2. Familje:
Çka të themi për suksesin në familje ?
Familja përbën bërthamën e shoqërisë, apo është qeliza e pare ë saj, kush ka lexuar për funksionimin e një qelize do të kuptoj se ekziston një sistem i tërë kompleks i koordinimit të mrekullueshëm i cili quhet "Planeti qelizë".
Pra edhe qeliza është një sistem kozmosi në miniaturë ashtu sikur është edhe atomi një sistem i tillë. "Po ta çelni atomin do të shihni në të diellin me planetë që udhëtojnë përreth tij" thoshte qysh në shekullin e XII filozofi Xlelaludin Rumiu.
Familja është një koncept i ndërlikuar shoqëror, dihet se me studimin e sajë merret një numër i madh disiplinash si; sociologjia, pedagogjia, psikologjia aplikative etj, ndërsa libri i cili mendojmë se ofron përveç tjerash një qasje shumëdimensionale, natyrisht duke u thirrur edhe në dimensionin universal fetar është; "Struktura Familjare në Islam"*, libër i cili u është obliguar nga disa Profesor edhe studenteve të disa shkencave shoqërore në Universitetin e Prishtinës, natyrisht si libër referues, i cili ofron pasqyrë objektive lidhur me filozofinë, historinë, pedagogjinë dhe sociologjinë e familjes sipas botëkuptimit Islam.
Kur themi familja, kuptohet se aludohet në familjen e ngushtë ( bashkëshortja/ti dhe fëmijët) ngase sikur kuptohet edhe nga prizmi fetar njeriu është çoban vetëm për kopenë e tij, edhe pse mund të ndiejë përgjegjësi të madhe për familjen e gjerë ku hyjnë, prindërit, motrat dhe vëllezërit nga prindërit apo farefisi, dihet se nuk participin nga kosto e mëkateve apo të mirave të tyre nesër në llogarinë e botës tjetër.
Prandaj neve po ndalemi vetëm nga prizmi i ngushtë familjar, duke dhënë disa këshilla praktike në cilësinë e prindit për fëmijën apo edhe anasjelltas në cilësinë e fëmijës për prindin, edukatorin, pedagogun etj.
Disa këshilla për prindin, pedagogun, edukatorin:
- Dije se familja është pasuria më e madhe e cila të është dhuruar jo vetëm me dëshirën tënde.
- Familja duhet të trajtohet si dhuratë nga Krijuesi dhe për familje duhet kujdesur si për dritën e syrit.
- Familja nuk bënë të ndërtohet mbi baza të pa ndërgjegjshme dhe të huaja, por në themele të shëndosha hyjnore dhe autoktone.
- Familja është institucioni i parë edukative-arsimor, prandaj investimi në të duhet të jetë konstant dhe i përhershëm.
- Në familje duhet vendosur rregulla dhe parime plotë disiplinë, ku respektohen të gjithë anëtarët me të drejta të barabarta.
- Familja është një oazë ku duhet të mbretëroj paqja dhe harmonia, dhe në të cilën duhet investuar lumturia dhe dashuria universale.
- Në një familje ku mungon besimi dhe organizimi i jetës sipas parimeve universale të tij, ajo është një ndërtesë prej letre dhe si një gërmadhë e cila çdo ditë vie e rrënohet.
- Investimi në mësim dituri dhe besim, është i vetmi komponent i cili siguron një të ardhme dhe perspektivë të ndritur.
- Pasuria dhe të mirat materiale së bashku me pushtetin nuk janë garantues për një familje të suksesshme, përkundrazi këto ka mundësi të jenë hendek dhe të kthehen në regresion e bumerang.
- Edukata është shkolla më e mirë e cila nuk ka mundësi të arrihet pa edukator, mësues dhe prindër të edukuar.
- Familja nuk është një "shtëpi" e cila ndërtohet për një ditë, vit apo dekadë, ajo është një ndërtesë e cila niset dhe thuajse nuk përfundon kurrë së përsosuri.
- Familja formohet ende pa lindur, ashtu siç thotë thënia profetike, " Fëmija edukohet njëzet vite pa lindur", pra duke poseduar vet së pari edukatë.
- Thuhet se çka të mbjellësh do të korrësh, pra atë që vepron njeriu në familje tjetër le të pretë në familje të tij nesër.
- Nëse ngritët një sistem stabil ekonomik familja shpëton nga katandisja dhe varfëria, nëse vendoset një sistem i mirë i edukatës familjare shpëton nga degjenerimi dhe humnera.
- Familja është qeliza e parë e shoqërisë, e dihet se nga një qelizë e sëmurë i tërë trupi sëmuret , prandaj ruani shoqërinë duke u përpjekur të ruani familjen,dhe anasjelltas.
- Nëse një shtet donë të kujdeset për shoqërinë e tij, të ruan ekzistencën e shëndoshë të tij, atëherë le të investon në ruajtjen e familjes, martesës së pastër dhe plotësimin e kushteve ekonomike dhe sociale të sajë.
- Një shtet mund të ketë armatë, ekonomi të fuqishme, pasuri natyrore të madhe dhe numerikisht popullsi të shumtë, nëse nuk ka familje të shëndosh ai është i destinuar të dështoj.
- Familja është vatra ku mund të rritet princi dhe krimineli, edukatori dhe ateisti, implementimi i edukatës në familje do të thotë ndërtimi i një fabrike të së ardhmes së njerëzimit.
Disa këshilla për fëmijën, nxënësin dhe kërkuesin e edukatës (varësin):
- Nxënës i mirë është ai i cili kërkon edukatën si peshku ujin,
- Njeriu së pari duhet të pajiset me edukatë e moral pastaj me dituri, pozitë e pasuri.
- E pyeten njëherë një njeri të mençur si fitove gjithë këtë dituri, për dy vite ua ktheu ai, si i thanë është e mundur kjo?. Mësova gjashtëmbëdhjetë vite edukatë pastaj i përvetësova dituritë për dy vite të tjera, ngase brumit nuk i duhet shumë kripë, i'u përgjigj ky i fundit.
- Nxënës i vërtet është ai i cili mëson nga praktika e njerëzve, dhe këmbëngul në parime të drejta si leopardi në rrugën e tij.
- Mësoni edukatën qoftë nga familja e ngushtë apo nga familja në besim, ngase edukata është gjë e humbur për njeriun kudo ta gjen atë është i obliguar ta përvetësoj.
- Jeta pa edukatë i ngjanë pemës pa frute dhe pranverës pa lule, i ngjanë një vjeshte të zymtë.
- Mësoni në shkollën e diturisë vazhdimisht, çdo ditë, javë, muaj dhe vite, mësoni nga njerëzit që kanë traditë në edukatë ngase ata janë nektar i edukatës së mirëfilltë, dhe diell i cili ndriçon jetën.
- Ushtroni parimet fetare, siç janë implementimi i edukatës dhe rregullave në praktikë me përpikëri , ato kalitin shpitin për të përballuar stuhitë e jo edukatës dhe ndërtojnë një fortifikatë të edukatë së çelnikët.
- Edukata shpeshherë arrihet në rrugë të thepisura gjatë kërkimit të diturisë, sfidës ndaj vuajtjes, durimit në shoqëri fisnike dhe luftës për të arritur të vërtetën.
- Edukata nuk është një shkollë akademike, ku njeriu merr një diplomë dhe aftësohet për një profesion, ajo është shkollë konstante e cila porositet edhe nga mejtepet profetike në moton " kërkoni diturinë prej djepit deri në varr".
- Edukata nuk arrihet pa u privuar nga të mirat që cytin mëkatet, nga të ligat që yshtin syresh, nga luksi që nxitojnë ndjenjat dhe nga joshjet që lakmojnë zemrat e sëmura, ajo arrihet nga durimi pran mëkatit, vendosmëria për mirësi, maturia në kënaqësi dhe dëshira dhe kriteri në ambicie të shëndosha.
- Nëse edukata është një kala, beden e sajë është besimi i shëndosh, tulla ndërtuese është morali, ndërsa kupolë dituria, e dritare maturia.
- Edukata është një kala e cila ka nevojë për vigjilencë të një Prindi vizionar, Mësuesi të kujdesshëm, apo Edukatori të mençur, pa njërën nga këto komponentë ajo mbetet si një fëmijë i braktisur.
- Edukatën e lavdëroi Zoti, e bëri obligim për shpëtim dhe siguri e garanci për jetë të qetë e shpëtim.
- Shembulli sublim i edukatës janë Profetët, e vulë e sajë dhe shkollë praktike është Profeti Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.
- Njeriut i duhet një model i edukatës, krijo një model në të cilin garon ta arrish në stinët e jetë tënde.
- Nëse sot nuk je një kërkues i edukatë dhe i disiplinuar në shkollën e sajë, mos pritë se nesër do të jesh një Prind, Mësues apo Edukator i mirë.
- Edukata është fizionomia e besimit dhe personalitetit të njeriut në praktikë.
- Edukata dhe sjellja janë pasqyrë e zemrave në praktikë.
- Investimi në edukatë është investim i cili nuk mund të paguhet as me pasurinë e botës, e humbja e sajë nuk mund ta arrihet me shpenzimin e tërë pasurisë së botës.
- Edukata është si shiu cili ka nevojë çdoherë toka e jetës
* shih libri "Struktura familjare në Islam" të autorit dr.Hamude Abdulati
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereMendoj qe keto kritere te permendura nga ana magjistrit te nderuar si ne pjesen e pare ashtu edhe te dyten, ishin shum te qarta dhe se jane qeles i vetem i suksesit,ne shikim te pare duken shumt ne numer, mirepo realisht ne praktik jane te aritshme nese i bejm vetes oligim sjelljen e mire . mendoj qe ky eshte parakusht kryesor .perndryshe e pergezoj autorin per shkrimin kaq te mir .selam Rrahman