Në kuadër të shumë projekteve jetësore të cilat e obligojnë njeriun është edhe përkatësia ndaj Institucionit të bamirësisë.
Ka dashur Zoti me Madhështinë e vet që të krijoj njeriun të nevojshëm për Krijuesin e Tij, të nevojshëm edhe për njëri tjetrin, pra me status të bamirësit ose të pranuesit të bamirësisë. Asnjë njeri nuk mund të del jashtë këtyre suazave. Dhe askush nuk është i privuar nga llogaria ndaj sajë ( bamirësisë), qoftë edhe me një buzëqeshje në fytyrë të njeriut ( Muhamedi paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të).
Besimtari i devotshëm i cili njeh Zotin e vet dhe pret shpërblime nga Ai nuk rrinë indiferent ndaj këtij institucioni relevant.
2. Solidariteti:
Kanë folur dhe shkruar shumë për bamirësinë, shkaqet që i shtyjnë njerëzit drejtë sajë janë të shumta, ndërsa efektet e manifestimit të janë universale. Njerëzit e suksesshëm në jetë janë solidar dhe bujar të mëdhenj.
Ata nisen nga premisa universale e Muhamedit paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të ku ndër të tjera thotë;“Nuk është prej nesh ai cili nuk interesohet për fatin tonë”. Apo edhe në rastin tjetër; “ Nuk është besimtar ai cili vetë flinë i ngopur, ndërsa fqinji i tij është i uritur”. Si duket në këtë rast “ fqinji” nuk është precizuar, ai mund të jetë edhe i ndonjë konfesioni apo entiteti tjetër, pra solidariteti dhe bujaria islame merr përmasa edhe përtej afërsisë shoqërore dhe religjioze.
Prej urtësive e cila më së shumti fletë lidhur me definicionin e bamirësisë është edhe ajo se, “ Të sjellësh gëzim në zemrën e njeriut” pra kjo është forma më sublime e eupatisë ( pranimin e vetvetes në personalitetin e tjetrit).
Gjatë jetës së tij çdo njeri sprovohet me dy format e manifestimit të sajë, ose me mundësin e kontribuuesit apo të pranuesit të bamirësisë. Njeriu tërë jetën ka nevojë për Krijuesin e Tij, si edhe për njerëzit tjerë t’i ndihmon dhe ta ndihmojnë sado i fuqishëm të jetë, madje edhe syri për syrin mbetet i nevojshëm.
Ashtu siç tregohet edhe në thëniet profetike ekzistojnë disa kushte të bamirësisë, qoftë si marrës apo dhënës i saj. E tërë kjo definohet në një thënie të Muhamedi paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të ku nder të tjera thotë“ të mos e sheh dora e majtë të djathtën”.
Ashtu siç thotë Muhamedi paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të me një rast tjetër; “ se nuk pakësohet pasuria me investim të hajrit”, andaj çdo gjë që vepron njeriu e ka për vete, nëse ndihmon njeriun për hir të Zotit e ndihmon Ai për hir të Madhështisë së Tij.
Sido të jetë, investimi në bamirësi është investimi më i madh që mund ta përcjell njeriun në dynja dhe ahiret.
Andaj ashtu siç thotë Muhamedi paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të se; “Njeriun kur vdes e përcjellin tri gjëra, dy kthehen kurse njëra e shoqëron edhe në varr, dy të parat janë pasuria dhe familja e tij ndërsa ajo e cila e shoqëron më tutje janë veprat e tij”.
Ndërsa në një thëne tjetër lidhur me bamirësinë dhe format e manifestimit të sajë Muhamedi paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të thotë;“ Njeriut kur vdes i ndërpritet llogaria e tij, përveç fëmijës i cili lutet për të veprës së shkruar dhe asaj vepre të ndërtuar në dobi të te tjerëve”
Bamirësia nuk kufizohet vetëm në pasuri, ajo manifestohet në tërë fenomenet e jetës.
Dhe tërë ajo që bëhet në një formë apo tjetër bëhet për vetën tonë qoftë sot ose nesër, nëse bëhet me sinqeritet dhe qëllim të pastër.
“Bëje të mirën e hidhe në det, nëse nuk e din peshku e din Zoti i vet (Naim Frashri).
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 2 hereALLAHU TRUJT dhe te paste familja dhe shoqnija.
allahu te shperbleft me xhenetin firddeus per kto shenime me vler te madhe selam alejkum