“Jeta është një libër kapakët e të cilit janë jeta dhe vdekja, çdo ditë që kalon është shpalosje e një flete të re”.
1.Të kuptuarit e realitetit të kësaj jete:
Jeta është libër i cili shkruhet me ngjyrën e kujtimeve, ndjenjave dhe manifestimeve të veprave tona.
Jeta nganjëherë është një ëndërr e cila pret të rilindë, të zgjohet nga gjumi i letargjisë dhe sfidimit.
A thua sa rëndë përjetohet ndarja nga të dashurit e të afërmit ( përkohësisht apo përjetësisht) vuajtja nga sëmundja bezdisëse apo fatkeqësitë ë befasishme ose ato kronike që sjellin valët e jetës?!.
2. Pas errësirës vjen drita:
“Jeto me idenë se shpresa vjen si drita edhe në fund të tunelit, mos thuaj mundë të jetë drita e trenit” ?.
Njeriu korrë suksesin që e mbjellë në nënvetëdije, dhe vjelë lumturinë që e deponon në zemrën e tij.
Njeriu nuk duhet të humb shpresat në Mëshirën dhe Dhuntitë e Zotit, Ai ka mundësi të nxjerrë nga errësira në dritë, nga dhimbja në qetësi nga varfëria në bollëk e nga robëria në liri.
Andaj vetëm kërkohet përpjekje dhe meritë për këto dhunti.
3. Moto për jetë stoike-Falje, besim dhe përpjekje fisnike:
Njeriu duhet të jeton me idenë se ia del në jetë edhe në raste kur fatkeqësitë arrijnë kodrat, ai bëhet si shkëmbinjtë.
Njeriu i cili jeton me idealin e luftëtarit i cili nuk pranon të vdes por të fitoj, vërtet për luftëtarin nuk ka humbje por fitim, liria apo rënia dëshmor. Në jetë ka shumë beteja lufta e të cilave kurrë nuk përfundon, derisa të përfundoj edhe vetë ajo, njeriu përfundon në raport me të si humbës apo fitimtar i përjetshëm.
4. Pas vështirësisë vjen lehtësimi:
Njeriu i ballafaquar me situata të ndryshme shpeshherë i tronditur gjendet para udhëkryqeve pa rrugëdalje.
Njeriu i suksesshëm besimtar është këmbëngulës në rrugën e misionit të tij, duke kuptuar një çështje e cila është esenciale për jetën. Mendimi pozitiv për Krijuesin e tij. Transmetohet se disa njerëz të devotshëm pas vdekjes së tyre iu erdhën si vegim në ëndërr të afërmeve të tyre, kur i pyeten këta të fundit banorët e ahiretit si keni kaluar në atë botë, si po ndiheni, ja si u përgjigjën ata. “Gjëja që më së shumti na ka ndihmuar dhe shpëtuar është mendimi i mirë të cilin e kemi pasur në zemër për Zotin Mëshiruesin”. Andaj siç thuhet në një kuptim të thënies profetike se; Zoti qëndron në raport me mendimin e robit ndaj Tij.
“ Andaj besimtari i sinqertë nuk duhet të humb shpresën në Mëshirën, Vigjilencën dhe Udhëzimin e Zotit ndaj tij. Të kupton se sa më shumë shtrihet errësira aq më afër është agimi, sa më shumë rritet mërzia dhe dhimbja aq më afër është shërimi dhe qetësia, sa më shumë ngushtohet dynjaja aq më shumë zgjerohen dyert e ahiretit dhe sa më shumë vijnë sprovat dhe sfidat aq më shumë forcohet zemra dhe rritet besim ”i.
Njeriu i suksesshëm kupton se pas natës vjen drita, pas pikëllimit vjen gëzimi, pas urisë shijohet ushqimi e pas robërisë vjen lira dhe çlirimi.
Njeriu duhet të kuptoj se pas vështirësisë vjen lehtësimi, ashtu siç thuhet në gurrën e pashterur dhe ilaçin e shpirtit, udhëzuesin dhe ndriçuesin e rrugës drejt suksesit në këtë dhe boten tjetër Kuranin Famëlartë (El- Inshirah-5,6);
“ Me të vërtetë, pas vështirësisë-vjen lehtësimi” !
“ Me të vërtetë, pas vështirësisë-vjen lehtësimi” !
E shohim se lehtësimi në këto versete është përmendur dy herë si imperativ për dallim nga vështirësia e cila është në formë relative. Nyja në origjinal “el” (arab.) tregon se vështirësia e përmendur në versetin e parë është e njëjtë si edhe në versetin e dytë, kurse fakti që “ lehtësimi” është përmendur në trajtën e pacaktuar (në arab.me tenvvin) tregon se lehtësimi i përmendur në versetin e dytë është i ndryshëm nga “ lehtësimi” i përmendur në versetin e parë.
Varësisht si konceptohet dhe perceptohet jeta në prizmin ndaj sajë njerëzit ndahen në tri grupe:
a. Njerëz të cilët janë tronditur nga valët dhe stuhitë e jetës, nuk kanë energji shpirtërore dhe vetëbesim të mjaftueshëm të përballojnë sfidat dhe i dhënë fund tragjik jetës,
b. Njerëz të cilët edhe pse të gjendur përballë kodrave të fatkeqësive, qëndrojnë si vigan dhe përpjekën të pajtohen me fatin e tyre si dhe,
c. Njerëz besimtar të sinqertë të cilët i janë bërë besnik dhe janë dorëzuar fatit të jetës përcaktuar nga Krijuesi Absolut, ashtu si shkëmbinjtë përballë stuhive ata rrinë palëkundur në “ shekujt “ e jetës.
Të tretit me radhë nuk ankohen pa arsye, nuk dezorientohen, nuk zhgënjehen dhe nuk humbin shpresat tërësisht. Ata jetojnë komod dhe suksesshëm aq sa ju ofron fati, rrethanat dhe mundësitë
Këta njerëz mundohen edhe në fijen e shpresës së fundit të gjejnë ngushëllim dhe mbështetje, duke shpresuar dhe besuar bindshëm në formulën Hyjnore se; “ Pas vështirësisë vjen lehtësimi, vërtet pas vështirësisë vjen lehtësimi”.
Si do të jetë jeta, njeriu përball misionit ndaj sajë, me disa ndryshime sintetike të cilat dallojnë nga individi, familja rrethi e shoqëria, koha dhe vendi, ballafaqohet me sfida e sprova të pambarim.
5. Optimizëm real dhe përpjekje për ndryshim:
Ajo e cila i bënë besimtarët e suksesshëm të mos humbin shpresat, të mos ngulfatën në realitetin e rëndë të jetës, të mos dorëzohen në baticat dhe zbaticat e furishme të sajë, është besimi me tërë arsenalin kozmik të tij.
Ajo e cila i bënë besimtarët para furtunave të sfidave shkrepa të zjarrtë, para valëve të llahtarshme shkëmbinj vigan dhe para reve të pikëllimit yje të lartë është esenca e të kuptuarit të ligjeve të jetës se ; “ Nuk ka qetësi dhe rehati për njeriun e besimtarin derisa të takohet me All-llahun”.
Andaj ata jetojnë sot në maksimum, kur arrijnë mbrëmjen nuk llogarisin se e arrijnë mëngjesin dhe anasjelltas, jetojnë në këste një ditore, duke u përshëndetur me të kaluarën vendosin kompromis me të, por marrin përvojat prej sajë, duke mos u brengosur shumë për të ardhmen ngase ajo ende nuk ka arrirë, edhe pse planifikojnë me vigjilencë rrugën drejtë sajë?.
Njerëzit e tillë mundohen të jetojnë të qetë nga sot, të devotshëm, të lumtur dhe të mirë. Me shpresë se do të arrijnë triumfin e jetës dhe do të shtojnë nektarin e sajë të dobishëm për të tjerët, të vetëdijshëm se do të mbajnë llogari për secilin sekondë të jetës.
“O ju që keni besuar frikojuni All-llahut. Dhe pyeteni (llogariteni) vetveten se çka keni përgatitur për nesër. Dhe frikojuni All-llahut se, All-llahu e di hollësisht atë që veproni”. (El- Hashr)
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereSelame vella. Allahu te shperblefte per keto tema . Per ata qe duan te kuptojne te verteten dhe jetojn me te ,vertet brengat jane ilace te hidhura per sherimin e plageve qe i behen luftetarit ne betejen e tij te perditshme me jeten . Temen qe po e trajtoni ,eshte vertet e qelluar ,por ama vella ma prano nje te vertete, se si populle si shoqeri ,shume pak e ndegjojme keshillen e fare pak per mos te thene asnjeher veprojme me te ,vertet une kam qene njeri nga ta ,por tashme kam ndryshuar. Pra te beje thirrje qe te mundohesh e te koncetrohesh se prej nga vie ky defekt kaq i madhe ,si munde te tejkalohet si dhe cilat jan pasojat e ketij defekti . nga vitao2@live.com