Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Psikologjia e suksesit nė jetė IX

Autor: Mr. Rrahman Ferizi E premte 5 Mars 2010 21:46 PM

 

-IX- Misioni jetësor - Ideali

 

  1. Intelekti dhe realiteti njerëzor:

 

Detyrë e çdo qytetërimi është që ti bëjë njerëzit të mendojnëTOMAS EDISON.

 

Padyshim se prej njeriut të shëndosh kërkohet një angazhim maksimal i intelektit të tij.

Ashtu siç presupozon shkenca se njeriu mesatarisht inteligjent nuk arrin të shfrytëzoj as 0.5 % intelektin e tij.? Atëherë për ata që nuk angazhohen aspak çka të themi lidhur me këtë dhunti që iu dha nga Krijuesi Absolut .

Angazhimi dhe kërkimi i dijes është imperativ Hyjnor dhe forma më e drejtë për të gjetur rrugën e së vërtetës, si dhe kuptimit të rolit dhe misionit përse kemi ardhur në këtë botë.

Ashtu si thuhet se; “ Po të mos ishin dijetarët e vërtet njerëzit në tokë do të jetonin si kafshët”.

 

Shohim sot njerëz të ditur mirëpo injorantë në sferën e vërtetë të besimit dhe anasjelltas njerëz fetar-religjioz mirëpo injorant në aspektin e dijes dhe shkencës.

 “Shkenca pa fe është e verbër ndërsa feja pa shkencë është e çalë” Ajnshtajni.

Kjo thënie në disa  raste mund të merret si shembull ngase është thënë nga një njeri me angazhim të madh në fushën e shkencës, pa marr parasysh reflektimet në shoqërinë njerëzore?.

Se është iritues fakti i mos korrespondencës në mes diturisë dhe besimit deklaron edhe Kalifi i IV i Islamit Alia paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të ku ndër të tjera thotë; “ Më tmerron dituria-vigjilenca  e injorantit dhe injoranca-neglizhenca e besimtarit”.

Andaj ata që duan të jen pronar të suksesit personal dhe kolektiv, të investojnë në dituri të dobishme ndërlidhur edhe me adhurim-besim të vërtetë. Themi dituri të dobishme ngase sot koka njerëzore është në atak të vazhdueshëm të diturisë jo vetëm të padobishme por edhe të dëmshme.

Mjafton të hapësh cilindo libër nga liktyrat shkollore deri tek ato akademike dhe do të vëresh elemente  të cilat nuk përkojnë me një civilizim të cilin e kërkon Intelekti Absolut Hyjnor.

Mjafton që njeriu helmohet vazhdimisht nga mediet e shkruara dhe elektronike çdo minutë dhe çdo ditë. Prandaj është dita për një apel për të ruajtur shëndetin moral prej diturisë perfide.

Lidhur më këtë i Dërguari i fundit i njerëzimit Muhamedi paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të lutej ; “ O Zot më ruaj nga dituria e padobishme”.

Edhe dituria si dhe përparimi i kanë disa kushte për të dhënë sukses dhe rezultate konkrete në jetë. Prej kushteve themelore është përpjekja dhe durimi në kërkimin dhe implementimin e sajë.

Thuhet se deri të zbulimi i rrymës elektrike Edisoni erdhi vetëm pas njëqind e sa përpjekjeve, kur u pyet për këtë punë të madhe ai u përgjigj, së paku kam llogaritur ti kursej njerëzit prej atyre kërkimeve-hulumtimeve të mos i përsëritin më.

Sot shohim nxënës dhe studentë të cilët nuk kanë durim të i shkojnë një libri apo problematike shkencore deri në fund, e lëre më të  hulumtojnë kontestet shkencore drejt zbulimeve të cilat do të lehtësojnë jetën dhe do të avancojnë shkencën dhe civilizimin.

Thuajse sot çdo gjë është në trendin e teknologjizmit madje edhe të ndjenjave njerëzore. Sot dituria kërkohet në internet apo gazeta ditore të cilat nuk shtjellojnë problematikat në detaje dhe nuk i lënë durimin e koncentruar arsyes njerëzore të mendon realisht,  ngase në të interferojnë qindra informacione tjera, fatkeqësisht shumica të panevojshme apo edhe të dëmshme.

Andaj për të arritur një sukses në jetë duhet stërvitur shpirtin për durim në dituri dhe investim në implementimin e saj në praktikë.

Një individ, popull dhe shoqëri e cila e lenë pas dore investimin në dituri dhe në dinamikën e sajë, do të jetë i dështuar të dështojë dhe të ngel në rrotën e fundit të historisë.

Imperativi hyjnor-kuranor erdhi pikërisht në këtë perspektivë; ” Lexo, mëso dhe studio në emër të Zotit tënd krijues”.

 

  1. Jeta si shqiponje jo si krimbi në tokë:

 

Padyshim se njeriu me perspektivë dhe sukses jetën e tij nuk e kalon për një çmim të lirë. Kur e pyetën Mësuesin e madh të thënieve të Muhamedit paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të Ahmed Hanbelin, si do të ishte dita e jote po të jetë ajo e fundit?. E zakonshme me të tjerat iu përgjigj ai, pra ashtu si i kaloj ditët tjera! Shohim pra se çdo ditë që e kalonte ky njeri e llogaritke si të fundit dhe e shfrytëzonte maksimalisht. Me një rast tjetër e pyetën po të njëjtin njeri, pse nuk po ndalesh pak por vazhdimisht në punë, shkrime dhe angazhime.? Ky është pushimi im iu përgjigj ai. Pra shkrimi dhe angazhimi në dituri ishin pushimi dhe prehja për të. Sot njerëzit duket se “ janë lodhur duke pushuar”?.

Besimtari i devotshëm dhe vigjilent e ka parasysh ku e kalon kohen e tij. Ai shpeshherë i bënë veti pyetje sa kushton një minutë i jetës së tij ngase e din se nesër do të jap llogari për të.

E ndali me një rast Ibn Kajjim el Xhevziu një njeri dhe i tha pse nuk po ndalesh ? Ndale diellin nëse mundesh ia ktheu ai. Ndërsa me një rast tjetër po i njëjti dijetar gjenial tha, për çdo frymëmarrje të cilën e merr biri i Ademit do të pyetet se ku edhe e ka hargjuar. Ky pra ishte nxënësi i “babait” i Islamit  Ibn Tejmije, i cili la pas veti me qindra libra të shkruar, ndërsa para vdekjes ndër të tjera tha; këtu ( pra në literaturën time) i keni krejt ato që ekzistojnë para meje. Pra tërë shkenca e shkruar deri në epokën e tij gjendej në bibliotekën e shkruar nga ai, pra mund t’i referohemi historisë së shkencë deri në kohen kur jetoi ai.

Shohim se këta njerëz të dalluar në dituri të vërtet dhe luftë e përpjekje për ta lartësuar të vërtetën, nuk jetuan vetëm me sfidat dhe rutinën e thjeshtë ditore, personale, familjare apo materiale. Ata jetuan me vizion vigan për të lartësuar besimin dhe diturinë, andaj u skaliten në kujtimet e shekujve dhe u ngritën në piedestalin e lartë, ashtu si ka thënë i dërguari i fundit se :

 “Dijetarët në tokë janë si yjet në qiell”.

 

Këta njerëz nuk jetuan vetëm për veti por jetuan për një mision më të lartë hyjnor, kaluan jetën në sakrificë ndaj tij po edhe u flijuan me shpirtin e tyre në rrugën e tij, ata nuk vdiqën por u rilindën në kujtesën e historisë njerëzore.

Vargu i atyre njerëzve të cilët me pendë, dituri, udhëheqje dhe shëmbëlltyrë u bënë model për brezat gjatë historisë është i gjatë dhe thuajse pa i fund.

Andaj moto e njerëzve të suksesshëm nder të tjera ishte : Jeto me shikimin e shqiponjës jo vetëm të krimbit, e të mbetesh i harruar në histori.

Dikush mund të thotë se nuk ka mundësi të tillë. Atij mund t’i themi se çdo njeri ka mundësit e tij të pakufishme brenda dhuntive që i janë dhen nga Krijuesi Absolut. Vetëm se duhet vënë në funksion ato në të gjithë lëmitë e jetës në cilësinë e:

- prijësit të drejtë

- pasuesit të sinqertë ose

- kontribuuesit të vërtet.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com


Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i autoreve