Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Psikologjia e suksesit nė jetė V

Autor: Mr. Rrahman Ferizi E marte 26 Janar 2010 16:01 PM


 

Vizioni mbi të ardhmen

 

1. Investimi në të ardhmen:

 

Njeriu i cili donë të korrë frutat e punës së tij duhet t’i mbjellë ato me nder dhe bujari.

Çdo gjë që vepron në të mirën e përgjithshme ajo do t’i kthehet si shpërblim së pari atij dhe anasjelltas, çdo të ligë që vepron së pari do t’i shijoj vet frutat e sajë.

Prandaj njeriu i suksesshëm përpiqet për të sotmen sikur vetëm sot do të jetoj dhe mendon për të nesërmen sikur nesër do të vdes (Muhamedi paqja dhe mëshira e Zotit të lartësuar qoftë mbi të).

Çdoherë veprimet e tij të tanishme i kalkulon me perspektivën e tij në të ardhmen, qoftë të kësaj bote apo asaj të përjetshme.

Nëse Mësuesi kalon kohë duke mësuar dhe edukuar nxënësit e tij, ai do të arrijë të shtojë jetën e diturisë së tij përmes tyre në gjenerata të ardhme, apo prindi kur edukon fëmijët e tij, ose kur tregtari ndihmon të ngritët tjetri në nivelin e tij, ose zanatçiu në zanatin e tij tek të tjerët etj.

Njeriu i suksesshëm nuk i kufizon veprimet e tij vetëm për të tashmen, ngase e tashmja është kalimtare, ai çdo vepër të tij mundohet ta jetësoj në praktikë e cila ka ymër të gjatë dhe ka dobi së pari vetë pa u privuar të tjerët.

 

Nxënësi apo studenti kur ndihmon të tjerët të kryejnë detyrat e tyre në shkollë, e zgjeron zemrën e tij me admirim dhe kënaqësi, si dhe me respekt për tërë jetën në gjenerata.

 

Udhëheqësi apo poseduesi i pozitës, kur investon në të mirën e përgjithshme të shoqërisë, kujtohet me pietet nga gjenerata e njerëzimit ashtu siç kujtohen shumë udhëheqës të drejtë, përkundër atyre të cilët posa bien nga kolltuku i pozitës së tyre, harrohen apo përfundojnë në burg, përkujtohen gjithmonë si despot dhe mizorë.

 

Njeriu kur shkruan apo përcjellë një fjalë të mirë tek të tjerët, privon kohën e tij të lirë, mirëpo kujtohet me respekt dhe admirim tek dashamirët e diturisë dhe urtësisë.

Moto e të parëve të suksesshëm ishte;“ Sikur kjo botë të ishte prej ari e argjendi, ndërsa bota tjetër prej balte e pluhuri, do ta zgjedhja botën tjetër për shkak të përjetësisë së sajë”.

 

Njeriu i suksesshëm jeton sipas motos profetike; “ Puno dhe përpiqu për këtë botë sikur përjetësisht të jetosh në të ndërsa, mendo sikur nesër do vdesësh”.

 

  1. Prioritetet në jetë:

 

Njeriu i suksesshëm i venë prioritetet në jetë para se ta vejë jetën e tij si prioritet.

 

Ai nuk jeton vetëm të hajë e pinë si kafshë edhe pse hanë dhe pinë që të jetojë.

Jeta sipas tij meriton më shumë !

Jetës i venë prioritet të përhershëm dhe përjetshëm. Duke medituar dhe lexuar shumë mbi të vërtetat hyjnore, historinë e njerëzve të suksesshëm, si dhe shembujve të tillë nga të gjallët kupton më thellë se sa shikohet roli i jetës në këtë botë nga një numër i madh i njerëzve .

 

Nxënësi apo studenti kur shkon në shkollë dhe studime, përcakton prioritetet e tij, çka donë të arrijë me studimet e tij?.

Të arrijë një punë, pozitë, pasuri, këtë apo atë !

Apo këtyre u paraprinë një qellim sublim, të jetë i kënaqur Ai, i cili e udhëzoi dhe nderoi me këtë epitet si kërkues i diturisë.

Nëse kuptohet kjo si duhet atëherë krahas përpjekjes gjigante të jetë i suksesshëm gjatë studimeve, merr mision mbi supet e tij, së pari përmes veprës pastaj edhe fjalës, të proklamoj uverturën hyjnore, e cila është harruar nga sistemet tona shkollore dhe nga literatura e cila mësohet në të.

 

Çdoherë me maturi, largpamësi, gradualitet dhe vizion të qartë, sikur dielli rrezet e tij, shtrinë ndikimin e tij, të idesë së tij, të botëkuptimit se si besimi i vërtet e sheh shkencën dhe diturinë, si e urdhëron atë, dhe jo që është kundër tyre por është vet shkenca dhe dituria.

Të nxjerrësh një nxënës, student, mësimdhënës nga darët dhe kurthet e injorancës larg besimit të vërtet, qasjes absolutë të kuptimit të fenomeneve të kësaj dhe botës tjetër, njeriu këtë e konsideron mision në piedestal të lartë të prioritetit të tij në jetë.

Krahas kësaj vetës i ven prioritet të avancohet profesionalisht, ngase nesër do të jetë jo vetëm dëgjues por një i dëgjuar me respekt.

 

U ndalëm në shembullin e nxënësit apo studentit, ky në aspekt relativ mund merret në të gjitha profesionet dhe instancat tjera.

 

  1. Të domosdoshmet para jo të domosdoshmëve:

 

Shpeshherë fati dhe koha na i përcaktojnë rrethanat dhe kushtet me të cilat ballafaqohemi në jetë.

Besimtari i sinqertë në besimin e tij, është i bindur se çdo gjë në univers vepron dhe koordinohet nga vullneti Absolut i Zotit të Madhërishëm.

Mirëpo edhe përkundër besimit në këtë transcendencë hyjnore, njeriu i suksesshëm gjithmonë përcaktohet në synimet dhe projektet jetësore të tij. Duke pasur parasysh të domosdoshmet para atyre jo të domosdoshme, natyrisht ne kuptimin relativ e jo ekstrem.

Shohim se disa vende perëndimore kanë tejkaluar njerëzoren në përcaktimin e këtyre prioriteteve, dëgjojmë njerëz të cilët tregojnë për persona të cilët para syve u kalon funerali i gjenazës së prindit të vdekur, ndërsa hezitojnë të marrin pjesë në varrimin e tij, duke u arsyetuar se kanë tjetër punë, apo se prindi  ka vdekur pa termin të caktuar ?.

 

Natyrisht obligimet e mëdha të cilat e përcjellin njeriun janë indikator i fuqishëm në kalendarin e planeve dhe punëve të tij, si dhe suksesit në realizimin e tyre.

Megjithatë disa punë janë të paevitueshme, sikur kujdesi ndaj familjes, prindërve, bonjakëve, të afërmeve, si dhe atyre që kërkojnë ndihmë direkt apo indirekte.

 

Mirëpo nëse njeriu dëshiron të arrijë sukses në jetë, duhet përkundër të tjerave, të fokusohet në objektivat e tij maksimalisht, duke pasur çdoherë parasysh të papriturat gjatë kësaj rruge, si dhe duke vendosur alternativa reale në realizimin e tyre.

 

Ashtu siç thuhet se;“ Kur njeriu e din ku është nisur sado ngadalë të ecë mbërrin”.

 

Moto;“ Të përcaktojmë punët e domosdoshme para jo të domosdoshmëve, nuk do të thotë se duhet të jenë vetëm personale, ato hyjnë edhe në sferën shoqërore ngase do ta përjetësojnë personalen tonë”.

 

 

  1. Ligji për ndryshim:

 

Njeriu i suksesshëm përsiatë, mediton dhe lexon gjerë e gjatë për ligjet e jetës, dhe e koordinon kohen dhe jetën e tij sipas tyre.

Nga ajo që ka arritur njerëzimi, e arritura më e madhe për njeriun është kuptimi i të vërtetës hyjnore, jetësimi sipas ligjeve të sajë në praktikë. Këtë të vërtet e kërkojnë të gjithë njerëzit, çdonjëri nga prizmi i tyre pra të gjithë kanë një qëllim, sikur i eturi kur e kërkon ujin, sa e arrijnë atë kjo është temë tjetër.

Njeriu kur kupton ligjet e kësaj bote, mundohet jetën e tij ta planifikoj sipas tyre, gjithmonë duke u përpjekur për ndryshim pozitiv,në vetën, familjen dhe shoqërinë e tij.

Ai njeri i cili ngritët kundër ligjeve hyjnore, te cilat janë kurdisur në natyrë dhe univers, si dhe janë urdhëruar të respektohen, do të jetë i gjykuar të dështoj.

Prandaj njeriu i suksesshëm jeton i qetë në pajtim me ligjet hyjnore, duke respektuar, praktikuar dhe zbatuar maksimalisht në praktikë.

Moto; “Ecë në rrugën me shenja të qarta nëse dëshiron që të arrish fundin e sajë i suksesshëm”.

 

  1. Trasimi i të vërtetës:

 

Ashtu siç porositë thënia profetike; “ Urtësia ( dituria) është gjë e humbur për njeriun kudo ta gjejë atë duhet ta merr”.

Njeriu i suksesshëm e konsideron të vërtetën si pasurinë e tij e ruan dhe kujdeset për të si pronari më besnik. Mirëpo këtë të vërtet nuk e mban vetëm për vete, po e konsideron si amanet dhe mision, të cilin duhet ta përcjellë dorë pas dore ashtu si ka arritur gjer tek ai.

 

Veten e tij e konsideron të vogël para kësaj të vërtete, por të madh në përgjegjësi ndaj sajë.

Andaj në mundësitë dhe format që i janë dhuruar e trason atë tek të tjerët, qoftë përmes fjalës, shembullit, veprës së shkruar apo transmetuar etj.

 

Jeton me bindjen e një poseduesi të një pasurie të madhe, të cilën e përhap si fluturat polenin e luleve me qëllim të jetësohen ato, me të vetmin synim që nesër t’i gjendet kur ka nevojë më së shumti për të.

 

Prandaj atë pasuri mundohet ta trasoj tek fëmijët e tij, nxënësit e tij, të afërmit e tij, si dhe tërë shoqëria e tij.

 

Moto e tij është: “ Unë jam pronar i një begatie të madhe për të cilën kanë nevojë njerëzimi më shumë se sa për ajër e ujë, do të bëhem bujar i palodhshëm në plasimin e sajë”.

 

Tërë këtë mundohet të arrin:

 

-          duke e përhapur përmes diturisë së shkruar apo proklamuar,

-          duke ndihmuar përmes pasurisë së fituar apo përcjellur,

-          duke përkujtuar kudo të jetë me urtësi dhe largpamësi,

-          duke manifestuar tërë çështjet jetësore sipas sajë,

-          duke ofruar tek njerëzit lehtësim dhe alternativa të mira,

-          duke u unifikuar me njerëz-kuadro dhe institucione të cilat do të kenë fuqinë e realizimit të saj në praktikë,

-          duke ndihmuar në bashkimin e energjisë së shpërndarë të njerëzve dhe institucioneve me qëllime të përbashkëta.

Opinionet e autorėve nuk paraqesin domosdoshmėrisht edhe opinionin e redaksisė sė portalit www.mesazhi.com
Mesazhi

Komentet

Ky artikull eshte komentuar 3 here
  • anita E mėrkure 27 Janar 2010 13:18

    Shume bukur e trajtuar tema, eshte inkurajuese dhe te nxit per te vepruar mire.te jep shprehse dhe vullnet per tu bere njeri i dobishem per veten, familjen shoqerine.“ Puno dhe pėrpiqu pėr kėtė botė sikur pėrjetėsisht tė jetosh nė tė ndėrsa, mendo sikur nesėr do vdesėsh”.Profetisaus“ Sikur kjo botė tė ishte prej ari e argjendi, ndėrsa bota tjetėr prej balte e pluhuri, do ta zgjedhja botėn tjetėr pėr shkak tė pėrjetėsisė sė sajė”.

    Reply

  • meki E mėrkure 27 Janar 2010 21:22

    Allahu te shperbleft per gjerat te spjeguara shume mire,sikur ta kishin te gjithe njerzit keto mendime dhe do ta praktikoheshin me ndryshe jeten e tyre.po prap siku tah shinin me sinqertet do te jet me mire.sukses

    Reply

  • Ardian E premte 5 Shkurt 2010 19:03

    Allahu te shperbleft per kete shpjegim te shkurter por te qart.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i autoreve