Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
Psikologjia e suksesit nė jetė IV

Psikologjia e suksesit nė jetė IV

Autor: Mr. Rrahman Ferizi E mėrkure 13 Janar 2010 09:18 AM

 

 

Disa nga ligjet e suksesit në Shoqëri

 

1. Njohja e rrethanave historike:

Është e obligueshme të kemi një pasqyrë të qartë dhe dinamike rreth burimeve të sigurta të së kaluarës sonë historike si popull, komb dhe shoqëri. Duke pasur një kulturë të përgjithshme mbi faktorët sociologjik, etikë, filozofikë, religjioz madje edhe politikë, njeriu dinë të orientohet më mirë në të tashmen dhe të parashikojë në prizëm të drejtë perspektivën e së ardhmes.

Pa një kulturë të tillë, nuk dimë të definojmë rrethanat të cilat na shpijnë drejtë suksesit në planin individual si dhe në atë shoqëror.

Duhet të njohim qartë se cilat raste i kishim fat e cilat fatkeqësi gjatë rrugëtimi tonë historikë si entitet dhe shoqëri, cilët i patëm miq dhe cilët armiq, cilat vende përkrahëse në ditët më të vështira dhe cilat vende me pretendime gllabëruese, asimiluese e eksploruese.

Ashtu siç thoshin latinët e vjetër; “ Historia është mësuesja e jetës”. Prandaj ai njeri, popull, komb dhe shoqëri i cili nuk e njehë të kaluarën e tij është i gjykuar të mos ketë orientim as në të ardhmen e tij.

Në këtë qasje të shkurtër neve nuk pretendojmë të hyjmë në listën e librave të cilët ofrojnë një pasqyrë objektive rreth të kaluarës sonë historike, sociologjike e politike, të cilat duhet të lexohen dhe analizohen nga çdo njeri i cili dëshiron të njohë të kaluarën e tij, të formojë një botëkuptim të drejtë për perspektivën e tij dhe të shoqërisë në të cilën jeton.

Shumë botëkuptime stereotipie janë servuar dhe kultivuar duke filluar nga nivelet fillestare shkollore deri në qarqet më të larta intelektuale e akademike, botëkuptime me konsekuenca të devijuara si në rrafshin kombëtar po ashtu në atë fetar.

Me një fjalë, e bardha është pasqyruar si e zezë dhe anasjelltas, qoftë në aspektin e figurave dhe personaliteteve historike, po ashtu edhe ideve dhe koncepteve që ndërtojnë fondamentet e mentalitetit të një shoqërie.

Andaj, patjetër nga njeriu koshient kërkohet një revolucion në të kuptuarit dhe interpretuarit e ngjarjeve dhe ndodhive në shoqëri, jo vetëm të jemi një pranues i verbër i fenomeneve shoqërore ashtu siç servohen në lekturat shkollore, si dhe në literaturën e cila është shkruar dhe fatkeqësisht është duke u shkruar në masë të madhe, të ndikuara nga sisteme dhe direktiva të “ klaneve e pushteteve” të ndryshme ideologjike apo politike.

 

Konkludim – për të qenë i suksesshëm në shoqëri përveç tjerash duhet të definohet qartë raporti i jonë, mes së kaluarës të tashmes dhe pretendimit për të ardhmen e sajë.

 

Prandaj të kuptojmë dhe veprojmë se; shoqëria do të jetë e suksesshme aq sa do të jemi neve suksesshëm në raport me të dhe anasjelltas, neve si individ do të jemi të suksesshëm po aq sa do të kemi shoqëri të shëndosh dhe perspektive.

Gjithmonë duke u nisur nga parimi i njohur;” Mos pyet çka po bënë shoqëria për ty por ti çka je duke bërë për të”.

 

Si mekanizëm relevant i suksesit në shoqëri është edhe përmbajtja në mënyrë besnike e shoqërisë e cila bazohet, jeton dhe ka mision të jetës, parimet universale hyjnore.

Këtë perspektivë për sukses në jetë e porositë edhe i Dërguari i fundit i njerëzimit Muhamedi paqja dhe mëshira e Zotit të Lartësuar qoftë mbi të ku ndër të tjera thotë se; “ Ndihma dhe kënaqësia e Zotit të Lartësuar është me unitetin-bashkësinë”.

Prandaj një shoqëri e bazuar në parime Hyjnore, është sikur tullat e një ndërtese, të cilat e mbajnë njëra tjetrën nga furtunat dhe stuhitë e pamëshirshme.

Shohim edhe nga e kaluara historike e mbretërve dhe faraonëve se “uni” apo “egoja” është një hiq, sado të ketë pozitë dhe pushtet njeriu si individ, nëse nuk posedon lidhje të forta shoqërore bazuar në parime të drejta, fundi i tij është i pashmangshëm, i dhimbshëm dhe mjerueshëm.

 

2. Njohja e rrethanave aktuale-gjeopolitike:

Padyshim se për njeriun i cili mendon të ketë sukses universal në jetën e tij, kërkohet një vigjilencë dhe angazhim dinamik në fenomenet gjeo-politike aktuale, duke shikuar gjithmonë në prizmin e besimit të vërtetë dhe parashikimeve të tij të vërteta.

Është nevojë imediate të jemi në rrjedha të informacioneve, ngjarjeve, lajmeve, ndodhive dhe fenomeneve individuale e shoqërore në kontinuitet. Qoftë përmes leximit apo përcjelljes në mënyrë (in)direkte të ngjarjeve, pastaj konsultimit të ekspertëve të cilët janë të thirrur të gjykojnë me përgjegjësi rreth dinamizmit gjeo-politik.

Është imperativ i kohës të jetë një grup i tillë i njerëzve, të cilët merren në mënyrë profesionale me këtë fushë në aspektin e përgjithshëm, ndërsa për çdo individ në veçanti e preferuar, nëse dëshiron që veprimet e tij të korrespondojnë më rrjedhat aktuale gjeo-politike, si dhe të reflektojnë pozitivisht në të ardhmen e tyre.

Kjo gjendje bënë që të përmirësohen gabimet e kaluara eventuale dhe të mos përsëriten ato, si dhe mundëson të shikuarit e jetës në prizmin afatgjatë e jo vetëm në kuzhinat e politikës ditore.

Fatkeqësisht sot ombrellat e qarqeve mediatike kontrollohen nga njerëz dhe individ të cilët më shumë i shërbejnë ruajtjes së statusit të politikës së vet hegjemoniste, lidhur me ngjarjet dhe fenomenet globale dhe lokale, se sa shërbimit dhe njoftimit të drejtë të shoqërisë.

Prandaj njeriu i suksesshëm nuk pranon vetëm atë që dëgjon dhe nuk beson vetëm atë çka shikon, ai gjithmonë posedon edhe një “sitë” të analizës dhe përfundimit lidhur me ngjarjet dhe dukuritë, të cilën e ndërton nga eksperienca e tij dhe konsultimi i faktorëve relevant të cilët nuk mendojnë vetëm “ zi dhe bardhë” po natyrshëm dhe shumëngjyrësh.

 

3. Realiteti dhe përpjekja e jonë:

Në çdo kohë njeriun e përcjellin sfida dhe krajata të ndryshme në rrugën e suksesit në jetë, prandaj si moto duhet të shërbej edhe fjala; “ Nuk ka rëndësi se në çfarë sfidash has gjatë rrugës, kur e din se ku dëshiron të arrish”.

Nxënësi apo studenti i cili flenë vetëm dy orë gjatë natës, udhëton me dhjetëra kilometra, i uritur dhe pa veshmbathje të mjaftueshme, me mungesa të mëdha në kushtet elementare të jetës, nuk e inkurajojnë këto pengesa në rrugën e tij përkundrazi ato e kalitin !.

Ai udhëton me yjet e natës, dhe merr energji nga rrezet e diellit gjatë ditës, rrugës së tij nuk e luhatin hendeqet aktuale dhe nuk e devijojnë joshjet spontane. Nuk e pengojnë as shikimet e heshtura se bashkëmoshatarët e tij i kanë të gjitha kushtet, madje edhe kohën e kalojnë në shëtitje vërdallë dhe bezdisje të ndryshme të yshtura nga mosha e tyre lozonjare. Ai si shqiponja drejton shikimin e tij suksesit në shkollë dhe dituri, drejtë lartësive akademike.

Ai kur lexon dhe merr mësim këtë e llogaritë pajisjen më të mirë në rrugën e thepisur të jetës.

Si shkëmbi pran bregdetit nuk tundet dhe as nuk zmbrapset para valëve të pamëshirshme të tij, ashtu i zbathur dhe uritur ecë me elanin e notave të tij të shkëlqyeshme, ai në fakt nuk ecë por fluturon. Kur lexon dhe dëgjon për njerëzit e suksesshëm, kupton se ata u ngritën mbi problemet dhe ballafaqimet e ashpra gjatë rrugës së tyre në jetë, ashtu si valët e detit furtunave me uragan.

Aq më shumë merr energji dhe entuziazëm ngase rrugës së nisur ka një qëllim dhe mision me të cilin është detyrë dhe obligim.

Arritja e diturisë është imperativ Hyjnor, verseti i parë kuranor erdhi në formë urdhëruese; “ Lexo, Mëso, Studio, Në Emër të Zotit Tënd Krijues”.

Ndërsa thënia e Muhamedit paqja dhe mëshira e Zotit të Lartësuar qoftë mbi të ku thotë; “ Për kërkuesin e diturisë çdo gjë lutet për të madje edhe peshku në det”, i jep krah të fluturon !.

Pa marr parasysh pengesat në rrugë, krahas tyre duhet të jetë edhe përpjekja e jonë në jetë, sa më të mëdha të jenë sfidat dhe belatë po aq më të fuqishme duhet të jen përpjekjet tona, në çdo fushë.

Njeriu për të arritur sukses në jetë duhet të :

- Besoj fuqishëm,

- Përpjekjet konstant,

- Shpresojë dhe

- Të ketë shumë durim.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Psikologjia e suksesit nė jetė IV


Arkivi i autoreve