt atyre më të mëdha, me më shumë përgjegjësi.
Ata që nuk dinë të mbledhin guralecë, nuk i arrijnë dot kodrat!
3. Vazhdimësia në detyra:
Shumë njerëz nisur nga ambicie të ndryshme, plot elan dhe vullnet, ia mësyjnë detyrave të jetës me hov dhe eufori.
Duke kaluar kohë fillojnë të veniten si qiriu, për t’u fikur dikur tërësisht, për të mos ju mbetur mundësi të përballojnë dhe ndriçojnë errësirën e pasivitetit dhe apatisë.
Kjo gjendje në të shumtën e rasteve vjen për dy arsye:
- Euforisë prej ngarkesës enorme të punëve dhe,
- Mungesës së kreativitetit në sipërmarrjet e projektuara.
Prej çështjeve të suksesit të sigurt dëshmohet edhe vazhdimësia në punë, qofshin ato edhe të vogla. Sipërmarrjet e tilla konstante gjatë jetës i ka lavdëruar edhe vet Profeti Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.
4. Respektimi i rregullave dhe parimeve:
Prej elementeve të suksesit është edhe respektimi i rregullave dhe konditave, qofshin të shkruara apo të proklamuara, rregulla dhe programe, të cilat kanë të bëjnë në aspektin horizontal njeri-njeri dhe vertikal njeri-Zot.
Nuk ka sukses, nëse njeriu i shkel parimet të cilat i vendos vet dhe nuk pritet perspektivë në një shoqëri ku shkelen parimet dhe rregullat njerëzore e ato hyjnore.
5. Mbështetja e tërë çështjes jetësore tek Krijuesi Absolut:
Nuk ka sukses për njeriun, nëse çështjet jetësore relevante, të cilat janë kompetencë vetëm e Krijuesit Absolut, të ua drejtojë njerëzve si krijesa të cilat nuk kanë mundësi as për veten e tyre të ndërmjetësojnë në ato fenomene.
Këto përzierje të kompetencave në fushën e besimit quhen politeizëm ose kamuflim i besimit të vërtetë.
Mirëpo, njeriu nuk sanksionohet për çështje të cilat janë në kompetencë të njeriut, të konsultohet madje edhe të pranojë me besim mendimin dhe vendimin nga njerëz kompetentë, të dëshmuar dhe të besueshëm, madje kjo është edhe imperativ drejt suksesit në jetë.
Megjithatë, njeriu i cili ka thelluar sferat e besimit të tij, ka kuptuar rolin e ardhjes në këtë botë dhe ka kuptuar fenomenet e ko-ekzistencës, për të gjitha çështjet e tij vendos një trajektore të rregullt, konsultohet me të tjerët, mirëpo duke u përpjekur të dorëzojë veten e tij tek Krijuesi Absolut.
- Duke iu lutur Atij në çdo situatë jetësore,
- Duke pranuar me vullnet caktimin e Tij,
- Duke falënderuar kur shikon begatitë e panumërta të Tij,
- Duke ndier praninë e Tij në çdo gjendje,
- Duke iu nënshtruar me trup dhe shpirt ligjeve uverturë të Tij,
- Duke besuar në ndihmën e Tij dhe,
- Duke shpresuar në shpëtimin dhe mëshirën e pakufishme të Tij.
Këto janë të vetmet diga, të cilat ndihmojnë njeriun të kalojë me sukses baticat dhe zbaticat e detit-jetës në këtë Botë dhe perspektivës së ndershme, drejt podiumeve të dritës së amshimit.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull