1. Ligji i shkakut dhe pasojës:
A thua pse Zoti pasi e ka krijuar Njeriun dhe e donë më së shumti nga krijesat e Tij, e ka përgatitur sfida të pambarim!?
Kjo pyetje dëgjohet shpesh si nga njerëz naiv, të cilët janë të cekët në kuptimin e fenomeneve të kësaj bote, po ashtu edhe nga tjerë të cilët arsyetohen se kanë gjetur “ besimin” e tyre në ateizëm.
2. Qetësia në zemrën e besimtarit:
Në këtë kontest në shpirtin e njeriut besimtar dhe vigjilent vjen një shkëndijë e kuptimit dhe interpretimit relativ.
Kush ka qenë nxënës aktiv në nivelet shkollore, mund ta analizoj raportin e tij me një Mësues të mirë.
Cili raport? Raporti i kushtëzimit relativ! Si? Ja si! A është e vërtet se kur Mësuesi e donë dhe e çmon nxënësin e tij e sfidon çdoherë , çdo herë kërkon të jetë aktiv gjatë orës së mësimit në klasë, me qëllim të ruaj suksesin e tij superlativ.
A thua përse Mësuesi i mundon nxënës?. Të jenë sa më vital dhe i suksesshëm në mësime apo?.
Kjo për nxënësin është e rëndë apo? Mirëpo fundi i vitit për të vjen i ëmbël dhe i gëzueshëm!Dhe ai kthehet në shtëpi krenar dhe fitimtar.
Për dallim prej atij apo atyre nxënësve të cilët gjatë tërë kohës kanë “qëndruar rehat”, ata kur vjen fundi i vitit kanë pikëllim ndërsa në shtëpitë e tyre kthehen të dëshpëruar.
A mund të tërheqim një paralele konceptuare mes raportit nxënës- mësues dhe relacionit robi- All-llahu i Lartëmadhëruar?.
Shohim se njeriun besimtar të mirë dhe të devotshëm, Zoti e sprovon “ në sitë e në shoshë” siç thotë populli! A thua si të kuptohet kjo filozofi e jetës?
Ngase e donë dhe kërkon të jetë i përkryer apo?. Ashtu siç thotë Muhamedi paqja dhe mëshira e Zotit të Lartësuar qoftë mbi të; “ Njeriu sprovohet derisa të ecë mbi sipërfaqen e tokës pa asnjë mëkat”. E a ka mundësi të arrihet kjo, pra të ecet pa asnjë mëkat, natyrisht se jo, andaj edhe sprovat janë pjesë e pandashme, në rrugëtimin jetësor të tij.
Me një rast tjetër kur u pyet Muhamedi paqja dhe mëshira e Zotit të Lartësuar qoftë mbi të, se cilët persona sprovohen më së shumti në jetë, ai iu përgjigj; “ Njerëzit të cilët sprovohen më së shumti janë Profetët, pastaj të ngjashmit me ta, pastaj të ngjashmit me ta (e kështu me radhë) varësisht nga shkalla e imanit-besimit është edhe niveli i sprovimit”.
Sigurisht kjo është e kuptueshme! Andaj nga njeriu i devotshëm All-llahu i Lartëmadhëruar kërkon të jetë çdoherë i gatshëm të përballoj sprovat ( mësimet-urtësitë) dhe leksionet të cilat i servohen gjatë jetës së tij, qoftë me dije apo pa dije paraprake të tij.
Prandaj myzhde o njeri i sprovuar, ngase je nderuar me epitetin e të dashurit të Zotit të Lartësuar nëse je prej atyre të cilët i kryejnë me dinjitet urdhrat e Tij, si dhe je i bindur në Madhështinë dhe Fuqinë e Tij.
Sihariq i madh do të jetë shpërblimi në këtë dhe botën tjetër.
“ E për durimtarët do të ketë shpërblim të pamasë” (Kuran)
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereShkrimi eshte vertet i bukurnese nuk do te vendosej ajo lloj paralele sipas mendimit tim. Ju falenderoj per mirekuptimin